Në vendet ku sundon totalitarizmi gjithçka, në Godinën Diktatoriale,
ndërtohet mbi vullnetin e sundimtarit i cili mbështetet në dy shtylla të
forta dhe një shesh të butë; në shtyllën e gënjeshtrës dhe të shtypjes
të cilat ngulen thellë mbi sheshin e injorancës. Gjithçka tjetër që
ndërtohet, qëndron mbi këto dy shtylla e mbi këtë shesh.
Besnikëria e ndërtuesve është e pashembullt pasi aty gozhdohen të gjithë ata që mundohen të lëvizin jashtë këtij vullneti. Goja e Xhevdet Mustafës në Amerikë kurrë nuk pushoi së shari komunizmin shqiptar dhe veçanërisht Enver Hoxhën. Këtë gjë ai e shprehte hapur dhe kujtdo. “Edhe jetën e jap bashkë me familjen vetëm që Shqipëria dhe shqiptarët të shpëtojnë nga të pabesët kriminelë komunistë. Më jepni shokë dhe armë dhe unë e vras satanin shqiptar”.
Kjo gjë do ti sillte fundin atij por jo armikut të tij Enver Hoxha. Sigurimi e shfrytëzoi këtë rast jo vetëm për të vrarë këtë armik të betuar të Enverit e komunizmit por edhe për të spastruar kupolën komuniste nga të dyshimtët. Se sa e urrente ai komunizmin dhe Enverin e tregon pasazhi i më poshtëm që është dhe fundi i Xhevdet Mustafës. Hekuran Isai, Kapllan Shehu, Pëllumb Kapo për gati një orë kanë diskutuar se si mund të kapej i gjallë Xhevdet Mustafa. Po ashtu, nga krahu tjetër, grupi i drejtuar nga Kadri Hazbiu dhe Muho Asllani, kanë bërë shumë përpjekje për të gjetur mënyrën se si të kapej i gjallë Xhevdet Mustafa.
Ai gjendej i rrethuar në shtëpinë e kovaçit të fshatit Zhamë. Muho Asllani shpëton nga sikleti i madh jo vetëm dy anëtarët e Byrosë Politike, por dhe specialistët më të zotë të Sigurimit të Shtetit. Ai propozoi që në vendngjarje të silleshin familjarët e Xhevdet Mustafës. U propozua që nënën e Xhevdet Mustafës ta futnin në shtëpinë ku mbrohej vetë Xhevdeti. Mendohej se ajo mund ta bindte të birin të dorëzohej. Mendimin e Muhos e miratoi dhe vetë Kadri Hazbiu. Kapllan Shehu i tha me megafon Xhevdet Mustafës se do të sillnin nënën dhe babain në vendngjarje, prandaj ishte e mira që të dorëzohej. Xhevdet Mustafa i është përgjigjur me një shqipe të cunguar. “Kurrë nuk dorëzohem i gjallë. Ju sillni kë të doni. Më kanë futur në kurth dhe kanë prerë në besën e shqiptarit, por unë kurrë nuk bëj pazar me komunistët. I kam urryer dhe i urrej përjetësisht”
“Staten Island i Xhevdet Mustafës”
Një sqarim miqësor për Z. Gani Mustafa i cili në gazetën “Shekulli” të datës 25 nëntor 2009 shkruan, “Në një botim të një gazetari amerikan, - thotë Ganiu, vëllai i Xhevdetit, - për sa i përket historikut të State Island, ku është zona ku ka jetuar një pjesë të mirë të kohës Xhevdet Mustafa, përmendet edhe emri i tij, përkrah shumë personazheve të tjerë të famshëm që jetuan aty. Po, shkrimtari e ka renditur Xhevdetin bashkë me Gorkin apo Garibaldin, për aktin që bëri për vendin e vet”. Nuk është tamam kështu por sigurisht që përmendet si figurë e njohur bashkë me figura të tjera të njohura botërore që kanë jetuar ne këtë ishull.
Ja se çfarë thuhet konkretisht aty në librin historik, “Staten Island” i prof. Thomas W. Matteo, i cili është një historian njujorkez, anëtar i Fondacionit Historik “Pamje Deti” dhe që shërben si këshilltar në gazetat lokale dhe grupet historike të komunitetit lokal, midis të tjerave shkruhet se, "...Staten Island është i njohur si një oazë i blertë në gojën e një gjiri nga më befasuesit në portet natyrore… Që nga ajo kohë kur ishulli u bë me urë, Staten Island ka evoluar shumë, nga një vend i gjuetisë, bujqësisë… dhe plehrave, në një komunitet të lartë qytetar, me shtëpi të shumta dhe të bukura dhe me biznese të vogla….
Njerëzit janë tërhequr në ishullin baritor për mjedisin urban e natyrën e qetë… por edhe për leverdinë në blerjen e shtëpive me çmime më të ulta se në pjesët e tjera të Nju Jorkut. …Hijeshia e luginave dhe kodrave që shtrihen dhe ngrihen gjithandej në Staten Island,… u ka dhënë frymëzim poetëve dhe shkrimtarëve si Henry Wadsworth Longfellow, Henry David Thoreau, dhe Ralph Waldo Emerson, si dhe ju ka ofruar mundësi biznesi sipërmarrësve të mëdhenj amerikanë si Cornelius Vanderbilt, Donald Trump, Charles Goodyear dhe Daniel Tompkins… Kjo zonë u ka shërbyer si strehë edhe disa njerëzve të dëgjuar duke i mbajtur në gjirin e saj si Giuseppe Garibaldi, Don Antonio de Santa Anna, Maksim Gorky, Xhevdet Mustafa dhe Gustave von Struve për t'i shpëtuar ata nga persekutimet e vendeve të tyre. Kronikat e Staten Island, për më tepër se 400 vjet të jetës në këtë ishull, tregojnë transformimet rrënjësore dhe ilustrojnë ndryshimet dramatike që kanë ndodhur në vendin me rritjen më të shpejtë në Shtetin Nju Jork."
Enveri nuk e dha atë urdhër!
Në datën 25 shtator 1982, në mëngjes, ne ishim mbledhur si çdo të shtunë për të bërë profilaktikën (shërbimi javor në teknikën fluturuese) e së shtunës. Sapo kisha pirë kafen me dy shokë tek Roza (bufetierja jonë) dhe po kthehesha për në VQA (Vend Qëndrimi i Avionëve). Rruga kalonte afër VK, (Vend Komandës) kur pashë oficerë dhe kapterë që lëviznin të shqetësuar! Pyeta Oficerin Operativ të Shtabit, Dh. Panxhi se çfarë po ndodhte dhe ai më tha me zë të ulët se po flet në radio shoku Enver…! U afrova tek VK dhe dëgjova zërin e Enverit, …”Mbajini gati avionët dhe sapo të merrni urdhrin nga unë do të shkoni të spërkatni pillin e Divjakës…” Mu ngritën përpjetë leshrat e kokës.
I afrohem Hilës, kapterit të gatshëm të radios, që lidhej direkt me VKQ (Vend Komandën Qendrore) dhe Komandantin e Përgjithshëm në Tiranë, dhe e pyeta se çfar kishte ndodhur. Hila, mua afrua fare afër si të kishte frikë se po e dëgjonte kush dhe me tha, “Shoku Enver i dha urdhër Skuadriljes së AN-2 në Laprakë që të furnizojë disa avionë me helm dhe të qëndrojnë gati për të spërkatur pyllin në Divjakë.” I habitur e pyes pse por ai ngriti supet. Do vinte pasdreka dhe ne do të merrnim vesh se një “bandë kriminale kishte zbarkuar në Divjakë dhe se qe asgjësuar e tëra!” Vetëm pas dy ditësh dhe pikërisht të hënën më datës 27 shtator 1982 do të dëgjonim Komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në lidhje me këtë ngjarje që ishte kjo:
"Natën e datës 25 shtator 1982, zbriti në bregdetin tonë një bandë kriminelësh shqiptarë të arratisur së bashku me banditin Xhevdet Mustafa. Në orën 6:00 të mëngjesit, banditët u diktuan dhe brenda 5 orëve u asgjësuan të tërë nga forcat e ndjekjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme, njësi të reparteve të Ushtrisë Popullore dhe nga populli i zonës ku desantuan kriminelët. Pas likuidimit të bandës, u zunë një sasi armësh automatike e pistoleta të kompletuara me dylbi e pajisje të tjera, radio komunikuese, monedha në dollarë amerikanë, lireta italiane, lekë shqiptare, mjete të nevojshme për makijazh, veshje të ndryshme, etj." E thashë këtë gjë pasi, me aq sa di unë, askush nuk e ka vënë në dukje këtë urdhër të përbindshëm të cilin e ka dëgjuar një armë e tëra siç ishin Forcat Ajrore Shqiptare! Them shyqyr Zotit që banda nuk u zbulua në Divjakë por në Rrogozhinë se do të qe bërë batërdia dhe do të kishin vdekur të gjithë njerëzit, kafshët dhe shpendët e tërë zonës së Myzeqesë pasi helmi që përdorte AN-2 ishte kaq i fortë sa mjaftonte vetëm një ml e holluar në 10 litra ujë për të mbytur 100 kafshë!
“Arrestimi” im dhe besnikëria e ndërtueseve të Godinës Diktatoriale
Dëshmia e A.B. nga Lezha
“Nuk kishte kaluar veçse një javë nga dita që u vra Xhevdet Mustafa në Zhamë të Lushnjës dhe mua do të më ndodhte një e papritur e madhe e cila bëri bujë në tërë qytetin e Lezhës.
Ishte ditë e diel në mesditë, data 3 tetor, po shkoja që të takoja kunatin tim Z. Dilko i cili punonte përgjegjës i mirëmbajtjes së hekurudhave dhe që banonte në një barakë në afërsi të tunelit hekurudhor të Lezhës. Kisha veshur një kostum të bukur ngjyrë kafe me vija gri që vezullonte në diell. Isha me fat që kisha një kostum të tillë pasi copa e tij u shit nën dorë për tërë “pezzo grosso-t” e Lezhës. E bleva atë pasi shitësen e kisha gruan e shokut dhe bashkëfshatarit tim V. Hyka i cili nuk mori për vete për hatrin tim. Ecja rrugës dhe shikoja nëpërmjet syzave të errëta jo pakënaqësi sepse isha objekt shikimi dhe lakmie nga të gjithë kalimtarët. Kisha veshur dhe një kollare bezhë të lidhur bukur e një këmishë gri me riska.
Koha ishte mjaftë e bukur në atë fillim tetori kur nuk bën as ftohtë dhe as nxehtë. Të them të drejtën, më pëlqente shumë vetja në ato momente. Nuk isha më shumë se 30 vjeç, në kulmin e lulëzimit dhe bukurisë njerëzore. Më dukej sikur mjaftonte që të zgjatja dorën dhe mund të kapja çdo lezhiane të bukur që do më pëlqente! Mirëpo shkodranët nuk e kanë më kotë atë mallkim që bëjnë kur thonë "të hyptë vetja në qef!" Tamam atë ditë që më kishte hipur vetja në qejf isha i mallkuar! Pasi kisha kaluar Kishën e Shën Kollit (Dom Lleshit) dhe po zbrisja tatëpjetë për të marrë anën tjetër të kodrës Markaleka ku ndodheshin një sërë barakash, vura re që një grua bionde, e gjatë, me flokët e mbledhura turban, po më shikonte që anash një qosheje të një ndërtese rreth 200 m larg, atje ku fillonte sinori i zyrave të Ndërmarrjes Shtetërore të Ndërtimit Lezhë, (NSHN).
Nuk po dalloja dot se cila qe ajo pasi dhe dielli më binte në sy. Mendova se ndoshta ndonjë femër i ka shkrepur që të më tërhiqte në ndonjë nga ato çarqet që zakonisht meshkujt bijnë dhe ngrihen shumë kollaj me dëshirën më të madhe dhe që i ëndërrojnë dendur. Mendova kunatin dhe fjalën që i kisha dhënë se do të hanim drekën bashkë dhe ju vodha "pusisë" së gruas bionde. Mbase do të kemi një kohë tjetër që unë të bie në 'grackën' tënde moj bukuroshja ime, mendova duke u fshehur pas një ndërtese që kisha përballë dhe bëra tutje për nga baraka e parë. Baraka ishte bosh. Shkova tek tjera, edhe ajo bosh. Në të gjitha barakat nuk kishte njeri! Më vonë mësova se të gjithë punëtorët me përgjegjësin e tyre, kunatin tim, luanin futboll në një aneks të stadiumit “Besëlidhja” në rrugën e Ishullit të Lezhës.
Pasi i lashë një shënim kunatit në një nga barakat po mendohesha çfarë të bëja. Në mëndje kisha dy gjëra; kunatin dhe bionden që më përgjonte prapa asaj ndërtese, fitoi mendimi të kërkoja bionden dhe vazhdova rrugën drejt NSHN. Në kohën që po i afrohesha ndërtesës ku pashë bionden, befas dëgjova një ulërimë: “Ndal! Mos lëviz!” Shikoj përreth meje dhjetëra vetë që më kishin rrethuar! Në krye të tyre printe biondina e bukur të cilën e njoha, ajo ishte shefja e kuadrit (apo e planit) të NSHN Lezhë, shoqja Vitore. (Ndjesë pastë se ka vdekur). Njerëzit e tjerë ishin ushtarë nga pika në majë të kodrës dhe dy tre punëtorë fshatarë të NSHN. Ushtarët mbanin në dorë lopata, hunj dhe gurë, vetëm njëri kishte në dorë një kallashnikov automatik, siç dukej kishte qenë roje me shërbim. Punëtoret kishin rrokur nga një dru të gjatë dhe i mbanin gati për të më qëlluar.“Duart lartë! Mos lëviz!” do të qe zëri i Vitores.
I ngrita duart lart dhe ju drejtova biondes në emër, “Vitore nuk më njeh?! Jam A.B., oficer në Bazën Ajrore Gjadër.” Përgjigja e saj vonoi por, për çudi ishte mohuese. Po habitesha se si nuk më njihte. Ndërsa mbaja duart lart, nën dritën e diellit, ora e larë në flori, trashëgim nga babai, vezullonte. Ndoshta kjo ua shtoi akoma më shumë dyshimet vigjilentëve që më mbanin të rrethuar derisa të vinte gazi i degës së brendshme që ishte lajmëruar. Vigjilentëve të mjerë u ishte errësuar mëndja dhe, me shpresën se do të falënderoheshin për kapjen e një armiku të pushtetit Popullor, mezi prisnin të më shikonin në pranga!
Njëri prej tyre guxoi dhe mu afrua nga prapa duke më goditur me lopatë në sup, spërkat e baltës së lopatës kërcyen jo vetëm nëpër kostumin tim të ri por edhe në fytyrë. Të them të drejtën, po më vinte keq më shumë për kostumin sesa për supin tim! Rrëmbimthi ju ktheva atij që më qëlloi duke e sharë rëndë e duke i thënë se do ta vrisja sapo të merrej vesh se kush isha! Ju thash se jam oficer dhe se më quajnë A.B., jua flaka surratit një Flet-Hyrje me foton time që e përdornim për të hyrë në Bazën Ajrore të Gjadërit.
Një ushtar e flaku lopatën dhe mua afrua duke më pyetur, “Çfarë e ke Mimoza Kolën?” Isha shumë i nxehur dhe revoltuar dhe nuk ju përgjigja pasi çdo gjë e merrja për fyerje por ushtari më afrohet më shumë e më thotë, “Ti i ngjet Mimozës e cila bën zborin tek ne. Ç'far e ke Mimozën?” Atëherë mu kujtua që ai po më fliste vërtetë për motrën time, Mimoza e cila bënte zborin në atë repart ushtarak dhe ju përgjigja se isha i vëllai i saj. Ushtari që më njohu, ju dha urdhër shokëve të tij që të shkojnë dhe pasi mua afrua më zgjati dorën dhe më tha: “Shoku shef, ju kërkoj të falur.” Vitorja, që sigurisht më kishte njohur por ndoshta s’ishte shumë e sigurt, këmbëngulte të mos largohesha derisa të vinte gazi i degës për sqarim. Më në fund, gazi mbërriti dhe që andej zbritën dy policë e një civil. Civili ishte Sandri që më njihte mirë. Edhe dy policët thanë se më njihnin. Rrugën për tek kunati, afër Stadiumit Besëlidhja, e bëra me gazin e degës.
Familjarët e Xhevdetit janë shumë të mërzitur nga shpifjet e shqiptareve dhe të huajve
Pas disa vitesh mu dha rasti që të jem pikërisht në Staten Island, vendin mikpritës të Xhevdet Mustafës. Pas një insistimi të vazhdueshëm nga miku im gazetar, Afrim Himaj, kërkova takim me të venë e Xhevdetit por ajo nuk pranoi. Vendosa ta takoj si “rastësisht” dhe për këtë futa miq. Gjeta një grua të nderuar që ishte mikeshë e familjes Mustafa dhe pikërisht durrsaken Hamide Ypi e cila bëri gjithçka për këtë takim të dëshiruar. Fillimisht ajo foli me të kunatën, gruan e Z. Sami Mustafa e cila u tregua shumë e gatshme të më ndihmonte, por, kur foli me burrin, ky vendim u anullua. Atëherë vendosa të takoj vetë Samin. Fola në telefon me të por mora këtë përgjigje negative, “Harroje Xhevdetin dhe neve...Ju lutem mos na shqetësoni më.” I thashë se unë dua të shkruaj të vërtetën që kam vite që po e kërkoj. Nuk dua ti bashkohem ‘taborit’ që thur legjenda dhe merr ‘brumin’ në kuzhinën e ish Sigurimit Shqiptar... Samiu nuk e pranoi as këtë variant pasi ai ka filluar vetë ta shkruajë historinë e vërtetë për të vëllanë.
Ç’thonë CIA dhe FBI për Xhevdet Mustafën?
Atëherë ju drejtova materialeve të CIA për të parë se sa të vërteta ishin fjalët që qarkullonin për Xh. Mustafën si kontrabandist, drogmen, kriminel, dashnor rrugaç, etj. Që në vrojtimet e para u befasova, Xh. Mustafa nuk njihej aspak si i tillë nga CIA dhe FBI! Qindra shkrime të shkruara nga propaganda komuniste shqiptare, ruse dhe serbe, të shkruara në anglisht, kishin uzurpuar pa të drejtë mas median amerikane dhe veçanërisht atë agjenturiale. Asnjë shkrim, asnjë dokument nga CIA dhe FBI, nga zyrat e tyre, nuk thuhet asnjë fjalë për ‘drogaxhiun’ Xh. Mustafa!
Shpifje nga më të ndyrat kundër Xhevdetit.
Ai akuzohet se, “ka një dosje nga strukturat federale në USA”, se, “Xhevdet mustafa u dërgua jashtë nga ana e sigurimit të shtetit shqiptar”, se, Sipas Uoll Strit Xhornal, 1985, “…prokurorë federalë amerikanë hapin gjyq ndaj shqiptarit Fici, i cili kishte një agjenci udhëtimesh, por që e kishte kthyer në korrierë droge për Ballkan Konection. Malli i parë për z. Fici ka mbërritur në Nju Jork në shkurt 1979. Një kilogramë heroinë u shpërnda nga Xhevdet Lika, i njohur si Joey Lik. Sipas dënimit, z. Lika ua shiti drogën të tjerë shpërndarësve në një dyqan me veshje kineze në Manhattan.
Nga viti 1980, sipas dëshmive në gjykatën federale, z. Lika e importonte nga Turqia dhe e kalonte nga Jugosllavia. Ai merrte dhe jepte kokainë me Xhevdet Mustafën (një shqiptar) i cili u zhduk në vitin 1982…”, se, “Mustafa u pagua 400 mijë $ të vriste Rudi Xhuljanin” i cili më vonë do ishte majori i Nju Jorkut, e që e ka pranuar publikisht kërcënimin që vinte nga “Balkan Conection”, banda trafikuese ku drejtonte Xhevdet Mustafa!! Shpifje, shpifje deri në gazetat e lira amerikane ku ka depërtuar agjentura e kuqe me shpifjet e saj!
Por, e vërteta është krejt ndryshe. Në shekullin e ri, FBI e Manhattan-it në SHBA dhe Prokurori David Kelley njoftuan arrestimin e bosit të grupit të dyshuar, Aleks Rudaj, dhe 21 të tjerë që kanë lidhje me anëtarët e bandës së ngarkuar në këtë padi. Kelley tha se, "…zyra e tij beson se kjo padi është e para padi federale në Shtetet e Bashkuara kundër një të dyshuari për krim të organizuar e ndërmarrë dhe drejtuar nga shqiptarë." Kjo thënie e Mr. Kelley ka shumë rëndësi sepse është bërë publike dhe është nga një autoritet i lartë shtetëror me përgjegjësi. Kjo thënie zyrtare duhet t’jua mbyllë gojën njëherë e mirë tërë shpifsave.
Çdo gjë ka një kufi. Mjaftë më me shpifje! Familjarët e tij kanë të drejtë që s’duan të takohen dhe japin asnjë intervistë, (përjashto këtu vëlla Ganiun i cili mundohet të qetësojë garën e shpifjeve por që fatkeqësisht nuk është i zoti pasi nuk ka fakte përveç pëshpëritjeve që i vijnë nga larg). Por për çfarë thotë Mr. Kelley, s’janë dakord rusët, serbët dhe shqiptarët komunistë. Sipas lajmeve ruse–serbe dhe shqiptaro-komuniste, Kelly ka “neglizhuar” të përmendi një tjetër krim të organizuar nga shqiptaro-italianë që bënë kontrabandë droge të akuzuar nga autoritetet federale në 1981 në Brooklyn dhe që drejtohej nga shqiptari i Staten Island, Xhevdet Mustafa, i cili kishte në pronësi një dyqan për rregullimin e trupit të makinave.
Xhevdet Mustafa iku në Shqipëri, dhe u vra nga forcat e sigurimit shqiptar. Vazhdojmë me lajmin e FBI-së në Manhattan. “Duhet theksuar se disa prej të pandehurve të akuzuar në këtë çështje nuk janë shqiptarë. Organizata ka anëtarë që janë grekë, italianë dhe shqiptarë, shumica e të pandehurve shqiptarë janë drogmenë amatorë ose shqiptarë të gjeneratës së parë të shqiptaro-amerikanëve”.
Dëshmi të tjera
Bajrami ka thënë ndër të tjera se ka lëvizur në disa vende të Evropës si në Belgjikë (ku kanë blerë disa armë) etj, për të përfunduar në Italinë e jugut nga ku janë nisur me skaf për në Shqipëri. Përveç Bajramit në këtë grup kanë qenë edhe Xhevdet Mustafa, Sabaudin Haznedari dhe Fadil Kaceli. Nuk dihet gjë mbi fatin e këtij të fundit. Sipas Bajramit pikat më të mundshme për të zbarkuar kanë qenë përveç pikës së njohur, tashmë edhe grykëderdhja e lumit Erzen dhe Golemi i Kavajës. Sipas vëllait të Xhevdetit, Ganiut, e vërteta afrohet shumë. Ai thotë, “Në mos gabohem, ka qenë një grup akoma më i madh. Kanë qenë rreth 40 vetë, por grupi u shkri. Ndoshta edhe Sigurimi ka bërë punën e tij, duke i spostuar. Bile edhe personi që ka qenë, sepse ishin katër, është kthyer në Leçe, i fundit është rrëzuar në barkë, kur u nisën. Them se ka qenë e sajuar, se nuk ka dashur të vinte. Xhevdeti e dinte se do të vdiste këtu. Personit të fundit më të cilin është takuar, që erdhi dhe më takoi edhe mua, i ka thënë, ‘Shiko, 90 për qind jam i vdekur’, ka pasur një varëse floriri, Kuranin e vogël, e ka puthur atë dhe ka thënë, 'vetëm zoti do të më ndihmojë për këtë popull'.”
Një fakt tjetër i rëndësishëm për të vërtetën e Xh. Mustafës nga gjykimi i K. Hazbiut
Komanda e Aviacionit na dërgonte herë pas here një anëtar i KQP për sqarim politik! Kur K. Hazbiu qe në burg neve na u tha disa herë se, “Dhelpra e Kënetës” siç e cilësonte Enveri, nuk dorëzohet akoma. Ai në hetuesi nuk ka pranuar asgjë dhe për këtë i është raportuar Enver Hoxhës. Një ditë, Kadriu "kafshoi" gjuhën duke e këputur në mes!! (Në fakt ja prenë) në mënyrë që të mos tregonte veprimtarin e tij armiqësore. Këtë gjë ja raportuan Enver Hoxhës i cili ju tha, “Mos u mërzitini. Kadriu s’ka gjuhë por ka dorë.” Në mos gaboj, këtë gjë na i ka thënë Gafur Çuçi. Nuk duhet harruar që Hazbiu ishte në krah të Hoxhës në ditën e parë të shfaqjes së tij në publik më 24 dhjetor në Tiranë. Një element tjetër që të bën të dyshosh shumë për eliminimin e Hazbiut është edhe fakti se atij ju shkulën të gjitha dhëmbët nga "diktatura e proletariatit" gjatë ditëve të hetuesisë, mbase për të mos qenë në gjendje për të folur ndonjë sekret të madh. Xhevdeti ishte familjar shumë i rregullt. Kishte tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, një grua të mrekullueshme dhe një ekonomi shumë të mirë. Të sakrifikosh familjen; fëmijët, gruan e të vish në Shqipëri, të vdesësh për vendin tënd nuk është pak. Nuk ka pasur shqiptar që ta bëjë këtë për 50 vite. "Shikoni këtu, unë do të shkoj në Shqipëri. Ai që është burrë vjen me mua. Do të shkoj të vdes si luan në vendin tim, nuk do të vdes nëpër Evropë si qen"
Xhevdet Mustafa të nderohet si dëshmor
Unë jetoj me shtëpi shumë afër shtëpisë së familjes Xhevdet Mustafa në Staten Island. Fati e ka sjellë që të kem kontakte të shumta me njerëz që e kanë njohur dhe kanë jetuar e punuar me Xhevdetin. Njeriu i parë që më ka folur për të, ka qenë Asije Goga, me origjinë nga Ulqini, (të më fali që po ja përmend emrin) e cila ka jetuar për shumë vite vetëm dhjetë metra larg nga ku jetonte Xhevdeti me familjen e tij dhe kanë qenë shumë miq. Ajo më ka folur për Xhevdetin si të fliste për një vëlla, për një shqiptar xhevahir, si nga jashtë dhe nga brenda. Asaj i erdhi keq dhe u bë gati të denonconte një gazetë në Shqipëri kur inicialet e emrit e saj e gjeti të përdhunosura në faqet e kësaj gazete. Pastaj më folën vëllezërit dibranë Dema, biznesmenë dhe shqiptarë të zotë që jetojnë po aty.
Ata thonë se Xhevdeti qe më i miri i të gjithë shqiptarëve që jetojnë këtu. Më pas do të më fliste ish Hoxha i S. Islandit i cili më tha, “Xhevdeti ishte një mrekulli e shqiptarizmës pasi ishte Besimtar i Madh dhe Shqiptar i Madh. Shpirti i pushoftë në Xhehnet simpatikut, trimit, inteligjentit dhe patriotit që fali jetën për shqiptarët e robëruar. Shqipëria duhet ta nderojë veprën e tij pasi i takon të jetë Nder i Kombit dhe të përkujtohet me respekt dhe falënderime.” Po kështu shkruan edhe Nikoll Deda, “Më vjen mirë që shkruan shtypi i ditës për këtë njeri të madh që kam pas nderin ta kem takue e ndejt me të ni nji nga klubet e Brooklynit.
Me të vërtetë ka qënë nacionalist i vërtet e ka deshtë Shqipnin Demokratike e të Lirë. Xhevdeti me të vërtet a martir i kombit.” Lista dhe dëshmitë e shqiptarëve të trojeve Shqiptare që kanë respekt dhe dashuri për shqiptarin e mirë, Heroin Legjendar Xh. Mustafa, është shumë e gjatë. Po përmendim vetëm një. “Me propozim të Kadri Hazbiut, pas kundërshtimeve të mëdha të gruas së kovaçit nga Zhama e Lushnjës, që gruaja të futej brenda në shtëpinë e saj për të marrë fëmijën e plagosur, të gjithë kishin mbetur me gojë kyçur pas përgjigjes së prerë të gruas, se ajo nuk mund të shkonte e armatosur dhe të vriste Xhevdet Mutafën, edhe pse gati dy orë asaj ia kishin mbushur mendjen se ai ishte armiku i Partisë dhe i Popullit dhe kishte ardhur si diversant në Shqipëri për të vrarë Enver Hoxhën.
Gruaja rome duket se nuk e donte Enver Hoxhën dhe nuk pranoi që të shkonte e armatosur. Pas ankthit që kishte zgjatur rreth një orë, gruaja u nis drejt shtëpisë dhe të gjithë prisnin që të dëgjonin krismën e armës me të cilën Xhevdet Mustafa do të qëllonte mbi gruan. Por ndodhi një e papritur e madhe dhe befasuese. Gruaja doli qetë-qetë nga shtëpia me dy fëmijët, njërin nga të cilët, atë të plagosurin, e mbante në krah. Më pas u vërtetua se fëmijën nuk e kishte plagosur Xhevdet Mustafa, por ishte plagosur nga një plumb që kishte bërë rikoshetë”. Nëse lexon dëshmi të tilla, të vërteta, nga dita e vrasjes së Xhevdetit, nuk ke se si të mos e adhurosh atë burrë.
Xhevdeti ishte i sistemuar mirë me familje dhe me të gjitha beneficionet në SHBA. Ai s’kishte nevojë për para dhe aventura. Rrjedhimisht vjen pyetja retorike, pse mund të vinte në Shqipëri duke e ditur se do të sakrifikohej? Përgjigja është fare e thjeshtë, sepse ishte atdhetar, sepse dashuria për atdheun e zvetënuar dhe shqiptarët e robëruar, ishte mbi interesat e tija më të shtrenjta; mbi jetën dhe familjen e tij. Ai ishte një hero i lindur dhe si i tillë duhet të kujtohet dhe jo të përdhoset. Ne po nderojmë ata që zvarritën në Sheshin Skënderbe një copë bronx të Enverit dhe jo Xhevdetin që deshte ta zvarriste Enverin e gjallë! Po ashtu, do të jetë në nderin tonë si liridashës që të gjendet ku ndodhet trupi i të ndjerit Xhevdet. Jo vetëm familja e tij por edhe Shteti Shqiptar duhet të interesohen për këtë gjë. Dikur qarkullonin fjalë se trupi i Xhevdet Mustafës është konservuar në formalinë dhe është përdorur si mjet didaktik për studentët e Mjekësisë.

No comments:
Post a Comment