Interviste ne 'ZERIN E AMERIKES' - Emigracioni dhe identiteti kombëtar në sytë e akademikut Gëzim Alpion
Interviste dhene emisionit televiziv Ditari te Zërit të Amerikës, 28 Qershor 2008
Intervistoi Rudina Dervishi
Zëri i Amerikës: Luftrat, varfëria, globalizimi dhe ndryshimi i sistemeve politike janë faktorët kryesorë qe sjellin emigracionin. Ky fenomen, që vazhdon të krijojë probleme politike dhe sociale në Perëndim, mbart historitë e trishtuara dhe ngulmimin e lodhshëm të miliona njerëzve në kërkim të një jete më të mirë.
Akademiku dhe shkrimtari shqiptar në Britaninë e Madhe Dr Gëzim Alpion shtjellon temën e identitetit kombëtar shqiptar në shumicën e veprave të tij në gjuhën angleze, por veçanërisht në tre librat Nënë Tereza: Shenjtore apo e Famshme?, Takimet e Civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh tek Nene Tereza, dhe Sikur të Vdekurit të Dëgjonin, që sapo është botuar këtu në Shtetet e Bashkuara nga shtëpia botuese Globic Press në Karolinën e Veriut. Libri Sikur të Vdekurit të Dëgjonin është një dramë e cila u vu ne skene fillimisht ne Angli nga teatri Dreamscape, me regji te Marcus Fernando, fillimisht ne vitin 2006 dhe se fundi ne Marsin e ketij viti. Aktualisht Dr Alpion është lektor për Sociologji dhe Studimet e Medias në Universitetin e Birminghamit në Angli.
Per tu informuar me shume me keto botime dhe vecanerisht per temen e trajtimit te refugjateve shqiptare ne Perendim ne do te zhvillojme tani nje bisede te drejtperdrejte nga studioja jone ne Londer me Dr Alpion.
Dr Alpion, doja t'ju pyesja fillimisht c'fare ju shtyju ju per te trajtuar kete teme, pra emigracionin, dhe perse ky titull ... ngjethes, Sikur te Vdekurit te Degjonin?
Dr Gëzim Alpion: Identiteti kombetar dhe imazhi i Shqiperise jane disa nga temat qe une i shtjelloj ne librat e mi. Per mendimin tim, ka ardhur koha, per te mos thene qe jemi vone, qe intelektualet shqiptare, akademiket dhe krijuesit te angazhohen me seriozisht me ceshtjen e identitetit kombetar. Kur te angazhohemi me kete ceshtje, duhet qe debati te moj jete i tonit qe perdoren Kadareja dhe Qosja sepse ceshtja e identitetit kombetar eshte shume me e rendesishme se egoja personale.
Ne lidhje me imazhin tone, do te permendja disa faktore te cilet, mendoj une, kane ndikuar qe fatkeqesisht ne Perendim, vecanerisht ne Britani, imazhi i Shqiperise te jete negativ. Ka disa shekuj qe fqinjet tane ne Ballkan kane qene te interesuar qe ta ulin imazhin e Shqiperise. Kohet e fundit, disa bashkeatdhetare ne Perendim qe angazhohen ne aktivitete kriminale, kane bere qe te ulet edhe me tej imazhi i Shqiperise. Komunitetet shqiptare, diaspora shqiptare si dhe i gjithe kombi shqiptar jane denuar ne menyre kolektive si rezultat i ketyre personave te papergjegjshem. Por le te mos harrojme qe arsyeja kryesore qe Shqiperia ka nje imazh negativ eshte niveli shqetesues i korrupsionit ne Shqiperi.
Pra ne dramen time, titulli eshte me te vertete shqetesues, sic thoni ju, sepse nepermjet te 'vdekurve' ne kete veper ne menyre direkte apo indirekte une u drejtohem te 'gjalleve'. Ne duhet te jemi me te angazhuar me temen e identitetit kombetar dhe ta trajtojme ate me integritet.
Zëri i Amerikës: Dr Alpion, ndersa keni marre vleresime positive nga kritika ne disa vende ne Perendim dhe ne Azi per trajtimin pa doreza te temave 'delikate' dhe 'tabu', pra jeni vleresuar si nje shkrimtar dhe akademik qe nuk perfillni korrektesine e tepruar politike, do te ishte me interes te dinim se si ka reaguar kritika ne hapesirat shqiptare per dramen si dhe per librin tuaj per Nene Terezen.
Dr Gëzim Alpion: Duke pasur parasysh qe drame dhe te gjithe librat e mij ne Perendim jane botuar ne gjuhen angleze, dhe kohet e fundit nje liber ne gjuhen italiane, eshte disi e veshtire per kritiket shqiptare qe te angazhohen me veprat. Ndoshta kur te botohen ne shqip, do te kete nje angazhim me te madh. Deri tani ne shtypin shqiptar dhe ne hapesirat shqiptare eshte shkruar per veprat por me teper nga gazetaret, dhe megjithesa ka patur shkrime dinjitoze, nuk ka akoma nje angazhim te kritikeve. Me sa di une, vetem nje recence e mirefillte nga Z Abdi Baleta eshte botuar ne Tirane.
Megjithate me duhet te theksoj se intelektualet shqiptare ne Perendim kane treguar interesim te vazhdueshem. Keshtu, per shembull, Dr Altin Ilirjani, Editori i revistes shkencore Albanian Journal of Politics ne Amerike, disa here ka kontaktuar studiues shqiptare dhe te huaj per te shkruar recenca per librat e mij.
Zëri i Amerikës: Ndersa shkakton problem per vendet pritese, sigurisht emigracioni krijon edhe nje zbrazeti te shtreses intelektuale ne vendin e origjines, pra krijon te ashtuquajturin fenomenin e rrjedhjes se trurit. Flitet shpesh per perpjekje te qeverise shqiptare per te joshur emigrantet te kthehen ne vendin e tyre. Nga ana tjeter, emigracioni eshte nje faktor i rendesishem ekonomik me te ardhurat qe i siguron Shqiperise. A duhet te kthehen intelektualet shqiptare ne vendin e tyre?
Dr Gëzim Alpion: Largimi i trurit nuk duhet shikuar gjithmone si nje dicka teper negative sepse intelektualet shqiptare ne Perendim mund te luajne nje rol pozitiv si per permiresimin e imazhit te Shqiperise ashtu edhe per vendosjen e lidhjeve ndermjet institucioneve kerkimore e shkencore ne Perendim dhe Shqiperi.
Por nuk duhet te harrojme qe intelektualet shqiptare ne Perendim kane punuar shume per karrierat e tyre dhe veshtiresite jane te shumta. Ne rastin tim, per shembull, dhe te bashkeshortes time Dashit, na eshte dashur 23 vjet te punojme per te ndertuar karrierat qe kemi ne Perendim. Dhe te kthehemi ne Shqiperi pas nje pune kaq te madhe nuk eshte edhe aq e lehte.
Ajo qe ne mund te bejme eshte te vendosim keto ura bashkepunimi qe permendem me pare, dhe te kemi projekte te perbashketa. Ne qofte se ka inisiativa nga Tirana, Prishtina apo universitetet ne Tetove, une jam i sigurte se koleget e mi ne Perendim do te jene te gatshem per te bashkepunuar.
Zëri i Amerikës: Si e shikoni ju rolin e diaspores shqiptare ne jeten politike te vendit? Megjithe deshiren e mire per te ndihmuar Shqiperine, a mund te jete diaspora koherente dhe ne te njejtin ritem me ndryshimet qe ndodhin ne Shqiperi?
Dr Gëzim Alpion:Diaspora mund te luaje nje rol teper pozitiv por duhet te kemi parasysh qe diaspora shqiptare eshte relativisht e re. Nuk mund te realizohen shume gjera ne 17 vjet. Diaspora jone eshte shume me e re se e fqinjeve tane, italianet dhe greket.
Fatkeqesisht, tani per tani, diaspora jone nuk eshte e organizuar (sigurisht qe ka dallime mes vendeve te ndryshme). Elita shqiptare duhet te angazhohet me teper me problemet e diaspores ne menyre qe te mos e leme diasporen ne duart e elementeve te papergjegjshem.
No comments:
Post a Comment