Të gjithë e lëvdojnë “kasollen” e vet, ndërsa mjekët popullorë sherbelën
gjithmonë do ta kategorizojnë ndër ilaçet më të mira. Edhe sipas
kritereve më rigoroze, ajo lirisht mund të mbajë titullin e bimës më
shëruese në botë. Shikoni pse.
Sherbela, ose latinisht Salvia officinalis (nga fjala salvare, që do të thotë të shpëtosh apo të shërosh) qysh nga lashtësia përdoret për shërimin e gati çdo sëmundjeje. Shkenca moderne ka dëshmuar
që sherbela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, çka e bën të dobishme tek diabeti. Në kohët e fundi është dëshmuar që sherbela përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes së Alzheimerit.
Praktika ka treguar që në mënyrë të shkëlqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon mirë tek nxjerrja e sekrecionit nga organizmi. Në mënyrë pozitive ndikon në qarkullim, kundër gjakderdhjes dhe inflamacioneve.
Për shkak të veprimit të vet antiseptik, përdoret në shërimin e aftit, erës së pakëndshme, problemeve me fyt dhe bajame, kariesit dhe qelbëzimit të mishit të dhëmbëve. Nëse keni probleme të tilla – pini çaj nga sherbela. Sherbela ndikon kundër të vjellave dhe diarresë së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut.

No comments:
Post a Comment