Saturday, August 23, 2014

Kokëdhima u përgjigjet kritikave të Bazes, Tema publikon të tjera fakte mbi zyrën e Sarandës



Deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima,

Ja çfarë mbajnë gratë në çantë

Thuajse të gjithë kërkojnë të dinë se çfarë ka në çantën e një gruaje, përveç buzëkuqit apo manikyrit. Ky konsiderohet si sekreti më i madh në botë. Por Sarah Benton e ka zbuluar këtë sekret përmes një seti fotografik.

Google: Të pasurit kërkojnë për udhëtime, të varfërit për pistoleta

The Upshot, qendra e analizës së gazetës New York Times, ka analizuar klikimet mbi motorrin e kërkimit Google, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas shteteve më të pasura dhe atyre më të varfra. Rezultatet janë me të vërtete intersante: në zonat më të varfra kërkohen tema fetare, por edhe pistoleta e punë, ndërsa në ato më të pasura kërkohen kartolina, aparate fotografikë apo udhëtime.

Obama refuzon vizitën e Edi Ramës në Washington/ Zbardhet përgjimi i Kryeministrit me negociatorin në SHBA



Zbardhet përgjimi i Kryeministrit me negociatorin në SHBA, Andis Harasani

Friday, August 22, 2014

Hiqet Roaming mes vendeve të Ballkanit

Tashmë s’do të jetë e nevojshme që kur të udhëtoni nëpër Ballkan, të përdorni numra celularë të kompanive të këtyre vendeve apo të kurseheni në telefonatat dhe mesazhet tuaja. Vendet e Ballkanit kanë rënë dakord që të heqin tarifat Roaming.  Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Bullgaria dhe Bosnje - Hercegovina arritën një marrëveshje si përgjigje të heqjes së çmimeve Roaming nga vendet e Bashkimit Europian.

Thursday, August 21, 2014

Vitet e ftohta të Kadaresë në Moskë

Nga Robert Macquarie
Me “Muzgun e perëndive të stepës”, Kadare fiton njohjen që meriton në botën anglishtfolëse
Ndikimi i doktrinës politike në jetën publike është paraqitur gjerësisht në letërsi përgjatë viteve. Megjithatë, “Muzgu i perëndive të stepës” nga Ismail Kadare-një portretizim pesimist i ndalimit të krijimit letrar dhe të pluralizmit nga Bashkimi Sovjetik

Saturday, August 16, 2014

Të mos e lëmë Lindjen e Mesme në barbari!

Dominique de Villepin

Çdo ditë njoftohen masakra nga më të llahtarshme se sa të një dite më parë. Qindra mijëra të krishterë të Orientit, me të cilët Francën e lidh një histori e gjatë, kërcënohen nga masakra dhe marrin arratinë nëpër rrugë në kushtet më të këqija.
Sot, gra, fëmijë, pleq vdesin nga etja në shkretëtirë për të vetmen arsye se janë të krishterë, apo jezidë. Qysh prej 11 vitesh, Iraku po boshatiset nga diversiteti fetar i cili ka përbërë pasurinë e tij gjatë mijëvjeçarëve.
Franca ka për detyrë fjalën dhe veprimin,

Thursday, August 7, 2014

GJERGJ FISHTA (1871-1940)

1. Portreti i krijuesit
Nga Sabri Hamiti

Gjergj Fishta për një gjysmë shekulli ishte figura zotëruese e letërsisë shqipe. Madje për të gjallë u kurorëzua me vlerësimin poet kombëtar. Ai është i pari shkrimtar i madh shqiptar që gjithë shekullin e vet krijues (1900-1940) e kaloi në Shkodër, asokohe kryeqytet kulturor i Shqipërisë. Fama e tij letrare nisi në fillim të shekullit, kurse arriti kulmin kah fundi i jetës së tij. Ai për të gjallë u bë një masë e madhështisë letrare shqipe, i njohur njësoj mbrenda vendit dhe jashtë, kudo ku lexohej e vlerësohej krijimtaria letrare shqipe.

Monday, August 4, 2014

Femrat e Sulltanit e dashuronin Skënderbeun?!

TIRANE- Romani më i ri i botuar në Francë lidhur me heroin tonë kombëtar, Skënderbeun, është ai me titull “Scanderbeg, ou les Aventures dy prince d’Albanie”.

I gjatë, i hijshëm, me tipare të skalitura dhe një pamje madhështore... Ikona kombëtare e shqiptarëve, Skënderbeu, ka mishëruar gjithmonë imazhin e një burri të fortë nga shumë dëshmi historike ndër shekuj.

Bleona perlotet ne tv per Ganiun: Ka kohe qe jam ndare. Por nuk i kam marre asnje cent

Bleona Qerreti pohon se ka kohë që është ndarë nga bashkëshorti i saj Gani, por se ende e dashuron atë. Në një rrëfim tek “Vizioni i Pasdites”, Bleona tha se për shkak të punëve të shumta nuk ka mundur t’i përkushtohet atij, dhe për këtë shkak e “e ka lënë të lirë” Ganiun. Sipas saj, lidhja e tyre përfundoi për shkak të angazhimeve të saj edhe pse tha se `zemra i tha të kundërtën`.

Zbulohen dokumentet e CIA-s dhe FBI-se per Xhevdet Mustafen

Në vendet ku sundon totalitarizmi gjithçka, në Godinën Diktatoriale, ndërtohet mbi vullnetin e sundimtarit i cili mbështetet në dy shtylla të forta dhe një shesh të butë; në shtyllën e gënjeshtrës dhe të shtypjes të cilat ngulen thellë mbi sheshin e injorancës. Gjithçka tjetër që ndërtohet, qëndron mbi këto dy shtylla e mbi këtë shesh.

Shqiptarët e arratisur në Greqi, agjentë të Sillogut e kontrabandistë

Dosjet e Sigurimit: Veprimi antikomunist në qarkun Korçë
Nga Veli HAKLAJ

V. Veprimi antikomunist në Qarkun e Korçës
Në Qarkun e Korçës, pas goditjeve që ishin dhënë ndaj personave të implikuar me procesin e Tiranës, si Kol Rodhja, Zhanke Gorguzi etj., ishte konstatuar një rënie e aktivitetit të antikomunistëve. Terreni më i përshtatshëm për të punuar kundërshtarët e regjimit në këtë qark kishin qenë nënprefekturat e Kolonjës dhe Leskovikut. Që prej muajit prill 1946, ishin goditur dhe zbuluar disa rrethe antikomunistësh.

Saturday, August 2, 2014

Ushqimet që përmirësojnë shëndetin seksual

1. Shalqiri - është konsideruar si “viagra e natyrës”. Citrulina që ai përmban kthehet në aminoacidin –argjininë, i cili prodhon oksidin nitrik, një substancë që lidhet drejtpërdrejtë me relaksimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit.