Friday, February 4, 2011

Ushtari që mbrojti flamurin, akt që na nderon

Amarildo Yzeiri, është njëri nga dhjetëra oficerët e FNSH-së, i cili u dallua për profesionalizëm të lartë gjatë 21 JanaritDhunë, përplasje, djegie, deri edhe flakje si leckë të flamurit.

Këto ishin të gjitha aktet vandale të demonstratës së 21 Janarit, të cilat u panë nga të gjithë shqiptarët dhe lanë një shije të keqe, por edhe një vlerësim të madh për ata që deshën t’i mbronin institucionet dhe simbolet kombëtare nga akte të tilla.

Amarildo Yzeiri, është njëri nga dhjetëra oficerët e FNSH-së, i cili u dallua për profesionalizëm të lartë gjatë demonstratës së 21 Janarit.

Ai do të mbahet mend nga të gjithë si njeriu që e mori flamurin e hedhur përtokë dhe e ngriti në këmbë, duke mos lejuar askënd që ta shkelë.

Një akt që na nderon të gjithëve si shqiptarë, teksa shohim pamjet e trishtueshme të asaj dite.

Amarildo tregon për mikrofonin e “ABC News” emocionin që ndjen për flamurin kombëtar, pasi në emër të tij ai ka kontribuar larg tokës mëmë, atje në Afganistan.

Ndërsa kolegët e tij pohojnë në këtë speciale të “ABC News” se akti i Amarildos i nderon dhe i mbush me krenari ...

No comments: