Antoneta Malja
Per situata te ngjashme si te ketyre diteve te fundit, kur dhunohet nje minibashki, te vjen ndermend nje thenie qe perdoret shpesh ne zonat e veriut te vendit, se me i rrezikshem eshte "jo doraci, por gergaci", dhe qe tregon se eshte me i rrezikshem, ai qe fshihet pas tij, ai qe fut urat dhe krijon realisht probleme. Kete kam ndjere keto dite, tek kam pare nje minibashki te bllokuar me zinxhire. Nje absurd. Nje grup njerezish dhunues te nje minibashkie te kryeqytetit. Nje tufe burracesh me zinxhire ne duar, me tundje drynash, me dhune te shprehur, me rrahje gjoksesh, se "jemi ne ligji dhe bejme cfare te duam"...Keqardhje per keta burrace dhe shume madje!Une e kuptoj se ky ishte momenti i trokitjes se fushates, ose e thene me troc, se fushata qe tashme ka nisur, kete drejtim do te kete. Nje fushate me incidente.
Ashtu sic ishte edhe rasti i fundit. Minibashkite u perkasin qytetareve te cilet jane te shokuar nga nje veprim i tille arbitrar. Atyre nuk u intereson te dine, se ata qe i vune drynin minibashkise se tyre jane kandidate aspirante per te zene karrigen e kryetarit te minibashkise, (qofte largu te mos ndodhe), ashtu si edhe nuk e besojne se dikush aty ishte i veshur edhe me petkun e deputetit. Jo! Qytetarit i intereson qe ne jeten e tij te mos kete tension te stisur. Qe te mos dhunohen zyrat e institucionet shteterore. Mendoj se do te mbetet gjate ne kujtesen e njerezve ky dhunim i paprecedente: nje minibashki e tere e lidhur me zinxhire.
Apo ndoshta se keta te ashtuquajtur burra, donin te tregonin se ata jane burra edhe para nje zonje te nderuar qe i ka sfiduar me punen dhe perkushtimin e saj, ne ndihme te qytetareve dhe te te gjithe komunitetit, nje zonje e nderuar qe sot drejton ate minibashki. Nuk e kam fjalen per dobesi, sepse nuk mund ta pranoj kurrsesi, por per me shume. Nje njeri eshte i qyteteruar kur di te sillet dhe te respektoje nje zonje. Aq me teper per nje mjeke, pedagoge,te tille si Luzhiana Abazi, qe cdo gje te arritur ne jeten e saj e ka mbi formimin dhe respektin e vetes. Sa per kujtese, vetem kaq do te mjaftonte. Me keqardhje u them se u mungon etika dhe respekti. Dhe kane probleme me veten...
No comments:
Post a Comment