Friday, March 18, 2011

Shkodër, ekzekutohen 2 vëllezërit e ish-shefit të krimeve të rënda

Shkodër, ekzekutohen 2 vëllezërit e ish-shefit të krimeve të rëndaSHKODER-Një vrasje e dyfishtë është shënuar sot paradite ne fshatin Grudë të Shkodrës. Dy persona janë qëlluar për vdekje me armë zjarri sot rreth orës 08:00 të paradites. Mësohet se viktimat janë vellëzërit, Nik dhe Gjovalin Pjetrushi.

Ngjarja ka ndodhur sapo viktimat kanë dalë nga banesa e tyre në Grudë të Shkodrës. Autori ose autorët kanë qëlluar për vdekje me breshëri automatiku drejt vellëzërve që ishin ulur në dy vendet e para të automjetit.

Policia nuk ka ende të dhëna për autorët dhe motivet, ndërsa bëhet e ditur se viktimat kanë qënë duke udhëtuar në momentin kur janë vrarë me armë zjarri. Duket se atentatorët kanë zënë pritë deri sa ka kaluar automjeti i vëllezërve Petrushaj dhe më pas i kanë qëlluar ata për vdekje.

Hetimet janë përqëndruar në të kaluarën e viktimave për të zburuar ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë cuar deri në ekzekutimin e tyre ditën e sotme.
Policia tregohet shume e rezervuar per detaje rreth ngjarjes, dhe per faktin se dy viktimat janë vëllezër të Prel Pjetrushit, ish-Shefi i Krimeve të Rënda në Policine e qytetit te Shkodrës. Policia po punon edhe ne pisten se ngjarja mund te jete pasoje e nje hakmarrjeje te mundshme.

Familja Pjetrushi konflikt me familjen Tafili
Pak orë pas vrasjes së 2 vëllezërve Pjetrushi, zbardhen detaje të reja. Mësohet se familja Pjetrushi ka patur konflikte me familjen Tafili në Shkodër dhe kjo për shkak të detyrës së Prelë Pjetrushit, ish-shefi I krimeve të rënda, vëlla i dy viktimave që mbetën sot të vrarë në Grudë të Shkodrës.

Familja Tafili akuzon se në një aksion të RENEA-s në vitin 2001 ku mbeti i vrarë Bahri Tafili, (i kërkuar në atë kohë për vrasjen e Skënder Gecit) u vra dhe ish-drejtori i policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari. Si pasojë në pranga ra Genc Tafili, që u akuzua për vrasjen e Arben Zylyftarit, por familja gjithë kohën pretendoi se Zylyftari u vra nga dora e Prelë Pjetrushit dhe jo nga armët e Tafiljave.

Admir Tafili, vellai i Gencit vjen nga Italia, por arrestohet në vitin 2002 dhe akuzohet t’i ketë bërë pritë për qëllime hakmarrjeje ish-shefit të Malësisë së Madhe, Prele Pjetrushi, të cilin i pandehuri e akuzonte se i kishte vrarë të atin Bahri Tafilin.

Ndërsa bëri disa vite burg, më 2 tetor të vitit 2010, Admir Tafili arratiset ne menyre spektakolare pasi ka përfituar tete orë leje për të shkuar në shtëpinë e tij pasi kishte te semure nenen e tij.
Tafili ndodhej në qeli prej korrikut të vitit 2002, kur policia mundi ta arrestonte atë të plagosur. Admir Tafili është vëllai i Genc Tafilit, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ish-drejtorit të policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari në korrik të vitit 2001. Admir Tafili gjatë këtyre viteve është transferuar shpesh nga njeri burg i sigurisë së lartë në tjetrin, më i fundit i të cilit ishte kalimi nga burgu i Burrelit në atë të Shënkollit, nga ku dhe u arratis.

(d.b/BalkanWeb)

No comments: