Wednesday, July 3, 2024

PD, kërkesë Bashës/ Kthe llogaritë bankare dhe faqet e partisë, do të padisim në SPAK

 


Më 11 qershor, Gjykata e Apelit njohu ish-kryeministrin Sali Berisha si kryetar të PD-së, duke i dhënë vulën e partisë grupit të tij.

Pas këtij vendimi, Lulzim Basha duhet

t’i dorëzonte PD-së zyrtare të gjitha asetet e PD-së, duke filluar nga ambientet e marra me qira, llogaritë bankare, faqen PD.al në internet, faqet në rrjetet sociale, apo edhe gazetën Rilindja Demokratike.

Ndonëse ka kaluar rreth një muaj, Basha vijon të mbajë asetet e Partisë Demokratike në shkelje të ligjit. Lulzim Basha nuk pranon të kthejë llogaritë bankare apo edhe faqet dhe gazetën, të cilat i përdor për interesa personale.

No comments: