…Me dt.4 Prill 2011, Gazeta Shqiptare ose Gazeta Tema, njera prej tyre ose te dyja sebashku, (pasi ne internet qarkullon nje interviste pa burim publikimi) nxitojne te botojne nje interviste te Gjeke Celaj , nje nder fajtoret e ditur e te shpallur per vrasjet e 2 Prillit 1991. Pa patur nevoje te lexosh aspak intervisten , lexuesi ndjehet i tradhetuar prej ketyre gazetave, te cilat per inatet qe kane me qeverine, i hapin rruge nje vrasesi tipik si Gjeke Celaj. i japin mundesine Gjek Celajt te rivrase edhe nje here deshmoret e demokracise. T’i jepet fjala Gjeke Celes per 2 Prillin e 1991, nuk ka asnje domethenie as qellim tjeter pos te njollosesh demokracine, qe diten e pare te lindjes se saj.
…
Gazeta i kerkon Gjeke Celes te dije se si Gjeka e kujton 2 Prillin e 1991?
Pa e lexuar aspak pergjigjen, lexuesi e merr me mend se Gjeka s’ka si ta kujtoje ndryshe diten e 2 Prillit, pervecse si diten ma tragjike te jetes se tij, si diten me te dhimbshme, si diten me te panevojshme per te ardhur , madje si krejtesisht te evitueshme. Sipas Gjeke Celes Prilli i vitit 1991, duhet te vinte pa dt 2. Ç’i duhej dt 2, Prillit te 1991??? T’na sillte demokracine e keshtu t’humbiste postin Gjeka Celaj. Gjeka pohon ne interviste “Pjesa me e pafajshme e turmes pesoj goditje me shkopinj gome”. Ndersa lexuesit i lind pyetja qe nuk kujtohet gazeta t’ia beje: “ Po ata qe u vrane, a nuk ishin njelloj te pafajshem? Nese jo, cfare faji kishin ne fakt sipas Gjekes?” Ata kishin faj se kerkonin demokraci? Po te pafajshmit e goditur me shkopinj gome, cfare kerkonin? A nuk kerkonin edhe ata demokraci?. Me dt 2 Prill 1991 u bashkuan te “fajshem” e te pafajshem e kerkonin demokraci. Ndersa Gjeke Celaj, cfare kerkon tash mbas 20 vjetesh?
Gazeta e merr Gjeke Celen si expert e krahasimeve te ngjarjeve . Dhe Gjeke Celaj krahason ngjarje te tjera te ketyre 20 vjeteve , ku sipas tij ajo e 2 Prillit duhet harruar e duhet te merremi me ngjarjet e reja qe shkaktohen prej politikaneve te mevonshem.
Po, thua vertete ne kete fare gazepi te jene katandisur keto dy Gazeta (“Tema” dhe “Gazeta Shqiptare” sa krejt uzdaja t’u kete mbetur ne opinjonet , analizat, krahasimet dhe filozofimet e nje polici komunist, tashme te njohur si njerin nga fajtoret kryesore te vrasjeve qe u me 2 Prill 1991?!
Ne interviste Gjek Celaj pohon se per policine e atehereshme, per policine qe drejtonte ai, ishte me e rendesishme te mbroheshin objektet, prej popullit , ishte me e rendesishme te mbrohej shteti prej popullit. Sipas Gjekes, demostrata nuk i plotesonte asnjerin nga kushtet e shtetit komunist, ndaj kjo demonstrate duhej shtypur. Gjeka na kujton se turma ishte agressive. Po ku kish pare e ku kish imagjinuar Gjeke Celaj nje turme qe nuk duartroket e qe nuk brohoret “Parti-Enver , jemi gati kurdohere”? E pra nje turme e tille, madje edhe nje turre dru, nqs nuk brohoret per Partine, per komunizmin, nuk kishte se si ti dukej ndryshe Gjeke Celes, pervecse nje turme agressive. Nje turme qe nuk e don Partine dhe Enverin , asht turme e rrezikshme, turme qe duhet me cdo kusht te shperndahet, qofte edhe me shkopinj gome, me plumba e me tanke.
Gjeke Celaj pohon ne intervisten e tij, 20 vjet mbas 2 Prillit, se as nuk ka ndjere, as ende nuk ndjen asnje pergjegjesi per vrasjet e 2 Prillit. Pra, mbas ketij pohimi,cfare tjeter mund te nenkuptoje lexuesi I ketyre gazetave, pervecse Gjeka te vetmen pergjegjesi qe ndjen , asht pendese. Dhe biles bash pendesa qe nuk ka vrare dot me shume , por vetem 4 demostrues, pothuajse te piketuar! Teksa lexon intervisten e Gjeke Celes, edhe pse mbas 20 vjetesh, nuk ke si ta injorosh urrejtjen e tij, ndaj atyre qe i shpetuan pa i vrare. Sic duket qarte nga kjo interviste, Gjeke Celajt nuk i ka shkuar as nepermend ate dite se shteti komunist bashke me postin e tij po rrokulliseshin nje here e pergjithemone. Mbase po ta dinte, do te kish vrare jo vetem kater, jo vetem katerqind, por do ti kish rrafshuar nje per nje demostruesit qe nuk e dashkan shtetin, qe nuk e dashkan Partine , demostruesit qe nuk e dashkan komunizmin . Demostruesit qe kerkonin Lirine, Lirine te cilen Gjeke Celaj nuk e besonte , nuk e deshte me shume se komunizmin jo vetem atehere ne 1991, por as tash mbas 20 vjetesh. Gjeke Celaj me regjimin e tij, ate dite ka vrare 4 veta, qe t’u mbyllte gojen mijera te tjerve te nesermen. Pasi kush me mire se Gjeka dhe eprori tij , arkitekti i vdekjes e dinte se ne kohen e komunismit “vdekja ishte flori” ne krahasim me burgun komunist. Madje Gjeka Celaj ka arritur te thyej xhamat e burgut te Pukes, sipas nje diskutuesi ne takim e 2 prillit 2011, qe burgaxhinjte antikomuniste, ta shijonin te ftoftin e dimrit deri ne palce.
Edhe mbas 20 vjetesh Gjeka Celajn nuk e ka leshuar ngerrci i urrejtjes qe ka ndaj organizatorve te 2 Prillit. Edhe mbas 20 vjetesh Gjeke Celaj shpreson ne moralin komunist, dhe flet ne emer te tij. Edhe mbas 20 vjetesh Gjeke Celaj nuk e harron mjeshterine prej sigurimsi te shtetit komunist, te cilet shpifnin , akuzonin, kercenonin, e sulmonin krejtesisht keshtu sic ben Gjeke Celaj ne kete interviste…. Teksa sulmon e shpif kunder Alfons Grishajt, Pishtar i Demokracise. Te gjitha keto shpifje komuniste e komunistesh qe i ben Alfons Grishajt (Pishtar i Demokracise) , nuk te kujtojne asgje tjeter e askend tjeter, pervec nenpunesit e sigurimit te shtetit, te cilet te benin gati “certifikaten” e denimit . Urrejtja e Gjeke Celajt dhe e gjykates qe denonte Alfons Grishajn nuk fillon me 2 Prill te 1991, as me dt 24 Nentor te vitit 1981, as me dt 30 dhjetor te vitit 1976, madje urrejtja e shtetit komunist ndaj Alfons Grishajt (Pishtar i Demokracise) e ka fillesen shume kohe me pare se me dt 1 Janar 1961, dita kur ka lindur Alfonsi. Urrejtja e Gjeke Celajt dhe e komunizmit ndaj familjes se Alfons Grishajt, fillon qe atehere kur kjo familje e ky fis (fisi i Grishajve) nuk u pajtua me komunizmin, me partine e komunisteve. Por, Gjeke Celaj nuk ka si te thote se e urren Alfons Grishen si familje e fis antikomunist, fis e familje liridashese. Kur e kane thene te vereteten keto vemje , qe ta thokeka sot Gjeke Celaj? Ne intervisten e tij, Gjeke Celaj pohon se Alfons Grishaj dhe pishtare te tjere te demokracise, po marrin neper kembe popullin shqiptar. E pra Alfons Grishaj prej me shume se 10 vjetesh nuk jeton aspak ne Shqiperi, nuk merret me politike, nuk kandidon per asnje post. Gjeka me gjase shef enderra, se tash po i fitojne “demostruesit” e 21 janarit , e mbas kesaj interviste do t’i rezervojne postin e shefit te policise, ose ndonje vend ne parlament si organizatorve te 21 janarit!
Gjek Celaj shfaqet ne kete interviste, si avokati i fundit i komunizmit, dhe i vrasesve te 2 Prillit. Por jo si i vetmi komunist, qe edhe mbas 20 vjetesh kerkon te na e imponoje te zezen per te bardhe. Tashme edhe vete shpiksit e komunizmit e kane tradhetuar shpikjen e tyre, jane penduar dhe i kane pare sherrin kesaj shpikjeje, ndersa Gjeke Celaj, ende perserit togfjaleshin “komunist i ndershem”. ( Nje komunist i pandershem per sistemin nuk do te bente vrasje si regjiimi i Gjekes, ose si urdherat e tij, por ate dite do te dorezonte armet e do t’i bashkohej Lirise, se ne fund te fundit po vinte edhe liria e tij). Perndryshe komunist i ndershem , do te thote: Te vrasesh, te shtypesh, te internosh, te persekutosh, te shpifesh e te sulmosh cilindo qe nuk e deshi e don komunizmin me shume se jeten. Cilindo qe e kundershton komunizmin, qofte ky kundershtar edhe nje popull i tere sic ishte ai i Shkodres. Gazeta i jep mundesine Gjeke Celajt qe ta mbroje me fjale ate komunizem te cilin 20 vjet me pare e mbrojti me arme. Gazeta zgjedh Gjeke Celajn, nder besniket e perbetuar te komunizmit, ta “gjykoje” 2 Prillin 1991, deshmoret e pishtaret e ketij 2 Prilli t’i sulmoje edhe nje here. Ndonese me kesij intervistash e te intervistuarish, nuk ‘ bahet askujt dem, perpos “demostruesve” te 21 Janarit 2011, idealet e te cileve jane krejt e kunderta e idealeve te 2 Prillit 1991.
Nuk e di se si duhet kuptuar ky gjest e kjo perzgjedhje shume e qelluar e shume e kerkuar e ketyre gazetave, qe i japin fjalen dhe i marrin mendim Gjek Celajt? A duhet ta marrim si nje forme “demokratike” te te kercenuarit e te nenkuptojme se demokracia ne Shqiperi, edhe pse asht 20 vjece , nuk duhet te harroni ju demokratet, ju ish te persekutuarit, te denuarit e te perndjekurit nga policia komuniste, se i ka ende shefat gjalle e te gatshem per hakmarrje e gjakderdhje, sapo tu jepet rasti e mundesia. Apo duhet marre si spiunim qe i ban gazeta Gjekes, tek ata qe duhet ta kishin denuar, por qe u ka shpetuar dhe ja ku po ciceron prap?!
Elinda Marku
No comments:
Post a Comment