Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që është vetëquajtur edhe zdroms, nuk të lë as të vdesësh. Mezi pret ceremoni të ndryshme, mes tyre edhe mortore, që të bëjë "show"-n e radhës.
Nuk e ndalon asgjë, por sapo ndodh diçka e rëndësishme, ndërton skenarët dhe nis aktrimin.
Ai njihet për propagandën e tij, por në homazhet që u zhvilluan në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, kaloi çdo fantazi.
Veliaj parakaloi 3 herë në sheshin "Skënderbej" për të shfrytëzuar situatën. Njëherë u shfaq me disa persona të tjerë teksa po shkonte te TKOB-ja për të marrë pjesë në homazhet për shkrimtarin.
Herën tjetër eci në shesh krah vajzave të Kadaresë, duke i shoqëruar këto të fundit.Më "brilanti" ishte parakalimi i tretë, ku i veshur me kostum dhe me syze dielli, mori për krahu Helena Kadarenë, bashkëshorten e shkrimtarit të njohur.Me këtë veprim të tij, Veliaj tentoi të jepte mesazhin për afrimitetin që mund të ketë me familjen e shkrimtarit, duke u shfaqur si "djali i shtëpisë" së Kadaresë. Ai u shfaq edhe si i pikëlluar dhe i qëndronte afër bashkëshortes së Kadaresë.Si gjithmonë, edhe këtë herë Veliaj nuk kurseu propagandën edhe në momente kaq delikate, ku familjarët e të ndjerit po kalojnë ditë të vështira.
Veprimet dhe sjelljet e tij tashmë kanë kaluar në neveri. Ka hall të madh dhe "nuk di nga t'ia mbajë", pasi është nën hetim nga SPAK-u. Në grahmat e fundit, po zvarritet dhe po përpiqet që të gjejë mënyra se si të pastrojë figurën e tij, por këtë herë punët nuk i ka mirë me drejtësinë.
Mesa duket SPAK-u e ka bërë që të kërcejë nga belaja, pasi vijojnë hetimet për megaaferën e inceneratorëve dhe dosjen “5D”. Këto dosje voluminoze i kanë futur tmerrin Veliajt./CNA
No comments:
Post a Comment