Monday, August 4, 2014

Bleona perlotet ne tv per Ganiun: Ka kohe qe jam ndare. Por nuk i kam marre asnje cent

Bleona Qerreti pohon se ka kohë që është ndarë nga bashkëshorti i saj Gani, por se ende e dashuron atë. Në një rrëfim tek “Vizioni i Pasdites”, Bleona tha se për shkak të punëve të shumta nuk ka mundur t’i përkushtohet atij, dhe për këtë shkak e “e ka lënë të lirë” Ganiun. Sipas saj, lidhja e tyre përfundoi për shkak të angazhimeve të saj edhe pse tha se `zemra i tha të kundërtën`.


Bleona shprehet se as ajo e as ai nuk ishin të lumtur me njëri-tjetrin por se as larg njëri-tjetrit nuk janë të lumtur. Madje u shpreh se do të ndihej keq po ta shihte atë me një femër tjetër, dhe ndersa  thote kete I mbushen sytë me lot.

Bleona theksoi se nëse Gani, do të jetë “i lirë” kur ajo të mbaroj punët që ka nisur, do të lidhen prapë dhe pse jo dhe të krijojnë familje.

BALKANWEB ZBARDH NJE PJESË NGA INTERVISTA E BLEONËS NË TELEVIZIONIN ‘VIZIONI I PASDITES”

Karriera në Amerikë duket se po ecën mirë?

Po ecën shumë mirë, është një punë e jashtëzakonshme, një intensitet shumë i madh. Por kjo është zgjedhja ime dhe në rast se bën një zgjedhje nuk duhet të ankohesh për vështirësitë dhe ky është një proces i vështirë dhe ende nuk kam arritur të kem skuadrën time të zemrës, besnikë, të jenë aty dhe të jenë 100 % non stop dhe të jem e bindur se do e bëjnë punën shumë mirë. Në koncertin e fundit që kisha përshembull, 1 orë e gjysëm përpara nuk ishte rregulluar video e LCD, nuk ishte në formatin e duhur. Unë shyqyr Zotit i kisha marrë masat dhe kisha 4 formate të tjerë gati dhe të mendosh që ai koncert u regjistrua dhe u transmetua në Amerikë. Imagjino që po të mos e kisha realizuar mirë si mund ti thoja Amerikës, dëgjo se unë jam më e mirë se kaq, por kështu ndodhi dhe bota nuk të jep tjetër shans, nuk ta jep, duhet të kapësh shansin e parë. Dhe koncerti doli i mrekullueshëm dhe të gjithë thanë, ‘uau si e ke bërë gjithë këtë kaq të bukur, sa bukur ka dalë kjo’ dhe asnjë nuk e dinte stresin tim se ato minuta që isha në skenë po vdisja brenda vetes.

Flet me kaq pasion për punët e tua, spektaklin nga e merr gjithë këtë motiv?

Muzika është e vetmja gjë që kam. Ajo që sheh në tv është ajo që kam. Nuk kam jetë private absolutisht përvec asaj që shihni në tv. Por kjo është rruga që unë kam zgjedhur, se ble këpucë fustane bën intervista pas koncerteve, dhe shkon ne shtepi dhe ti ulesh dhe bën një analizë për veten, kush jam unë? Cfarë do bëj unë me jetën time? Por unë zgjedh them dua të këndoj, derisa të vdes të këndoj dhe kur të jem 75 vjec do këndoj, njerëzit le ta fikin televizionin se unë këtë do bëj. Dua të jetoj në ‘tour bus’ nuk dua jetë normale. Këto vijnë me një lloj çmimi që duhet ta paguash...nuk mundesh ti kesh të gjitha...

Atëhere cili është çmimi që ti po paguan apo do paguash?

Shumë i lartë. Në cdo aspekt, qoftë financiar, profesional qoftë emocional. Madje me qeshet kur lexoj komente ne Facebook

Pse cfarë lexon aty, si i percepton ato?

Sepse percepsioni dhe realiteti janë gjëra shumë të ndryshme. Dhe kjo nuk më ndodh mua, por cdo artisti. Kam njohur artistë në Amerikë që kam fatin ti njoh dhe kanë jetën që kam unë. Ti mund të dalësh në kopertinë reviste për cdo javë dhe dukesh e famshme por njerëzit nuk e dinë se cdo natë, ke 5 vjet që fle vetëm natën, por njerëzit marrin gjykimin të të gjykojnë nga ajo që shohin në media. Por unë kam zgjedhur, të pranoj këtë realitet. Unë dua të shkoj deri në një nivel në karrierë dhe pastaj të merrem me jetën private timen. E vetmja gjë private që kam në jetë është një qen 5 kg. Por njerëzit nuk i thonë këto të anës tjetër të medaljes. O fustani, o këpucët dhe nuk e kuptojnë pjesën tjetër, atë në shtëpi.

Një ndër thashethemet, lidhja juaj ka përfunduar, me Ganiun

Lidhja ime sigurisht ka përfunduar, ka përfunduar disa kohë më përpara. Nuk është në një përfundim të keq, jo për arsye si ndahet një cift. Thjesht pas një pune 5 vjecare timen duke mos qenë në shtëpie, ti ulësh dhe ti bën një analizë dhe thua kjo që po bëj, mbeten jashtë bashkëshorti im, familja, por nëse unë zgjedh të bëj muzikën, atëhere ti duhet ta lirosh atë tjetrin të vijojë. Unë të vijoj jetën time ai jetën e vet ashtu sic zgjedh unë të bëj. Atëhere kjo ka të bëjë më shumë me psikologjinë sesa me zemrën se sigurisht që zemra më thotë të bëj tjetër gjë...

Po jeni të lumtur pa njëri-tjetrin?

Jo! Por unë nuk isha e lumtur me të dhe ai nuk ishte i lumtur me mua duke pasur vetëm 20% timin. Kështu që lidhja ka shumë, nuk është se ka përfunduar javën e kaluar, por kohë më përpara dhe asnjë nuk e pa të arsyeshme direkt të shohë për tjetërkend, as unë as Ganiu dhe askush nuk e ka hedhur këtë hap i pari. Thjesht u ndamë me një bisedë miqësore, që unë kam të drejtë të jem i lumtur, thjesht sepse dhe ti dëshiron të jesh i lumtur.

Sigurisht që Gani ka dëshirë për një fëmijë dhe unë kam dëshirë për një fëmijë, por unë nuk kam kohë tani. Kjo nuk do të thotë se nuk mund ta bëjmë vitin tjetër, nëse do jemi të lirë ende për njëri-tjetrin.

Domethënë ju e keni ngrirë lidhjen tani?

Nuk dua të konfuzoj publikun me lidhjen tani, e ngrirë apo e shkrirë. Dashuria jonë nuk mbaron tek letrat, as fillon tek letrat. Dashuria ime nuk ka lidhje me letrat apo gjendjen gjyqësore timen, por duke lënë mënjanë egon time dhe egon që karakterizon cdo njeri. Nëqoftëse ti je këtu derisa unë të mbaroj punë, ok, nëse nuk je, ok.

Të ka ardhur ndonjëherë pyetja: Po kur mbaron punë ti Bleona?

Asnjëherë!

Atëhere?

Kjo është zgjedhja ime

Do të vinte keq që Gani të lidhet me njeri tjetër?

Sigurisht që po...(qan)..sigurisht që po, nuk diskutohet që po, mirëpo unë i uroj atij cdo fat në jetë dhe ai ka të drejtë të jetë i lumtur si cdo njeri tjetër (përlotet sërisht)

Nëqoftëse unë mbaroj punën deri vitin tjetër, nese ai është i lirë dhe nuk del një Bleonë tjetër të vijë ta marri, unë nuk kam ndërmend të lidhem me tjëtër njeri. Për mua ai është njeriu më i mirë në botë dhe I uroj gjithë të mirat e kësaj bote. Ne nuk jemi ndarë si shqiptarët e tjerë, duke thyer pjata e gota, por si miq. Madje e takoj gjithë kohën, e marr dhe në telefon i them të vij të të takoj apo je me dikënd tjetër, përgjigja është, (hajde hajde)

Por të mendosh që ai ju ka ndihmuar shumë dhe ju ka financuar

Është folur shumë dhe kjo hyn në vendimet e mia sepse jam sulmuar shumë, madje jam sulmuar dhe kur isha akoma e virgjër, por tani që jam rritur dhe unë jam e qartë që jam sulmuar dhe kanë thënë që, hë mo se ajo do ishte kot po mos e kishte ndihmuar ai. Por unë i jam mirënjohëse Ganit, që më mori në Amerikë, që u martua me mua, që ishte një martesë pa kompromis, pa marrë parasysh gjithë fjalët e liga. Unë e mora këtë vendim pikërisht për këtë punë. Unë mora vendim që të bëhem e famshme jo vetëm në Hollivud, Amerikë por globalisht dhe i jam mirënjohëse Ganit që më ka ndihmuar dhe psikologjikisht por unë jam ndarë dhe nuk kam marrë asnjë cent nga Gani. E vetmja gjë që kam nga Gani janë një palë cizme të bardha, para 10 vjetësh që i kam blerë, Kaq. Njerëzit bëjnë aludime në gazeta e ku di unë, por jam unë dhe ai që i dimë si janë gjërat mes nesh. Kur shihem në pasqyrë, jam krenare për veten dhe për cfarë kam arritur.

No comments: