Presidenti Bujar Nishani: Nëpërmjet një mesazhi të bërë publik,
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpreh ngushëllimet e sinqerta
dhe dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të këngëtares së
papërsëritshme shqiptare, Vaçe Zela. -“Në këto çaste dhimbjeje, kur
mbarë kombi ynë po përjeton me hidhërim të thellë humbjen e këngëtares
së papërsëritshme Vaçe Zela, dëshiroj të shpreh, edhe në emër të shtetit
shqiptar, ngushëllimet më të ndiera e të sinqerta. Vaçe Zela ishte
magjia
e madhe që e bëri kombin shqiptar të gëzojë dhe të jetë optimist për jetën, edhe kur jeta premtonte shumë pak mirësi.
Artistja e madhe po ikën si rrallëkush: ajo ka fatin të ndahet nga jeta duke merituar respektin, vlerësimin dhe përjetësinë, sepse kënga dhe arti i saj, vetë emri i ‘Artistes’ është shënuar në historinë e artit dhe të muzikës shqiptare. Vaçen tonë do ta mbajmë mend përjetë me admirim dhe mirënjohje për kontributin e saj të paarritshëm artistik, që e kurorëzoi me plot të drejtë si ‘Mbretëreshën e këngës shqiptare’. Kujtimi i interpretimeve të saj në skenat shqiptare dhe botërore, talenti dhe aftësia e lindur për të sjellë më tepër gëzim dhe liri mes atyre që kanë patur fatin ta shohin e ta ndjekin, ta njohin dhe ta vlerësojnë, thyerja e tabuve ideologjike në art e në jetë si dhe virtuoziteti i saj i pashoq do të mbeten ngahera të gdhendura në mendjet dhe zemrat e artdashësve shqiptarë e të huaj. Familja, të afërmit, miqtë dhe dashamirët e panumërt do ta vuajnë mungesën e saj të pazëvendësueshme, por shpresoj që forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të madhe do ta gjejnë tek shpirti i saj i pavdekshëm prej artisteje mbarëkombëtare, që do t’i shoqërojë e do t’i bekojë përjetë me ngrohtësinë e zërit melodioz, interpretimet e paharrueshme dhe vlerat e saj të rralla njerëzore. Iu prehtë shpirti në paqe!” – theksohet në mesazhin ngushëllues të Kreut të Shtetit shqiptar.
Edi Rama: Ne nje kohe e vend tjeter Vacja do ishte yll i ndezur ne qiellin e botes, iku duke lene perjete ndezur yllin e vet ne qiellin e Shqiperise.
Lulim Basha: Mësova me hidhërim të thellë për ndarjen nga jeta të artistes së shquar "Nderit te Kombit" Vace Zelës. Për të gjithë ne që u rritëm me zërin e saj unik, sa më shume që koha kalon aq më e dashur dhe e veçantë është figura e saj.
Vace Zela do te mbetet përjetë mes nesh. Ngushëllimet e mia për familjen, të afërmit dhe miqtë e kësaj ikone te muzikës shqiptare. U prehtë ne paqe. L. Basha
Sali Berisha: Dhimbje dhe zi per per boten tone kulturore dhe mbare kombin tone! Sot u nda nga jeta, kengetarja e madhe, zeri i shekullit te kenges sone, Vaçe Zela. Me zerin melodioz e te paperseritshem, me kenget dhe interpretimet e saj, Vaçe Zela dhuroi gezim, kenaqesi dhe krenari ne zemrat dhe votrat tona.
Vaçe Zela jeton e do jetoje ne gjuhen me te bukur, me magjepse, ne kengen e saj, kengen e kombit tone! Ngushellimet me te sinqerta bashkeshortit, vajzes dhe te gjithe familjes. Mirenjohjen e pakufishme kengetares sone te pavdekshme Vaçe Zela!! sb
Mimi Kodheli: Une i perkas atij brezi qe pati fatin te rritet duke degjuar zerin e nje artisteje te madhe dhe gruaje te jashtezakonshme si Vace Zela. Pushofsh ne paqe Nderi i Kombit Shqiptar!
Ylli Asllani: Nje telefon heret ne mengjes na njoftoi per shuarjen e Vaçe Zeles. Ishte mbesa e saj. Perjetuam ne ato momente nje dhimbje si kur te ishte nje njeri i familjes.. Ne fakt e tille do te ngelet pergjithmone!
Genc Pollo: Sot u nda nga jeta e madhërishmja e magjikja Vaçe Zela. Zëri i saj dhe këngët e saj janë pjesë e pandashme e jona. Le të prehet në paqë.
Eglantina Gjermeni: E paharruar për mua dhe gjithë shqiptarët, do të kujtojmë gjithmonë IKONËN Vaçe Zela.
Kastriot Islami: Te dashur miq, sot eshte nje dite trishtimi... Ndahet nga jeta bilbili i kenges shqipe Vace Zela, per tu bere e pavdekshme. Kengetarja me popullore dhe me e dashur, Mbreteresha e kenges shqiptare, qe do te mbetet me mendjen e cdo shqiptari kudo ne bote... Zeri i saj i fuqishem, i embel e kembyes, Zeri i Arte i Shqiperise, do te jetoje perjete... Vace Zela, kengetarja me e madhe e te gjithe kohrave, padyshim meriton te vendoset ne krye te Panteonit te Kenges Shqiptare... U prehte e qete dhe ne paqe....
Arben Ahmetaj: Një ditë e trishtuar për artin shqiptar dhe jo vetëm. Humbja e Vaçe Zelës është një humbje e ndjerë thellë në zemrat e të gjithë shqiptarëve, zemra të cilat Vaçja diti t’i ngrejë peshë me forcën e një vokali që i kapërcen caqet e kohës, me zërin dhe talentin e saj unik dhe të papërsëritshëm. U preftë në paqe!
Armando Subashi: Ndërroi jetë sot në Zvicër ku dhe jetonte prej vitesh,artistja e madhe shqiptare Vaçe Zela.
Sot Krenaria e Kombit tonë u largua nga jeta por vepra e saj nuk do të vdesë kurrë, zëri i saj do t'i përcjellë shqiptarët në shekuj. Ngushëllime të sinqerta familjes, qytetit të Lushnjes dhe gjithë kombit shqiptar për këtë humbje të madhe. I paharruar zëri dhe kujtimi i saj.
Ardjan Turku: Pas Ibrahimit, e madhja Vace. Megjithese ishte e priteshme, nuk na besohej se do te vinte kjo dite. Vit dhe dimer i mbrapshte per artistet shqiptare. Artiste vertete te medhenj u ndane nga populli i tyre. Kam pasur fatin e madh ta degjoj Vacen ne skene. Por edhe te shkembeheshim diku tek pallati i kultures kur isha student. Jo rralle na kryqezoheshin rruget, dhe e shihnim me admirim artisten e madhe, une dhe shoket e mi. Deshiroj ta kujtoj gjithmone ashtu, te re e me zerin brilant. Besoj askush nuk mund ta zevendesoje.

No comments:
Post a Comment