Friday, January 19, 2024

Mjaft më !

 


Nga Mimoza Rexhvelaj

Si deputeti, si këshilltari në Bashki, duhet ta ketë të qartë se është në atë detyrë nga vota dhe besimi i qytetarëve dhe i forcës politike që përfaqëson.

Shumë herë kontributi me individin nuk kanë pika takimi sepse listat bëhen mbi mekanizma të tjerë dhe jo me

meritokraci, ndaj dhe shumë herë hasemi me shfaqe të tilla që të turpërojnë dhe të bëjnë të mallkosh vetën dhe kujt ia ke besuar votën tënde, kontributin tënd.

Në çdo pozicion dhe tavolin që do uleni ju deputet e këshilltar të dal nga vota jonë të mos punoni kundër interesit tonë. Kjo është e pakta që kërkohet prej jush…

Se shohim shumë që shqyhen me arrogancë përplasin kartona mbi tavolinë dhe për inatin e vjerrës mos i hyni në shtrat qeveriut.

Mjaft më!

Këto shfaqe të kohëve të fundit t’i merrni për mësim kur të përpiloni lista deputetësh e këshilltarësh, se ju dhatë pushtet aty që po ju hanë kokat dhe janë vegla të qeverisë.

Ditë të zeza na presin po vazhduat me katapultime dhe duke ju dhënë pushtet atyer që nuk meritojnë më të voglin respekt…

Mjaft më!

www.albdreams.com

www.AlbDreams.Net

www.radioiliria.net


No comments: