SPAK rrëzoi sot kërkesën e Sali Berishës për të marrë pjesë në Kuvend ndërsa konklufuan se masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” nënkupton edhe pamundësimin e ushtrimit të profesionit në këtë rast.
Ata argumentojnë se vajtja në Kuvend është punë dhe se një vendim i Gjykatës së Lartë nuk ka gjetur arsye për të lejuar ndjekjen e aktivitetit ndërsa je në arrest shtëpie. Në argumentime nuk haset asnjeherë ballafaqimi me nenin 242 e kodit të Procedurës Penale që lejon aplikimin e rolit të tyre për personat që janë subjekt i ligjit zgjedhor.
Çfarë thotë neni 242:
Neni 242
Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
1. Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to.
2. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral. a.b
/DRONI.al/
No comments:
Post a Comment