Dossier NGA HYSNI BARDHI
TIRANE
- Këto ditë
janë bërë disa shkrime dhe intervista në shtyp për vrasjen e Azem hajdarit. Që
të njohësh figurën e Azem Hajdarit duhet të qëndroje pranë tij në momentet e
tij të vështira dhe të qeta. Azemi në biseda nuk ishte ai i mitingjeve. Në
fillimet e tij në politikë ai thoshte, unë dua që të rri me njerëz trima, të
mençur, që inatin e mbrëmjes e lënë për mëngjes, sidomos për këtë të fundit kam
nevojë. Insinuatat për ta kaluar këtë ngjarje me fije jashtë
kufijve të Shqipërisë
nuk qëndrojnë, përkundrazi. Që të gjykosh apo të hetosh për vrasjen e Azemit
duhet të kthehesh vite para 12 shtatorit 1998 Në atentatin e Fierzës pardesynë
e Azemit nuk e kishte V.M por një djalë i fisit Halucaj shofer dhe simpatizant
i Azemit.Në këtë shkrim nuk dua të trajtoj denigrimin moral që i është bërë Azemit nga partia e tij, lider të partisë së tij dhe segmente të tjera, pasi këto janë bërë sa e sa herë publike dhe publiku është i njohur me këto.
Ne vitin 1997 dhe çuditërisht në shtator të këtij viti Azemit ju bë atentat në parlament.
Edhe pse i ndjeri Mazreku ishte pajtuar me Azemin dikush e nxiti në sedër Mazrekun për të vrarë Azemin si hakmarrje për fyerje publike.
Në ngjarjen e Milotit, i zune pritë tek ura e Milotit kur po kthehesh nga Shkodra. Ky ishte një skenar i përgatitur se është absulutisht e pamundur justifikimi i ministrit të brendshëm të asaj kohe që thoshte: “pasi Azemi theu postobllokun ne me forca nga Tirana dhe Burreli i bëmë pritë tek ura e Milotit”. Është e pamundur për 7-8 minuta që i duhesh makinës së Azemit për të arritur tek ura e Milotit të jepej info, te ngriheshin trupat dhe trasportoheshin nga Tirana e Burreli për tek ura e Milotit!!!
Në ngjarjen e Tropojës ku u plagos gazetari Bardhyl Pollo politikanë dhe segmente të pushtetit në njërën anë e njoftonin Azemin që të mos shkonte në Tropoje dhe në anën tjetër bashkëpunonin me ata që i zinin pritën Azemit.
Tani vijme tek 12 shtatori.
Në intervistën e tij z. Mulosmani, i cili ka folur për herë të parë publikisht, thotë se ne erdhëm për tu sqaruar. Nëse ishte kështu atëherë pse duhet të vinin me një grup njerëzish të armatosur me uniforma kamuflazhi, të shoqëruar nga makina e policisë, të cilën e drejtonte një punonjës i policisë së Tropojës, pse duhet të ndaleshin në Nikel dhe të merrnin Naim Çangun, i cili u vra aksidentalisht në vendngjarje?
Pse duhet të merrnin një makinë me targa të Vlorës?
Pse u sollën 2 ditë nëpër Tiranë dhe pritën atë orë të vonë të datës 12 shtator për tu takuar me Azemin?
Pse z. Mulosmani atëherë e mohoi se ka qenë në Tirane dhe tani deklaron po vetë se ka qenë?
Z. Haxhia në mesazhet e tij dërguar nga Turqia thotë se nuk e kam nxjerrë unë Azemin nga zyra por në anën tjetër shpjegon me saktësi se kush zyrë e thirri Azemin, kush ishte në zyrë në atë moment përmend persona të tjerë që ishin në koridore, kë porositi Azemi që të merrte kallashin,10 telefonatat që kishte bërë Azemi para vrasjes ku të le përshtypjen sikur ishte shoqëruesi i Azemit. Po ashtu thotë se ai është shoqëruar dhe ka drekuar në Linzë me grupin e ardhur nga Tropoja. Vallë të mos e ketë mësuar pse ky grup kishte ardhur në Tiranë i armatosur?
Në fund z Haxhia pyet “kush e mori celularin e Azemit?”
Po, vërtet kush e mori celularin e Azemit? Grupi ekzekutor menjëherë pas zbrasjes së armës mbi trupin e Azemit mori me shpejtësi shokun e tyre të plagosur dhe ikën. Atëherë kush u afruan të parët tek trupi i Azemit? Vetëm këta e dinë se kush e ka marrë celularin e tij.
Z.Haxhia deklaron po vetë se ka qenë pranë vendit të ngjarjes, atëherë si ka mundesi që nuk është afruar tek trupi i Azemit për ti ardhur në ndihmë dhe për të parë se çfarë ndodhi?
Vazhdojmë me tej. Prokurori i Gramshit deklaron publikisht se një shkresë e SHIK –ut ngarkonte Azemin për arrestimin e E. Haklaj dhe vëllait të Izet Haxhisë. Ai flet dhe për afrimin e gjykimit me dt 4 shtator 1997 dhe jo në datë 20 tetor siç ishte parashikuar.
Njekohesisht Izet Hazhia flet dhe për një pengmarrje në Tropojë dhe se TH.Kondi ka vajtur në gjykatën e Gramshit, meqe kryetarja e gjykatës nuk ishte në punë por me pushime, Z. Kondi i shkoi kryetares atje ku ajo po bente pushimet dhe realizoi afrimin e gjykimit siç më sipër. Për këtë duhet të flasin Z. Klosi dhe Z. Kondi gjithashtu prokurori thotë se ka takuar 2 herë Sali Berishën herën e dytë pak ditë para datës që prokurori do paraqitesh në komisionin hetimor.
Flet për bisedën që ka bërë me Berishën dhe porosinë që mori nga ky i fundit, gjithashtu prokuri thotë se “komisioni hetimor i parlamentit i quajtur komisioni Ngjela më ndërpreu, nuk më la të vazhdoja deri në fund për ato çka dija dhe kisha mësuar rreth vrasjes së Azem Hajdarit.
Kam dhe unë një pyetje për Z Haxhia.
Në një nga protestat e sindikatave tek stadium Dinamo, në kohën kur Azemin, Partia e tij e sulmonte, në kohën kur po mblidheshim në rrugët prapa stadiumit shfaqet papritmas z. Haxhia dhe e merr gati me forcë Azemin dhe e fut në makinën e tij duke e larguar që aty. Protesta u zhvillua atë ditë dhe pasi mbaroi na informuan se në proteste kishte dhe civilë të armatosur të infiltruar në turmë. Pyetje: Mos ishte kjo një orvatje e rradhës për ta eleminuar Azemin kur të merrte fjalën?
Pse ajo urgjencë për ta larguar menjëherë?
Ditën që Berisha urdhëroi të dorëzohet tanku i gardës, të shpërndahen njerëzit që dogjën kryeministrinë dhe pushtuan RTSH-në a është e vërtetë ajo që thonë se “i keni dorëzuar armën dhe Berishës i ke thënë “na dole i pa besë” dhe që atë ditë ju u larguat nga Shqipëria?!
Po të analizosh dhe njohësh figurën dhe jetën politike të Azem Hajdarit marrëdhëniet me figurat qendore të partisë së tij, qëndrimet dhe veprimet e tij rebele për çështje parimore dhe politike, sulmet që ka pasur nga figurat kryesore të partisë së tij, duke qenë se di me hollësi marrëdhëniet e tij brenda partisë kam pasur dhe e kam bindjen se pa miratimin e Sali Berishës, Azem Hajdarit nuk i cenonte kush as edhe një fije floku, sepse përveç Saliut askush në PD nuk e kishte peshën e Azem Hajdarit.
Berisha te vere ne dispozicion te prokurorise provat qe disponon
Nisur nga këto dhe detaje tjera që dalin, po ta shqyrtosh më thellë këtë çështje të krijohet bindja që hetimi për vrasjen e Azem Hajdarit nuk është bërë për të zbardhur këtë vrasje vetëm sa e kamuflon këtë vrasje.
Përpara trupit gjykues përveç Jaho Mulosmanit, i cili edhe pse u paraqit nuk dha asnjq detaj mbi vrasjen, pasi dqshminq e tij e kushtqzon me ardhjen e Sali Berishës në salle të gjygjit. Në atë kohë autorët e tjerë të vrasjes nuk ishin gjallë. Këta të fundit pasi arritën të rrinë larg daljeve publike u vranë. Vrasje që edhe sot janë pa autor. Ishin tamam vrasje mafioze eleminim i gjithë dëshmitarëve. Vrasja e Azem Hajdarit është një vrasje politike.
Kë rrezikonte politiksht Azemi?
Në një formë apo një tjetër duhej larguar nga PD qëllimi justifikon mjetin.
E majta ose më saktë liderët e saj të asaj kohe nuk shihnin ndonjë rrezik potencial nga Azemi përkundrazi vrasja e Azemit ata i dëmtonte rëndë siç u vërtetua me ngjarjet pas vrasjes.
Unë mendoj se Azem Hajdari ishte rrezik potencial për disa figura qëndrore të partisë së tij dhe ishin po këto figura që përdorën politiksht vrasjen e Azemit.
Mjafton kaq që drejtësia shqiptare ta rihapë këtë dosje.
Për vrasjen e Azem Hajdarit unë kam shkruar dhe do vazhdoj të shkruaj sa të kem frymën gjallë, pavarësisht presioneve, deri sa të dalë e vërteta. Kam bindjen se me mua bashkohen dhe miqtë dhe dashamirësit E SINQERTË dhe TË GJITHE BASHKEKOHESIT e tij.
Une HYSNI BARDHI si mik dhe bashkëpunëtor i Azemit që kam qenë pranë tij në momentet e tij më të vështira sidomos periudha nga nëntori 1996 dhe mars 1997 kur miq dhe shokë të tij e braktisnin dhe të tjerë që nuk linin gjë pa bërë kundër tij dhe sot shkojnë dhe i vënë një tufë lule tek varri.
I bëj thirrje publike:
1. Prokurorit të republikës të shfrytezojë gjithë hapësirat ligjore për të rihapur dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit pasi unë besoj se ka mjaftueshëm argumente ligjore për një veprim të tillë.
2. Z. Nishani si kryetar i KLD të verë në lëvizje sistemin e drejtësisë për ta rihetuar këtë vrasje.
3. I bëj thirrje kryeministrit Z. Rama si bashkëidealist i Azem Hajdarit dhe si kryeministër të shfrytëzojë hapësirat që i jep ligji për të rihapur këtë dosje.
4.I bëj thirrje z.Sali Berisha që nëse e ka dashur Azemin siç ka deklaruar dhe deklaron edhe sot, të vërë në dispozicion të prokurorisë të gjithë provat që disponon për vrasjen e Azem Hajdarit. Të bëhet i plotfuqishmi i vetes së tij, “të mundë veten” dhe të dëshmojë për këtë vrasje para organeve të drejtësisë dhe ballafaqimin e shumëkërkuar nga persona që u paraqitën para gjykatës si të akuzuar për këtë vrasje dhe në respekt të opinionit publik.
Besoj se me këtë thirrje timen bashkohen të gjithë miqtë dhe dashamirësit e Azem Hajdarit.
Dossier NGA HYSNI BARDHI
No comments:
Post a Comment