Bedri Islami, një
ish-gazetar i “Zërit të Popullit” që është njëlloj i afërt me Edi Ramën
dhe me Hashim Thaçin, ka botuar sot në gazetën “Dita” shkrimin e
“bujshëm” me titull “Çfarë do të ndodhë në 20 shkurt: mbi një promemorje
shqetësuese në Bruksel dhe disa ekstreme të
LDK-së që do të udhëtojnë nga Prishtina në Tiranë”. Shkrimi ka rëndësi
për shkak të marrëdhënieve speciale që ka Bedri Islami me Edi Ramën dhe
Hashim Thaçin. Bedri Islami u dërgua nga Partia Socialiste në 1992 në
Europën Perëndimore
për të shërbyer si komisar politik i Lëvizjes Popullore të Kosovës, organizatës staliniste e cila me ndihmën e PS-së, kur kjo erdhi në pushtet në 1997, vendosi kontrollin politik mbi UÇK-në. Shkurt Bedriu ka qenë instruktori politik i Hashim Thaçit. Me Edi Ramën Bedriu ka lidhje të hershme që nga koha kur ishte përgjegjës i shtëpisë së rinisë në Shkodër dhe drejtor i Pallatit të Kulturës atje. Në atë kohë, në vitet tetëdhjetë Edi Rama shkoi atje për të bërë një tablo murale, për të cilën Edi Rama ia di shumë për nder Bedriut që më pas e prishi natën, si kapuçonët e zinj te libri dhe filmi “Emblema e dikurshme” e Kadaresë. Nejse. Bedriu sot është ndër miqtë special të Edi Ramës, se ky e mban afër për shkak të lidhjeve të mira që ka Bedriu në Kosovë dhe diasporë. Bedriu boton shpesh edhe në gazetën “Zëri i Popullit”, që nga koha kur Edi Rama është kryetar i PS-së. Shkurt mund të thuhet se ato që shkruan Bedriu janë ato që Edi Rama dhe Hashim Thaçi duan të thonë me gojën e Bedriut. Nxënësi ia kaloi mësuesit.
Vetëm nga mendja e Edi Ramës dhe e Hashim Thaçit mund të ketë dalë ideja qendrore e shkrimit të Bedriut se shërbime të specializuara perëndimore, të cilët ai nuk i përmend me emër, kanë dorëzuar në zyrat e Bashkimit Europian një promemorje (Bedriu që ka mbetur me fjalorin e vjetër nuk e di se sot thuhet “memo” dhe që këtu nis gënjeshtra), ku thuhet se opozita, domethënë PD, domethënë Berisha dhe Basha kanë përgatitur një skenar dhune në protestën e 20 shkurtit. Sipas Bedriut, Berisha dhe Basha e kanë përgatitur këtë skenar në bashkëpunim me segmente të LDK-s në Kosovë, të cilët do të dërgojnë në Tiranë grupe ekstremistësh të LDK. Bedriu qartësisht nuk e ka ndryshuar stilin e të gënjyerit që nga koha e komunizmit kur shkonte me shërbim në fshatrat e Shkodrës dhe u thoshte fshatarëve se televizorët me ngjyra që u vinin disave nga të afërmit e tyre në Perëndim, ishin ndërtuar nga CIA në atë mënyrë që të lëshonin rreze kanceroze që dëmtonin ata që shikonin në tv të tillë. Nëse ekzistoka vërtet një promemorje e tillë, si ra ajo në dorë të Bedriut? E nëse do të kishte vërtet një implikim të LDK-së në protestën e ardhshme në Tiranë, do të qenë aktivizuar Eulex dhe KFOR.
Bedriu në këtë rast nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka përsëritur gënjeshtrën se ushtarët e FARK të Rugovës, morën pjesë në trazirat e 14 shtatorit 1998 në Tiranë. Në të vërtetë në atë kohë pati forca të caktuara të UÇK-së të kontrolluar nga ish-stalinistët, që u veshën deri me uniformë të Policisë së Shtetit të Shqipërisë për të kryer akte të dhunshme kundër opozitës, por PD parapëlqeu të heshtte për këto fakte, për hir të Kosovës. PS nuk pati skrupuj të tillë. Në një pjesë të madhe të shkrimit, Bedriu kërkon të provojë se PD për protestën e 20 shkurtit ka përgatitur një skenar si ai i 14 shtatorit 1998.
Por që 20 shkurti të jetë i ngjashëm me 14 shtatorin duhet që të ketë një “12 shtator”, pra që në 18 shkurt, oficerë të Policisë së Shtetit me automjete policie, të bëjnë një atentat në hyrje të selisë së PD-së, duke vrarë një lider të kësaj partie. Çdo qeveri në botë, Policia e së cilës vepron kështu e humb të drejtën të flasë për grusht shteti. Se ishte pergjegjesi e qeverise qe keta bandite gjendeshin ne Policine e Shtetit. Ata qenë emëruar pas ardhjes së PS-së në pushtet, në 1997. Madje shteti i mbrojti vrasesit ne fillim se ministri i Puneve te Brendshme doli dhe tha se Jaho Salihi kishte qene ne shtepi ne Tropoje dhe jo ne Tirane dhe pretendoi se kete e kishte verifikuar, gje qe me pas doli genjeshter. Eshte e vertete se ata qe vrane Azem Hajdarin kishin motive jopolitike, por shteti i toleroi që ta bëjnë këtë gjë, duke bërë llogarinë e mbrapshtë se opozita do të reagonte dhunshëm, dhe kështu do të mund ta asgjesonte opozitën. Shteti ishte përgjegjës se e mbajti ne detyre Jaho Salihin dhe grupin e banditeve te komisariatit te policisë së Tropojes qe erdhen ne Tirane. Fatmir Haklaj i cili ishte ne kerkim per vrasjen e nje oficeri, mundi te vinte ne Tirane me makina policie, ne saje te Jaho Salihit. Sa për tanket që përmend Bedriu, së pari duhet një përgjigje për atë se si dolen tanket ne shesh 14 shtator, kur ushtria mund te dilte ne rruge vetem me ligjin per gjendjen e jashtezakonshme qe PS e shfuqizoi me te ardhur ne pushtet ne 1997? E njejta gje vlen dhe per tanket e Gardes së Republikës. Garda kishte tanke në bazë të ligjit të gjendjes së jashtëzakonshme, i cili ishte shfuqizuar tashmë. Prokuroria fajësoi rrëmbyesit e tankeve, por me ligj nuk duhet te kishte tanke ne rruge në 14 shtator se nuk kishte gjendje te jashtezakonshme. Kur shteti nuk kontrollonte dot oficerët e Policisë së tij në qendër të Tiranës, pse duhej fajësuar Berisha se nuk kontrollonte dot anëtarët dhe simpatizuesit e partisë së tij?
Në shkrimin e sotëm të Bedri Islamit ka një të dhënë interesante, që duhet marrë si e vërtetë, duke ditur afërsinë që kishte Bedriu me udhëheqjen e UÇK-së. Bedriu thotë shprehimisht: “14 shtatori ishte një ngjarje e paralajmëruar, por e heshtur nga vetë shteti shqiptar, më saktë një pjesë e vetë institucioneve të tij. Edhe atëherë ekzistonte një promemorje, por e përgatitur nga shërbimi i UÇK-së dhe njerëzit e saj; me të ishin njohur figurat kryesore të shtetit”. (Gazeta “Dita”, 15 shkurt 2014, f. 3)
Që shërbimet e fshehta ilegale të UÇK-së paskan survejuar opozitën zyrtare të Shqipërisë në 1998, kjo është një deklaratë që duhet ta bëjë Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë që ta nisë ditën e punës pasnesër pikërisht me këtë gjë. Aq më tepër që për këtë paskan qenë në dijeni dhe drejtuesit e lartë shtetërorë të kohës në Shqipëri. Këto janë gjëra që nuk mund të kalohen lehtë se për ato shërbime të fshehta të UÇK-së së kohës për të cilat flet Bedriu, tashmë është vërtetuar se janë implikuar në vrasje të shumta politike. Nga ato që shkruan Bedriu merret vesh se midis PS që në atë kohë ishte në pushtet në Shqipëri dhe krahut politik stalinist që kontrollonte UÇK-në ka pasur një marrëveshje bashkëpunimi në interesin e përbashkët të asgjësimit të PD dhe LDK.
Bedriu madje kërkon të bëjë dhe një analogji mes 20 shkurtit 2014 dhe 2 prillit 1991 në Shkodër. Sipas Bedriut të parët që na paskan thënë se në 20 shkurt në Shqipëri do të ndodhë diçka e madhe, qenkan gazetarët serbë, gjë që sipas tij është e ngjashme me atë që ndodhi në 2 prill 1991 në Shkodër kur ajo që ndodhi atje u filmua nga televizionet e Malit të Zi. Ajo që nuk e thotë Bedriu është se kush u dha leje televizioneve jugosllave që të hynin në Shkodër në atë kohë. Në mars-prill 1991 ekzistonte ende regjimi komunist i paprekur, me Sigurimin e Shtetit, dhe gazetarët jugosllavë nuk mund të hynin në Shqipëri pa lejen e posaçme, madje dhe pa qenë të shoqëruar nga Sigurimi i Shtetit, që varej nga PPSH, e cila tre muaj më pas e ndërroi emrin në PS, që sot kryesohet nga Edi Rama, dhe që ka si anëtar me teser Bedri Islamin. Pastaj, e vërteta e 2 prillit 1991 është e evidentuar në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të asaj dite, që u lexua në televizionin shtetëror në lajmet e orës 16, dhe ku thuhej se Policia hapi zjarr kundër turmës duke vrarë dy vetë. Bedriu i di mirë këto, por mendon se të tjerët i kanë harruar.
Dhe nuk eshte e vertete se te paret qe kane thene se ne 20 shkurt ne Tirane do te kete trazira jane gazetaret serbe. E para qe ka paralajmeruar trazira ne Shqiperi eshte gazeta britanike "The Economist", qe ne fundvitin e kaluar. Qe prej asaj kohe mediumet e huaja gjurmojne cdo ngjarje ne Shqiperi qe mund te vertetoje kete profeci.
Deri më tani nuk ka asnjë arsye për të menduar që në 20 shkurt opozita do të bëjë akte të dhunshme. Shqetësimi paraprak do të ishte i arsyeshëm nëse PD do të kishte bërë këto ditë atë që bëri PS në ditët para 21 janarit kur kërkoi leje në Polici për protestën dhe këtë gjë e bëri në mënyrë provokuese, duke kërkuar leje pa afat, dhe duke e quajtur protestën “demonstratë”, gjë që nuk parashikohej nga ligji. Një kërkesë për leje pa afat është absurde, provokuese dhe destabilizuese se Policia është e detyruar që të bëjë një plan veprimesh, të përqëndrojë forca shtesë, dhe këtë nuk mund ta bëjë pa afat.
Arsye për t’ u shqetësuar paraprakisht për atë që do të bëjë opozita në 20 shkurt do të kishte nëse kryetari i PD-së, Basha do të kishte bërë në televizion një deklaratë të ngjashme me atë që bëri Edi Rama në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, në mbrëmjen e 20 janarit 2011 tha: “Do ta largojë populli Saliun ose Saliu do të pranojë zgjidhjen e re, zgjidhjen politike. Nuk mundet më të kapërcehen, siç kapërcehen të vdekurit në një fushë me të vdekur, pas një lufte”.
Eshte e qarte se me deklaratën televizive të 20 janarit, Edi Rama praktikisht dha urdhrin e sulmit ndaj selisë së Këshillit të Ministrave, si dhe i dha një ultimatum kryeministrit Berisha. Berishës iu tha praktikisht, me gjuhën më të hapur të mundshme që mund të fliste kryetari i opozitës në televizor, se nëse nuk do të kishte dhënë dorëheqjen deri në momentin që do të fillonte demonstrata (“zgjidhje politike”), atëherë duhet ta mbushte vendin me kufoma që të mund te qëndronte në selinë e Këshillit të Ministrave, se do të sulmohej, dhe për të dalë andej pastaj do t’ i duhej të shkelte në kufoma. Natyrisht se më hapur se ç’ foli, Edi Rama nuk mund t’ ia kumtonte kryeministrit këtë gjë. Imagjinoni se çfarë do të kishte bërë qeveria e sotme socialiste nëse Basha apo Berisha do të kishin bërë një deklaratë të tillë.
Për atë që mund të ndodhë në 20 shkurt ka vetëm një shqetësim të arsyeshëm dhe kjo ka të bëjë me skenarin e dhunës të përgatitur nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi, për t’ u dhënë një goditje të përbashkët PD-së së Shqipërisë dhe LDK-së së Kosovës. Natyrisht se sot shumë shqiptarë të Kosovës udhëtojnë shpesh në Tiranë, dhe nuk është e vështirë që të gjesh disa anëtarë të LDK-sëpër t’ i akuzuar si ekstremistë që kanë ardhur për të kryer akte terroriste. Por fakti është se këto ditë në Tiranë është vënë re prania e shtuar e shtetasve të Kosovës, të njohur si banditë dhe vrasës të afërt me Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Adem Grabovcin dhe Kadri Veselin. Këta njerëz janë parë të veshur dhe me uniforma të Policisë së Shtetit të Shqipërisë. Pikërisht njerëz të ngjashëm kanë qenë më të dhunshmit ndaj opozitës në 14 shtator 1998. Nuk duhet harruar se Policia e Kosovës ka banditë të vërtetë, si terroristi Bujar Shala i cili ekzekutoi operacionin e rrëmbimit të deputetes së Kuvendit të Shqipërisë Albana Vokshi në tokën neutrale mes vendkalimit kufitar të Morinit dhe Vërmicës në nëntor 2010, pikërisht në momentin kur kjo deputete pasiqë pa se u provokua nga Policia e Kosovës u kthye mbrapsht duke vendosur të mos udhëtojë në Kosovë.
Nëse struktura klandestine të UÇK-së i paskan lejuar vetes që të survejojnë shtetasit e Shqipërisë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, me implikimin e shtetit shqiptar, atëherë të njëjtën gjë kanë të drejtë që ta bëjnë edhe shtetasit e Shqipërisë jashtë institucioneve legale. Përgjegjësinë për situatat që do të krijohen do ta kenë ata që përdorin Bedri Islamin për të krijuar spirale si ajo për të cilën flet Bedriu.
Ajo që ndodhi atëherë me Albana Vokshin dhe disa episode të tjerë më pak të bujshme tregojnë se dora e zgjatur e Serbisë kërkon të nxisë gjakderdhje shqiptarësh të Kosovës në rrugët e Tiranës. Duket se dikujt nuk i pëlqen që ministra deputetë të Kosovës lëvizin normalisht si qytetarë të zakonshëm në rrugët e Tiranës, madje edhe në këmbë. Unë kam qenë me një mikun e ngushtë të Bedri Zenelit nga Kosova, kur para disa muajsh u habita shumë kur pashë Kryeprokurorin e Shtetit të Kosovës, zotëri Ismet Kabashin, duke ecur në këmbë në mbrëmje në përgjatë bulevardit kryesor të Tiranës. E pra, për mua kjo është një gjë shumë e mirë. Por kjo nuk do të ndodhë nëse zbatohen skenarët që paralajmëron Bedriu.
Mënyra se si ka shkruar sot miku i Edi Ramës Bedri Islami e ve në rrezik të madh jetën e çdo punonjësi të Policisë së Shtetit që sot e deri në 20 shkurt. Se nëse për çdo mbështetës të së majtës në pushtet, që sot, çdo kosovar civil që gjendet në Tiranë, është një bandit i LDK, i ardhur në Tiranë për të bërë akte terroriste, për çdo mbështetës të opozitës, çdo polic i Policisë së Shtetit është një bandit kosovar me uniformë, i dërguar nga Hashim Thaçi për të bërë trazira në Shqipëri.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe lideri historik i kësaj partie Sali Berisha, mbi të cilët bie përgjegjësia për t’ i mbrojtur nga rreziqet njerëzit që kanë thirrur në protestë në 20 shkurt nuk duhet të heshtin për skenarët që ka paralajmëruar Bedri Islami, duke ditur afërsinë që ky ka me Edi Ramën. Nuk duhet të heshtë as LDK në Prishtinë duke ditur afërsinë që Bedriu ka me Hashim Thacin dhe të tjerë liderë të PDK-së, të njohur përgjakjen e LDK-së./Kastriot Myftaraj

No comments:
Post a Comment