Saturday, July 30, 2011

Brazil 2014, short pa para per Shqiperine

As Gjermani, as Angli dhe as Itali.

Shqipëria në eliminatoret e Botërorit 2014 ra në një grup (E) të pranueshëm nga ana sportive, por të varfër nga pikëpamja financiare.


Kundërshtari më i fortë yni, i zgjedhur nga vazo 1, ishte Norvegjia (vendi i 8-të në ranglistën e FIFA-s për zonën e UEFA-s), ndërkohë që në grupin E, bëjnë pjesë edhe Sllovenia (15), Zvicra (19), Qiproja (40) dhe Islanda (48).

Shqipëria ka luajtur në të kaluarën me të gjitha këto skuadra, ku ndaj Qipros (në një ndeshje miqësore), Kombëtarja ka regjistruar edhe me fitoren më të thellë në historinë e saj: 6-1.

Vendi ynë ndodhej në vazon 4, së bashku edhe Bullgarinë, Rumaninë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Skocinë, Irlanda e Veriut, Austrinë dhe Poloninë.

Shqipëria ka marrë pjesë për herë të pare në eliminatoret e një botërori në “Angli 1966”, ndeshja e parë e saj është ajo kundër Holandës (24 maj 1964), të humbur 2-0 në Roterdam.

Ndeshja e fundit është ajo e humbur 4-1 me Suedinë në Rasunda (14 tetor 2009) për eliminatoret e Botërorit 2010.

Shqipëria nuk ka marrë pjesë në eliminatoret e Botërorit të vitit 1974 dhe 1978, për shkak të një urdhri politik të regjimit komunist.

Kombëtarja jonë ka zhvilluar 84 ndeshje në eliminatoret e kampionateve botërore, duke fituar 11, barazuar 11 dhe humbur 62.

Ndeshjet kualifikuese luhen nga 7 shtator 2012 deri më 15 tetor 2013. Skuadrat do të luajnë në 8 grupe me nga 6 skuadra dhe një grup me nga 5 ekipe.

Zona europiane përfaqësohet në “Brazil 2014” me 13 finalistë, që dalin nga 53 vendet pjesëmarrëse.


Sipas skemës së paracaktuar, nëntë fitueset e grupeve kalojnë direkt për në fazën finale të “Brazil 2014”. Tetë skuadrat e dyta më të mira dp të luajnë ndeshje plejofi, më 15 dhe 19 nëntor 2013.


GRUPI E

8.Norvegjia
15.Slovenia
19.Zvicra
32.SHQIPËRIA
40.Qipro
48.Islanda

Shorti i zonës europiane

Grupi A: Kroacia, Serbia, Belgjika, Skocia, Maqedonia, Uellsi

Grupi B: Italia, Danimarka, Cekia, Bullgaria, Armenia, Malta.

Grupi C: Gjermania, Suedia, Irlanda, Austria, Ishujt Faroe, Kazakistani.

Grupi D: Holanda, Turqia, Hungaria, Rumania, Estonia, Andorra.

Grupi E: Norvegjia, Sllovenia, Zcvira, SHQIPËRIA, Qipro, Islanda.

Grupi F: Portugalia, Rusia, Izraeli, Irlanda e Veriut, Azerbaixhanin, Luksemburgu.

Grupi G: Greqia, Sllovakia, Bosnjë-Hercegovina, Lituania, Letonia, Lihtenshtejni.

Grupi H: Anglia, Mali i Zi, Ukraina, Polonia, Moldavia, San Marino.

Grupi I: Spanja, Franca, Bjellorusia, Gjeorgia, Finlanda.





No comments: