TIRANË Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të ketë një deputet më
pak në radhët e tij. Ish-zv.kryeministër në kabinetin “Berisha”,
Gazmend Oketa deklaroi mbrëmë në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva
Tare se ai shkëputet nga grupi parlamentar i PD-së për të qenë pjesë e
partisë së re të Bamir Topit. “Unë zyrtarisht jam deputet i mazhorancës
dhe i PD-së, por, për të thënë të vërtetën, nuk i frekuentoj mbledhjet e
grupit prej një kohe të gjatë. Nuk dëshiroj të jem prezent
në ato mbledhje ku më tepër se të flitet për çështje konkrete, merremi
me individë të caktuar, njerëz që s’janë prezent në ato ambiente.
Sulmohen vend e pa vend institucionet e tjera të pavarura të shtetit
shqiptar. Kur më kanë pyetur disa kolegë pse nuk vjen, u kam thënë me
shaka se nuk dua që pas 20-30 vitesh, kur të bëhen disa dokumentare, siç
bëhen sot mbledhjet e Byrosë Politike, nipërit e mi të më shohin aty”,-
tha mbrëmë Oketa. Në fakt, ish-ministri i Mbrojtjes iu referua
pikërisht sjelljes politike që po ndiqet në PD. “Unë po krahasoj
sjelljet politike. Thashë se një nga arsyet se pse nuk marr pjesë në ato
mbledhje, personalisht i gjykoj. Është apo jo e drejtë kjo që po them
qytetarët shqiptarë mund ta krijojnë vetë perceptimin. Unë personalisht
thashë se pak a shumë kjo ndodh në këto mbledhje. Janë çështje të cilat
fare mirë cilido mund t’i parashikojë se çfarë do diskutohet, qoftë edhe
nisur nga titujt e gazetave. Nuk marr pjesë në mbledhjet e grupit që
nga tetori”,- shtoi Oketa. I shkëputur de-fakto nga grupi parlamentar i
PD-së, Oketa deklaroi mbrëmë shkëputjen edhe de-juro nga grupi. Oketa
sqaroi edhe pozicionin e tij të ardhshëm në Kuvend: “Në vitin 2005 u
zgjodha në një zonë elektorale në Durrës e ju jam mirënjohës atyre që më
kanë zgjedhur… Duke pasur këtë lloj mirënjohje edhe më 2009,
pavarësisht faktit se tërhiqem nga grupi i PD në respekt të qytetarëve,
vota ime nuk do cenojë qeverinë aktuale. Nëse do të ketë një mocion
mosbesimi ndaj qeverisë, në asnjë rast vota ime nuk bashkohet me PS-në.
Deri në fund të këtij mandati respektoj vullnetin e votuesve dhe
qytetarëve, pasi kam kërkuar votën e tyre nën siglën e PD-së. Që nga ky
moment, do orientohem drejt një force të re politike që do tentojë të
mbushë hapësirën e lënë bosh në të djathtën shqiptare… Dy partitë e kanë
humbur identitetin e tyre. Opozita vetëm cicëron… Nuk është e thënë që
do të jem pjesë e ndonjë grupi të ri parlamentar”. Por Oketa la të hapur
mbrëmë qëndrimin që ai do të mbajë ndaj zgjedhjes së Presidentit të
ardhshëm, ndërkohë që ishte i qartë në arsyet se pse largohej nga PD:
“Ne si maxhorancë nuk lëmë institucion pa sulmuar dhe kemi një
kushtetutë të PD-së që s’e hap njeri dhe nuk e lexon njeri. Kemi të
gjitha strukturat e PD-së, jo legjitime, përveç kryetarit dhe
nënkryetarit, pjesa tjetër janë me mandate të skaduar…” Oketa nuk la pa
përmendur edhe rezervat e tij ndaj punës së qeverisë. “Mirëqenie
ekonomike mund të kenë vetëm 4-5 biznese pranë qeverisë, pjesa tjetër
s’ka mirëqenie për shkak të klientelizmit të qeverisë…” Oketa tha se do
të bëhet pjesë e partisë së re që pritet të krijohet nga Bamir Topi,
duke informuar se lëvizja e re politike do të orientohet drejt
elektoratit të djathtë. “Shumë shpejt, brenda muajit mars, do të
përfundojë procedura, por nuk jam unë ai që cakton datën, është
vendimmarrje kolegjiale në një tryezë të gjerë Do vëmë kufizim për
mandatet… Mazhoranca e djathtë është deformuar, kështu që do t’i
drejtohemi elektoratit të djathtë, por edhe gjithë qytetarëve shqiptarë
dhe besoj se zgjedhjet e 2013-ës do të sjellin një leksion për klasën e
vjetër të politikës shqiptare…” – tha ai. Oketa theksoi gjithashtu se
nuk është i vetëm nga grupi parlamentar i PD-së që mendojnë në këtë
mënyrë, ndërsa sqaroi se largimi i tij nuk kishte lidhje me asnjë
çështje personale apo qejfmbetje
No comments:
Post a Comment