Saturday, July 26, 2008

Sikur të vinte fundi...

Sikur të vinte fundi...

TED GUP

Projekti njihej si Misioni Avanpost - një prej sekreteve më të fshehtë të Luftës së Ftohtë. Duke filluar nga mesi i viteve '50, një njësi elitë pilotësh helikopterësh dhe ekuipazhi, Skuadroni 2857 u vendos në Bazën e Forave Ajrore "Olmsted" në Pensilvani, duke u shfaqur si një ekip shpëtimi për ushtarakë dhe civilë në fatkeqësi. Misioni i tyre i vërtetë, shumë sensitiv saqë vetëm pilotët dhe komandanti i bazës kishin dijeni, ishte të shpëtonin Presidentin Duajt Aizenhauer - dhe më vonë, Xhon Kenedi, Lindon Xhonson dhe Ricard Nikson - në rast të ndonjë sulmi bërthamor. Të vendosur jashtë rrezes së ndonjë sulmi të mundshëm bërthamor në Uashington, ata duhej të uleshin me shpejtësi në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, atëherë kur do të ndihej afrimi i ndonjë sulmi dhe do të largonin që andej Presidentin, për ta dërguar në ndonjë prej bazave të shumta në mae, apo në anijen e komunikimit, USS Northampton, në bregun e Atantikut.

Pilotët ishin gjithashtu të gatshëm që të bënin pëprjekje shpëtimi në rast të ndonëj sulmi bërthaor. Në bordet e helikopterëve të trye ata mbanin pajisje dekontaminimi si dhe leva dhe fenerë me acetilen, pr të depërtuar nëpër murete bukerit presidencial, që ndodhet nën Shtëpnë e Bardhë. Ata bënin seanca praktike me kaskat e pajisur me xhama kundër diellit për të mbrojtur sytë nga blii i fuqishëm i bombës atomike, dhe ishin të veshur nga koka tek këmbët me veshje mbrojtëse shumë të rënda - cizme, dorashka si dhe kostume prej gome, të ndërthurur me plumb për të bllokuar rrezatimin. Ata mbanin kostume antirrezatim në cant për Presidentin dhe Zonjën e Parë. Nëse piloët nuk do të mundnin të mbërrinin në bunker përmes rrënojave, një njësi e dytë shpëtimi qëndronte e gatshme me pajisje të rënda, duke përfshirë vinca, për të nxjerë Presidentin. Në vitet gjashtëdhjetë, skuadroni u vendos në Bazën e Forcave Ajrore "Dover", në Delëuer, dhe qëndroi deri në 1970.

Misioni Avanpost ishte vetëm një fragment i një plani shumë të madh dhe të fshehtë për ditëne fundit, projektuar nga zyrtarë të lartë të SHBA, të cilët e kaluan jetën duke u përgatitur për të pamendueshmen - luftën bërthamore. Misioni i tyre: të garantonin mbijetesën e qeverisë së SHBA, të ruanin rendin dhe shpëtonin ekonominë pas ndonjë sulmi të mundshëm bërthamor. Të tjerë ishin ngarkuar me shpëtimin e trashëgimisë kulturore të vendit, që nga Deklarat e Pavarësisë, deri tek kyeveprat e pacmueshme të Gaerisë Kombëtare të Arteve. Pas fundit të Luftës së Ftohtë, shumë prej atyre që atë kohë ishin pjesë ekëtyre ekpeve nisën të thyejnë heshtjen. Të ndodhur përballë tmereve të luftës atomike, ata përgatitën plane të detajuar si dhe rregulla që, ndërkohë që përpiqeshin të ruanin qeverinë kushtetuese, nga ana tjetër do të kishin transformuar radikalisht institucionet politike dhe sociale të vendit.

Ajo që ata parashikonin kishin në mendje ishte një Amerikë e "ngrysur" jo vetëm nga lufta bërthamore, por edhe nga vendosja e ligjit të luftës, racionalizimit të ushqimeve, censurës dhe pezullimin e shumë lirive civile. "Do të a duhej ta drejtonim këtë vend si një kamp të madh - të vënë nën regjim", u tha Aisenhauer këshilltarëe të tij, në një memo sekrete të vitit 1955. Kjo nuk është një cështje vetëm për interes historik. Shumë prej ligjeve të vendosur për "ditën e fundit" do të viheshin gjithësesi në praktikë në rast të ndonjë sulmi bërthamor edhe sot dhe, ndërkohë që përgatitjet për shpëtimin e liderëve të vendit si dhe thesarit kulturor mbeten, përpjekjet për të mbrojtur populsinë civile u braktisën disa dekada më parë.

"Futu dhe fshihu" në Shtëpinë e Bardhë

Për ata që janë shumë të rinj të kujtojnë kulmin e Luftës së Ftohtë, mendoni këtë: në 1960, afro 15 mijë shkolla të mesme ishin pajisur me pajisje për monitorim rrezatimi. Filmt "futu dhe fshihu" që tregonin se si duhej të veproje në rast të ndonjë sulmi bërthamor ishin pjesë e kurrikulës së shkollës fillore. SHBA kishte shpërndarë 55 milionë karta me madhësinë e portofolit, me udhëzime se cfarë duhej të bëje në rast sulmi. Vendstrehimet në oborrete pasëm të shtëpive ishin të zakonshëm. Zyrtarë të lartë në Uashington merrnin një numër telefoni për raste emergjencash, i cili anashkalonte sistemin komercial dhe i lidhte direkt me oepratorët e krizës, të cilët e dinin që nëse telefonuesi do të thoshte fjalën e koduar - FLASH - kjo nënkuptonte se telefonata ishte "esenciale për mbijetesën e kombit". Asnjëherë larg syrit të residentit ishin Dokumentat Presidencialë të Veprimeve të Emergjencës dhe "Plani D", ose zgjedhjet e tij për të reaguar në rast të nëj sulmi bërthamor.

Plani i fundit të botës mori formë gjatë administratës Aizenhuer, duke "pjell" nj burokraci të tërë si dhe një rrjet ndërtesash qeveritare nëpër kryeqytet, në atë që u bë i njohur si Harku federal. Cdo vit, qeveria kryente ushtrime stërvitore në të cilët mijëra oficerë reagonin sikur të ishte duke ndodhur në sulm real bërthamor. Aizenhauer dhe kabineti i tij mblidheshin në Raven Rock, ose "Pentagoni i nëndheshëm" pranë Getisbërg, Pensilvani që njihej me emrin e koduar "Vendi R", ose në Maunt Uedhër, një bunker pranë Berrivil, me emrin e koduar "Pika e Lartë". Posta komande ajrore dhe anije të përforcuara me pajisje komunikimi qëndronin në gatishmëri për të marrë Komandantin e Përgjithshëm dhe këshilltarët e tij. Edhe kongresi kishte vendin e tij super të fshehtë që ndodhej poshtë Greenbrier, një hotel me pesë yje në Uajt Sulfur Springs. I pajisur me sallat e veta të Senatt dhe kOngresit, si dhe një holl shumë të madh për seancat e përbashkëta, ndërtesa mori emrin e koduar "Kasper" dhe vetëm njëzetë apo tridhjetë anëtarë të Kongresit kishin dijeni për ekzistencën e saj.

Shumë pak njerëz e kuptojn më mirë skenarin e ditës së fundit të botës se sa Bernard Gallager. I njohur për miqtë si bad, ai ishte një pilot i Komandës Strategjike Ajrore dhe ka shërbyer si drejtor i Maunt Uedhër për 25 vite. Sot 70 vjecar, ai është i vshur me një kapele kaubojsësh, nget një Mustang ngjyrë rozë të vitit '65 dhe është një patriot i palëkundur. Si një testues i "resë atomike", ai fluturoi përmes kërpudhave gjatë 13 shpërthimeve bërthamorë të SHBA në 1952 dhe 1953. Për të matur rrezatimin që kalonte mes tij, ai gëltiti një pllakë me rreze X të veshur me vazelinë dhe e mbante atë përmes një spangoje që qëndronte varur jashtë gojës së tij gjatë fluturimit.

Në vitin 1956, gjatë krizës së Suezit, Gallager qëndronte në kabinën e një F-84 Thunderjet në Bazën e Forcës Ajrore Mbretërore Bentuotërs në Angli, me një bombë atomike të montuar në avionin e tij. Në gatishëmri të lartë, ai priste pë rnjë komandë të vetme për t'u ngrtur në ajër. Shënjestra ishte një aerodroom finlandez, një që përndryshe do ta përdornin sovjetikët. "Unë nuk mendoj se nejrëzit e kuptojnë se sa pranë luftës bërthamore ishim ne", thotë ai. Nga viti 1958 deri në 196, ai ka qenë komandant skuadroni i Misionit Avanpost, detyra e të cilit ishte të shpëtonte presidentin nga sulmi bërthamor; tre vjet më vonë, shkoi në Maunt Uedhër.

Ndonëse Galager e ka kaluar jetën duke u përgatitur për luftë bërthamore, ai ka shumë pak iluzione për domethënien e saj. "Gjatë viteve, ne kemi reaguar gjithmonë sikur do të ishim në gjendje të përballonim një sulm bërthamor", thotë. "Unë nuk mendoj se njerëzit - apo edhe zyrtarët e lartëtë qeverisë - e kanë idenë se cfarë do të bënte nj armë bërthamore me peshë disa mijëra megatonë. Do të riktheheshim në epokën e gurit. Eshtë e paimagjinueshme".

I fshehur nën një mal shkëmbinjsh të gjelbër super të fortë, Maunt Uedhër ka qenë një vend grumbullimi për nkabinetin dhe punonjës federalë - dhe ka qenë për një kohë të gjatë një strehë e sigurtë për Presidentin. J. Leo Burasa, paraardhësi i Gallager kujton ditn kur Aizenhaueri e thirri në Zyrën Ovale dhe i foli për Maunt Uedhër. "Pres nga njerëzit tuaj që të mbtojnë qeverinë tonë", i tha Aizenhuer. "Ti e di shumë mirë që do të jem aty sapo të mundem". Në maj 1960, Aizenhauer dhe kabineti i tij u mblodhën në Maunt Uedhër si pjesë e një stërvitjeje. Burasa thotë se ishte ai që hyri në sallën e kabinetit dhe i dorëzoi Aisenhauerit raportin e telegrafuar që e informonte se Bashkimi Sovjetike kishte goditur dhe rrëzuar Frensis Geri Pauers, pilotin e avionit spiun U-2. Përgjigja e Aizenhauerit: "Do të jem bir kurve".

Njëzetë e katër orë në ditë, nga ky vend gjurmohej vendndodhje e atyre që ishin në linjë për ta pasuar Presidentin. Nëse SHBA do të ndodhej nën rrezik sulmi, Sekretarët e Kabinetit dhe Gjykatësit e Gjykatës së Lartë - dhe në varësi të rrezikut, edhe vetë Presidenti - do të merreshin e avionë dhe silleshin këtu. Me të mbërritur në strehim, kulla e helipadit do të përgjigjej "Bluegrass Toëer". Përpara se të lejoheshin përmes derës së madhe dhe shumë të trashë e të celiktë, zyrtarët do të duhej të tregonin kartat speciale të identitetit. Nëse do të mbërrinin pas një sulmi bërtamor, do të kontrollohshin për rrezatim. Cdokush që do të kish rrezatim, do të shkaktonte ndezjen e një serie sensorësh, duke bërë të bjerë një zile dhe një dritë e fuqishme - e verdhë ose e kuqe në varësi të nivelit të radioaktivitetit. Ata që kishin qenë më shumë të ekspozuar do të përcilleshin në dushe dekontaminimi dhe do të laheshin me sapun mjkues. Rrobat e trye do të digjeshin dhe ata do të visheshin me rroba ushtarake. Karroca elektrike t konvertuara në ambulanca do të bënin bënin rrugën vajtje-ardhe në spitalin e nëndheshëm të strehimit.

Galager thotë se dikur i shkroi një memo ekipit përzgjedhës të strehimit, ku bënte të artë se përvec presidentit dhe pasardhësit të tij, jeta e asnjë individi nuk do të konsiderohej më e vlefshme se sa ajo e një tjetri. Pacientë me plagë shëprthimi apo djegie, trajtimi i të cilëve kërkonte kohë dhe do të kish qenë në kurriz të jetëve të të tjerëve, do të'u viheshin shenja ngjyrë blu dhe atye nuk do t'u ofroheshin masa të jashtëzakonshme të shpëtimti të jetës. Strehimi ishte pajisur me një krematorium. Aty ndodheshin armë automatike, dhe Burasa thotë se do të kish zbatuar edhe një urdhër të mundshëm për të qëlluar me arë zjarri për të mos lejuar askënd jashtë strehimit - qoftë edhe pjesëtarë të familjeve të zyrtarëve - që të hynin. Ai udhëzoi gjithashtu stafin që sabotatorët dhe ata që hapnin teashe duhej të dilnin jashtë. "Rrezatim apo jo, nxirrini përjashtë", i kish thënë ai stafit.

Maunt Uedhër mund të mbante dy, madje tre herë më shumë nejrëz nga numri i krevateve - disa mijëra në total. Vetëm presidenti, Sekretarët e Kabinetit dhe gjykatësit e Gjykatës së Lartë kishin vendstrehime privatë. Aizenhauer kishte foto të familjes në tryezën e tij. Një dyshek terapeutik u vendos më vonë për shkak të shpinës së sëmurë të Kenedit. Për ata që nuk mund të ëprballonin stresin, në strehim ndodheshin sedativë si dhe një qeli izolimi, të pajisur me një dritare vëzhguese. NJë zyrtar i vuri emri "dhoma e gomës" dhe ka thënë se aty kishte këmisha të forcës jashtë dyerve - gjë që Gallager e mohon. Aq i plotë është niventari i strehimit, saqë tani ai përfshin edhe pilula pë kontroll lindjesh - jo për shkak se është parashikuar ndonjë aktivitet i mundshëm seksual, por që zyrtaret femra nuk do të ndërprisnin cikline trye të marjes së pilulave.

Deri disa vite më parë, një stacion i nëndheshëm meteorologjik ofronte raporte të përditshme në lidhje me drejtimin e erës dhe shpejtësinë, duke ofruar mundësi për studimin e modeleve të mundshëm të rezatimit. Studio televizive strehimit gjigant ishte përgatitur për t'i ofruar presidentit - ose pasardhësit të tij - një audiencë globale përms Sistemit të Transmetimti të Emergjencës. Përgjatë gjithë kohës së administartës Aizenhauer - dhe për shumë vite më vonë, në një kasetë ndodheshin të rregjistruar fjalime të Presidentit Aizenhauer dhe të famshmit Artur Godfrei. Mesazhi i pararregjistruar ishte konciz: Vendi ndodhet nën një sulm bërthamor, por qeveria vazhdon të funksionojë. Gjithashtu, një numër gazetarësh të lajmeve që ishin betuar për ta mbajtur të fshehtë kishin rënë dakord të shoqëronin presidentin në vendin e strehimit që ai do të zgidhte, si dhe do të ofronin emrat dhe fytyrat e trye të njohura për të qetësuar audiencën e mbijetuar.

Në një tjetër sallë ndodhej super i fshehti Alarm i Bombës, një sistem sensorësh dhe telash bakri që përshkonte të gjithë vendin dhe që reagonte sapi pikaste trysni të madhe, nxehtësi dhe ndriçim. Në një hartë të madhe të SHBA, të mbushur me llampa të vogla, ndizej menjëherë një dritë e kuqe, për të treguar vendin e një shpërthimi bërthamor. Në majë të malit, një sasi kamerash që komandoheshin në distancë dhe sensorësh rrezatimi monitoronin zonën. Një goditje bërthamore aty pranë do të zhdukte në çast ato pajisje, por strehimi ishte pajisur me sensorë rezervë rrezatimi që mund të nxirreshin jashtë malit. Kishte gjithashtu edhe "zhbirues" nejrëzorë nga forcat e sigurisë, që do të visheshin me kostume të gomuar kundër rrezatimit dhe do të dilnin për të testuar ajrin.

Vetëm një herë, ndodhi që ndërtesa të hynte në gatishmëri të lartë - në 9 nëntor 1965, kur një problem me energjinë elektrike shkaktoi black out në pjesën më të madhe të verilindjes. Burasa thotë se në atë kohë, u tremb se mos kjo shkaktohej nga ndonjë sulm bërthamor kirurgjik. Urdhëri i tij: "Raportoni menjëherë në bazë". Flota e autobusëve të vendstrehimit u shpërnda menjëherë për të mbledhur 200 e ca punonjësit që jetonin në atë zonë. Deri atëherë, zyrtarët ishin druajtur se stafi nuk do të vinte, për arsye se familjarët e trye nuk do të strehoheshin. Por atë ditë, më shumë se 80 % e stafit iu përgjigj thirrjes. Burasa e vuri edhe një herë strehimin në gjendje gatishmërie të lartë, pas vrasjes së Kenedit në 1963. Çuditërisht, Maunt Uedhër nuk u vendos në gatishmëri gjatë krizës së raketave me Kubën, ndonëse situata u monitorua vazhdimisht.

Kujdes derrat

A do të kish funksionuar plani? Një studim i 1962 i kryer për llogari të Pentagonit ekzaminonte vendndodhjet gjatë ditë s dhe natës të dhjetëra zyrtarëve në linjën e hierarkisë presidenciale, dhe konkludonte se ata ishinn shpesh herë brenda rrezes vrasëse të një sulmi bërthamor kundër kryeqytetit. Me një armë 100 megatonë, një helikopter që ndodhej kudo brenda rrezes 50 milje nga Shtëpia e Bardhë do të ish shkatërruar në fluturim, vërente raporti. Gjatë një prej simulimeve të "Ditës së fundit", Aizenhauer u largua me një eksortë nga Uashingtoni. Teksa i afrohej vendstrehimit, një kamion i mbushur me derra hyri në rrugën e ngushtë. Eskorta u ndal dhe autoritetet detyruan kamionin të sprapsej lart në mal dhe matanë hyrjes së vendstrehimit. Aizenhauer qeshi kur mendoi që plane të tillë, të përpunuar kaq gjatë, mund të shkatërroheshin prej disa... derrave.

Uashingtoni Liqen

Detyra për projektimin e rrugës së largimit të Aisenhauerit nga Uashingtoni iu ngarkua ndihymësit për cështjet detare, Eduard Beach. Detya e tij u bë edhe më e vështirë duke patur parasysh prognozën e zymtë që ofrohej në rast se Uashingtoni do të goditej nga një bombë sovjetike me hidrogjen. "Nuk do të zhdukte lumin Potomak", thotë Beach, "por me siguri që do të shkaktonte një gropa gjigande aty ku dikur kish qenë Uashigntoni. Aty do të kishim një liqen të thellë, kështu që vendstrehimet në Uashington nuk do të ishin aspak të dobishëm. Edhe po t'i shpëtojhe shpërthimit, me siguri do të mbyteshe". Kështu që Beach dhe të tjerët, nisën të shtrydhin imagjinatën për të kërkuar rrugë të tjera shpëtimi.

Një prej skemave më kreative: Beach i kërkoi qeverisë të ofronte një anije luftarake të Luftës së Dytë Botërore të restauruar, dhe ta ankoronte në Kantienin e Marinës në Potomak. Presidenti do të transportohej për aty me limuzinë - një ose dy kadillakët ngjyrë të zezë - në një pikë të paracaktuar në lumë, aty ku do ta priste anija. Pasi të lundronte larg zonës së shpërthimit, presidenti do të takohej me agjentë të shërbimit të fshehtë dhe do të shoqërohej në një prej tre postave të nëndheshme të komandës. Anija, sëbashku me një postë komande ultrasensitive të nëndheshme në Merilend, Kemp Dejvid, mirëmbaheshin fshehtësisht nga një skuadër elitë oficerësh, nën emrin Njësia Administrative e Marinës. Për një moment, u mendua edhe rikonfigurimi i një nëndetëseje Polaris, të cilës do t'i hiqeshin tubat e predhave për të sajuar një postë komande nënujore për presidentin.

Në një vend të fshehtë në Shtëpinë e Bardhë ndodheshin urdhërat e Aizenhauerit për raste krize, të firmosura tashmë, përfshirë disa që vendosnin liogjin e luftës. Nën zyrën e Beach në Krahun Lindor të Shtëpisë së Bardhë ndodhej bunkeri presidencial, i pajisur me ushqime, pajisje të sofistikuara komunikimi dhe fenerë, që do të përdoreshin në rastet e kalimit nëpër rrënoja. I ngarkuar me mbajtjen ebunkerit ishte një oficer i ri që quhej Ulliam Krou, më vonë Shef i Shtabit të Ushtrisë.

Si ushtarak, Presidenti kishte shumë pak iluzione në lidhje me planet e "ditës së fundit të botës". Një memo sekrete e Shtëpisë së Bardhë e vitit 1956, mban të rregjistruar qortimin e tij kur një Sekretar i kabientit vërejti se 450 vetë ishin evakuar krejt pa probleme gjatë një stërvitjeje. Aisenhauer "i kujtoi kabinetit se në një situatë reale, këta nuk do të jenë njerëz normalë - do të jenë të frikësuar, do të jenë histerikë, do të jenë absolutisht 'të çmendur'. Do të na duhet të përgatitemi për njerëz 'të çmendur".

Ai paralajmëroi Kabinetin që të mos përfshihen në detaje burokratikë. "Kush do të varrosë të vdekurit?" pyeti Aisenhauer. "Ku do t'i gjejmë mjetet?" Më vonë, ai vërejti se "do të na duhet të drjeojnë kazanë supe - do të na duhet të kujdesemi për një popullsi krejt të shastisur". Ai i trembej anarkisë. "Qeveria që do të kërkojë një lloj vazhdimësie në një situatë të tillë, do të jetë si njeriu me një sy në tokën e të verbërve", përfundonte memoja e Shtëpisë së Bardhë.

Posta duhet të vazhdojë

Sot, çdo agjenci federale ka një plan që hyn në veprim në rast të një sulmi bërthamor, secili pjesë e një programi qeveritar mbijetese i cili është zhvilluar nëpër dekada, nën drejtimin e Presidentit, këshillit Kombëtar të Sigurisë si dhe disa agjenci krizash, mes tyre Agjencia Federale e Menaxhimit të Krizave. Detyrat për kohë lufte janë 6ë parashtruara në Kodin për Rregullat Federale të Emergjencës, një "liubër" me qindra faqe, shumica të hartuara në vitet '60 dhe '70. "Plane Veprimi" specifikë ndodhen në zyrat e agjencive, dhe ata do të implementohen nga zyrtarë në ekzil bërthamor. Planet e sotëm mbështeten tek bollëku. Nëse një vendstrehim fshihet nga faqja e dheut, të tjerë e zëvendësojnë. Zyrtarët janë të ndarë në tre ekipe - Alfa, Bravo dhe Çarli. Një ekip qëndron në zyrat qëndrore; dy të tjerat rivendosen në vendtsrehime të ndryshëm.

Në sfondin e një holokausti bërthamor, planet shpoesh herë shkelin kufirin mes maturisë dhe absurditetit. Kushtet e Komisionit Shërbimeve Civile në raste krizash parashikojnë mes të tjerash: "Të punësuarit që kanë vdekur do të konsiderohen në lejë administrative, deri në datën e raporetuar të vdekjes". Një rregull i Shërbimit Postar, aktivizuar në raste sulmesh bërthamorë, do të pezullonte nevojën për pulla poste në zarfa si dhe kartolina që dërgohen në zonat e shkatërruara. Dërgesat speciale do të eleminoheshin në të gjithë sistemin, përveçse për dërgesat e ilaçeve dhe veshmbathjeve.

Shumë plane janë hartuar edhe për shpëtimin e ekonomisë në rast të një sulmi bërthamor. Rregullat e departamentit të Thesarit kërkojnë që bankat të qëndrojnë të hapura në orët e zakonshme, por i lejon ato të kufizojnë tërheqjete parave për të mos lejuar grumbullimet. Thesari do të mbikëqyrë gjithashtu stabilizimin e cmimeve për pagat dhe qeratë pas sulmeve. Një direktivë e vitit 1972 thotë se janë bërë marrëveshje të mëparshme me kompani në zonat që nuk janë shënjestruar për të printuar çeqe. Departamenti i Punës dhe Shteti i Nju Jorkut firmosën një marrëveshje në vitin 1971 që siguronte "gatishmëri për stabilizim ekonomik në rast sulmi bërthamor". Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave u kërkonte "punonjësve të bankave të raportonin në rast të një situate pas një sulmi bërthamor në Bankën Federale të Rezervës më të afërt, aty ku mund të asistonin për rindërtimine sistemit bankar".

Në fakt, Bordi i rezervës Federale ka qenmdrën e vet të grumbullimit në rast sulmi bërthamor në Kulpeper. Në vitet '80, hapësira e madhe e qendrës kishte një sasi të paimagjinueshme parash kesh, që do të përdoreshin për t'i dhënë shtysë ekonomisë së SHBA në vijim të një sulmi bërthamor. Tryezat në vendtsrehim mbanin emrat e zyrtarëve të FED që do të evakuoheshin. Një menu 30-ditore ushqimesh të ngrirë ishte përgatitur për t'u servirur. Ka madje edhe një tunel që do të përdorej për të vendosur ën temperatura të ulëta trupat e atyre që nuk mund të varroseshin deri sa të largohej rrezatimi.

Departamenti i Bujqësisë kishte edhe ai planin e tij për një progrtam racionimi pas një sulmi bërthamor, duek cakruar racionin e një civili mes 2000 dhe 2500 kalorish në ditë. Mes limiteve të përjavshëm të ushqimeve: shtatë pinta qumësht dhe gjashtë vezë. Administrata Federale e Autostradave do të përpiqej të mbronte motoristët "nga aksidentet në rast të një sulmi bërthamor". Departamenti i Strehimit dhe Zhvillimit Urban, në rregulloret me emrat e koduar "Asp", "bear", "Cat" dhe "Dog" parashtron qasjene Agjencisë për strehimin e miliona refugjatëve që do të zhvendoseshin në një rast sulmi bërthamor.

Strategët amerikanë të "ditës së fundit të botës" koordinuan gjithashtu lpanet e tyre të rivendosjes dhe prodhimit në rast sulmi me industrinë private, që konsiderohej jetësore për mbijetesën e kombit. Në prill 1970, për shembull, planifikuesit e emergjencave në Shtëpinë e Bardhë u bashkuam me drejtuesit e Standard Oil Co. Në Nju Jork Xhersi, për një stërvitje të përbashket ku simulohej një sulm bërthamor.Drejtuesit e lartë të Standard oil u mblodhën në një qendër emergjencash, që ndodhej disa dhjetëra metra poshtë atij që dikur quhej Depozita Bërthamore e Malit të Hekurt, pranë Hadsonit. Ndërtesa e mirëmbrojtur kishte salla, kuzhina si dhe më shumë se 50 dhoma fjetje për zyrtarët e lartë të kompanisë dhe familjet e tyre. Të dhëna shumë të rëndësishme të kompanisë depozitoheshin në ndërtesë dhe azhornoheshin çdo muaj.

Drejtues të kompanisë diskutonin me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë se "si duhet të garantonin vazhdimësinë e drejtimit të korporatës, vlerësonin aftësinë mbijetuese... dhe ndërthurnin planet e kompanisë me ato të qeverisë". Zyrtarë të kompanisë u sprapsën kur kuptuan që në kohëra lufte, qeveria mund të merrte celësat e kompanisë. Më në fund, drejtuesit përgatitën një "plan të unifikuar emergjencash" dhe do të pajisjesin me radio-komunikime për vendstrehimin.

Pati gjithashtu plane për një zyrë kombëtare censure i quajtur Programi i Sigurisë së Informacionit në kohë Lufte. NJë zëvendës president i CBS, Teodor Kup kish rënë dakord që të ishte në krye të programit, dhe afro 40 drejtues civilë kishin rënë dakord të punonin në stafin e njësisë në kohë lufte. Një memo e brendshmne e qeverisë e vitit 1965 thotë se manuale dhe rregulla -për censurën ishin hartuar tashmë, si dhe ishte ngritur një qendër komunikimi me të gjithë pajisjet e nevojshme jashtë Uashingtonit. Të dhënat në mediq në vitin 1970 flisnin për ekzistencën e një censori kombëtar në pritje dhe ato çuan në shpërbërjen e kësaj njësie, por detyrat e saj iu ringarkuan në fshehtësi një tjetër pjese që një memo e brendshme e quan qeveria "hije".

Duke parë të ardhmen

Ndonëse rreziku i një lufte masive bërthamore ka rënë disi, shumë punonjës të qeverisë ende u duhet të kryejnë veprime të përgatitjes për fatkeqësi. Regjistri Federal boton një regjistër të përditshëm të verpimeve dhe vendimeve kryesore të qeverisë. Por në rast të një sulmi bërthamor, raportimi duhet bërë në Maunt Uedhër sid he duhet të botohet Rregjistri Federal i Emergjencave, i cili do të informonte publikun e mbijetuar në lidhje me rregullat në rast krize si dhe krijojë një kronikë të veprimeve në ditët pas sulmit. Eshtë shumë e rëndësishme të ketë kopje të asaj që ka ndodhur, për t'i patur kur të rikthehet normaliteti, pasd një apo 100 vitesh.

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, planifikuesit për fatkeqësinë e madhe të një sulmi bërthamor u angazhuan në nëj rivlerësim të skenarëve të krizës. Qendrat e vjetra i ripanë. Disa rezultuan të vjetëruara, të tjera nisën të përdoren për qëllime më të zakonshëm. Gjithashtu, u riekzaminuan rregulloret dhe detyrat. Por, ndërsa pjesëtarët e fundit të atij brezi planifikuesish largohen, ata e bëjnë këtë duke bërë thirrje për kujdes: Bashkimi Sovjetik mund t'i p[ërkasë historisë, por ka rreziqe të tjerë - përhapja e armëve bërthamore dhe rreziku i terrorizmit. "Ende nuk duhet mbyllur ajo dre dere", paralajmëron drejtori i parë i Maunt Uedhër, Leo Burasa. Bad Gallager, pasardhësi i tij preferon të citojë Platonin: "Vetëm të vdekurit e kanë parë fundin e luftës".

No comments: