Nga Robert Macquarie
– është i jashtëzakonshëm për shkak se është thellësisht personal. Kadare, romancieri dhe poeti shqiptar i respektuar gjerësisht, nuk është vlerësuar sa duhet në botën anglishtfolëse për shkak të mungesës së gjatë të përkthimeve në anglisht të veprave të tij. Duhet të falënderojmë David Bellosin për këtë përkthim të ri – botuar më 7 gusht nga Canongate Books – të një libri të botuar për herë të parë në vitin 1978 dhe i përkthyer në frëngjisht vetëm në vitin 1981.
Ngjarjeve kritike ndërkombëtare dhe politike që bëhen të njohura kalimthi, ose gjatë reflektimit periodik, në përgjithësi u jepet më pak vëmendje sesa meditimeve romantike dhe ekzistenciale të një të riu që studion në një qytet të huaj. Ky stil i personalizuar paraqet opinionet politike të autorit sipas mendimeve, ndjenjave dhe historisë së atij vetë. Ndoshta pikërisht për këtë arsye romani është akoma më shumë interesant për t’u lexuar dhe është karakteristik i të shkruarit të Kadaresë.
Versioni i Canongate-it është, pra, një përkthim i dyfishtë, por, siç ka shkruar Bellos-i, Kadare asnjëherë nuk i është kundërvënë kësaj praktike. E kaluara komuniste e Shqipërisë do të thoshte se vendit i mungonin ligjet e së drejtës së autorit, dhe nga poliglotë shqiptarë filluan të qarkullonin përkthime të tmerrshme të romaneve të tij, të cilat mund të gjendeshin lehtësisht. Versionet në frëngjisht u bënë burimi “de facto” jashtë vendit. Procesi i përkthimit të dyfishtë ka bërë të mundur që mesazhi i tij, i cili “do të depërtojë pothuajse në çdo gjuhë”, të arrijë miliona njerëz, të cilët nuk flasin gjuhën e tij amtare. Në “Muzgun e perëndive të stepës”, ky mesazh mbetet depërtues dhe imponues.
Si historia komuniste e Shqipërisë së Kadaresë, ashtu edhe qëndrimi i tij me studime në Institutin Gorki për Letërsi Botërore në Moskë kanë përcaktuar botëkuptimin e shkrimtarit. Kjo e dyta përbën subjektin e librit. Kadare e frekuentoi Institutin në fillim të të njëzetave, dhe romani është një memuar gjysmautobiografik i kohës që kaloi ai atje.
Atmosfera është e zymtë dhe personazhi i Kadaresë duket se nuk është në gjendje t’ia kushtojë gjithë vëmendjen dhe energjinë shumicës së ngjarjeve që afrohen, përkundrazi, është i deziluzionuar, shpesh i dehur ose i lodhur. I takon lexuesit të vendosë se sa shumë i detyrohet kjo gjë stilit të tij të jetesës dhe sa është një “dremitje” për shkak të atmosferës shtypëse. Dogma ruse është ngulmuese dhe thuajse patologjike. Zbrazëtia, takimet prosovjetike dhe ungji poterexhi dhe nacionalist i së dashurës errësohen nga frika e karantinës pas shpalljes së një rasti të lisë së zezë. Kadare mbetet krejtësisht i pangazëlluar nga vaniteti sovjetik. “Diçka e mangët, shurdhane, një mungesë drame” e zhgënjen atë në lidhje me “ato mure të ulëta tullash” të Kremlinit, dhe përshkrimet e tij për Moskën na japin më shumë informacion për mendimet e tij personale, sesa për gjeografinë e qytetit.
Megjithatë, në roman gjenden mjaft gjëra për t’u ngazëlluar në lidhje me gëzimet e rinisë përballë grisë rrethuese. Kryesisht, një pjesë të mirë të romanit ai përshkruan kohën që kalon me vajzat. Ai nuk heziton t’i gëzohet një mbrëmjeje flirtuese verore me një të saponjohur përpara se të kthehet, me një lloj ndjesie epërsie, tek e dashura ruse.
E megjithatë, Kadareja duket se ndan një shaka ironike kur kjo e fundit i thotë atij “Mua s’më pëlqejnë shkrimtarët. Sa mirë që ti nuk je një prej tyre”. Narratori i ri dallon të pasqyruar diku tjetër një lloj mungese simpatie për shqetësimet e tij letrare, filozofike. Ai e konsideron romancën si një tjetër rrugë pa krye, duke besuar se vajzat përreth tij nuk do të kenë kohë për të shkruarit apo mendimet e tij. Ai thjesht kërkon njëfarë lloj shoqërie; vetëm më pas ai shfaq dashuri.
Kadareja si personalitet letrar asociohet fort me ideologjinë politike dhe kulturore. Ai i përqendroi përpjekjet e veta për të kundërshtuar, edhe pse në mënyrë të mprehtë dhe të pakapshme, kundër regjimit komunist të drejtuar nga Sekretari i Parë Enver Hoxha.
“Muzgu i perëndive të stepës” nuk ka pasur asnjëherë ndonjë problem në këtë drejtim. Shënjestra e tij ishte, formalisht, sundimi i Nikita Hrushovit dhe jo vetë Stalini. Devocioni, në pjesën më të madhe të kohës i palëkundur, i Hoxhës ndaj idealeve të stalinizmit dhe vendimi pasues i tij për të kaluar në anën e Kinës kundër Moskës gjatë konflikteve ndërkomuniste çoi në marrëdhënie të tensionuara me Rusinë gjatë epokës së “destalinizimit”. Por çështjet që shtron Kadareja janë mjaft të gjera në shtrirjen e tyre, dhe ndërkohë që nuk kritikon asnjëherë drejtpërdrejt qeverinë e vendit të vet, marrëzia e konformitetit socialist zbatohet ndaj Shqipërisë në mënyrë retrospektive.
Ka edhe një mbrojtje tjetër që duhet shprehur kundër kritikëve të Kadaresë. Veprat e tij janë plot me përmendje nga folklori shqiptar. Për më tepër, terreni rrëshqitës ndërmjet fiksionit thuajse historik dhe mitologjisë subjektive të narratorit, të përfshirë gjithashtu në romanin tjetër të tij “Kështjella”, hedh një vështrim te faktorët kulturorë që duhen konsideruar në një analizë të ngjarjeve të së kaluarës. Një formulë që Kadare e përsosi gjatë karrierës së tij të të shkruarit, këto elemente të të shkruarit të tij provuan se kishin një vlerë të paçmueshme për një shkrimtar që jetonte nën një diktaturë aq drakoniane dhe të çuditshme sa ajo e Hoxhës. Duke shkruar kritika të tërthorta për qeverinë shqiptare gjatë karrierës në kuvend, Kadare jetonte në mënyrë të rrezikshme. Nina Sabolik ka shkruar se dështimi i tij, në sytë e kritikëve perëndimorë, është, në thelb, se ai “nuk i përputhet me stereotipin e letërsisë botërore, siç e përshkruan James English, të një përzierjeje multikulturale me shije lokale”. Kadare kundërshton idenë kuintesenciale të “disidentit antikomunist si një figurë e hapur, e tipit Solzhenicin, që e boton veprën e vet disidente pavarësisht disavantazheve të jashtëzakonshme dhe pastaj emigron në perëndimin e shndritshëm dhe të lumtur”. Shkrimtarët europiano-lindorë nuk kanë nevojë të plotësojnë këto lloj standardesh. Vepra e Kadaresë është magjepsëse pikërisht sepse e trajton subjektin në mënyrë kaq individuale, dhe jo nga perspektiva e ekzilit. Pikërisht kjo çështje është paraqitur e përmbledhur në “Muzgun e perëndive të stepës”, në përshkrimin e furores që shpërtheu në Moskë kur Boris Pasternaku fitoi Çmimin Nobel. Autori i “Doktor Zhivagos” përballet me zgjedhjen ose ta refuzojë çmimin, ose të largohet në ekzil. Kadareja reflekton për reagimin absurd, në të cilin “deklaratat e zemëruara të letrarëve sovjetikë mbështeteshin, si përherë në kësi rastesh, nga ato të punëtorëve e të kolkozianëve”. Ky është skenari me të cilin Kadare nuk u përball asnjëherë plotësisht. Ndoshta ai uron që të ishte përballur – mbase atëherë ai do të adhurohej në perëndim për sakrificën e tij.
Përqendrimi te Pasternaku e shton edhe më shumë tonin mbizotërues të tëhuajsimit dhe të parehatisë për shkak të ndjerit si i huaj, i jashtëm, pa qenë në gjendje të shprehet lirisht. Personazhi i Kadaresë është një i huaj në një vend armiqësor dhe një shkrimtar i deziluzionuar në një qytet që urren të shkruarit e vërtetë, të lirë. Tensionet në marrëdhëniet ruso-shqiptare do të thoshin se ai rrezikonte që kolegët e vet në Institut të dyshonin për të dhe ta qortonin. Miti i vetësajuar i vetë vdekjes së tij, i rrëfyer vetëm të dashurës së mashtruar, përkufizon ndjesinë e tij të shkëputjes si nga jeta, ashtu edhe nga vendi vetë. Përforcimi i kësaj gënjeshtre përmes përmendjes së përsëritur të një balade të atdheut të vet – që paraqet një personazh që ngrihet nga varri për të mbajtur fjalën e dhënë – e bën ndjesinë akoma më therëse. “Muzgu i perëndive të stepës” paraqet një mikrokozmos përthithës të rezistencës psikologjike të Kadaresë kundër komunizmit. Mprehtësia dhe universaliteti i shqetësimeve të Kadaresë i japin librit epërsitë e tij.
*NewStatesman
Me “Muzgun e perëndive të stepës”, Kadare fiton njohjen që meriton në botën anglishtfolëseNdikimi i doktrinës politike në jetën publike është paraqitur gjerësisht në letërsi përgjatë viteve. Megjithatë, “Muzgu i perëndive të stepës” nga Ismail Kadare-një portretizim pesimist i ndalimit të krijimit letrar dhe të pluralizmit nga Bashkimi Sovjetik

No comments:
Post a Comment