Friday, January 19, 2024

LETRA/ PS kërkon leje nga Gaz Bardhi ta marrë Bashën ne delegacion për Strasburg

 


Deputeti Lulzim Basha është përfshirë në delegacionin e Parlamentit që merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të KiE në Strasburg.

Për këtë kryetarja e delegacionit, Blerina Gjylameti i ka kërkuar administratës së Parlamentit të marrë leje në grupin parlamentar të PD, që drejtohet nga Gazment Bardhi.

Në një letër që Sekretari i Përgjithshëm, Genc Gjonçaj i dërgon Bardhit, kërkon prej tij leje.

Ky është një fakt tjetër që Parlamenti ka vetëm një grup të PD që drejtohet nga Bardhi ndërkohë që kryesia e Parlamentit nuk konsideron propozimet dhe vendinet e tij siç është edhe ai i bashkëkryetarit të komisionit të Reformës Zgjedhore.

/DRONI.al/

No comments: