Parlamenti rus votoi pro ndërhyrjes ushtarake në rajonin e Krimeas, një republike autonome brenda territorit ukrainas. Ashtu si në vitin 2008 me luftën në Gjeorgji, edhe pas gjashte vjetësh, Rusia përdor të njëjtin argument: trupat ushtarake do të sigurojnë jetën qytetarëve rus në Krime. Këta të fundit përbëjnë rreth 54% të popullsisë totale me mbi 2 milionë banorë. Ndërsa 36% përbëhen nga ukrainasit dhe tartarët ose ndryshe turqit e Krimesë.
Por pse ngulmon kaq shume Rusia për të marrë këtë republike autonome? Çfarë përfaqëson Krimeja si territor? Që prej vitit 1954
kur Nikita Hrushov dekretoi Krimenë si pjesë të Ukrainës, ka patur reagime nën zë se ky vendim nuk është legjitim. Veç turizmit, ky rajon ka hyrë në histori për takimin mes Ruzveltit, Stalinit dhe Çurcillit. Por synimi i Moskës zyrtare për ta rimarrë atë është shumë më tepër sesa nostalgjia apo turizmi.
Përgjigja gjendet në analizën gjeopolitike. Baza detare e Sevanstopolit në Krime, krahas portit Tartus në Siri, është dalja tjetër për në Detin e Zi për Rusinë. Nga ky port janë kryer dërgesat më të mëdha për regjimin e Bashar Al-Assadit gjatë luftës civile. Kjo pikë strategjike për Rusinë, është marrë falë një marrëveshje me shtetin e Ukrainës për ta administruar deri në vitin 2047. Por nga ana tjetër, ky rajon lakmohet dhe nga Ukraina, pas të cilës qëndrojnë NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por në rast të një ofensive ushtarake në Krime, Komuniteti ndërkombëtar mund të ndërmarrë dhe sanksione ekonomike ndaj Rusisë, veçanërisht sa i takon marrëveshjeve për gazin. Në rast të masave, parashikohet që çmimi i gazit të bjerë me 15-20%. Kjo do të sillte një krizë të ngjashme me atë të fillim viteve 1990. Sipas analistëve, edhe në aspektin ushtarak, Rusia nuk është më ajo superfuqia e para disa viteve. Kjo u dëshmua gjatë luftës së Gjeorgjisë, ushtria e të cilës arriti të rrëzojë 20 avionë luftarak. Këtë numër avionësh Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë humbur që nga lufta e Vietnamit deri më sot. Nëse do të nisë lufta në rajonin e Krimesë, kjo do të varet nga lufta e ftohtë diplomatike mes SHBA-së, NATO-s dhe Rusisë.
No comments:
Post a Comment