Rudi Vata është trajneri i ri i Vllaznisë, duke zëvendësuar kështu Mirel Josën, te shkarkuar pas javës së 6-të, Flamurtari-Vllaznia (1-0) për rezultatet e dobëta; atmosferës jo të mirë të krijuar në rradhët e futbollistëve dhe mungesa e frymes se grupit; pamundësisë së menaxhimit teknik të ekipit si dhe qëndrimit publik në kundërshtim me objektivat që kishte shpallur shoqëria Vllaznia Sh.a, që administron 9 herë kampionët e Shqipërisë.
Rudi Vata, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare (59 ndeshje/5 gola), dhe një nga kandidaturat e përfolura si pasuesi i Josip Kuzhesë, do të drejtojtë për herë të parë një skuadër nga pozitat e trajnerit, duke e nisur këtë aventurë të bukur, por dhe shumë të vështirë me skuadrën ku është formuar si futbollist.
Në fakt, telenovela e zëvëndësimit të Mirel Josës zgjati të paktën dhjetë ditë, ndërsa në vend të ish-kampionit të Tiranës (2003-2004), u komandua ndihmësi i tij, Elvis Plori, që arriti të fitojë 1-0 me Pogradecin në javën e 7-të.
Projekti i Rudi Vatës, tepër ambicioz dhe më kërkesa profesionale, bindi mesa duket drejtuesit e klubit shkodran, të cilën e përzgjodhën agjentin e licencuar të FIFA-s, edhe pse kontaktuan direkt apo indirekt me Sulejman Starovën, Shkëlqim Muçën, Ramadan Shehu, dhe madje një kontakt patën edhe me ish-trajnerin e Skëndërbeut, Shpëtim Duro.
Gjithsesi, me Rudi Vatën që nënshkroi një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, Vllaznia synoi rikthimin e aromës shkodrane në drejtimin e skuadrës.
Në sezonin e fundit, drejtuan malazezi Mojash Radunjoviç, i pasuar nga Mirel Josa, ndërkohë që dy sezone më parë kishin drejtuar Agim Canaj, Roland Luçi dhe Edi Martini.
“E njoh mirë Vllazninë. Është qyteti ku kam lindur dhe kam hedhur hapat e parë karrierën time të gjatë si futbollist. E konsideroj një sfidë speciale”, - tha ish-mbrojtësi i njohur, i cili vitin e kaluar pati dhe një ofertë nga skuadra qipriote, APOEL Limasol.
Vata, i cili në Shqipëri ka veshur edhe fanellat e Dinamos (kampion 1989-1990) dhe Tiranës (kampion 2002-2003), tha se është optimist për atë çka mund të japin kuqeblutë, 9 herë kampionë të Shqipërisë.
“Vllaznia është një skuadër që gjithmonë ka qenë pretendente dhe me objektiva të qarta në të dyja kompeticionet. Ka individë shumë të talentuar, dhe besoj se grupi do të funksionojë”, - theksoi Vata, i cili ka luajtur në Francë, Skoci, Gjermani, Qipro, e madje në Japoninë e largët.
Rudi Vata është edhe themeluesi i “Vata Vision Football Mangament”, si dhe është agjent i licencuar i FIFA-s.
Pas shtatë javëve të para, Vllaznia ndodhet në vendin e gjashtë më 10 pikë, duke pasur një bilanc të dobët për emrin e saj, 3 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.
Ndeshja e parë e Vllaznisë me Rudi Vatën trajner do të jetë ajo kundër Bylisit në “Loro Boriçi”, ndaj të cilit paraardhësi i tij, Elvis Plori, barazoi 0-0 në ditën e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Shqipërisë.
Në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia e Vatës do të përballet me Dinamon (23 nëntor). Në dy takimet e para, fitoi 4-2 me Elbasanin në “Ruzhdi Bizhuta” dhe barazoi 0-0 me Bylisin në “Loro Boriçi”.
Rudi Vata është trajneri i tretë zëvendëues në tetë javët e para, që do të drejtojë një klub të Superligës gjatë këtij sezoni.
Çeku Stanislav Levi zëvendësoi Shpëtim Duron në bankinën e Skënderbeut pas javës së 4-t, ndërkohë që Eqerem Memushi pasoi Përparim Daiun në stolin e Tomorit, po pas kësaj jave.
Gjithsesi, te Apolonia, në protokollin e ndeshjes, nga java e 4-t, trajner njihet Dhimitër Papaçiu, pasi Stavri Nica është pezulluar nga drejtimi i skuadrës për një periudhë tremujore.
SEZONI 2011-2012
NDESHJET E VLLAZNISË
Java 1 Vllaznia-Laçi 3-1
Java 2 Kamza-Vllaznia 1-0
Java 3 Vllaznia-Teuta 3-1
Java 4 Kastrioti-Vllaznia 2-1
Java 5 Vllaznia-Tirana 2-2
Java 6 Flamurtari-Vllaznia 1-0
Java 7 Vllaznia-Pogradeci 1-0
Bilanci: 7 ndeshje, 3 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, 10 pikë
Lëvizjet e sezonit 2011-2012
TOMORI
Përparim Daiu (java 1-4), Eqerem Memushi (nga java e 5-të)
SKËNDERBEU
Shpëtim Duro (java 1-4), Stanislav Levi (nga java e 5-të)
VLLAZNIA
Mirel Josa (java 1-6), Elvis Plori (java e 7-të), Rudi Vata (nga java e 8-të)
APOLONIA
Stavri Nica (në bankinë nga java 1-3), Dhimitër Papuçiu (në bankinë nga java e 4-t)
KONFIGURIMI AKTUAL I BANKINAVE
Tirana Hulian Rubio (spanjoll)
Teuta Hasan Lika
Kastrioti Ramadan Ndreu
Flamurtari Edmond Lutaj
Laçi Nevil Dede
Shkumbini Kristaq Mile
Bylis Naxhi Shensoj (kosovaro-turk)
Vllaznia Rudi Vata
Pogradeci Ylli Çekiçi
Skënderbeu Stanislav Levi (çek)
Apolonia Stavri Nica
Tomorri Eqerem Memushi
Kamza Ernest Gjoka
Dinamo Faruk Sejdini
KUPA E SHQIPERISE
GRUPI D
Vllaznia, Bylis, Dinamo, Elbasani
18 tetor
Bylis-Dinamo 2-1
Shënues: Dimo 31’ (p), Xhafa 54’/ Shehu 87’
Elbasani-Vllaznia 2-4
Shënues: Halilaj 77’, Olatunji 90’/ Vajushi 42’ (p), Sukaj 65’, 75’, Djepaxhia 81’
26 tetor
Vllaznia-Bylis 0-0
Dinamo-Elbasani 1-2
Shënues: Lala 78’/ Gava 38’ (P), Tafani 73’
23 nëntor
Dinamo-Vllaznia
Bylis-Elbasani
30 nëntor
Vllaznia-Dinamo
Elbasani-Bylis
14 dhjetor
Dinamo-Bylis
Vllaznia-Elbasani
21 dhjetor
Bylis-Vllaznia
Elbasani-Dinamo
RENDITJA
1. Vllaznia 2 4
2. Bylis 2 4
3. Elbasani 2 3
4. Dinamo 2 0
No comments:
Post a Comment