Kreu i opozitës, Sali Berisha tha sot se ambasadorët e vendeve kryesore, përfshirë OSBE, hodhën poshtë deklaratën e pengut të Edi Ramës, Lulzim Bravës.
“Sot ambasadorët e vendeve
kryesore, përfshirë OSBE, reaguan me deklarata duke hedhur poshtë deklaratën e pengut të Edi Ramës, Lulzim Bravës.Ajo deklaratë e tij tregonte se çfarë shpërfytyrimi, në ç’shkallë është shpërfytyruar ky njeri, i cili shitjen e tij te Edi Rama, aktet e tij të turpshme të diktuara nga pengmarrësi i tyre, kërkoi të ua paraqesë shqiptarëve si autorizim të ambasadorëve të vendeve kryesore në Tiranë.
E vërteta është se ai bëri vetëm mashtrimin e radhës.
Nga ana tjetër të dashur miq, kjo parodi dëshmon edhe njëherë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka.
Se me Edi Ramën ne veç se do të firmosim grabitjen e radhës të votës tonë”, tha Berisha.
Në vijim kreu i PD, tha se beteja e demokratëve është jetike, vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë.
“Edi Rama zhvilloi me 14 maj farsën elektorale më të shëmtuar.
Komuniteti ndërkombëtar publikoi një raport i cili ju garantoj ju, është fjalë për fjalë, mos më i keq, se sa raporti i zgjedhjeve të Vuçiçit në Serbi. Por Beogradi dha një mësim, u derdh në rrugë, nuk lëshoi rrugën dhe zbrapsi diktatorin e tij, dhe faktikisht në Beograd do të fillojë fitorja e opozitës.
Edi Rama bëri gjithçka të asgjësojë opozitën, dështoi në zgjedhje. Bëri gjithçka ta asgjësojë në parlament. Dështoi në parlament.
Edi Rama është në pushtet vetëm e vetëm për shkak të indiferencës. Ju garantoj se ai përfaqëson një kalbësirë, që shkërmoqet me shpejtësi marramendëse”, deklaroi Berisha. r.p
/DRONI.al/
No comments:
Post a Comment