…duke kujtur 12 janarin e 1991
ZEF PERGEGA
Tim eti kurrë nuk e kisha parë të përlotej. M’u lut ta nxirrja në ballkonin e spitalit të Lezhës ku që shtruar pas një operacioni në Tiranë. Loti i rrodhi si një gur në një shpat mali dhe erdhi e u ndal në mjekër, ku u bashkua me rrjedhjen e syrit tjetër dhe me pas u ngrinë në kraharorin e tij, jo larg zemrës. Ndoshta këtë ai e kishte bërë shpesh në vetmi, se njeriu duke u përlotur i largon nga qenia energjitë e liga, që peng ta mbajnë frymëmarrjen. Dielli po perëndonte e deti i trazuar nga sirenat e anijeve, që bërë gati të hidhte pelhuren e portokalltë, kur tim eti e valloi gjithë pamjen dhe me pas u ndal në zonën arkeologjike të qytetit. Kujtimet heshtin, si guret e kalave dhe sa herë thërrasin kumtet dhe kushtrimet ato ndriçojnë si pishtar.
“Pasi punova si i mitur ne nje shoqeri druri ne Molung dhe me pas si kamarier e perkthyes ne minieren e Rubikut, perfitova një burse fala në kolegjin e Telekominikacionit në Bari. Pronari para se të nisesha me tha se me ato pak para mund të blesh një shtëpi në Lezhë dhe pasi të mbaroja shkollen do të krijoja familje dhe sipas tij profesioni që do të përfitoja do të ishte punë në qytet të kontriboja në ngritjen e telekomunikacionit të Lezhës. Kështu bëra. Me kursimet që kishin një vlerë të madhe bleva dy dhoma në lagjen e vjetër të qytetit pak metra larg katedrales së Shënkollit. Të njejtën gjë bëri edhe pronari, por ai e bleu me të madhe se do ta përdorte si agjenci për tu lidhur me Italinë. Ka qenë para pushtimit italian të vitit 1939. Gjatë studimeve, duke ecur mbi urën e qytetit të Tranit nga dritat e forta të një autobuzi u rrëzova dhe rashë në lum, ku me humbën të gjitha dokumentat dhe bashkë me te ai me i rëndësishmi akti i pronësisë së shtëpisë. Pasi u ktheva humba edhe qytetin tim…”
Këto kujtoja një ditë kur pashë disa fotografi të krijimit të PD- në Lezhe dhe mitingun e zhvilluar me 12 janar të vitit 1991. Viti 1997 edhe mua me bëri te huaj për qytetin e Lezhës. Kjo nuk ka ndodhur vetëm me mua. Si unë, si babai, kurrë nuk e gëzuam qytetin tone, të tjerët të ardhur ishin dhe janë padronët që shtynë drejt ikjes shumë intelektual, demokrat e nejrëz që donin e mbronin të vertetën. Katër kryetar të degës së partisë demoktatike të Lezhës jetojnë në Detroit dhe një tjatër në Amerikë.
Vjeshtë e gjatë e vitit 1990. Një hije vdekje kishte rënë si pendë korbi mbi muret e rrënuara të historisë së lashtë të Lezhës. I mekur për 50 vjet këmbanës së Lezhës po i vinte zani, por nuk po e kuptonim jehonen e saj. Veshet i mbanin nha vend varrimi i Gjergj Kastriotit se mos po thirrej një beslidhje tjetër.
19 dhjetori i këtij viti shpërtheu në një prill që duhej të kishte shpërthyer me kohë. U krijua dega e PD-se Lezhë. Mjeku Paulin Gjoni që zgjedhur kryetari i parë i saj. Përgjiohej e përgojohej sikur macja e zezë po sillte fantazmen në qytet. Pas perdeve të kuqe fshihej syri hajn dhe vrastar. Në kaçurrelat e Paulinit me dukej sikur po shpërndaheshin legjendat e mitet e dhimbjës shqiptare të ngrira në tesera të kuqe. Tani Shqiperia shëmbellente në krahët e engjejve të kaltert. Demokratëve të parë u kishin lëshur një zyrë përdhese me lagështirë. Po ata nuk jepeshin para idealeve demokratike të lirisë.
Me kujtohet se sheshi pas asaj dite levizte dryshe. Njerëzit ishin liruar në shpirt po ende gjymtyret ishin të mpira. Nga mesi i sheshit Paulini me therret: “Gazetar eja të pimë nga një kafe tek muzeu etnografik i qytetit. Me vuri doren ne sup dhe bashke me Besnik Kadine dhe disa të rinjë shkuam në kafe. Prapa perdeve të kuqe të komitetit të partisë dukeshin hije të zeza. “E shikon, tha Paulini, duan të dinë çdo levizje. Liria dhe demokracia është e mirë edhe për ata. Do ta kuptojnë, por vonë. Ju që shkruani keni një shans të mirë ti përdorni dhuntitë në shërbim te vlerave të kombit, për të qenë edhe ne si Europa”
Kisha patur rastin të njihesha me Dok. Paulinin edhe me parë mbasi e kisha intervistuar për problemet sanitare të Lezhes, por atë ditë dhjetori ai me foli për sëmundjen e rëndë që kishim kaluar në diktaturë dhe nevojenenje rilindje të re. Ai kur fliste me dukej si një prelat fetar edhe si nje tribunar i së resë. Të nesërmen një kuader i rrethit me ftoi për kafe. “Të kam parë me kryetarin e PD-se. Nuk them se ai nuk i përket një familje jo të mire, por nuk e kuptojmë pse kaloi në anën tjetër!” “Kaloi në anën që ia njeh ligji!”- ia ktheva kuadrit Gj.
12 janar 1991 ora tre mbas dite. Neëoborrin e grigjës së katedrales së Shënkollit janë mbledhur rreth tre mijë vetë. Eshtë një kohë e mrekullueshme. Dielli ngroh me gjithë enërgjitë. Ngazëllimi i njerëzve derdhej në lot. Kishin ardhur nga të gjitha fshatrat e Lezhës. Parullat “Liri- Demokraci” “Poshtë diktatura” “E duam Shqipërinë si Europa” të shoqëruara me brohoritjet e tyre dukej se Drini që ambasadori i parë i përcjelljesse tyre në bregun e lire. Një këmbanë e fortë po dëgjohej në Lezhë. Ishte këmbana e zgjimit të lirisë dhe besimit tonë. Kam parë njerëz që nuk u zinin këmbët në tokë. Hidheshin pupthi sa të dukej se ato nga gazmenti i tyre ajri i mbane peshë si pëllumbat. Po përpiqesha të shkpusja ndonjë fragment apo ndonjë fjali. Kumbimet e forta kishin vetëm një tigull, tingullin për të qenë të lirë, të lirë…
Ne nje tribune natyrale që kishte vetëm një mikrofon dhe tokën që kishte një jeshillek. Dalin ne krye Paulin Gjoni, Azem Hajdari, Arben Imamai, Gjok Jaku, Gjok Lleshi, Gjergj Gjoni, Pashk Kadeli… Fjalën e rastit e mban Gjok Jaku. Fjalet e tyre i mori flladi I lirise…
“Pse vendoset ta bëni mitingun në shehsin e Memorialit të Gjergj Kastroitit?”-e pyeta të nesërmen Paulinin. “Në një vend të shëjntë dhe të bekuar duhej të flisnim për lirinë e shqiptarëve”-u përgjigj ai.
Kjo ka ndodhur në rrugicen time në rrugicen tënde lezhjan i vjetër e lezhjan i ri. Me Paulin jetojmë bashk ne rrugicen e mergimit në Detroit, në rrugicën Garfield që ka emrin e ish-presidentit të Amerikës.
zefpergega434@hotmail.com
Edit this entry.
26 Comments to “PO I VINTE ZANI KEMBANES SE LEZHES”
-
Z. Administrator. A mudesh me kallue se cilat jane kriteret e pranimit per publikun apo keni marre persiper te mbroni ata njerz qe mundohen te mashtrojne puplikun si te ndershshem,nderkohe qe n kane shtypur e persekutuar per 50 vjet??Nese e ke kete qellim vazhdo se mire e ke, por e verteta nuk fshihet me kaq ss beni ju e per me teper jemi ne ata qe kemi jetuar e vuajtur jeten e ketyre tipave qe ju po u ruani”pastertine “politike.
-
Kam shkruar ne nje koment dicka, por ajo qe me ka mbetur ne kujtese eshte se, me te vertete kryetari i Pare i PD-se se Lezhes vlene per te shkruajtur edhe me shume, sepse e meriton. Ai, si atje dhe ne emigracion ka mbetur demokrat dhe ne don te dishe se cila eshte demokracia ne te vertete; shko te drejtuesit e pare, qe ka nga ata qe jane spostuar dhe per nje arsye apo nje tjeter nuk drejtojne me. Eshte mire qe zeri i tyre duhet te degjohet kudo qe ndodhen, sepse vetem keta do te jene ne gjendje te dallojne se PD-ke eshte apo jo ne shinat demokrtatike; ka shkelje ligjore te potencialit kushtetues, nese po,programi i saje eshte i veti, i servirur nga te huajt qe sot vene ne pyekpytje te madhe nacionalitetin e kombit tone, ekzistencen e tij. Perse une duhet te shikoj PD qe i ka prire rrrruges se asimilimit te kombit dhe venjes ne diskutim te kufijve te atdheut tone. Perrse hesht dhe nuk i del zot atdheut? Perse hesht kryetari i PD-se kur mbi te jane bere akuza te renda deri dhe atdheshites dhe tradhetare i ceshtjes kombetare. E verteta po del ne sheshe mbas 20 vjetve se deshira e kesaje force politike e kahershme, po shpaloset me fitoren e saje- Shqiperia nje shprehje gjeografike dhe asgje me teper- Krijuesit e pare te kesaje force politike duhet ta thone fjalen e tyre dhe publike se nuk ma merr mendja se jane dakort me krejt vijen e programin e saje. Mund te jete rasti per te pare arsyen e spostimit te tyre dhe pse jo te krijimit te asaje qe ka humbur. Le ta leme opoziten te llomatise se ate pune ka, nen drejtimin e PD-se po diskutohet, do te ekzistojme apo nuk do te ekzistojme, kure haptazi nderhyrjet e te huajve po i vene ne diskutim elementet e nje kombi qe po i rembehen cdo dite dhe gjasat jane qe nuk do te ekzistojme. Une mendoj se ketu duhet te perqendrohen shkrimet, programet e mediave, te shoqatave deri tek ajo me e reja. Shikoj se mungon kurajo, jane frikacake, behen diskutime e intervista per ta kaluar radhen. Ne diskutojme te bashkojme kombin dhe po na marrin dhe kete qe na lane te paret. Ca rrugaq me kollare me shkrimet e komentet e tyre neper media dalin dhe na thone mos u merzitni se cdo gje po shkon si ne vaj; vec te hapim syte se po na ngrihet Enveri nga varri qe tere jeten me ate popull fukara, por kreshnik u qendroi fqinjeve grabites me shkop te turinjet dhe me thirrjen forte “larg duart nga Shqiperia qene te zgjebosur, se vetem na keni borgj, se asgje nuk ju detyrohemi”. Dhe qent shqyes e grabites me klyshet tone nga brenda nje gje te tille po pergadisin edhe sot ndaj shqiptarve e trojeve tona. Faleminderit!
-
…Te githe Lezhianet e paskan fituar lirine dhe demokracine,,,pervec kryetareve dhe shkrimtaro-gazetareve te saj….!
Sa keq…!
Gjinahi apo mekatet i denojne njerezit kaq rende…!
Kujt ti drejtohen keta njerez per “liri”,,,, pasi edhe Zotin e gjuajne “pesha” per interesa t’veta…!
Sa keq…!
Le ta drejtojme te gjithe bashke nje lutje tek lideri i demokracise, tek Zoti edhe per keta te persekutuar te perjetshem….!
Amen,,,me hartime tjera ma te kujdesshem…! -
A ME BENE SYTE APO…?!
Sikur e kam pare nje koment me pseudonimin “Mirditori”. Pritna Zot rrezikun nga sunami, nuk duhet qendruar afer se te perlajne valet e detit! Ka filluar fshesa e hekurt dhe censure e fort, mjaft me me sasi, kerkohet cilsi dhe prezantim kur shkruan. Shkruani me emra se nuk jeni te tere te kompromentuar, shprehuni lirisht, luften e ftohte e hoqen superfuqite, ndersa shqiptaret vazhdojne me te nxehten. Ah, keta te demokratikes jane qe shkruajne pa emra se kane frike dhe sic thote njeri keshtu do te vazhdojne dhe per 100 vjet. Keshtu si po veprojne demokratet, perseri ne qe shkruajme me emra do ti gjykojme, por pa harruar pseudomokratet. Faleminderit dhe mos harroni ndryshimin e ores! -
Marka ta thote pa hile Shaban Binaku se per Ate qe te han meraku dhe na e con ne piedestal si mbrojtes te Shqipnise dhe interesave te saj ! A ban si kur nuk e din se si veproj me vendimet historike te Pezes me marrveshjen e Mukjes dhe hedhjen posht te Vendimeve te Konforences se Bujanit qe te gjith pa perjashtim delegatet e Kosove Metohis si thirrej ateher (shkurt Kosmet ) votuan duke perfshire dhe delegatet Serbo – Malazes bashke me ata Shqiptar ne menyre unanime per bashkimin e te gjith trojeve Shqiptare ne nje Shtet .Por nen diktimin e tutoreve te tij M.Popovic & D.Mugosha por edhe te derguarve te tjer V.Tempo ,V.Stoinic e tjer e hodhi poshte Atdheshitesi ma i madh kryetradhtari E.Hoxha . Ore i cmendur deri ne ekstrem dhe i indoktrinuar lexo vetem fjalimin e ketij Atedheshitsi ne plenumin e Beratit apo ate ne plenumin e vitit 46 ! Mos more i pa turp po si e mer guximin te na shitish per Atedhetar ate qe edhe Ai personalisht ndonese me shume vonese por duke u munduar te justifikohet per keto veprime qe i kreu me vetedije ne sherbim vetem te karriges se tije e ne dam te Kombit ne librin Titistet mundohet te hdhin alibine e mirebesimit ne emen te idealeve komuniste dhe te internacionalizmit proletar qe gjoja na u ndeshen ne pabesin e Jugosllaveve ( por kjo ishte vec nje perpjekje per te lare duart me te gjithe keto akte te nje pas njeshme tradhtie ne kurrize te Atdheut) !? More dredharak e shpifes deri ne anlimit po lexo dhe udhzimet qe jep ne vitet 80 te shekullit tjeter Ambasadorit tone ne Beograd sh.Lik Seiti qe te gjejne menyren t’ja baijne te qarte sh.Fadil Hoxha se Shteti Shqiptar dhe Udheheja e Tiranes jane kunder Republikes se Kosoves me pretekstin se ka vetem nje Republike te Shqiperise dh nuk mund te kete dy Republika Shqiptare e te tjera e te tjera tradhti e poshtersi te ktij krykrimineli qe se bashku me kliken e tij vrastare realizoij ne kurriz te Kombit e qe as sote e kesaj dite trasheguesit e PKSH-PPSH sot PSSH nuk kan te ndalur si e provuan dhe ne 97 apo qe riprovuan ta perserin dhe me 21 janar te njajtin skenar se si ta damtojne Shtetin dhe Kombin Shqiptar qofte dhe me flake e zjarr si parardhsit vrastar e tradhtar ! Sa i perket artikullit te z.Z.Pergega ka risiedhe ato dite fillimit te ndryshimit madh me realizem sikunder edhe kane ndodhe mbas ferrit dhe kalvarit po thuaj (mbi 5 shekullor se bashku me par pushtimi Osman e pastaj te atij 50 vjecari Islamo-Komunist ) qe ringjadhi shpresen, qe gati na ishte sose per nje fillim te ri nga pika nen zero ne boshtin e abshisave ne te gjitha fushat ne krahasim me pjesen tjeter te Kontinentin qe i takonim Gjeografikisht ! Sa i perket komentuesit qe pyet per mergimin e shume demokratreve ai vetem se pyet kot sa per provokim se mire e din se ishte 97 viti vrastar qe permes zjarrit e flakes se kadhashit me sistemin e tregishtrinjeve lart duke prer ne qafe e pire gjakun e demokrateve nga vampire qe do te zenin vend ne ndejset e Palametit te dalur nga gryka e kadhasheve bane qe mijra e mijra demokrate & demokrate te marrin rruget e botes ! Keshtuqe jo se nuk e njohin te verteten dy ish ushtaraket por duan te na shesin per liri skllavrin dhe tradhtin e klikkes Enveriste e te pasardhese trashegues qe po e provojne me vepra se sa pak kane ndryshuar nga parardhesit kriminel e tradhtar !?.
-
Gjonj, fakte janë se edhe shkrimtarët e Stalinit dhe të Hitlerit, apo të diktaturës sonë /sigurimsat/ shkruajn me emra të vërtetë dhe janë /e/ kompromentohen. Ka me miliona persona në botë që me emrin e pranemrin e vet të vërtetë janë kompromentuar. Ju mendoni se jeni burr vigan pse shkruan me emër! Unë nuk jam trim si ti. Unë kam frikë pusitë e juaja prandaj du me ndejt i qetë. Ata që kanë djeg dikur libra kanë djeg edhe njerëz. Ata që kanë vra nga pusia me pushkë dhe vrasin me tastiere të kompjuterit i kam frikë!!!…
-
Spiritual mos ke frike se ke djemt ne Amerike. Me vjene keq se po vettorturohesh dhe te keshilloi qe mos i lexo komentet e mija reale, jane pak si te hidhura; ndonse ju keni mundesi per me qene me afer realitetit dhe objektiv nese jeni spirituali i pare.
Ndersa per Shaban Binakun dua t’i them se faliminderit qe i lexon komentet e mija(duhet te thellohesh). Jam shume i gezuar se i paska ne biblioteke veprat e Sh. Enver; sepse une qe kur mora mergimin i humba nje here e pergjithmone, nuk kam pase mundesi t’i siguroja te tera, por shumicen – po. Kuptohet se kur lene atdhene, s’te duhen gje veprat e nje presidenti apo nje udheheqesi njera ane dhe ana tjeter, pamundesia te marrish biblioteken me vete. Por, do te isha shume me i kompletuar sikur te me jepet muandesia t’i lexoj edhe nje here; per te pare agjenden politike sa ka ndryshuar ne kurrizin e kombit tone qe i dashur kriminel e ke pritur me padurim qe t’mos ta keshe me sic po te zhduket cdo dite dalengadale i cacri i ajronit kur po linte sarajet e tij dhe i thoshte anijes me dergo ku te duash vetem ne atdheun tim me kurre!. Po keshtu dhe muza e poezise se Fishtes qe i lene lamtumiren, jo se nuk do te vdiste ne atdheun e tij, por i deshpruar deri ne depresion arriti ti thote vendlindjes lamtumire, biles duke pare poshtersite e juaja qe rrinit fshehur, arriti te mohonte dhe emrin shqiptare. Kudo qe ta lexosh Enver Hoxhen, do t’i gjeshe te parashikuara keto rreziqe dhe qe dajakun me te madhe jau dha pikerisht kriminelve si ju, kelyshve te brendshem qe e deshironin kete situatae qe te eshte krijuar sot. Ai, ja dha pakices qe ta gezoje shumica atdheun dhe tani qe e kane marre ne drejtim bashkpunetoret tuaj kriminele, shumica deri dhe gjysma e kombit derdhen jashte dhe as ju nuk do tju lene ta gezoni, por do te jete vone kur ta kuptoni, sepse je duke u mashtruar cdo dite nese te shohin syte, zotni malsore me emrin Shaban Binaku.. Ku ndryshojne bllokmenet e kuq me bllokmenet bluh, a mund te na pergjigjesh z. kriminel i lire? Nuk ja pertoj, ndonse jam i moshuar, te debatoj me ju, por qe tani ta kushtezoi debatin, vetem duke me cituar, se ku i ka thene “krimineli juaj Enver Hoxha,, fjalet, faqen dhe librin e shkruar prej tij. Ne te kunderten nuk do te pergjigjem, jo se me mundon dhe se s’kam respekt per komentuesit; por nuk ja vlene se keshtu je i edukuar, ndoshta ke dhe arsye te forta se duke qene pakice dhe tradhetare te ka ndeshkuar dhe ke vuajtur prej tij. Faleminderit dhe nje ujkend te gezuar!
-
O i pa *** ! O i pa ***** ! O i pa ********* ! O mohues i te vertetes! Po a nuk te kame than shprehimisht se cfare duhet te lexosh nder te tjera 1 -fjalimin ne plenumin e Beratit ,2- fjalimin ne plenumin k.q.p.k.sh me 1946 ! Se cfar u ba me Pezen ,me Mukjen dhe Bunjanin ! ? Por dhe tjetren ato qe jane publikuar nga arkivi i PPSh ne biseden qe Kryetradhtari e kryeshitsi i interesave Kombetare kryekrimineli E.Hoxa udhezon Ambasadorin tone ne Beograd sh .Lik Seiti qe ne menyr eksplicide shprehet kunder qe Kosova te fitoj statusin e Republikes me pretekstin se ka nje Republik te Shqipenis dhe nuk mund te ket dy Republika Shqiptare ! . Nuk besoj se Juve o neperke helmuese nuk jeni ne dijeni te kyyre materialeve apo te mospasjes mundesi qe ju te kini lexuar librin “Titistet” apo “Kur lindi Partia ” te kryexhelatit te Kombit qe ne nje far menyre per te gjith kyt menxyre e dam te padhogaritshm ne kurriz te kombit na del me perfundimet se gjoja na e paskeshin prer ne bese klika Titiste , sepse ky dhe koleget e tij kishin besuar ne idelaet e medha komuniste dhe internacionaliste e gjth kjo per te hedhur pluhur mbi malin e madh te tardhtise ne sherbim te garantimit te pushtetit personal !. O Mark po aqe sa mud te mbulohet diedhi me shosh , aq mund te fshehen tradhtit dhe krimet e dhahtarshme te ketij kryexhelati e te mbeshtetesve te tij !? Nuk ja vlen te harxhosh kohe me nje krijese si Juve qe sperkate helmin vrastar Enverian edhe sot e kesaj dite ndonse jeton e punon ne nje vend te lir dhe demokratik me c’ rast kini pase mundesi te shihni ne c’ fare sketerre na la regjimi qe Ti me paturpesin ma te madh edhe sot e gjith diten i bahesh Avokat !
-
Për hir të vërtetës diktatura komuniste i ka mbajt veten dhe popullin me frikë, robëri dhe torturë të të gjitha llojeve. Vidë e kësaj ka qenë edhe parashkruesi(M.GJ). Sot pas 20 vjetëve Shqipëria është shumë më mirë por jo mjaft. E nuk është mjaft mirë sepse me destruktivitete, obstruksione, e maskaralleqe e penguan komunistët apo ish komunistët. Sikur të gjithë shqiptarët dhe partitë të kishin punuar në të mirë të Popullit dhe të Shtetit kishim qenë pa probleme të mëdha. Të gjitha problemet e sotme i kemi nga gabimet e politikanëve, kurse sot problem për Shqipërnië dhe për P S SH vetë është kupola e saj. Jemi ende në at gjëndje kur Shtetin dhe Popullin duhet ta mbrojm nga destruktivët shqipfolës! Korupsion ka në të dy krahët e politikës por ma shumë ka në bllokun e majt, ku ka /edhe/ më shumë miliarderë e hajdutë. Të gjithë diktatorët e kanë shpall veten profetë, patriotë dhe gjenialë. Ashtu Gadafi i Libisë, Hitleri, Stalini, Pol Poti dhe Enveri jonë. Për ata që i shërbejn apo i kanë shërby të zezës drita gjithmon është terr dhe negative, si Gjonaj që e ka dritë Envrin kurse terr demokratët dhe mëmëdhetarët. Sido që të shpallen nga personat e errët e t’i ndryshojn, Drita mbetet Dritë e Terri terr!
-
Ule pak pak tonin o Shaban per hire te vertetes te paktem mos e terrno fene,apo te ka mbetur pseudonimi qe ne kohen e Markut.Per kete bese e paske mesua mer or ti historine e Partise Punes me siguri do te kesh qene mesues ne Kacinar a Prosek e te kane mete ala ne ditar kur ja u lecoshe Cucave e mecave.Po tash 20 vjet demokraci e kena marre vesh historine e vjeter e te re, por mos u mskoni me testen e partejs.Nuk po harxhohem me shkrua ma gate se administratori i ndalon komentet kur flitet e verteta, done vetem qeso rrenaash qe qe i bajne lavde se e vereta e vret.
-
Faleminderit Shaban, per literaturen qe me rekomandon, por nuk e kam per ta lexuar. Pa e pare vete te shkruar, nuk te besoj. Une me tere mend qe atehere kur kane dale i kam lexuar, Titistet, Krushovianet, Kur lindi Partia,vetadministrimi jugosllav, teuri e praktike kapitaliste, Rreziku anglo amerikan per shqiperine, refleksione per Kinen,imperializmi dhe revolucioni,, erokomunizmi eshte anti komunizem, kur lindi pushteti popullore, kujtime te vegjelise, kujtime me Stalinin e tj. qe sme kujtohen, qe ta kete shkruar me doren e tij shitjen e Kosoves, sic doli Luan Malltezi me nje cope leter ne 96-ten per fushate dhe tha ja letra qe ben fjale kur Enveri e shiti Kosoven…, dhe kur e lexoi te gjithe ata qe e degjuan thane nuk shohim ndonje mendim dhe as veprim konkret te jete bere.. Kuptohet se Enver Hoxha ishte me rrugen e klasikve dhe qe i kishte shpresat atje ku fitoi revolucioni kunder borgjezise dhe fitoi ne nje shtet te madh.. Kaq kontraditor je more Leke, sa keshtu sic arsietoni ju, d.m.th qe Tito paskesh derguar perfaqesuesit e tij, ose si emisare te Internacionales komuniste per te pergadit Enverin qe tu kundervihet jugosllave, qe ne 48, tu kethente brrylin. Nuk mund te them se ate nuk e ndihmoi Stalini qe i kishte te tera mundesite, por ai i kaloi vete te tera perepecite dhe ma te veshtirin 1948 dhe prap ja doli. Nuk e shikon more qorr se cfare deponojne vete angloamerikanet qe kur ishin prane shtabit te pergjithshem se me zotin Hoxha ishin llafet e pakta. Enveri u djegu letrat qe nga me te vjetrit anglezet, qe ishin futur agjenture ne rradhet e komitave dhe te cetave te hershme, po keshtu dhe Ozna juaj jugosllave na kishte filttruar agjenture ne ceten e Pezes, sic po del bashkpunetori Alit Bajrami i Xhvdet Mustafes. Dua te them shkurt se Enveri ua preu ne qafe agjenturat…saqe dhe mbas vdekjes e kane frik se po ngrihet…! Une te kerkova ndihme, nese i ke veprat e tij qe mos mi dergo, por me nenvizo faqet qe bene fjale per shitjen e Kosoves e perralla me mbret… Kur te shkoi ne atdhe, do te gjeje kohen dhe fletet qe do te me rekomandoje, do ti lexoi biblioteken Kombetare dhe diten me te pare, nese eshte keshtu sic thoni ju do te kethej pergjigje dhe nuk e kam ndergjegjen si tenden, une i rri kritikes. Ju nese jeni i ndeshkuar dhe ke qene bashkpunetore i te huajve pushtues, kurre s,do te mbyllet goja. Citoje dekumentin legal ose ilegal qe ja ka shit te huajt trojet e tij. Une nuk kam pase mundesi te gjeje nje dokument te tille. Po, eshte e vertete se si marksist qe ishte, gjithe politiken e brendshme dhe te jashtme e ka drejtuar nga komunizmi dhe ati dhe biri i tij ishte Rusi. Po, eshte e vertete se po tu nenshtroheshe edhe atyre qe e lane rrugen, do te ishim te kushtezuar dhe me te huajne ne voter, qe ti more haram, nuk te bene pershtypje se e lene me grua e moter sic thote mirditasi Pashko Vasa. A me mire Sokra dhe i vuajturt apo derr i kenaqur sic jeni ju, sofren me pisllek e maskarallek,apo gjithe shqiptaret fryme me fryme me fukarallek, por te bashkuar dhe ne mbrojtje te atdheut. Me 50 mije motra shqiptare, per te jetuar, shesin trupin ne tregun e mishit te bardhe; apo se bashku te martuara me djemt shiptare, te shkolluara ne shkollat e shqipes. Enveri do t’ja jepte grekut detin sic ja dha vicidolasi qe sulmon Enverin per joshje te sllaveve dhe Berisha i ka fut ne shtepi dhe i ka keshilltare dhe suportues ne rrugen e vjedhjes se votave. Okay, Edhe Enveri, qendroj me jugosllavet ne fillimet e levizjes, por ja sollen, ishin vendimet e kominternit dhe pa tjeter se Jugosllavia ishte me afer dhe e mundshme. Por me ate eksperience te pakte qe kishte, agjenturen e Tito Binakut, i vuri ne litare. Une di se ju i vinte keq se donit te beheshit rep. e 7te se nga jeni ju edhe sot thone me mire te na pushtonte italiani, gjermani, jugosllavi e tj, e keni per kenaqesi ta mbushni barkun me buk e turp. Faleminderit!
-
Tat Mark Gjonaj …..me beso qe nuk ju ve faj per nostalgjine qe ke per diktaturen qe keni ndertuar ju dhe shoket tuaj me gjak per afro gjysem shekulli.
Eh,ato kohra si ti kujtoj Ty e si mund ti keshe ne kujtese me mire Ti. Nje fshatar nga malsite e Mirdites,me trup te shkurter por me tangerdhik te madh,qe kaperdiseshe rrugeve e rrugicave te Lezhes e me vone te Tiranes.
Me nje kobure 7-she qe te varej deri poshte bitheve dhe ne anen tjeter karikatorja rezerve qe ishte e gatshme per Tradhetaret e Tipit Shaban Binaku (malsori) se mazallah se e shkrepet ndonjehere kunder armiqeve te jashtem vetem atire te brendshem (shqiptarve,vellezerve tuaj) dhe ne xhep e ne mendje udhezimet e fundit te Pleniumit te Ri te KQPPSH-se.
Eh,ajo kohe !!! si nuk po vjen edhe nje here se temen e semes do tu kishe qendisur tradhtarve te tipit malsor e shaban binakve e sa e sa te tjere.
Nuk eshte dhe aq maraq per nje kobure bre burre,ate mund ta bleshe edhe ne amerike apo te jane voglue bithet tani se helbete nuk ke karrige shefi atje ne amerike.U ke thene atire se ke qene famoz ne luften e kllasave? Sigurisht qe jo.S’ta mba bitha.
Ah,si nuk e rrezuan ate Saliun( me 21 janar) ata shoket e Markut se dite te tjera do i ishin shtuar ne jeten e Markut me kobure.
Ah koburja me 7 ne goje per tradhetaret e kriminelet qe permende me larte,Marki.
Vrapon mendja e Markit dhe hija e kobures se tij leshon metastaze neper trupin e shqiperise.
Eh koburja e varun ne bithet e Markit nga Mirdita e Kuqe,eshte ndrishke e ka zanun jerm diku ne fundin e ndonje depo,pasi policia sot i ka te tipit tjeter.
A thua se bithet e Tat Markit dhe Koburja e tij do tunden e shkunden ndonjehere neper korridoret e burgut me kriminel,tradhetar,te shitur tek imperializmi e revizionizmi.
Eh bithet dhe koburja e Tat Markit u dergjen rrugeve te botes!!!!!!! .
-
Ke ngatrruar adresen gay, shko te Klaidi i Lezhes, se qenke i asaje dore, bashkangjitju shoqates tende dhe ndihmo fushaten per Berishen, se i ka mbetur dhe pak kohe per te sjellur sihariqin nga Evropa, se standarti i prapanices per ju u realizua, ose do te miratohet se shpejti. Edhe sikur te ishte emri i vertete i Shabanit, nuk ka nevoje ta mbrosh me prapanice, keshtu e ofendon ate! Largohu me te mire se po i jep ere Albdreamsit, se nuk eshte vend grumbullimi plehrash. Faleminderit!.
-
Shqipëri, kërkohen përpjekje për rehabilitimin moral të antikomunistëve
Organizatat e ish të përndjekurve politikë të regjimit komunist në Shqipëri po kërkojnë më shumë përpjekje për rehabilitimin moral të antikomunistëve të shquar dhe familjeve të tyre. Ata thonë se kjo do të sillte një vlerë të madhe për shoqërinë shqiptare, e cila nderon veten duke njohur dhe respektuar viktimat e diktaturës. Veprimtarët e kësaj fushe vlerësojnë përpjekjet e presidentit, parlamentit dhe qeverisë në këtë aspekt, por thonë se ato janë ende të pamjaftueshme dhe duhet bërë më tepër që krimet e atij regjimi të ndriçohen për të mos u përsëritur më. zeri i americes
-
Z. Gazetare, sapo humba nje mendim te gjate per te dhene kete te shkurter(nuk e percolla dot ne website). Shkruaj me emer, mos e turpero median, se u degjojme cdo dite me vemendjen dhe jeni shume te paanshem, flamurin do tua japim dy grave shqiptareve amerikane spikera. Mendoj se programi i rehabilitimit te persekuturve ka zgjatur shume dhe ka mbetur ne rruge,. Problemi i pare dhe me kryesore nuk u zgjidhe ceshtja e rruges nga goja ne stomak qe eshte problemi i likujdimit financiare. Behet vetem me fushata, qeverite(Berisha tani), i ka vetem si skuadrone qe i perdore per interesat e tij, duke shfrytzuar te kaluaren e tyre te hidhur. Problemi i rehabilitimit eshte metode komuniste. keta duhej te ketheheshin ne mesimdhenes te luftes kunder komunizmit, nese doni te mos perseritet me. Thirrja e tyre ne fushata dhe vendosja neper tribuna si familjet e deshmorve dikur, nuk i pershtatet regjimit demokratik. Qe nga mosmiratimi i ligjit deri te hapjet e dosjeve tregon se kjo ceshtje eshte varrosur me qellim, per t’mos u zgjidhe kurre. Te behet nje ligje ku te detyroje emigrantet qe sa here te futen ne atdhe te paguajne nje takse te vogel deri ne likujdimin e tyre dhe atehere te pushoje dhe veprimi i ligjit. Faleminderit dhe naten e mire Zerit te Amerikes!
-
Na ishte nje here Mark Gjonaj !
“Polici me Kobure” do te thosha une ,jo si ai romani i ri “Polici me Kuran”,po edhe koburja ku eshte vertete,pasi bashke me te iken dhe bithet e Markit.Diku me thoshte se :-Shko ne Lezhe,dhe ja fuste nje emer kot,rroma per toma,sic e ka zanat polic Marki me kobure te ndrishkur.
I gjori Mark,i ka ngele ora ne kohen e babait te tij shpirtnor Enverit.
Nuk ka faj i shkreti pasi ai(Enveri) i dha shkollen( e beri pioner i enverit),i dha buken (hibrid ama dhe 700 gram),e mesoj shkrim e kendim (veprat e Leninit dhe Stalinit),e mesoj si te eci trotuareve(pasi vinte nga shpellat) e mesoj si te bej dashuri (pasi jetonte me egersirat) e mesoj si te vertiste shkopin mbi kundershtaret politik ( edhe sot i skermit dhembet),e mesoj si te shpifet ndaj tyre dhe atdheut (atdheu per te eshte komunizmi),e mesoj se ,,,,,,as ai nuk mba mend se cfare i ka thene, vetem zot e krisht dhe komb ti harroj,por nje gje jo KOMUNIZMIN.
A me thoni ku jeton ku polic Marki ?
-
Mos ja qaj hallin markut per racionin e bukes o Zgalem .Ai e kishte dabell atehere dhe tani perpiqet te haj ma pak se ka kolestr shume, shiko vehten e ishalla je ngopur ketu ne amerike me buke. kesaj i thone “Ja qane hallin kamsori se i varren kembet kalorsit”
Ik o zgalem laj ndonje pjate se Marku eshte njeri i kohes dhe mos ja qaj hallin. -
Lyeni me boje ju ne amerike, e kryesisht ju qe mshefeni pas nick-ut Malsori.Gjej ndonje tjeter nick o budalla se nuk je ne gjendje ta mbash ate emer ( apo mendon se duke mbajte ate nick s’po u themi ato fjale qe u shkojne per shtat),por qenke nje tutkun qe edhe zorret i ke te qelbura me komunizem.Ju u flet zorra e trashe para gojes o tutkun!!!
-
Mos mbaj marak i Korb i zi se mese merremi, por malsori ka dite me mbajte ne cdo koh vehten.Kudo qe te punojme na punon mendja me shume se trupi, por shoket tu si ne komunizem si ne demokraci mbeten ne vend te gomarit. ush ush ush….na co ne Trush.Shko sa jane ba shume pjata ………
-
Nje replike me M……
Ta kam rixhane,si ke qane sot? A me thua pse kaq nostalgjik ju dhe Marki per kohen e Enverit? Te lutem flisni me goje dhe jo me zorren e trashe. Se ju komunistet e keni ne plan te pare te fyeni kundershtarin qysh nga lufta e dyte botrore,pasi katundar nga mendja ishit e te tille ngelet ju edhe sot. Paaftesine e mbuloni ose me dhune e fyerje ndaj kundershtarit ose me perulje ndaj eprorit deri ne zvarritje
Nuk keni se si ti ruani kujtimin e Enverit me shume se te prinderve tuaj,e cuditshme me ju !!! Shenj paaftesie e juaja.Shendet Marki dhe M******.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
-
Si tja veme emnin kesaj pune? Demokratet shkruajne qitesit e topave te Enverit gjuajne.
A kishte me i lan shtypi komunist demokratet me shkrua te verteteb sic po penetrojne ushtaraket pa spaleta e pa yje, vec ate te kuq ne balle, ne kete faqe. A e shikoni sa te mira ka liria dhe demokracia, shani cdo vlere dhe kerkush nuk u thote gje. Bile ju japin edhe kafe falas. Albdreams po ua cel syte e ju qelloni me heshta me ndryshkun e karabinave qe moret me vete. Jeni ne Amerike fitonni nje cike! -
spo munena me kuptue se sa her bahen shrime Zef kala e mark gjoni pregatisin poligonin te shtien mbi demokratet. alla hile kush u a fiurmos cekun ketyne bandillave te kuq. Tash organizata e partise se garnizonit ushtarak asht hedh ne sulme atomike si sunami te mbys cdo qelize demokratike . a e keni pa sekratarin e partise qi ka delkarua ne kyt web se do rtua shtypim kryet demokrateve se ne tash jena organizua.. a mos asht fjala se partia i ka depertua te gjith demoktaret dhe ka majt vetem komunistat? komisaret e kuq te diaspors masi marojne kurset e kualifilimit ne te majten parti ne shqipni ulltojne ne amerike dhe punsohen elle ne media per mai i ba vorrin demokrateve qi kam met disa kokrra.
se diaspora nuk del ne demostrata kunra instalimit te ideologjis se kuqe por per me u levdue per kokkrat e kuqe. komisaret tash ne diaspor celin e myllin dyert e institucioneve te kultit ato qi ma pare shtien me topa e dinamit na jan ba engjell po ka elle enmgjell te zi
kishte me mujt zefi e marku me llan pergjigje me i kuptua keta markasista. -
O Althin, une nuk jam dembel si disa pseudodemokrate te shkruaj nje picke komenti kotit, se e di se do te shkruajne si Zgalemi, malbora e tjere qe nuk komentojne po lehin ne shkrim. Une kam komentuar edhe per kultet dhe ata qe mbyllin e hapin dyert e tyre, por Markun e keni krahasuar me Enverin qe don me na lene pa kisha e xhamia. Pra, nga nje ane u han, nga ana tjeter s’ua mban. Ua kam shpjeguar se feja eshte e njejte me komunizmin, vetem se ajo e ben punen e saje me evolucion per t’mos i dale boja pernjehere; ndersa komunizmi i bene punet me revolucion. mirditoret, jane te pangime dhe sikur te kene nga nje prift per shpi. Pra, boll me Markun se u kam merzit, eshte mire qe sa ka shkruar e komentuar ai, ta jepni dhe ju Altin mendimin. Detyra ime ishte sa tu nxjerrja lepurin nga barku se ne te vertete jo vetem qe kultet ju kishin hypur ne shpine; por u kishin bllokuar dhe mediat qe mua sot me kerkojne cdo dite te dale dhe te freskoj mirditoret e komunitetit. Koha ishte florinje kur shkruja une, ndersa ju perdornit baterite e sharjes dhe vazhdoni prap. Faleminderit Altin dhe Malbora qe kur isha i ri e kam pase vu ne buze. Kaq per sonte, naten e mire dhe ruhuni nga Zgalemi se qenka pedere! Une dhe prifti, po pergadisim dokumentat per pension dhe do tu leme rehat…!
-
Z.z…..riAsht ghynah me harxhua kohe me tipa dhe njerez pa nivel si puna jote.Nese ta ka djege komunizmi shnoshe plagen me te tjeret, por me duket se keta ta kane kuq me keq se te kuqet. cka me te ba ty je je gjine pa shkoll, dhe ne enderr sheh vetem komunista e ste kap as gjumi.Sistemi i tyre shkoj teorikisht dhe praktikisht por njerzit se bashku me inteligjencen e tyre jetojne biles shume me mire se ne komunizen.Kjo eshte merite e njerzve dhe jo e sistemeve sidomos per ata qe ju i quani komunista.Demokracia nuk matet me nje teste partie qe nban ne xhep por me mendime dhe veprime dhe ne rastin tend tregohesh shume me komunist se komunistat.Nese ke pak mende, duhet te kuptoshe se edhe per kete brez koha eshte e tyre me vone te shohim.Nuk e kuptoj kush eshte katundari
Marku ska jetuar kurr ne fshat por ne Tirane apo ti qe deri qe je ba me ardhe ne Amerike se ke shkel Tiranen kurr.E Keshtu jaen e gjith klasa e tij.Ti hillu e perdrillu, krijo parti e shoqata po te mirat e kesaj bote i vjelin ata. Klases tende i ka mbetur vetem…….Por ti e din ate shprehjen popullore qe spo ta them se nuk eshte e moralshme …….ata ecin perpara.Lere Markun rahat se ai ka bagazh me shume se te gjith keta qe shkruajne ketu, bela ja dha partia, por sidoqofte ate qe e ka e ka, e partia na marrte keqen si e jotja ashtu dhe e Markut.Mos vajto nese smundesh me kendua, rri e degjoje programin e alb-t se spektator se as per stol te rezervave nu bake. -
Sikur kriza ekonomike e pergjithshme e kapitalizmit qe ka zene shtratin dhe vazhdon nje temperature (kritike konstante); nuk po jep shpirte, por thote s’ngrihem me se jam i vjeter dhe me ka mbaruar vizioni nuk mund te mos influencoje dhe ne mediat. Po shikojme qe dhe Albdreamsi eshte duke punuar me humbje, po kollondriset vetem me dhjamin e vet, nuk ka prurje me interese; i mungon lenda e pare sic i tha Vitua Enverit kur e pyeti per kapacitetin e fabrikes. Dhe kur mungon lenda e pare, pronari detyrohet te fuse ne fabrike materiale rezerve te parashikume ne dite te tilla, por qe teknollogjia ecen perpara dhe produkti bie ne sy se nuk eshte ai i pari. Fjalen “mirditore”, ktheje ne “malsore” perseri se nuk shkon dhe aty e kam pase fjalen, se ata duan nga nje prift per shpi; kane histori te vjeter, e kane filluar me pape, kardinala, ipeshkvi e tj. Por duhet thene se ne histori kane mbetur ata klerike te thjeshte atdhetare, frymzues per ne, qe kane luajtur pushken dhe penen per atdhe, te tjeret i kane bere izmet Papatit. Mediat, ta kombinojne muziken dhe melodine origjinale me ato te perpunuara; por gjithnje duhet autori se keshtu mbetet popullore. Faleminderit?
Dua te shtoj se ka ankesa per prurjet, nuk vihen ne radhe, qendrojne si anijet ne kalate, zene radhen, ne vend qe t’i shkarkojne, ata zhduken. E, ankesa kane si emigrantet e vjeter dhe te rinje, shikoje se mos nuk jane larguar larg, ani mirboll se shkruajne me pseudonime, semundje e vjeter e kalcionuar nuk ka rrezik! P.S Do te ishte me i plote komenti i dyte me shtese.
Per komentuesin MIRDITORI .
Komentin tuaj e morem por nuk menduam ta publikojme pasi
jeni jashte kritereve te mundeshme te pranimit per publikun.
Faleminderit