Takimi i liderve kosovar me presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë “Moment Historik” - “Takim Burrështetasish”
BEQIR SINA, Washington D.C
Kryeministri Hashim Thaçi, dhe Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, nesër takohen me presidentin amerikan George W. Bush dhe Sekeretaren e Shetit Kondeleza Rice në Shtëpinë e Bardhë.
Takimi shënon një nivel të ri të zhvillimit të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës, mes liderit politik kosovar dhe atij shqiptar. Shqiptarët e Amerikës, takimin e kan cilësuar si një moment historik dhe shumë të rëndësishëm për kombin tonë .
Presidenti Sejdiu, kryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, do të takojnë sipas axhendës, me ftesën e tij, presidentin e SHBA-së, ndërkohë që më parë do të bisedojnë fillimisht me sekretaren amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice.
Gazeta e përditëshme, kombëtare Bota Sot, këtu në New York, bisedojë me politikanë, studiues, gazetarë, intelektual, dhe drejtues organizatash e shoqatash në komunitet duke iu drejtuar pyetjen:”Si e komentoni dhe çfarë rëndësie paqraqet takimi i Presidentit të SHBA-ve George W, Bush dhe i Skeretares së Shtetit Kondeleza Rice me Presidentin e Kosovës, zotin Fatmir Sejdiu, Kryeministrin e Kosovës zotin Hashim Thaqi dhe Ministrin e Jashtëm Skënder Hyseni ?”
Për kryetarin e degës së LDK-ës, për New York me rrethe zotin Ramadan Gashi, thuhet se ” Ftesa e Shtëpisë së Bardhë për vizitë udhëheqësit më të lartë të Kosovës, Presidenti Fatmir Sejdiu,Kryeministri Hashim Thaqi dhe ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni, është vërtetë ngjarje historike për Kosoven.Ashtu si dhe para 10 vitesh kur Presidenti i ndjerë I. Rugova u ftua nga ish Presidenti Klinton, edhe kësaj here rëndësia dhe momenti historik, është i pamohueshëm.
Kjo vizitë, në kontekstin e momentit dhe aktualitetit diplomatik, gjithësesi merr dimension historik. Presidenti Xhorxh Bush,Sekretarja e shtetit Kondeliza Rajs edhe njiherë në mënyrën më eksplicite rikonfirmojnë mbështetjen , përkrahjen e fuqishme të SHBAsë për konsolidimin e metutjeshëm të shtetit të ri Kosovës.
Ky takim do të jetë impuls i fuqishëm politik, diplomatik dhe moral ndaj popullit tonë ,si dhe ndaj elitës politike të Kosovës. Pa dyshim do të përëshpejton dinamiken e njohejes së metutejeshme të pavarësisë së Kosovës nga ato vende që akoma vonojnë dhe kanë hezitime. Neve, Diaspora e SHBAsë përshendesim dhe përurojmë sukses dhe thellësisht jemi mirënjohes këtij djepi të dëmokracise botërore dhe mbrojtesit historik të popullit tonë.
Ndërkaq, me një ese pyetjes i përigjegjet , edhe, studuesi e publicisti Prof. dr. Agron Fico (gjuhëtar e albanolog) n/kryetar i Akademis së Shkencave Shqiptaro - Amerikane. Në esen me titull”Takim historik, professor Fico, shkruan :”Kjo ngjarje e një rëndësie të pamasë është kurorëzimi i një përpjekjeje mbi një-shekullore, është njohja botërore e shtetit të pavarur të Kosovës.Është mesazh për rajonin dhe posaçërisht për Ballkanin, se shteti i pavarur e demokratik i Kosovës është një garanci e sigurt për paqe dhe bashkëpunim.Shteteve të kontinenteve të ndryshme u ofron mundësi të dukshme për ta njohur diplomatikisht Kosovën e pavarur.
Cili është mesazhi historik?
Në disa studime kam thënë se ne, shqiptarët nuk kemi bërë analizën e gabimeve tona historike. Kjo është dëshmuar me orientimet strategjike të gabuara gjeopolitike. Ne nuk kemi pasur dhe nuk jemi mbështetur në miq të vërtetë.Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti i ndritur Uillson shpëtoi atë Shqipëri të sakatuar nga marrëveshje e dytë e Londrës (prill 1915), që synonte fshirjen e Shqipërisë nga harta e botës. Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve.
Bill Klintoni frymëzoi aleancën politiko-ushtarake të NATO-S më 1999 kundër genocidit të egër serb të Milosheviçit në Kosovë. Lufta e shqiptarëve të Kosovës dhe përkrahja e NATO-s solli shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Presidenti i nderuar Xhorxh Bush e ka vënë në qendër të politikës së tij përkrahjen dhe ndihmën për shtetin e ri e të pavarur të Kosovës. Një sërë nismash dhe vendimesh janë marrë nga SHBA me fjalën dhe mendimin e Presidentit Bush. Këtu përfshihet armatosja e e Kosovës, organizimi i tryezës së donatorëve, që tejkaloi edhe parashikimet më optimiste.
Ne, shqipëtarët duhet të ndërgjegjësohemi për këtë arritje të madhe dhe, së dyti, të vazhdojmë të punojmë për të siguruar këtë përkrahje miqësore.
Kryesore është që Shqipëria të vazhdojë në rrugën e reformave demokratike dhe mbi të gjitha krijimin e shtetit ligjor. Ndërsa Kosova të ndjekë rrugën e nisur për ndërtimin e shtetit demokratik multi-etnik dhe zbatimin e ligjeve të demokracisë.
. Takimi i Presidentit Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrit Hasim Thaçi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është jo vetëm një ngjarje e gezuar për të gjithë shqiptarët , por edhe nje mesazh i fuqishëm miqësie . Takimi i 21 korrikut në Shtëpinë e Bardhë vjen si një dhuratë perëndie për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar.
Veprimtari i dalluar i komunitetit, zoti Sejdi Hyseni , thotë se kjo vizitë jo vetëm forcon lidhjet mira mes shqiptarve dhe SHBA-së, por ajo e bënë të qartë se Uashingtoni mbështet fuqishëm pavarësinë e Kosovës. Ai sjell edhe një mesazh mbështetjeje për aspiratat e Shqipërisë për t’u bashkuar me NATO. Ajo patjetër që është një “ditë historike”, një ngjajrje kulminante për relacionet midis popullit shqiptarë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, mikut dhe aleatit tonë historik.
Poetja dhe publicistja Merita Bajraktari McCormack nga Rrjeti i Bashkuar i Grave Shqiptaro Amerikane, thotë se:” Fakti qe Presidenti Bush, Sekretarja e shtetit Rice presin tre udhëhëqësit kryesore të shtetit të ri të Kosovës, tregon se pari qëndrueshmërinë e mbeshtetjes së qeverisë amerikane ndaj shtetit më të ri në botë. Kjo është mjaft e rëndësishme pasi themelet e mbarësisë në rrugën e rritjes dhe forcimit të shtetit të Kosovës, tashmë janë hedhur, falë kryesisht mbeshtetjes amerikane, që është solide dhe e dukshme. Takimi do ketë aspektet e veta politike, diplomatike dhe teknike dhe jam e sigurt që autoritetet kosovare do shfrytëzojnë rastin për të falenderuar serish por edhe për të treguar me fakte se Kosova është tashmë në rrugën e duhur.
Mendoj që ne, shqiptarët e Amerikës, në momente të tilla duhet të vazhdojmë të organizojmë fushata falenderimi si në aspektin individual ashtu edhe në nivele institucionale, përmes telefonave, letrave ,e-maileve etj, ne vazhdimësi ndaj qeverisë amerikane dhe t’I rikujtojmë qeverisë dhe diplomateve amerikane që të përfshijnë pavarësinë e ligjshme të Kosovës në bisedat me homologet e tyre të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Falenderimet për çka SHBA-së i kan dhuruar kombit tonë duhet të jenë të vazhdueshme, por duhet të jemi edhe sy hapur për të mbajtur gjallë e nxitur progresin. Rastet speciale duhen shfrytëzuar në interes të kombit.
Gazetarja Mimoza Dajçi, veprimtare dhe anëtare e Forumit “Bota e Gruas Shqiptare”, shkruan se ” Takimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikes, George W. Bush dhe Sekretares së Shtetit Zj. Kondeleza Rice me udhëhëqësit e lartë të Kosovës shënon një ngjarje të jashtëzakonshme dhe me vlera të mëdha historike për shtetin me të ri në Botë - Kosovën. Ky takim do të tregojë mbështetjen e fuqishme të SHBA -se për zhvillimet me të fundit në vend, përkrahjen që kjo supërfuqi i ofron shtetit më të ri, demokratik e shumë etnik në Botë. Kjo vizitë flet për një progres të suksesshëm të Kosovës për sa i përket sigurisë e stabilitetit në vend e rajon, si dhe premton që: Kosova do të jetë shumë shpejt pjese e NATO-s, BE-se dhe e të gjitha Institucioneve Ndërkombetare. I uroj Udheqeqjes Kosovare Z. Sejdiu, Z. Thaci dhe Z. Hyseni: Paçi Fat në këtë vizitë të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë.
Veterani i komunitetit, veprimtar dhe patriot i flakët Jonuz Ndreu, kryetari i partisë Bashkimi Demokrat Shqiptarë, tha se takimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, Kryeministrit Hashim Thaçi, dhe Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, nesër me presidentin amerikan George W. Bush dhe Sekeretaren e Shetit Kondeleza Rice në Shtëpinë e Bardhë, bëhet që lidershipi i Kosovës,të vjen në Uashington që t’i transmetojë mirenjohjen e thellë SHBA-s, për mbështetjen dhe përkrahjen e tyre për pavarësinë e Kosovës, vendë i cili ky, është bërë mbështetsi kryesorë në arenën ndërkombëtare i kësaj çështje.
No comments:
Post a Comment