Hoxhë Irfan Salihu me shokë, dhe në krye me imamin Shefqet Krasniqin, e
kanë për mision që ta njoftojnë popullin shqiptar me fenë e tyre, të
cilën e kanë pranuar, pa e njohur fare. Përndryshe, është habi botërore
pse shqiptarët janë të vetmit myslimanë që befasohen, çuditen e mbesin
pa mend sa herë që ua shpalosin të vërtetat islame hoxhë Irfan Salihu me
shokët e tij të profesionit. Mbas shekujsh besimi të koduar arab,
aktualisht hoxhallarët më të popullarizuar në Kosovë po
e dekodojnë fenë islame, duke u treguar shqip shqiptarëve se në 'çka besojnë ata'! Nuk i ndodh një indiani, as një arabi, vetëm shqiptarit po i ndodh të njoftohet me fenë e tij, të cilën e ka praktikuar si folklor dhe për të cilën s'ka ditur asgjë, përveç do dovë e dua arabe të mësuara përmendsh, pa ua ditur kuptimin.
Dje shqiptarët u çuditen përsëri me fenë e tyre, pasi që hoxhë Irfan Salihu u tregoi se 'pejgamberi ka dhënë urdhër që të vriten qentë e zinj', për shkak se janë strehimore e djallit! Ditëve në vijim, shqiptarët myslimanë do të vazhdojnë të njoftohen dhe të çuditen edhe më shumë me fenë e tyre të vjetër, me të cilën tani kanë filluar të 'befasohen'! Për shembull, do ta kuptojnë se lakuriqi, që për krejt botën simbolizon ligësinë, që asocon terrin dhe rrezikun, që identifikohet me sehiret dhe magjinë e zezë, për myslimanët është 'mrekulli e natyrës', shkaku se fluturon të terr dhe nuk e humb rrugën!
Shqiptarëve po u ndodh mrekullia! Po njoftohen me fenë e tyre! Sa më shumë po njoftohen me fenë e tyre, aq më shumë po çuditen dhe po mbesin pa mend! Gjuha shqipe po e përkthen besimin mistik e të pakoduar. Gjuha shqipe po e shpëton besimtarin!
E shumë besimtarë 'e kanë humbur rrugën në përkthime'.

No comments:
Post a Comment