Arlinda Guma
Asnjë! Tek e fundit përvjetori i vdekjes së një rebeli të pakompromis nuk përbën lajm për turmën e konformistëve që di të gjendet gjithmonë në anën e duhur dhe më të volitshme. Çdo herë kur dua të mbrohem prej agresionit që më dërgon realiteti i përditshëm, ndërsa kaloj bezdisshëm nëpër duar të gjithë librat në bibliotekën time, pa ndalur askund dhe e alarmuar, si ai kuzhinieri që ka humbur aftësinë për të shijuar gatime të reja, kam një dëshirë këmbëngulëse për të shfletuar e ri-shfletuar poezitë e tij. Dhe çdo herë ndjej se pas këtij leximi ndjesia e alarmit brenda meje zbutet dhe më jep sigurinë se shijet e mia kanë mbetur ende të paprekura, edhe pse më pas, kësaj sigurie ia zë vendin një pikëllim i thellë për faktin se e kam ndeshur kaq vonë këtë poet.
Shpesh për fatalitetin që shoqëron talentet ekstreme, ka një lloj përligjje nga njeriu i rëndomtë, një lloj certifikimi cinik (e pse jo, ndonjëherë dhe hakmarrës), për pamundësinë e menaxhimit prej tij të personalitetit të fuqishëm të këtyre talenteve. Si rrjedhojë, harresa dhe indiferenca duket se janë fatalitetet më të zakonshme për individë kaq të pazakontë. Por ndonjëherë më ndodh të pyes veten, ashtu naivisht, nëse poetët e tjerë kanë patur ndonjëherë ndonjë ndjesi faji për faktin se në kohën kur glorifikoheshin bujshëm podiumeve të diktaturës, një poet i përmasave të jashtëzakonshme si Frederik Rreshpja dergjej në burg. Nëse në kohën e diktaturës nuk guxonin ta përmendnin, përse tani heshtin dhe nuk e përmendin si të mos ketë ekzistuar kurrë? Si është e mundur të mos jenë të ndërgjegjshëm për përmasat e këtij poeti lënë në harresë nga të gjitha regjimet?
Ca prononcime sipërfaqësore snobësh insistojnë në idenë se artisti nuk duhet të përzihet me politikën. Të tjerë, kritikojnë artin e angazhuar…
Po si është e mundur të bësh art brenda një sfere kristali? Po si është e mundur të mundësh të mbetesh NJERI brenda kullës së fildishtë? Po si është e mundur që si individë, këta shkrimtarë e poetë të mos kenë kurajën fisnike dhe përgjegjësinë qytetare të thonë me zë të lartë, qoftë dhe tani, vonë, pas diktaturës, se Rreshpja është një poet i përmasave të jashtëzakonshme? Është detyra e tyre, para së gjithash; si individë, si pjesëtarë të kësaj shoqërie që shpesh demonstron një mungesë të theksuar ndërgjegjeje sociale. Dikur kam lexuar një shkrim të Moikom Zeqos, apo diçka të shkruar prej Vrion Gaçit kushtuar poetit, por emrat më me zë të akademikëve nuk i kam dëgjuar ta përmendin. Njëlloj sikur ai të mos ketë ekzistuar. Ka një lloj aleance të heshtur të të gjithëve për të mos e përmendur emrin e tij, apo është thjesht harresë e zgërlaqur, në këtë realitet po aq zgërlaqës, që as një godinë të Lidhjes së Shkrimtarëve nuk e ka më?
Është kjo një prej atyre smirave dhe zilive tipike ballkanike, delirante, narcizësh që shtyhen me bërryla për pak vend në diell, edhe pse në këtë vend diell kemi me shumicë? (aq shumë sa ndonjëherë na bie në kokë!)
Frederik Rreshpja duket sikur ka jetuar në një jetë tjetër, një jetë paralele; Kur isha fëmijë, bisedoja me delet/që më flisnin gjëra të mençura/Çudi! Kur rritemi, dhentë nuk flasin më/…
Në një kohë tjetër. Mbase ky ka qenë një lloj vetë-imunizimi krejt i ndërgjegjshëm për ta shpëtuar artin e tij. Ndoshta ky ka qenë dhe bekimi i vetëm dhe i madh që mundi të marrë nga jeta e pamerituar që pat. Sepse në artin e tij nuk ka pikë skematizmi, siç e gjen ngado në krijimtarinë e të gjithë artistëve të tjerë të asaj kohe. Një skematizëm, të cilit nuk i kanë shpëtuar as artistët disidentë; ata të ashtuquajturit apo vetëquajturit kështu, e të tjerët me radhë. Kur e kam lexuar për herë të parë Frederik Rreshpjen, mendimi i parë që më ka ardhur në mendje ka qenë: – Ç’elegancë e përkorë! Pastaj kam shfletuar të gjej datën e lindjes së tij. Isha gati, krejt e sigurt, se duhej të ishte poet i postdiktaturës. Por jo! Për habinë time mësova se Rreshpja kishte lindur në vitin 1940. Po si është e mundur kam pyetur veten, si është e mundur që në atë kohë kufizimesh e përçudnimesh shpirtërore dikush të mundte të shkruante kështu? Në mënyrë kaq të kristaltë, kaq të hijshme, kaq të shpenguar, kaq moderne, kaq delikate, kaq tronditëse, kaq të thellë? Poezia e tij është si një ekografi ku ai vizaton hijshëm me dhimbjet e vrajave dhe lëndimeve të brinjëve të shpirtit të ciflosur. Unë nuk kam hasur në asnjë poet tjetër të asaj periudhe një elegancë të tillë vargjesh. Unë nuk kam hasur as në këto kohë që jetoj një përsosmëri të tillë, artistike. Jo rrallë poetët shqiptarë e kanë groteskëzuar poezinë për hir të rimës, për shkak të cungimit apo kushtëzimit që mund t’i shkaktojë ajo vargut apo mendimit, ndërkohë që Frederik Rreshpja arrin të shkruajë përsosshmërisht kështu; Rrëzohet nga drurët trishtimi i dëborës/lugina me hënë e lyer/dhe drerët e erës vënë kujën në dhembje/me brinjët prej akulli thyer…
Teksa lexon këto vargje, të duket sikur të kalon përpara syve i gjithë peizazhi dimëror që Rreshpja ka pikturuar me ato pak penelata; të pikëlluara, po aq të sigurta për nga teknika mjeshtërore. Dhe rima nuk duket fare një kufizim për të.
Në një nga intervistat e tij, të pakta, dhënë përpara disa viteve, Rreshpja ka cituar Heminguejin, i cili pak a shumë thekson se një poet duhet të kalojë shumë vështirësi për t’u bërë një poet i mirë. – Po unë nuk jam Jezu Krishti! – thotë Rreshpja. Ndërsa në një intervistë tjetër është shprehur se shpesh i ka ndodhur të gdhihet në qiell të hapur, se ndonjëherë ka tentuar të vrasë edhe veten, se i duhej të bënte një operacion në zemër, i cili kushtonte, dhe ai nuk e përballonte dot financiarisht.
Me ç’duket, për qeverinë e atëhershme (e jo vetëm atë) kjo nuk ka qenë një klithmë SOS-i. Çfarë duhej të bënte më tepër që shoqëria t’i siguronte së pakti disa vite dinjitoze të fundit të jetës?
Nëse lexon me vëmendje intervistat e pakta që ka dhënë ai disa vite përpara se të vdiste, duket se ka qenë plotësisht i ndërgjegjshëm për talentin e tij, prej të cilit, ashtu shpërfillshëm, nuk ka patur kurrfarë pritshmërie, sepse duket plotësisht i ndërgjegjshëm për kohërat absurde që jeton. Në këto intervista ai flet fare pa dorashka për; antologji poetësh promovuar bujshëm ku atë nuk e kanë përfshirë, për autorë të patalentuar që librat ua sponsorizojnë prindërit e pasur, për një mbrëmje poetësh në Durrës ku atë nuk e kanë ftuar. (E si mund të pretendosh ta përmendin në përvjetorin e vdekjes?) Flet për politikanë indiferentë, të afërm e miq që i ngulin thikën e fundit pas shpine, fjali të cilat ai i mbyll pikërisht me atë lloj shpërfillje prej njeriu që ka humbur gjithçka dhe nuk e impresionon më asgjë. I vrarë nga kjo pranverë e kotë/braktisur nga bota e tërë
Por çuditërisht, në atë jetën tjetër, paralele, ku ai bën art, dhe art të vërtetë, pa hile apo efekte sterile, Rreshpja është një impresionist. Rreshpja është Moneja shqiptar i fjalës, por jo vetëm kaq; Rreshpja është edhe një poet denoncues brenda galantësisë së tij, të përkorë dhe fjalorit poetik aq të pasur, mbushur tragjikisht me dhimbje të bukura.
Natyrisht që prononcime të tilla, të pakompromisshme, krijojnë armiqësi në këtë Shqipërinë tonë, të vogël, mbushur me njerëz po aq “të vegjël”, që ia numërojnë biografinë njëri-tjetrit një më një. Natyrisht që në një realitet si ky, që u pret krahët dhe i cungon përjetë shpirtrat e lirë, ai s’do të mundte kurrë të gjente rehati. – Shpirtrat e të vdekurve enden ajër- shkruan ai. Por unë dua shumë që në këtë përvjetor të tetë, turpshëm; të shurdhët, të kësaj humbje kaq të madhe për letërsinë shqiptare, shpirti i tij të ketë gjetur prehjen e merituar, pas jetës së pamerituar që pat. Sot ndjeja se duhej të ulesha e t’i shkruaja të gjitha këto, sepse çdo herë kur e shfletoj poezinë e tij, seç kam një lëndim të madh në kraharor dhe një ndjenjë të vazhdueshme faji që jam pjesë e kësaj shoqërie pa ndërgjegje sociale, e cila nuk i siguroi një jetë dinjitoze këtij talenti te pazakontë. Ndoshta ky shkrim do të botohet në ndonjë cep të vogël e krejt të parëndësishëm të ndonjë gazete, ndërkohë që ballinat do të vazhdojë t’i pushtojë politika dhe ideologjia, por, i dashur lexues rastësor që je ndalur aksidentalisht në këtë shkrim, nuk është asnjëherë vonë për të bërë një vepër të mirë për kulturën e vendit tënd. Nuk është asnjëherë vonë për ta korrigjuar sadopak këtë harresë të turpshme.
Rreshpja ka lënë dorëshkrime të pasura, romane, ese dhe poezi të pabotuara. Do të ishte në nderin e Ministrisë së Kulturës, apo të kujtdo që mund të kontribuojë financiarisht t’i qëmtonte këto shkrime e te mos i lejonte më të dergjeshin në pluhurin e harresës, dhe nëse është e nevojshme, edhe të pajtohej një njeri i specializuar për të deshifruar shkrimin e tij, të pakuptueshëm, argument me të cilin justifikohet rëndom indiferenca ndaj veprës se tij. Para disa vitesh, në fasadën e një pallati në Rrugën ″Bardhyl”, më bënë përshtypje fjalët: ″Faleminderit!”, “Mirupafshim!”, “Ndjesë!”, “Më fal!”, etj. Një nismë e shkëlqyer për të edukuar qytetarinë e ç’edukuar në kaosin post-demokratik, por ç’do të mendoje lexues, sikur në fasadën e njërit prej këtyre pallateve të shkruhej një strofë prej poezisë së tij? Të vrarët i rreshtuan në sheshin demokracia/
mbështjellë me çarçafët e dhëndërisë/por shtypi tha se zgjedhjet qenë të ndershme/
të lira dhe korrekte/ashtu dhe TV-ten/Pastaj lanë gjakun/te ullishtja me drurët e spërdredhur nga dhimbja…/
Dhe le të shërbejë kjo strofë si një denoncim për kujtesën tonë të shkurtër historike.
Rreshpja është ai monumenti antik dhe modern njëherësh, ku prej indiferencës sonë tani atje dergjen bagëtitë…Rreshpja është i përjashtuari i madh nga tekstet mësimore mbushur plot me gabime drejtshkrimore (dhe jo vetëm) që në vend të edukojnë, ç’edukojnë frikshëm gjeneratën e re….Rreshpja është ndërgjegjja inekzistente e shkrimtarëve të glorifikuar podiumeve të diktaturës…Rreshpja është denoncuesi tronditës i një shoqërie cinike që nuk ka veshë të dëgjojë…Vendosjani një rruge emrin e tij! Një rrugice të vogël e të pabujë, ashtu siç qe vetë jeta e tij. Një rrugice me pemë, lule e zogj që aq shumë i desh. Mësojuani fëmijëve poezinë e Rreshpjes! Tregojuni atyre për jetën e tij. Është një mësim i vlefshëm që kur të rriten, ata të mos e gjejnë veten në anë të turmës konformiste…Duajeni këtë poet që i deshi njerëzit…. që s’ia kthyen dashurinë…
Rreshpja është i përjashtuari i madh nga tekstet mësimore mbushur plot me gabime drejtshkrimore (dhe jo vetëm) që në vend të edukojnë, ç’edukojnë frikshëm gjeneratën e re….Rreshpja është ndërgjegjja inekzistente e shkrimtarëve të glorifikuar podiumeve të diktaturës…Rreshpja është denoncuesi tronditës i një shoqërie cinike që nuk ka veshë të dëgjojëPak-kush e di se më 17 shkurt 2014 ishte 8-vjetori i vdekjes së poetit Frederik Rreshpja. Midis debateve ezauruese mbi Shën Valentinin komercial, statusit të tiranasit aristokratiko-autentik dhe stër-shfaqjeve bajate të politikanëve nëpër ekrane, nuk u gjend askund, as edhe një cep i vogël e i parëndësishëm, disa-sekondash, ku të përmendej emri i tij.

No comments:
Post a Comment