Nga PREÇ ZOGAJ
Njerëzit që folën më pak në 23-vjetorin e rrëzimit të përmendores së Enver Hoxhës në Tiranë ishin protagonistët e ngjarjes. Ndoshta nuk kishin gjëra të reja për të thënë në raport me çfarë kanë thënë në vitet e shkuara. Ndoshta për këtë shkak apo për shkaqe të tjera, nuk u ftuan dhe nuk u intervistuan si më parë nga mediat. Sidoqoftë, mua më pëlqen të mendoj se njerëzit e përpiktë në takimin me historinë e kanë zakon të flasin më pak se të vonuarit apo të munguarit në takime të tilla.
***
Kjo ishte sa për hyrje. Fakti është se për figurën e Enver Hoxhës, duam apo nuk duam, do të vazhdohet të flitet e të shkruhet nga njerëzit e thjeshtë, politikanët, studiuesit, publicistët, nga ata që e kanë jetuar dhe nga ata që nuk e kanë jetuar regjimin e tij. Ka shumë për të hulumtuar, mësuar dhe reflektuar mbi mekanizmin kompleks të diktaturës shqiptare nëpërmjet figurës së njeriut që e mishëron si askush tjetër egërsinë dhe ligësinë e saj. Fjala e politikanëve për këtë temë, në kohën dhe vendin e duhur, ka gjithnjë interes publik për të kuptuar qasjen dhe distancën e tyre jo thjesht me të kaluarën si fjalë dhe me Enverin si emër, por me mendësinë enveriste, me botëkuptimin dhe kulturën politike totalitare ku mbështeten dhe ushqehen vizionet dhe sjelljet bardh e zi të shoqërisë së mbyllur. Distanca mendore dhe shpirtërore nga diktatori dhe diktatura është shumë më e qenësishme për të ardhmen se distanca verbale. Në këtë kuptim, pritej me interes një fjalë apo një prononcim i Kryeministrit Edi Rama në 23-vjetorin e rrëzimit të përmendores së Hoxhës. Ishte 20 shkurti i tij i parë që e gjente Kryeministër. Ishte 20 shkurti i parë që po vinte me shenjat e një tundimi dhe tendence të shfaqur publikisht në gjirin e shumicës së majtë për të rehabilituar figurën e Enver Hoxhës. Kishte, pra, plot gjëra për të thënë. Kishte një rast ideal për të përkujtuar rrëzimin e monumenteve të Hoxhës me kokën para, me mendje dhe me shpirt nga e ardhmja, në frymën e kapërcimit të dasive të vjetra dhe bashkimit të shqiptarëve rreth vlerave të përbashkëta të lirisë. Dhe Rama foli. Po si?
Për asgjë nga këto që shënuam më lart. Për asgjë të ngjashme, për asgjë të përafërt… Gjatë seancës parlamentare të datës 20 shkurt, në një pingpong replikash e kundërreplikash me ish-kryeministrin Berisha, ai shpalli se kishte zbuluar një ish-vullnetar të Enverit në krahun e opozitës. Nga mënyra si e tha, duke nxjerrë gjoksin dhe duke marrë frymë si në ring, të krijohej përshtypja se ish-vullnetari i vetëm i Enverit në Kuvendin e Shqipërisë u ishte fshehur me sukses të gjithëve, por jo edhe syrit hulumtues dhe taregërmues të zotit Rama, i cili vërtet nuk ka vënë akoma asnjë gur në asnjë punë reale në Shqipëri, por ish-vullnetarin në krahun e opozitës e kishte zbuluar ama. Ja ku e keni!
E gjithë kjo skenë e ulët, e pakuptimtë për ngjarjen e ditës, mund të këtë qenë një lajthitje tipike e Kryeministrit të pamësuar me debate parlamentare, që reagon shpesh me inat, me zemërim, pa e llogaritur se ku i del tymi, pa u kujtuar se po shkel me këmbët e tij të mëdha pikësëpari të mbjellat e kopshtit të tij politik. Shpërthimi i tij në profilin e gjuetarit të “vullnetarit” ishte një autogol i inatit të verbër, që duhet të ketë lënë me gojë hapur anëtarësinë e gjerë të Partisë Socialiste me prejardhje politike nga ish-Partia e Punës dhe

mijëra e mijëra ish-vullnetarë të Enverit nga kjo parti njëzet e tre vjet me parë, që me kohë janë bërë socialistë dhe votojnë vijueshëm Partinë Socialiste të Edi Ramës. Me “vullnetarin” e kapur, kryetari Rama ua plasi si një njollë të pashlyeshme atë që ata kanë qenë njëzet e tre vjet më parë, edhe pse karrierën dhe postin që mban e ka kërkuar prej tyre dhe e mban prej tyre!
E besoj përgënjeshtrimin e opozitarit të akuzuar nga Kryeministri, por dua të abstragoj nga rasti konkret dhe çdo rast tjetër konkret. Për qëllimet e këtij shkrimi nuk ka rëndësi në vetvete ka qenë apo nuk ka qenë filani vullnetar i Enverit. Dua ta shtroj çështjen në variantin se dikush ka qenë vullnetar i Enverit njëzet e tre vjet më parë.
***
Ç’do të thotë kjo për atë kohë? Le të kthehemi për një moment prapa, në shkurtin e vitit 1991. Pluralizmi politik po mbush dy muaj nga dita e lindjes. Partia Demokratike po shtrihet me shpejtësi në të gjithë vendin. Në ajër vibron një përballje që s’mund të shtyhet pa fund: përballja e forcave të reja me figurën e Enver Hoxhës. Krerët e rinj të Partisë Demokratike kanë zgjedhur strategjinë e maturisë, që është edhe elektorale si strategji. Por mendojnë komunistët për ta prishur statuskuonë e brishtë. Me antimitingjet në Tropojë dhe Tepelenë më 11 dhe 12 shkurt, regjimi punist përuron strategjinë e tensionit me elementë të rrezikshëm të konfrontimeve civile. I mbyturi të mbyt, thotë populli. Demokratët e rinj nuk lëshojnë pe, por edhe nuk rrëmbehen. Nga data shtatë shkurt, studentët, një hap para Partisë Demokratike në këtë rast, hapin fuqishëm temën tabu të Enverit, kërkojnë heqjen e emrit të tij nga Universiteti i Tiranës, fillojnë protestën dhe “filipiket” e tyre dyjavore në Qytetin Studenti, në gjyqin më të madh publik që i është bërë Enverit dhe enverizmit sot e kësaj dite. Gjatë kësaj kohe, diku nga data 12 apo 13 shkurt, krijohet organizata “Bashkimi i vullnetarëve të Enverit” si një reaksion ndaj Lëvizjes Studentore dhe popullore entienveriste. Por “vullnetarët” nuk ndihen deri ditën e rrëzimit të monumenteve të Enverit. Ata shpërthejnë të nesërmen dhe në ditët në vazhdim si një histeri, duke shfrytëzuar edhe shokimin e popullsisë së indoktrinuar që ka parë të rrëzohen bashkë me monumentet prej bronzi apo mermeri të Enverit, edhe pesëdhjetë vjet histori. “Vullnetarët” mblidhen, marshojnë anembanë vendit, përbetohen, kërcënojnë, shtojnë radhët, trokasin derë më derë me blloqe në duar. Është momenti i revanshit të enveristëve që kanë humbur një gjë shumë të madhe dhe e meritojnë shfrimin. Njerëzit, ca ngaqë besojnë se me rrënimin e Enverit është bërë gjëma për Shqipërinë, ca ngaqë nuk duan të rrezikojnë kot se koti në një kohë kaq të turbullt, nuk mendohen gjatë për t’u regjistruar vullnetarë të një kauze dhe lufte që nuk e sheh njeri. Drejtuesit e organizatës “Bashkimi i vullnetarëve të Enverit” patën deklaruar se numri i të regjistruarve e kalonte shifrën një milion dhe nuk përjashtohet mundësia të kenë shënuar mbi një milion në blloqet e tyre pa vlerë. Vazhdimi i historisë dihet. Vendi shkoi i qetë në zgjedhjet e para shumëpartiake të 31 marsit 1991. Lëvizja e vullnetarëve të Enverit rezultoi të kishte qenë kryesisht një lëvizje elektorale e PPSH-së, e cila fitoi rreth gjashtëdhjetë për qind të votave në shkallë vendi në sistem proporcional. *** Ç’do të thotë kjo për vitet që pasuan? Do të thotë ndërgjegjësim i natyrshëm i njerëzve për të vërtetën e diktaturës dhe distancim po aq i natyrshëm i tyre nga Enveri dhe enverizmi. Ky ka qenë një proces që ka zgjatur dhe besoj se vazhdon akoma në individë të veçantë. Deri edhe për nobelistë të mëdhenj si Pablo Neruda, për shembull, distancimi nga Stalini dhe stalinizmi ka qenë një proces i mbështetur në njohjen e së vërtetës, në shqyrtimin kritik dhe në përballjen dramatike me tabutë dhe dogmat ku kishte gjetur strehë gënjeshtra më e madhe e shekullit, që është quajtur komunizëm. Neruda është vlerësuar edhe për këtë kapërcim apo dalje njerëzore nga manipulimi ideologjik dhe utopik. Në dritën e këtij ndërgjegjësimi të vlefshëm për miliona njerëz, fakti që kishte shkruar dikur një poemë për Stalinin nuk e pengoi të merrte çmimin “Nobel” dhe askush nuk iu shfaq si Luciferri me poemën e tij për Stalinin në dorë. Shembulli i Nerudës më ka dhënë modelin për të nderuar distancimin e ngjashëm të shkrimtarit tonë Dritëro Agolli dhe gjithë ish- komunistëve e “ish-vullnetarëve” të tjerë nga Enveri dhe komunizmi. Shumica prej tyre kanë dalë qëkur, si nga një ëndërr e keqe, nga jermi dhe indoktrinimi enverist. Të injorosh këtë proces do të thotë të jesh më e pakta një injorantone, siç do të thoshte Spartak Ngjela. Ndërsa ta mohosh atë për arsye politike meskine do të thotë të jesh i keq. “Ju e keni të shkruar në ballë, ju nuk mund të dilni prej andej”, duket sikur u thotë Kryeministri gjithë ish-komunistëve dhe ish-vullnetarëve me “zbulimin” e tij. Me këtë rast, me gojë hapur dhe të |
gatshëm për t’u rebeluar me penë besoj se janë edhe filozofët dhe sociologët e së majtës, që nuk mund të pajtohen as në parim, as konkretisht me zgjedhën e asaj që njerëzit flakin, apo prej së cilës kanë shpëtuar, mizore sa s’ka, tamam në një tregim të nobelistit hungarez Imre Kertez, i mbijetuar në kampet naziste të shfarosjes, ku personazhi Jakobs mëton të mbajë pengjet e çliruara nga një kamp përqendrimi nën tutelën e poshtërimeve të pësuara gjatë robërisë së tyre, derisa këta detyrohen ta heqin qafe.
***
Ç’do të thotë kjo sot? Do të thotë se edhe në një pingpong replikash të rastit në Kuvendin e Shqipërisë ndodh të dalë në pah ajo që shumë kolegë analistë e kanë nënvizuar e po e nënvizojnë me shqetësim prej kohësh: që Kryeministri ka inat të madh, por nuk ka formim demokratik, nuk përmbyll dot asnjë koncept demokratik në artikulimet e tij dhe tërhiqet me lehtësi nga paligjshmëria, qasjet dhe stilemat e sektarizmit të shkuar.
Vërtet ka startuar si antienver njëzet e tre vjet më parë, dhe kjo i është njohur si një vlerë; vërtet ka qenë evaziv dhe minimalist në lidhje me figurën e Enverit qëkurse mori drejtimin e Partisë Socialiste, dhe kjo i është njohur si taktikë për të mbajtur sa më të bashkuar një parti me shumë shpirtra që derivon në shumë pjesë të saj nga ish-Partia e Punës. Por duhet ta dijë se shembulli i “ish- vullnetarit të Enverit” që me demek zbuloi dhe denoncoi në Kuvendin e Shqipërisë më 20 shkurt, jo vetëm nuk është punë për Kryeministrin në asnjë kohë dhe sidomos në prag të kolapsit ekonomik, jo vetëm është abuzivizëm i pastër me postin, por çfarë është më e keqja, ai shembull përkujton vetvetiu, edhe pse zoti Rama mund të mos e ketë menduar kaq gjatë, luftën e vjetër të klasave me forma dhe mjete të reja, diferencimin e vjetër ideologjik me biografitë e reja, dëshirën për t’u mbyllur gojën njerëzve, si formë e luftës kundër lirisë, nëpërmjet poshtërimit dhe pengmarrjes kriminale.
E shkuara është prezente jo se ka ndodhur, por kur përsëritet në trajta të ndryshme. Vullnetarët e sotëm të enverizmit janë problemi. Jo ish-vullnetarët e djeshëm të Enverit, kushdo qofshin ata, që nuk kanë qenë vullnetarë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës në atë kohë terrori, që janë distancuar megjithatë edhe nga aq sa kanë qenë. Në këtë kontekst, Kryeministrit nuk zbuloi ndonjë vullnetar kur doli dhe u mburr në foltore të enjten e javës së kaluar, por u zbulua si dikush që ndërsa është larguar dikur nga Enveri me fjalë njëzet e tre vjet më parë, po afrohet me enverizmin në përmbajtje njëzet e tre vjet më vonë. Në formën e vullnetarit të fundit, e vullnetarit më të vonuar e më të vërtetë. Pa histeri enveristësh në rrugë. Pa kohorta dhe marshime vullnetarësh të ndërkryer, që vijnë e të trokasin në derë me bllokun në dorë.

No comments:
Post a Comment