Saturday, July 26, 2008

Si u vra prokurori antimafie, Giovanni Falcone

Si u vra prokurori antimafie, Giovanni Falcone

Ai që është i frikësuar vdes çdo ditë, ai që nuk është vdes vetëm një herë

Giovanni Falcone (Palermo, 18 maj 1939 - Palermo, 23 maj 1992) ka qënë një prokuror italian, i specializuar për të investiguar dhe për të persekutuar Siçilianen Cosa Nostra. U vra nga Mafia, bashkë me gruan dhe 3 nga badigardët e tij, me anë të një shpërthimi të 350 kg dinamiti, e vendosur poshtë autostradës nga aeroporti i Palermos për në fshatin Capaci.

Jeta e tij është as pak, as shumë e njëjtë me atë të mikut të tij të ngushtë Paolo Borsellino. Të dy kishin prejardhje nga një provincë e varfër e Palermos, patën karrierë të shkëlqyer si prokurorë të Antimafias dhe të dy patën fund tragjik: të dy të vrarë (me më pak se dy muaj distancë nga njëri-tjetri) nga shpërthime bombash, mjaft guximtarë në vititn 1992. Në emër të tentativave të tyre kundër mafias, të dy u quajtën heronjtë e 60 viteve të fundit, në 13 nëntor 2006, sipas gazetës "Time Magazine".

JETA - Giovanni Falcone e kaloi një pjesë të rinisë së tij në Rajonin Magione, në vendlindjen e tij, Palermo, e cila vuajti një shkatërrim të madh nga sulmet ajrore gjatë Invazionit të Siçilisë në vitin 1943. Ai ishte i biri i Arturo Falcones, drejtues i laboratorit kimik të provincës dhe Luisa Bentivegn. Pas një edukimi klasik, Giovanni studioi juridiksion pas një periudhe të shkurtër studimi tek Akademia Navale e Livornos. Pasi u diplomua në vitin 1961, filloi të punonte para se të emërohej gjygjtar në vitin 1964. Falcone filloi të përqendrohej drejt ligjit penal, pasi kishte punuar si prokuror rajoni.

Pak pas vrasjes së gjygjtarit Cesare Terranova, Falcone filloi të punonte për degën investigative të Zyrës së Persekutimit në Neë York, të cilët ishin të afërm të Inzerillos. Gjygjtari Gaetano Costa, i cili kishte firmosur 53 urdhër arrestesh kundër rrjetit të heroinës së klanit Spatola - Inzerillo - Gambino në Maj 1980, u vra më 6 Gusht 1980, me urdhër të Inzerillos.

Falcone prezantoi një teknikë inovative investigimi, duke ndjekur "gjurmët e parave" për të ndërtuar çështjen e tij. Më pas u bë pjesë e Grupit Antimafia të Palermos, e krijuar nga gjygjtari Rocco Chinnini. Antimafia ishte një grup prokurorësh investigues, të cilët punonin ngushtësisht bashkë, duke ndarë informacionet me njëri-tjetrin për të shpërndarë përgjegjësinë, duke mos lejuar asnjë nga grupi të bëhej shinjestër. Përkrah Falcones, grupi përbëhej nga Paolo Borsellino, Giuseppe Di Lello dhe Leonardo Guarnotta.

GJURMËT E MËDHA - Grupi Antimafia shtriu shumë shpejt terrenin e punës së "Gjurmëve të Mëdha" kundër Mafies Siçiliane në fazën preliminare të investigimit. Pas vrasjes së Chinnicit në korrik 1983, pasardhësi i tij Antonio Caponnetto, nisi të drejtonte grupin. Falcone ishte organizatori kryesor i Gjurmëve, mision i cili filloi më 10 shkurt 1986 dhe mbaroi më 16 Dhjetor 1987. Ndër 474 mafiozë, pjesëtarë të Mafias të akuzuar, 360 u dënuan për krime të rënda, duke përfshirë 119 në mungesë.

Një nga faktet më të rëndësishëm të Gjurmëve ishte dëshmia e Tommaso Buscetta, një nga mafiozët e parë siçilianë, i cili u kthye në dëshmitar (pentito). Buschetta parapëlqente të fliste më tepër me Falconen kur do të zbulonte ndonjë sekret të rëndësishëm të mafias pasi, siç deklaroi më vonë, ndryshe nga të gjithë prokurorët dhe detektivët e tjerë, Falcone e trajtonte me respekt.

Gjatë vitit 1988, Falcone bashkëpunoi me Rudolph Giulianin, në kohën e përfaqësimit ligjor të ShBA-së për Rajonin Jugor të Neë York-ut në operacionet kundër Gambino dhe Inzerillo.

VRASJA - Falcone u vra bashkë me gruan e tij Francesca Morvillo (gjithashtu prokurore) dhe tre policë: Rocco di Cillo, Antonio Montinaro, Vito Schifani në Capaci, në autostradën që lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Palermos me qytetin e Palermos, më 23 maj 1992. Makina me të cilën po udhëtonin u hodh në ajër nga një bombë, e cila përmbante 350 kg eksplozivm të vendosur në një pjesë të gërmuar thellë në anët e rrugës. Kur kaluan sipër bombës, Falcone po e ngiste makinën e tij me një shpejtësi prej 160km/orë.

Vrasja është organizuar nga Salvatore Riina si hakmarrje për dënimet e qindra gangsterëve që kishte firmosur Falcone gjatë "Gjurmëve të Mëdha". Ndër masat më të rrepta të antimafias pasuese për vrasjen e Falcone dhe Borsellino, ishte edhe arrestimi i Riinas, i cili edhe sot është duke shlyer dënimin deri në vdekje për sanksionimin e vrasjes së dy prokurorëve, bashkë me shumë krime të tjera të rënda. Një mafioz tjetër i dënuar për vrasjen e Falcones është Giovanni Brusca, një nga shoqëruesit e Riinas, i cili dëshmoi se ishte personi i cili kishte shpërthyer eksplozivin.

Aeroporti i Palermos është i njohur edhe me emrin "Aeroporti Falcone-Borsellino" në nderim të Giovanni Falcones dhe Paolo Borsellinos. Aty gjendet gjithashtu edhe një memorial nga një skulptor i vendit, Tommaso Geraci.

Në ditët e sotme konsiderohet si një nga prokurorët më të rëndësishëm të vrarë nga Mafia Siçiliane

Paolo Borsellino, heroi i 60 viteve të fundit

Paolo Borsellino (Palermo, 19 janar 1940 - Palermo, 19 korrik 1992) ishte një prokuror italian Antimafia, i cili është vrarë me anë të një bombe në makinë, më pak se dy muaj pas vrasjes së mikut të tij të ngushtë Giovanni Falcone, gjithashtu nga Mafia.

BIOGRAFIA - I lindur në një lagje të shtresës së mesme në Palermo, La Kalsa, u diplomua për legjislaturë në Universitetin e Palermos, në vitin 1963. Gjatë këtyre viteve ka punur në shumë qytete në Siçili (Enna në 1965, Mazara del Vallo në 1967, Monreale në 1969). Pasi u martua në vitin 1968, u transferua në vendlindjen e tij në Palermo në vitin 1975, bashkë me Rocco Chinnini, ku më pas filloi punën e tij të pambaruar kurrë, për të luftuar dhe mundur Mafian Siçiliane, e cila po rritej dita ditës.

Arritjet e tij përfshinin arrestimin e gjashtë pjesëtarëve të organizatës në vitin 1980, në të njëjtin vit kur njëri nga kolegët e tij, shef i Karabinierëve, Emanuele Basile, u vra nga Mafia. Për shkak të këtij eventi, atij iu caktua mbrojtja nga policia.

Gjatë këtyre viteve, duke punuar bashkë me prokurorët Givanni Falcone dhe Rocco Chinnini, Borsellino vazhdoi kërkimet e tij rreth Mafias dhe lidhjet e saj me fuqitë politike dhe ekonomike në Siçili dhe Itali. Në vitin 1983, Rocco Chinnini u vra nga një bombë në makinën e tij dhe vendi i tij u zu nga Antonino Caponnetto. Në vitin 1986, Borsellino u bë drejtuesi i Prokurorisë së Marsalas, duke vazhduar nga aty fushatën e tij personale kundër bosëve të Mafias, në qyetetin më të populluar në provincën e Trapanit. Lidhjet e tij me Giovanni Falconen, i cili qëndroi në Palermo, e lejuan atë të kontrollonte dhe të investigonte të gjithë Siçilinë perëndimore. Në vitin 1987, pas dorëheqjes së Caponnetto për shkak të sëmundjes, Borsellino u bë pjesëtar në protestën e madhe për nominimin e pasuksesshëm të mikut të tij, Giovanni Falcone, si shef i Antimafias.

Në vitin 1992, pas pesë vjet betejash kundër Mafias, Borsellino u vra me anë të një bombe në makinë në rrugën Via D'Amelio në Palermo, më pak se dy muaj pas vrasjes së mikut të tij të ngushtë Falcone. Sulmi me bombë gjithashtu shënoi vdekjen e 5 policëve: Agostino Catalano, Ëalter Cosina, Emanuela Loi, Vincenzo Li Muli, Claudio Traina. Paolo Borsellino u shpall hero i 60 viteve të fundit, më 13 Nëntor 2006, nga "Time Magazine".

Në intervistën e tij të fundit, të dhënë më 21 maj 1992 gazetarit Jean Pierre Moscardo dhe Fabrizio Calvit, ai foli për lidhjet e mundshme midis mafiozëve të Cosa Nostra dhe politikanëve. Intervista, çuditërisht, nuk pati shikueshmëri të madhe në televizionet italiane. Deri në ditët e sotme është trasmetuar vetëm një herë në një kanal satelitor Rai Neës 24, në vitin 2000, në një version të reduktuar 30 min të gjatë (ndërkohë që në versionin origjinal zgjat 50 min).

Paolo Borsellino, në ditët e sotme konsiderohet si një nga prokurorët më të rëndësishëm të vrarë nga Mafia Siçiliane gjatë viteve 1980 dhe 1990 dhe do të kujtohet gjithmonë si një nga simbolet kryesorë të luftës së Shtetit kundër Mafias.

Shumë shkolla dhe ndërtesa publike kanë marrë emrin e tij në shenjë mirënjohjeje dhe nderimi, duke përfshirë këtu edhe Aeropertin e Palermos.

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

No comments: