Thursday, April 7, 2011

Gadafi dhe 40 gratë e tij truproje





Më 1983 Gedafi krijon Akademinë ushtarake për gratë në Tripoli dhe në fund të viteve 80-të, ai ka gjithmonë pranë një truproje, të përbërë nga 40-të ushtare, misioni i të cilave është që të sigurojë mbrojtjen e tij.


Diktator gjakatar, Muamar Gadafi e cilëson veten si një njeri progresist në botën myslimane. Duke pasur kulturë berbere, ai është kundër poligamisë, është shprehur kundër martesave të “rregulluara” dhe mburr heqjen e velës (pëlhurës). Në shoqëritë berbere gruaja është e barabartë me burrin, bile gratë kanë një pushtet absolut brenda çadrës.

Në “teatrin” gedafian afishohet një islamizëm tolerues. Muamar Gadafi ka shënuar vijat kryesore të kredos së tij në “Librin e gjelbër”, ku nxjerr në pah Jamahiriyan ose pushtetin e masave.

“Në faqet e këtij libri, manual i gedafizmit, jepet mësim, por më tej hidhet poshtë, në emër të ligjeve biologjike, barazia e njerëzve”, është shprehur revista “Express”, duke i bërë një portret të rreptë “udhëheqësit libian.






Si mund të përcaktohet feminizmi i kolonel Gadafit?

Sipas tij çerdhet janë si “për rritjen e shpendëve”. Një grua nuk është e kushtëzuar apo e dënuar të bëjë punët e burrit. Gjenetikisht ajo është e programuar në kushtin e saj për t’u bërë një nënë e ardhshme.Ndërkaq, ai e ka shprehur disa herë se ka më tepër besim tek gratë se sa tek burrat, deri në atë pikë sa u ka besuar jetën e tij një ushtrie të vogël, të përbërë nga të gjitha gra: amazonave.

Le të përmendim disa fakte. Më 1983 Gedafi krijon Akademinë ushtarake për gratë në Tripoli dhe në fund të viteve 80-të, ai ka gjithmonë pranë një truproje, të përbërë nga 40-të ushtare, misioni i të cilave është që të sigurojë mbrojtjen e tij.Ato nganjëherë mbajnë taka të larta, nganjëherë veshur me rroba ushtarake, ato duhet të jenë gjithmonë të gatshme dhe të përkryera, në çdo kohë. Gadafi merret vetë me zgjedhjen e tyre. Ato duhet të jenë të bukura, të virgjëra, të stërvitura mirë dhe të paraqesin në certifikatë të moralitetit të mirë. Ato ndjekin një stërvitje të fortë për tre vite rresht, duke u bërë eksperte në luftim dhe në përdorimin e armëve. Bile disa prej tyre mësojnë të drejtojnë edhe aeroplanët MIG. Të gjitha stërviten me synimin që edhe të vrasin. Përmendet shembulli i një vajze të quajtur Aisha, e cila vdiq e bërë shoshë nga plumbat, gjatë një atentati kundër kolonelit, në vitin 1998. Ajo doli para tij për ta mbrojtur. Shtatë nga shoqet e saj u plagosën rëndë.

Në vitin 2003, gjatë takimit të 15-të nivelit të lartë të Ligës Arabe, amazonat u dalluan duke e mbrojtur me vendosmëri kolonelin, gjatë një grindjeje me sauditët. Po atë vit, Gadafi u besoi atyre festimet e 34 vjetorit të grushtit të shtetit që solli rënien e mbretit. Vitin e kaluar, në Romë, ato krijuan një mburojë të vërtetë njerëzore, kur afro 1000 italiane e shanë diktatorin libian, sepse ai nuk u lejon grave që të ngasin makinën pa lejen e burrave të tyre.Në kokën e këtyre grave është rrënjosur se duhet të bëjnë gjithçka për të mbrojtur jetën e Gadafit.

Ja si është shprehur 27-të vjeçarja e quajtur Fatia në revistën belge “Express”: “Ne jetën e kemi prej atij”. Ajo tani stërvitet për t’u bashkuar me trupat kryesore të kolonelit: “Unë jam e gatshme të vdes për të. Ai është baba, vëlla dhe një mik, të cilit mund t’i rrëfehesh për gjithçka. Ju nuk mund ta imagjinoni se sa i thjeshtë është ai”.Në fakt është e vështirë ta marrësh me mend se deri në çfarë pike është i thjeshtë diktatori dhelpër që ka hipnotizuar jo vetëm ato, por edhe një pjesë të popullsisë së vuajtur të Libisë. Tanimë shtrohet pyetja : ku do të përfundojnë këto gra kur të bjerë regjimi i Gedafit. Apo do të largohen edhe ato diku, si infermierja kryesore e tij nga Minsku që iku një ditë në vendin e saj dhe nuk ka pranuar të shprehë asnjë fjalë për jetën e saj prej disa vitesh pranë “udhëheqësit” paranojak libian. (Revista "Express"-Bruxelles)










No comments: