Kryeredaktor Bledi Kasmi | |
Suplement |
Katër ditë para vrasjes së prokurorit Giovanni Falcone Intervista e zhdukur e Paolo Borsellinos Ky është transkriptimi i intervistës së lëshuar nga prokurori Paolo Borsellino, më 19 maj 1992, gazetarëve Fabricio Calvi dhe Jean Pierre Moscardo, ashtu siç ëstë trasmetuar në televizion. Intervista është regjistruar katër ditë para vrasjes në Capaci, ku mbeti i vrarë prokurori Giovanni Falcone. Dy muaj më vonë vdes edhe vetë Borsellino në një atentat të Mafias në Palermo. Intervista e prokurorit, e trasmetuar nga një kanal satelitor Rai, është refuzuar nga televizionet e tjera kombëtare. Integrali i regjistrimit është publikuar në prill të vitit 1994 nga L'Espresso, ndërsa versioni televiziv është përhapur nga grupi Ds i Dhomës. Intervista hapet me një deklaratë të Borsellinos. Borsellino: Po, Vittorio Manganon e kam njohur në periudhën para "Gjurmëve të Mëdha" dhe saktësisht rreth viteve 1975 dhe 1980 dhe mbaj mend që kam nisur një procedurë që kishte lidhje me disa zhvatje të klinikave private palermitane. Vittorio Mangano është përmendur si nga Buschetta, ashtu edhe nga Contorno si "burrë nderi", pjesëtar i Cosa Nostras. Gazetari : "Burrë nderi" i kujt familjeje? Borsellino: "Burri nderi" i familjes së Pippo Calo, d.m.th. i atij personazhi, koka e familjes së Porta Nuova, familje në të cilën bënte pjesë fillimisht edhe vetë Buschetta. U konfirmua që, në fakt ishte e konfirmuar edhe më parë, nga një proces që kisha zhvilluar më parë, i ashtuquajturi procesi Spatola, të cilin Falcone e kishte zhvilluar direkt pas provesit "Gjurmët e Mëdha". Vittorio Mangano banonte zakonisht në Milano, qytet në të cilin, sipas përgjimeve telefonike, drejtonte një termonal të trafikut të drogës, nga trafiqet që drejtonin familjet palermitane. Gazetari: Dhe ky Mangano Vittorio bënte trafik droge në Milano? Borsellino: Vittorio Mangano, nëse do të duam të përqëndrohemi vetëm tek evidencat më të rëndësishme, rezulton si bashkëbiseduesi i një telefonate të kryer ndërmjet Milanos dhe Palermos, gjatë së cilës ai, duke biseduar me një pjesëtar tjetër të një familjeje mafioze palermitane, paralajmëronte ose bënte të ditur ardhjen e një ngarkese me heroinë, të quajtur në mënyrë alternative, siç ndodh në përgjimet telefonike, si p.sh. bluza ose kuaj. Gazetari: Gjithsesi, ju si ekspert, mund të jeni të sigurt që kur Mangano flet pët bluza ose kuaj në telefon, në realitet bëhet fjalë për drogë? Borsellino: Po, ndër të tjerat kjo tezë e kuajve që do të thotë drogë, është një tezë e cila i është avancuar urdhërit tonë instruktues dhe u miratua pas një debati të ashpër, për më tepër që Mangano është dënuar për trafik droge në debatin e "Gjurmëve të Mëdha". Gazetari: Dell'Utri nuk ka lidhje fare me këtë histori? Borsellino: Dell'Utri nuk ka qenë i pandehur gjatë "Gjurmëve të Mëdha", me sa mbaj mend, di që ka investigime të hapura rreth tij dhe Manganos bashkë. Gazetari: Në Palermo? Borsellino: Po, besoj se ka një investigim që aktualisht është në Palermo, sipas ritualit të vjetër gjygjësor në dorë të gjygjtarit, por nuk i njoh mirë detajet. Gazetari: Marcello Dell'Utri apo Alberto Dell'Utri Borsellino: Nuk e njoh çështjen me detaje, thjesht jam konsultuar me disa shënime, d.m.th. bëhet fjalë për Dell'Utri Marcello dhe Alberto, për të dy bashkë. Gazetari: Vëllezërit? Borsellino: Po Gazetari: Ato të Publitalia? Borsellino: Po. Gazetari: Përse në investigimin e San Valentinos, bëhet fjalë për një telefonatë midis tij dhe Marcello Dell'Utrit në të cilën flitet për kuaj? Borsellino: Në telefonatën e futur në "Gjurmët e Mëdha", flitet për kuaj të cilët duheshin dërguar në hotel, por nuk mendoj se bëhej me të vërtetë fjalë për kuaj, nëse dikush do të duhej të më sillte dy kuaj, do të m'i sillte në hipodrom ose në ndonjë fermë, absolutisht jo brenda një dhome hoteli. Gazetari: Pra, një partner i Marcello Dell'Utrit, Filippo Rapisarda, i cili thotë se Marcello i është prezantuar nga një pjesëtar i familjes së Stefano Bontade. Borsellino: Palermo është qyeteti i Siçilisë ku familjet mafioze ishin më të shumta në numër, madje është bërë fjalë në një periudhë të caktuar për të paktën dymijë burra nderi me familjet e tyre gjigande. Familja e Stefano Bontade duket se në një periudhë numëronte të paktën 200 pjesëtarë, por gjithmonë bëhej fjalë për familje të cilat i përkisnin një organizate të vetme, d.m.th. Cosa Nostras, pjesëtarët e së cilës njiheshin të gjithë me njëri tjetrin, pra është llogjike të mendosh se Rapisarda mund të jetë pjesë e saj. Gazetari: Ju keni dëgjuar të flitet për Rapisarda? Borsellino: Di që ekziston një Rapisarda, por nuk jam marrë asnjëherë personalisht me të. Gazetari: Sepse duket së Rapisarda, Dell'Utri, ishin në marrëdhënie të ndërsjellta me Ciancimino, nëpërmjet një farë Alamia. Borsellino: Që Alamia kishte lidhje më Ciancimino, ështe një situatë për të cilën kam dijeni dhe mendoj se kjo ka rezultuar edhe në ndonjë proces, i cili është mbyllur. Përsa i përket Rapisarda dhe Dell'Utri, nuk di tju jap detaje të mëtejshme, sepse siç thashë më parë bëhet fjalë për investigime me të cilat nuk jam marrë personalisht. Gazetari: Nuk iu duket e çuditshme se disa personazhe, industrialistë të mëdhenj, si Berlusconi, Dell'Utri, janë të lidhur me "burrat e nderit", si p.sh. Vittorio Mangano? Borsellino: Në fillim të viteve shtatëdhjetë, Cosa Nostra filloi të bëhej një sipërmarrje më vete. Një sipërmarrje në sensin që nëpërmjet ndërhyrjeve gjithmonë e më të dukshme, të cilat në një pikë të caktuar filluan të bëhen monopolistike, në trafikun e lëndëve narkotike, Cosa Nostra filloi të menaxhonte një sasi gjigande kapitali, për të cilat normalisht kërkoi një grykëderdhje. Ato zakonisht eksportoheshin ose depozitoheshin jashtë shtetit dhe në këtë mënyrë shpjegohet afërsia ndërmjet disa elementëve të Cosa Nostras dhe disa financierëve, të cilët merreshin me këto lëvizje kapitali. Gazetari: Ju po thoni që është normale që Cosa Nostra interesohet për Berlusconin? Borsellino: Është normale që dikush, që është titullar i shumave të mëdha parash, të kërkojë mjetet për të përdorur këto para, si nga pikëpamja e reciklimit, ashtu dhe nga pikëpamja për ta shfrytëzuar atë. Gazetari: Mangano ishte një peshk pilot? Borsellino: Po, mund t'iu them se ishte një nga dy personazhet të cilët përdoreshin si urë, urat lidhëse të organizatës mafioze të Italisë së Veriut. Gazetari: Thuhet se ka punuar për Berlusconin. Borsellino: Nuk di çfarë t'ju them në lidhje me këtë çështje, si prokuror që jam nguroj të flas për gjëra të pavërtetuara, di që ka ende investigime të hapura rreth kësaj çështjeje. Nuk e di se cilat akte janë tashmë të njohura, të pavërtetuara, ose cilat duhet të mbahen sekrete. Kjo ngjarje, e cila do të kishte lidhje me marrëdhëniet e tij me Berlusconin, është një çështje që sido që të jetë, e mbaj s'e mbaj mend, nuk më përket mua. Nuk jam unë prokurori, i cili po e analizon, kështu që nuk jam i autorizuar të them asgjë. Gazetari: Ka një investigim ende të hapur? Borsellino: Di që ka një investigim ende të hapur. Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI |
No comments:
Post a Comment