Deputeti Ervin Salianji ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për aksionin opozitar, pas izolimit të Sali Berishës, i cili gjendet në arrest shtëpie dhe u flet simpatizantëve të tij nga dritarja e banesës.
Salianji tha se opozita duhet të bashkohet dhe se një gjë e tillë do të realizohet së shpejti, por pa Lulzim Bashën, sepse ai i shërben Edi Ramës.
Biseda në studio:
Ylli Rakipi: Ju rrini aty poshtë dritares së Berishës. Çfarë synimi keni me këtë? Shkoni poshtë dhe shikoni lart. Çfarë po bëni ju kështu? Nuk kuptojmë gjë fare.
Ervin Salianji: Ju thoni po luani ndeshje futbolli dhe dikush ka hyrë atje dhe ju vret, por ai bën edhe gola… Ju keni të drejtë që problemet e opozitës… Edi Rama do të bëjë gjithçka sepse është ky personalitet politik, për ta dëmtuar dhe shkatërruar opozitën.
Ne kemi një pjesë të fajit për këtë gjendje edhe për shkak të njeriut që nuk ishte për këtë punë. Nuk jam te ata deputetë që mendojnë se jemi në situatë të mirë. Jemi në situatën më të vështirë që një opozitë ka kaluar.
Ne duhet të lëmë mënjanë çdo diskutim tjetër dhe të merremi me zgjidhjen e punëve tona, për të qenë të bashkuar. Kemi diferencat dhe ngjyrimet tona, por duhet të bëhemi bashkë kundër qeverisë.
Jemi të vonuar. Jemi në rrugë, padiskutim edhe unë kur e them, kam njëfarë lodhje nga kjo. Por besoj se brenda këtij muaji do të kemi zgjdihje për të qenë të gjithë bashkë dhe për të mbyllur diskutimin se cfarë po ndodh me opozitën. Flas për opozitën pa përfshirë ndihmës qeveritarin Lulzim Basha.
No comments:
Post a Comment