Shkruar nga Sokol Pepushaj
Ndryshimet, në natyrën më të bukur, u ngjajnë ndëshkimeve mjaft të ndërlikuara, prandaj nuk është kaq e çuditshme pse ende sillen rreth Edi Ramës edhe Mafia edhe FBI?!
Pasuritë e mëdha kanë zvogëluar “shpirtin” e familjes kryeministrore.
Fitoret, si ajo e Pirros, ja kanë dobësuar dyshimet rreth tradhtisë Don Zhuanit të Surrelit, sa jeton si mashtruesi mes mashtruesve.
Ose më qartë, nuk i bën përshtypje asnjë shtypje shtazore.
Rrumpallë e kurvëri gjithandej.
Secili le të vjedhë secilin, çeta të ç’nderojë çetën, gjethja e fikut të mbulojë pendën e peshkut, pasi vetëm kështu, as Mafia që e dashuron, nuk xhelozohet pse armiku i saj FBI, e gjurmon Bablokun këmba këmbës.
Gjurmët mbrapsht, ne na çojnë tek pasuritë tona, mafien tek Edi Rama, Edin tek FBI dhe FBI-në afër nesh, në pritje të presë prenë.
Gjurmë pas gjurme e hap pas hapi, jemi në zonën e absurdit, ku njerëzia po zihen, është ujku apo gjurma.
Që të fshehë gjurmët, Don Zhuani nuk don t’ia dijë fare as se populli e ka tradhtuar.
I mjafton të mos japë asnjë përgjigje për tradhtitë e veta, të mos acarohet për pyetjet dhe të rrahë pykat të çajë dërrasat e demokracisë, që të na mbrojë nga ndryshimet e mundshme, nga lëvizja e levave mbi batakun e babilonisë së batakçinjëve.
34 vjet qytetërim hajdutësh, kanë mbushur gargull stilistikën stinore, se ‘peshqit e mëdhenj’, do të arrestohen këtë vjeshtë.
Ç’po bën më shumë Altin Dumani se Adriatik Llalla?!
Thjeshtë, ka bërë dosjet kapicë, e do na i lërë shumë më keq se Tiku, që në çdo tik- tak të kohës, na vjen me shprehjet e njohura: Unë nuk veprova, pasi rreth Sali Berishës dhe Edi Ramës sillej edhe Mafia edhe FBI, e nuk isha prokuror të arrestoj me prokurë.
Me fjalë të tjera, këtë ka thënë Tiku, apo keni interpretim ndryshe?!
Ndryshimet, në natyrën më të bukur, u ngjajnë ndëshkimeve mjaft të ndërlikuara, prandaj nuk është kaq e çuditshme pse ende sillen rreth Edi Ramës edhe Mafia edhe FBI?!/Pamfleti
No comments:
Post a Comment