Sapo ka filluar rrjedhja e familjeve tradicionale të majta drejt të djathtës. Sot Ish-zv.kryetari Bashkisë Tiranë Blendi Gonxhe është parë mes turmave. Po ashtu në protestë janë parë nipat e Servet Puellumbit dhe familjarë të Paskal Milos, në radhët e qytetarëve të cilët demonstruan pakënaqësitë për qeverinë, ishte dhe djali i një prej figurave historike në të majtën shqiptare, ish-presidentit Rexhep Meidani.
Një foto evidenton praninë e Denion Meidanit në radhët e protestës, ndërsa i kontaktuar nga Ora News, ai thekson se “kjo pjesëmarrje është shprehje e solidaritetit në përkujtimin e rrëzimit të komunizmit, por në të njëjtën kohë dhe protestë për veprimet tendencioze, arrogante e antiligjore të segmenteve të caktuara të kësaj qeverisje, të cilat sipas tij po pengojnë integrimin e vendit”.
Denion Meidani ka mbajtur post drejtues në administratën shtetërore gjatë qeverisjes Berisha, teksa muajt e fundit u bë mjaft mediatik falë përplasjeve me drejtoreshën e doganave pas shkarkimit nga detyra /opozita.com/
No comments:
Post a Comment