Wednesday, February 22, 2012
Komunist i Parisit Parisit, në burgjet komuniste të Tiranës
Nga Gjergj Titani*
Ymer Dishnica ka
qenë një nga figu
rat më simpatike,
më të mençura,
më fisnike dhe një nga
udhëheqësit kryesorë të
PKSh dhe LANÇ-it. Ai u lind
në fshatin Dishnicë më
21.2.1912, 4 km afër qytetit
të Korçës. Ymer Dishnica
është moshatar me pavarësisë
kombëtare. Ai është një nga
veprimtarët më të shquar antifashistë
frankofonë të Shqipërisë.
Njerëzit si
Y.Dishnica kishin cilësi të ralla
kulturore, komunikative e
propagandistike bindëse.
I edukuar në një ambient
fshatar por edhe qytetar si
Korça apo Evropian si Parisi
dhe Franca kishte aftësi
bindëse të çuditëshme. Ai
nuk ishte njeri i nënështruar
dhe nuk ndjente komplekse
inferioriteti ndaj askujt.
Ministri i Shëndetësisë i
qeverisë të parë demokratike
shqiptare. Anëtar i KQ
dhe Byroja Politike e PKSh,
antari Këshillit të Përgjithshëm
Antifashist Nacional
Çlirimtar. Besnik i kauzës antifashiste
dhe komuniste dhe
bindjeve të tij të cilat i kishte
përqafuar që shumë kohë
para formimit të PKSh kur
ndodhej në Francë. Më pas,
Ymer Dishnicën e përjashtuan
nga KQ i PKSh dhe Byroja
Politike dhe kështu filloi kalvari
i tij i gjatë i të përndjekurit
politik.
Pas shkollës së mesme,
Ymer Dishnica u nis për në
Francë ku do të studionte
tetë vjet në Universitetin e
Lionit dhe më pas atë të Parisit
për mjekësi (1932-1941),
duke u lauruar e specializuar
për patologji. Ai në ato vite
kurrësesi nuk mund të mos
vizitonte Tyleritë dhe
muzeumin e famshëm të Luvrit
sidhe muzetë e shumtë të
Parisit dhe qyteteve të
Francës. Arkitekturën klasike
dhe moderne të Francës. Ai
vizitoi teatrot dhe galeritë e
shumta të arteve të "kryeqytetit
të botës".
Gjatë qëndrimit në Francë
doktori i ri ka qenë për tetë
vjet anëtar i Partisë Komuniste
Franceze dhe drejtues i
komunitetit antifashist shqiptar.
Gjatë qëndrimit në
Francë, si njëri prej drejtuesve
të atij komuniteti së bashku
me Nako Spirun, Qamil
Çelën, Sejfulla Maleshovën, e
shokë të tjerë, ka organizuar
protesta të fuqishme në
mbështetje të popullit spanjoll
kundër rebelimit fashist të
Frankos dhe mbështetjes të
vullnetarëve shqiptarë që
luftonin në Spanjë si: Mehmet
Shehu, Skënder Luarasi, Petro
Marko, Mane Nishova, Asim
Vokshi, Justina Shkupi që ka
punuar spitalet dhe infiermieritë
me doktor Betynin e
famshëm "Mjekun e tre kontinenteve"
e shumë të tjerë.
Madje pati edhe shumë dëshmorë
nga luftëtarët shqiptarë.
Ymeri ka pritur e përcjellë
vullnetarët shqiptarë për në
front. Të parin ndër ta ai ka
takuar Petro Markon e më pas
edhe të tjerët. Gjatë ditëve të
prillit 1939, kur trupat fashiste
italiane pushtuan Shqipërinë,
Ymer Dishnica me
shokë, emigrantë, punëtorë
dhe studentë shqiptarë që
bëheshin disa qindra, organizuan
manifestime të fuqishme
dhe shkruan protesta e pamflete
të fuqishme në gazetat
dhe revistat e emigracionit
shqiptar dhe atij të huaj si dhe
botuan në shtypin antifashist
francez.
...Kishte filluar LANÇ e
popullit shqiptar për jetë a
vdekje. Shumë shpejt policia
sekrete e pushtuesve ra në
gjurmët e aktivitetit politik të
doktor Ymerit, kështu ai ishte
i detyruar të kalonte në ilegalitet
të thellë. Angazhohet
në një aktivitet shumë të dendur
e të rrezikshëm si kuadri
kryesor në veprimtarinë drejtuese
të Qarkut të Korçës
dhe në këtë kohë u kooptua
si anëtar i KQ të PKSh. Në
Konferencën e Parë ANÇ të
Pezës më 16 .9. 1942, Ymer
Dishnica si delegat i PKSh, luajti
një rol të rëndësishëm
organizativ, sidomos në marrëdhëniet
e ndërsjella me personalitetet
nacionaliste. Ymer
Dishnica gjatë kësaj kohe
shpalosi fuqishëm të gjithë
talentin e kapacitetet e tij intelektuale
dhe organizativoteorike.
Në Konferencën në
Mukje, Ymer Dishnica kryetar
dhe Mustafa Gjinishi përfaqësonin
forcat e majta dhe Frontin
NÇ, kurse Ballin Kombëtar
e krysonte Mitat Frashëri .
Këta biseduan gjerë për problemet
e Luftës së përbashkët
kundër pushtuesit dhe Shqipërisë
etnike. Pikërisht për
qëndrimin korrekt në këtë
mbledhje, u akuzua për oportunizëm
dhe u ndëshkua
vetëm doktor Dishnica. Në
Plenumin e Helmësit
(maj,1944), ku nuk ishin të
pranishëm as gjysma e
antarëve të KQ të Përhershëm
të PKSh, ndëshkuan
vetëm Ymer Dishnicën. Në
Kongresin e Parë Antifashist
Nacional Çlirimtal të
Përmetit (maj 1944), u zgjodh
antar i Komitetit Antifashist
Nacional Çlirimtar për shëndetësinë,
që kishte atributet
e një Qeverie të Përkohëshme
Popullore. Më 22
tetor 1944, në qytetin e Beratit
u emërua ministër i Shëndetësisë
i Qeverisë Demokratike
të Shqipërisë e cila hyri
në Tiranën e çliruar më 28
nëntor 1944.
Së bashku me profesor Sejfulla
Maleshovën, doktor
Ymer Dishnica, Dhimitër Shuteriqi,
poeti Mark Ndoja, publicisti
Shefqet Musarai, shkrimtari
Petro Marko por
edhe me At V. Prenushin, Andrea
Xegën, Dhimitër
Paskon, Nexhat Hakiun, Sterjo
Spasen, Vedat Kokonën,
Selaudin Toton etj, një pjesë
e të cilëve më pas u burgosën
dhe u persekutuan, krijuan
për herë të parë në Shqipëri,
Lidhjen e Shkrimtarëve dhe
morën vendim të botohej revista
"Bota e Re", "Letërsia
jonë" etj.
Sejfulla Maleshova së bashku
me doktor Ymer Dishnicën,
pritën deri në mesnatë,
në sallën e kinema "Kosova",
shkrimtarin sovjetik me famë
botërore Ilia Erenburg, të cilin
e shoqëronte dramaturgu
frengo- folës Hetem Haxhiademi.
Por kjo shkëndijë
demokracie dhe lirie sociale
u mbyt shumë shpejt nga
regjimi diktatorial.
Në vitin 1947, Ymer Dishnica,
për shkaqe thjesht politike,
shkarkohet nga detyra e
ministrit të Shëndetësisë. Me
dëshirën e tij, doktori heq
dorë përfundimisht nga politika,
veshi bluzën e bardhë të
mjekut patolog dhe filloi
punën në spitalin e Tiranës
(1948) dhe punonte si pedagog
në shkollën e mesme
mjekësore. Më 2 janar 1950,
me vendim të posaçëm dëbohet
familjarisht nga Tirana për
në Berat ku punoi si drejtor i
Drejtorisë të Shërbimit Shëndetësor,
në spital dhe në ambulancën
e qytetit. Në qershor
të vitit 1955, për ironi të
fatit, me porosi të vetë kreut
të piramidës partiake, arrestohet
dhe dënohet me gjashtë
vjet heqje lirie me akuzën
për agjitacion e propagandë
kundër shtetit!!! Pas një viti,
me ndërhyrjen e njeriut që
ndihmoi shumë financiarisht
për krijimin e PKSh, xhaxhait
të tij Esat Dishnica, i falet dënimi
i mbetur (!), por kjo "falje"
u shoqërua me një tjetër vendim
çnjerëzor të Komisionit
të Dëbim-Internimeve. Ky
organizëm vrastar stalinistoenverist
e internon doktor
Dishnicën në qytetin e Beratit
për një afat pesë vjeçar. Y.
Dishnica, ndonëse i internuar,
pra i persekutuar politik, ishte
njeriu më i vlerësuar, më i respektuar
nga populli i thjeshtë i
qytetit dhe pacientët e tij të
shumtë. Gjithsesi, ai mbeti
familjarisht atje ku ishte, i izoluar
dhe i mbikëqyrur ashpër nga
organet e Sigurimit të Shtetit,
deri në kohën e përmbysjes të
diktaturës së Enver Hoxhës
dhe klikës së tij.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment