Monday, September 1, 2008

Parasëgjithash, 2008 nuk është 1939


Me zhdukjen e kërcënimit të komunizmit dhe kërcënimit të ndërhyrjes së Moskës, koalicionet e vitit 1989 u copëtuan dhe forca të vjetra u rishfaqën

Për të penguar lëvizjet nacionaliste, sistemi sovjetik kishte një ideologji universaliste dhe një centralizëm politik shtypës. Me vdekjen e tij, çështjet e vjetra nacionaliste u rishfaqën, pavarësisht se në dukje qenë shtypur me sukses apo "zgjidhur" nga komunizmi. Sigurisht, kjo qe mashtruese dhe rezultati më drastik qe në ish-Jugosllavi, ku liberalizmi relativ dhe struktura multietnike e regjimit të Titos nuk i eliminoi trashëgimitë e para 1939. Është gabim t'ia atribuosh rishfaqjen e nacionalizmit të egër vetëm manipulimeve populliste nga ana e liderëve të tillë demagogë, si Sllobodan Millosheviçi i Serbisë apo Franjo Tuxhmani i Kroacisë. Duhet të ekzistonte një infrastrukturë e ndjenjave nacionaliste, e ngulitur thellësisht në mendjet e njerëzve për nacionalistë si puna e tyre që ta shfrytëzonin. Nganjëherë Tito i manipulonte nacionalizmat serbë, kroatë dhe shqiptarë dhe me raste i shtypte ato - gjithmonë me kujdes. Ato u shfaqën pas vdekjes së tij. Kjo rishfaqje qe autentike, në mos brutale. Divorci i "kadifenjtë" midis çekëve dhe sllovakëve gjithashtu tregon rëndësinë e forcave parakomuniste, pavarësisht se në terren më paqësor. Universalizmi liberal nganjëherë nuk është aq i fortë sa duhet për t"ju rezistuar kujtimeve nacionaliste.

Kundërgoditje?

Kjo na çon në fazën e tretë të tanishme. Ajo u fillua nga çka duket se është një kundërgoditje kundër demokratizimit dhe liberalizimit në vendet që u dukën se qenë histori suksesi, siç kanë dalë partitë nacionaliste - populliste të fuqishme në Poloni dhe në Hungari. Nganjëherë ato fitojnë zgjedhje dhe formojnë qeveri dhe nganjëherë (si sot) janë në opozitë. Ato mbështeten në ndjenja thellësisht të ngulitura në pjesë të popullsisë. Ngritja e përkohshme e binjakëve Kaczynski në Poloni dhe demonstrimet e dhunshme në Hungari në kohën e përvjetorit të 50-të të revoltës të vitit 1956, janë shembull i kundërgoditjes. Zëra dëshpërimi dhe zhgënjimi të thellë u dëgjuan, politikanë dhe vëzhgues akademikë filluan të habiten se mos eksperimenti i pas 1989 po dështonte. Megjithëse Polonia është e ndryshme nga Hungaria, disa ngjashmëri të dukshme u shfaqën dhe lënë të kuptohet më shumë sesa një rënieje elektorale të partive të identifikuara me demokratizimin. Në të dyja rastet, qe protesta kundër kostove të liberalizimit ekonomik. Ajo u shoqërua nga ndjenja anti-bashkim evropian që i bëjnë jehonë nacionalizmit të dalëmode dhe ndjenjave ksenofobike, nganjëherë të ngjyrosura me antisemitizëm dhe forma të tjera paragjykimi (për sembull, kundër romëve).

Armiqësitë historike u ringjallën, sidomos në Poloni. Sllogane irredentiste u ringjallën në Hungari. Fshatarësia u lëvdua në kontrast me kapitalizmin e pashpirt, nganjëherë i identifikuar me forca të "huaja". Feja u përshëndet në mënyrë të rastësishme si një bastion kundër sistemit imoral ekonomik. Në Poloni, çështja e abortit u paraqit si një arsye për të luftuar ateizmin. "Shekullarizmi" i deklaruar si armiku dhe një lidhje helmatisëse (dhe natyrisht fallse) u sugjerua midis demokratëve të rinj dhe komunistëve të vjetër. Këto ndjenja populliste - nacionaliste në pjesën më të madhe, u dhanë zë humbësve në zhvillimet postkomuniste dhe ekonomike. Një krahasim me fashizmin është ndoshta i pamundur, por këto kundërgoditje ndjenjash, ashtu si dhe kompozimi shoqëror i forcave që i artikulojnë ato, ngjallin disa kujtime të këqija. Megjithatë, pakënaqësia e "humbësve" duket një shpjegim jo i përshtatshëm në vetvete, veçanërisht përderisa një pjesë e tij, kryesisht armiqësi antigjermane dhe antiruse të shprehura nga qeveria e drejtuar nga PiS, i kryesuar nga binjakët Kaczynski, ka pak të bëjë me ankimet ekonomike apo shoqërore. As nuk ka kuptim të flitet ekskluzivisht për liderë cinikë që po shfrytëzojnë zemërimin e shtypur.

Shumë ide të lidhura me PiS-in e sotëm mbështeten në parimet e National Democratic Party (Endecija) e vjetër të Roman Dmoëski, i cili e identifikonte nacionalizmin polak me katolicizmin, antikapitalizmin dhe qëndrimet antigjermane e antiruse. Antisemitizmi i Endecija-s ka qenë deridiku i ndryshuar, për shkak të Holokaustit dhe prej konsideratave të matura, sepse PiS-i është promerikan. Ama, antisemitizmi është dukshëm i pranishëm, për shembull, tek Radio Marija. Menjëherë pas ngjarjeve të 1989, u duk se koalicionet antikomuniste do të tejkalonin shumë trashëgimitë historike dhe do të vendosnin një diskutim politik më të hapur dhe më "normal", por tani shumë prej atyre forcave të stilit të vjetër janë kthyer dhe në disa raste kanë lidhje familjare me elita, parti dhe ideologji të para vitit 1939. Harta politike e sotme e Polonisë i përngjet në shumë mënyra konfigurimeve të paraluftës të vendit, përfshi qeveri koalicioni të dobta të ngritura mbi aleanca jo të lehta, të cilat përpiqen të mbushin hendekun e madh të majtë - të djathtë (dhe që në periudhën e paraluftës shkaktoi kolapsin e demokracisë polake dhe daljen e sundimit gjysëmautoritar të Marshallit Józef Pilsudski). Ndarjet bashkëkohore të Hungarisë gjithashtu vazhdojnë aspektet e krahut të hekurt historik të vendit midis urbanistëve dhe populistëve. Megjithëse një thirrje për të rishikuar Trianon-in (traktatin që vendosi kufijtë e pas vitit 1918 të Hungarisë) natyrshëm do të ishte i rrezikshëm, antiurbanistët hungarezë flasin me zë të lartë rreth minoriteteve hungareze në Sllovaki e Rumani. Ekzistenca e një popullsie hebreje relativisht të madhe në Budapest dhe roli i shquar i njerëzve me origjinë hebreje midis liberalëve hungarezë, i jep falangës së djathtë antisemitike një objektiv më të dukshëm sesa në Poloni, ku hebrejtë u shfarosën nga nazistët.

Histori, Fat, Shpresë

Me pak fjalë: me zhdukjen e kërcënimit të komunizmit dhe kërcënimit të ndërhyrjes së Moskës, koalicionet e vitit 1989 u copëtuan dhe forca të vjetra populiste - nacionaliste u rishfaqën. Në mënyrë sinjifikative, nuk ka ndodhur kjo lloj kundërgoditjeje populiste - nacionaliste në Pragë, ku përpara vitit 1938 ishte demokracia e vetme funksionuese në rajon (ajo ishte larg së qëni e përkryer, por nuk rrëshqiti në autoritarizëm siç bënë fqinjët e saj). Këto elemente vijueshmërie anëmbanë Europës Lindore dhe Qendrore fillimisht mund të duken dekurajues dhe depresues: "Historia është fat". Por ka hapësirë të arsyeshme për shpresë. Parasëgjithash, 2008 nuk është 1939. ka probleme sot, por jo të llojit të krizave që i dhanë fashizmin Italisë dhe Gjermanisë. Rusia nuk është nën kthetrat e diktaturës staliniste. Zërat autoritariste dhe totalitariste qenë në ngritje në vendet më të vogla në vitet Tridhjetë, nga Balltiku në Detin e Zi. Demokracia dukej e falimentuar dhe bile po sfidohej në Francë dhe Britani. Idetë demokratike janë dominuese sot. Eksperimenti Kaczynski duket se ka dështuar, kryesisht sepse aq shumë të rinj polakë e kuptuan se do ta rrezikonte stabilitetin polak. Roli i luajtur nga Bashkimi Evropian rezultoi të jetë thelbësor. Është e vërtetë se vendet jokomuniste që ju bashkuan Bashkimit Evropian (dhe NATO-s!) nuk qenë në lartësinë e duhur të kritereve hyrëse. Sërish, anëtarësimi i tyre siguroi një garanci implicite kundrejt çdo pushtimi neoperandorak rus dhe një lloj policë siguruese kundër rrëshqitjes prapa në paragjysëmautoritarizmin e vitit 1939. Edhe pse ndjenjat antiBashkim Evropian mund të dëgjohen në të djathtën kryesore në Poloni dhe Hungari, anëtarësimi në të i kyç vendet në demokraci, liberalizëm dhe ekonomi tregu. Është ndryshe në Rusi dhe Ukrainë. Sipas të gjitha gjasave, Europa Lindore dhe Qëndrore do të vazhdojë në dy rrugë paralele: konsolidim të mëtejshëm të demokracisë në vendet e Vishegradit, të ankoruara deridiku në traditat e tyre të shoqërisë civile dhe institucionet përfaqësuese të kaluara, pavarësisht disa pengesave dhe nganjëherë diskutimeve të zjarrta të brendshme. Në Rusi dhe Ukrainë, këto elemente mungojnë dhe prandaj zhvillimet e tyre ecin nëpër trajektore të tjera. Në Rumani dhe Bullgari, ashtu si në Gjeorgji, juria akoma duket se është jashtë. Modelet historike nuk janë gjithëpërcaktuese, por ato nuk zhduken lehtësisht dhe forca kundërvepruese të fuqishme duhen për të transformuar dhe vepruar kundër tyre. Kjo është ajo që krijon ndryshim themelor. Pa to, e ardhmja mund t'u ngjajë shumë variacioneve të së kaluarës.

Shlomo Avineri është Profesor i Shkencave Politike në Hebreë University të Jeruzalemit dhe Profesor Shëtitës në Central European University në Budapest. Libri i tij më i fundit (në hebraisht) është Herzl: An Intellectual Biography.

Përgatiti: ARMIN TIRANA

Pas komunizmit, kalvarë demokratizimi

Historitë politike të Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës tregojnë sesa kompleks, i mundimshëm dhe nganjëherë vrastar mund të jetë transformimi drejt demokracisë


Shlomo Avineri

Të përcaktosh se kur një periudhë, në një mënyrë ose në një tjetër, përfundoi ose, në fakt, emërtimi i një periudhe, është gjithmonë një punë e vështirë. Kjo është veçanërisht e tillë kur vjen puna tek ngjarje bashkëkohore. Proceset janë akoma në vazhdim dhe nuk është akoma evidente se çfarë rezultati përfundimtar, nëqoftëse ka një të tillë, do të dalë. Prapëseprapë, është pothuajse e mundshme të shikohet në postkomunizmin në Evropën Qendrore dhe Lindore në njëfarë mënyre dhe të arrihet në disa konkluzione në tentativë. I pari është se tri periudhat apo etapat janë shpalosur. Në fazën fillestare ekzistonte një entuziazëm mesianik dhe shpresë ringjallëse. Më pas, erdhi koha e diferencimit kur pikëpamjet u bënë të nuancuara. Periudha e tretë karakterizohet nga vetanaliza e përzier me diziluzion.

Etapa e parë, afërsisht në vitet 1989-1995, u frymëzua nga kolapsi çuditërisht i shpejtë i sistemeve komuniste. Ajo çka u duk se ishte një përpjekje kurajoze për reforma, e mishëruar në politikën e gllaznostit dhe të perestrojkës nga ana e Mikhail Gorbachev, rezultoi në një tsunam ndryshimi. Brenda pak vitesh, partia-shtet sovjetike u shpërbë. Regjimet kukulla të mbështetura nga Moska në Evropën Lindore dhe Qendrore u zëvendësuan nga qeveri reformiste dhe demokratikisht të zgjedhura të drejtuara nga ish-disidentë. Ribashkimi gjerman, ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër, simbolizoi vdekjen e darës ideologjike dhe strategjike sovjetike në politikat e pasluftës. E gjitha kjo u arrit me pothuajse aspak dhunë (përveç zhvillimeve rumune dhe jugosllave).

Hegjemonët komunistë u larguan nga pushteti, nganjëherë bile në mënyrë elegante, duke promovuar besimin se një zhvillim historik botëror ishte në zhvillim, duke shpallur fitoren përfundimtare të demokracisë dhe të tregut të lirë ndaj totalitarizmit anakronik. The End of History, i Francis Fukuyama, artikuloi një besim pothuajse mesianik në marshimin e historisë. Ai i dha një llustër intelektuale, pothuajse hegeliane, nocioneve deterministe të asaj që po ndodhte dhe e përmbysi determinizmin marksist, teksa mbështeste disa prej supozimeve metodologjike të tij. Në të njëjtën kohë, pikëpamje më pak të sofistikuara të një marshimi universal të demokracisë u artikuluan nga aktorë politikë, studiues dhe gazetarë në Perëndim dhe në vendet ish-komuniste. Ata ndanin besimin se në mungesë të totalitarizmit komunist çdo vend i "çliruar" do të zhvillohej drejt demokracisë së tipit perëndimor me një sistem multipartiak, zgjedhje të lira, një shtyp të lirë dhe kapitalizëm tregu. Do të kishte ulje-ngritje, sigurisht dhe jo të gjitha vendet do të zhvilloheshin me të njëjtën shpejtësi, por vështirë se kish ndonjë dyshim rreth rezultatit.

Zhvillimet fillestare u dhanë substancë këtyre besimeve: zgjedhjet sollën në pushtet liderë të përkushtuar ndaj demokracisë perëndimore. Në mënyra të ndryshme, reformat në shkallë të gjerë privatizuan ekonomitë shtetërore. Megjithatë, pak njerëz i kushtuan vëmendje të mjaftueshme shenjave të trazirave përpara. Diferencat bazë midis zhvillimeve në Bashkimin Sovjetik dhe në vende të tilla si Polonia, Hungaria dhe Çekosllovakia shpesh u injoruan. Është e natyrshme që çdo mundësi demokratizimi në vendet e fundit varej në atë se çfarë ndodhte në Moskë, por gjithashtu ato kishin lëvizje të veta disidente që luftuan për ndryshim nga poshtë dhe kishin mobilizuar opinionin publik, duke krijuar një kundërkulturë politike që eventualisht: Solidarnosc (Solidaritet) në Poloni, Forumi Demokratik, liberalët e SDS-së në Hungari dhe Karta-77 dhe "Njerëzit kundër dhunës" në Çekosllovaki. Këto lëvizje evokonin kujtimet e 1956 dhe 1968, shumë prej të cilëve kishin buajtur persekutim dhe burg nën komunizëm, negociuan tranzicionin nga komunizmi. Rasti sovjetik qe i ndryshëm edhe pse reformat e Gorbachev qenë, të paktën pjesërisht, të frymëzuara nga idetë e disidentëve të tillë si Andrei Sakharov, ndryshimi u fillua nga sipër, nga brenda Partisë Komuniste. Edhe pse një reformator më radikal si Boris Yeltsin më së fundi e mundi shumë më të kujdesshmin Gorbachev, qenë gjithmonë ish aparatçikët që eventualisht erdhën në pushtet. Bashkimi Sovjetik nuk kishte asnjë Lech Ëalesas apo Vaclav Havel. Asnjë nga ish-disidentët apo ish të burgosurit nuk u bënë ministra apo presidentë në Moskë, në kontrast me Varshavën, Budapestin dhe Pragën. Në vend të kësaj, pati një ndryshim të brendshëm burokratik në Kremlin. "Reformatorët" i mundën ata të "linjës së ashpër". Vendet balltike dhe deri diku Gjeorgjia, megjithatë qenë ndryshe, sepse tek to disidentët u ngjitën në poste. Kurse në Moskë qe një grup i ri burokratësh që mbikëqyrën reformat.

Diversitet mungues

Në gjendje triumfaliste postkomuniste - ajo nganjëherë i ngjante një Ëalpurgis Night, në të cilën të gjitha macet janë të hirta - vëzhguesit shpesh anashkaluarn faktin se sa të ndryshëm qenë koalicionet antikomuniste. Të qënit antikomunist nuk nënkuptonte automatikisht se ishe demokrat. Kampet fitimtare antikomuniste të 1989 qenë të përbërë prej demokratësh e liberalësh, socialdemokratësh e konservatorësh, nacionalistësh dhe fondamentalistësh fetarë, shovinistësh antirusë dhe - ndershmërisht, po gjysëmfashistësh dhe antisemitësh që kërkuan të deduktonin (disi) të kaluarat e tyre të errëta me paraqitjen si idhtarë të lirisë. Në atë kohë, pak mendonuan se Alexander Solzhenitsyn, një antikomunist kurajoz, ishte gjithashtu një shovinist i egër rus i shkollës së vjetër. Eventualisht u bë e qartë se shumica e vendeve në Evropën Lindore dhe Qëndrore strehonin Solzhenitsyns-ët e tyre vendas.

Antikomunizmi evropianolindor apo qendror ishte gjithashtu i çiftuar - në mos i dominuar - me ndjenja të fuqishme nacionaliste antiruse. Popullariteti i pafundëm i Solidarnosc-it buronte pjesërisht nga një nacionalizëm thellësisht i ngulitur antirus i lidhur me katolicizmin roman. Kjo qe një arsye për rezonancën e tij të konsiderueshme në shoqërinë polake. Ndjenja të ngjashme, megjithëse ka mundësi më pak radikale dhe me ngjyrosje të ndryshme, luajtën role në Hungari e Çekosllovaki dhe qenë gjithashtu evidente si në republikat balltike (veçanërisht Lituani), ashtu dhe në Gjeorgji.

Entuziazmi për futjen e shpejtë të ekonomisë së tregut e errësoi impaktin e reformave në shtresën sociale që do të vuante nga abrogimi i disa prej rrjeteve të sigurisë, të siguruara nga komunizmi: pensionistët, punonjësit në industritë e mëdha, industritë e stilit sovjetik, rezidentët provincialë. Jo çdonjëri qe fitues në parajsën postkomuniste. Së fundi, atmosfera superoptimiste menjëherë pas 1989 shpesh i verboi analistët ndaj faktit se nuk ka shtigje të shkurtra drejt demokracisë. Ajo nuk shfaqet brenda natës, automatikisht dhe nuk mjafton të kesh një elitë të përkushtuar ndaj demokracisë dhe tregut. Në fund të fundit, demokracia në vende të tilla si Britania dhe Franca deshën shekuj dhe Shtetet e Bashkuara patën nevojë për një luftë civile për të abroguar skllavërinë dhe një tjetër shekull për ta për t'ia dhënë plotësisht të drejtën e votimit popullsisë me ngjyrë të saj. Historitë politike të Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës tregojnë sesa kompleks, i mundimshëm dhe nganjëherë vrastar mund të jetë transformimi drejt demokracisë.

Si u ngjit në skenën e politikës Putini


Pati një vakuum pushteti kur shteti sovjetik u shpërbë dhe Partia Komuniste u shkri. KGB-ja qe institucioni i vetëm i epokës sovjetike që mbijetoi

Shlomo Avineri

Kur ra pluhuri mbi gërmadhën sovjetike, qe e qartë se zhvillimet postkomuniste qenë tejet laramane. Edhe pse pikënisja qe e ngjashme (një diktaturë parti - shtet me ekonomi të planifikuar), vendet shpejt zhvilluan karakteristika të ndryshme. Analistët donin nuanca. Dy tipologji bazë u shfaqën (me variacione të ndërmjetme). Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke zhvilluan sisteme multipartiake robuste dhe i transformuan me sukses ekonomitë e tyre. Në kontrast me to, Rusia pati probleme serioze me ndryshimin politik, ashtu si dhe me atë ekonomik. Boris Yeltsin e çmontoi sistemin sovjetik, por prodhoi diçka të afërt me anarkinë. Pushteti shtetëror u duk sikur u shpërbë në feude rajonale kuazirajonale, të kryesuar nga një qeveri qendrore jokompetente.

Privatizimi qe i egër dhe i korruptuar, duke krijuar oligarkë plaçkitës të cilët, me bekimin e Kremlinit, i dhanë vetes dhe bashkëpunëtorëve të tyre nivelet e larta komanduese të ekonomisë ruse. Edhe Ukraina u zhyt në një moçal korrupsioni. Rusia dhe Bullgaria u lëkundën diku në mes. Shtetet balltike proceduan me ngadalë drejt modelit të Vishegradit. Asnjë prej ish republikave sovjetike të Azisë Qëndrore nuk treguan shenja të transformimit real demokratik dhe panorama qe e përzier në tri republikat transkaukaziane. Jugosllavia u zhyt në luftëra nacionaliste, duke ringjallur armiqësitë etnikë parakomuniste.

Natyrshëm, një model nuk u përshtatet të gjitha vendeve dhe përgjegjësia për pabarazitë u bë subjekti i argumentit politik dhe teorik. Gjithashtu, u bë e qartë se kritere thjesht sasiorë (shkallë industrializimi, nivele krahasuese urbanizimi apo GDP-je për frymë), nuk mund t'i shpjegojnë të vetme diferencat. Në këtë etapë, trashëgimitë historike u duk t'u huazonin koherencë ndryshimeve postkomuniste. Vendet e Evropës Lindore dhe Qëndrore u detyruan me forcë në modelet sovjetike pas Luftës së Dytë Botërore, por ato kishin histori dhe tradita të ndryshme të tyre që nuk u zhdukën. Në vitet '90-të u bë e qartë se drejtimet në ndryshimin postkomunist varej në mënyrë të konsiderueshme në elementët e shoqërisë civile, pluralizmit, institucioneve të pavarura, ekonomisë së tregut dhe tolerancës që rridhnin nga kohërat parakomuniste. A ekziston një e "kaluar e përdorshme" institucionalisht dhe simbolikisht? Në këtë etapë u bë e qartë se historitë para 1939 të Polonisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke siguronin instrumenta të rëndësishëm për zhvillimet e tyre pas 1989. Për shembull, Çekosllovakia ishte një republikë demokratike shekullare përpara Luftës së Dytë Botërore dhe për një periudhë të shkurtër më pas. Ajo kishte një sistem multipartiak aktiv, jetë parlamentare, shtyp të lirë, tolerancë fetare dhe një traditë disa shekullore institucionesh përfaqësuese, pavarësisht karakterit feudal, i lidhur me autonominë vendore dhe lirinë akademike, ashtu si dhe një ekonomi tregu të zhvilluar.

Historitë polake dhe hungareze qenë më të komplikuara, por të dyja vendet gëzonin forma sistemesh përfaqësuese dhe qeveri të kufizuar. Edhe pse politikat polake dhe hungareze qenë thelbësisht autoritare përpara Luftës së Dytë Botërore, një mbeturinë e jetës parlamentare mbijetoi. Edhe pse nuk qenë të industrializuara si Çekosllovakia, Polonia dhe Hungaria pësuan modernizim të konsiderueshëm ekonomik, posedonin një fshatarësi tejet të pavarur politikisht të organizuar dhe gëzonin tradita akademike sipas një modeli europiano-perëndimor. Pavarësisht diferencave të dukshme midis të tri vendeve, ato pas komunizmit mund të pretendonin se po "ringjallnin" institucione dhe tradita të hershme. Pati bile disa veteranë politikë që arritën t'i mbijetojnë nazizmit dhe komunizmit.

Me pak fjalë, ekzistonin modele historike mbi të cilat një ngrehinë postkomuniste mund të ngrihej dhe legjitimizohej, nganjëherë me krenari të ekzagjeruar. Në rastin polak, autonomia relative e Kishës nën komunizmin ndihmoi të krijohej infrastruktura e një shoqërie civile. Një faktor tjetër qe trashëgia e revoltave në vitet 1956 dhe 1968. Pasi rebelimet u shtypën në mënyrë tejet të dhunshme, regjimet më pas u zbutën dhe lejuan një sasi minimale hapësire të lirë, ekonomikisht dhe intelektualisht. Këto elementë në pjesën më të madhe mungonin në Rusi. Përpara marrjesh së pushtetit nga bolshevikët më 1917 ekzistonin shumë pak elementë të shoqërisë civile. Kjo qe një arsye për dështimin në vendosjen e një regjimi liberal kushtetues midis shkurtit (kur Cari u përmbys) dhe tetorit 1917. Para këtij viti, Rusia ishte një shoqëri agrare dhe akoma e paemancipuar totalisht nga trashëgimia e gjatë e bujkrobërisë. Institucionet e zgjedhshëm nuk ekzistonin (përpjekjet për t'i krijuar ato në vitin 1905 përfunduan në represione).

Vendi sundohej nga lart - burokratikishtm autokratikisht, hierarkish; kisha ortodokse qe e nënshtruar ndaj shtetit, minoritetet fetare dhe kombëtare përballonin shtypje konstante; sistemi universitar ishte i nënshtruar ndaj shtetit. Komunizmi sovjetik, aq i ndryshëm nga shpirti emancipues i marksizmit (i ngulitur në traditat e Iluminizmit) qe një tjetër shtresë shtypjeje e vendosur mbi një shoqëri të skllavëruar. Kështu, pavarësisht disa kundërshtimeve kurajoze, reforma sovjetike filloi nga lart siç e vërejtëm. Ndërsa polakët, hungarezët dhe çekët mund të shihnin prapa dhe të përpiqeshin të imitonin një trashëgimi parakomuniste reale (ose imagjinare), rusët nuk mund të vepronin kështu. Deri modeli historik i modernizimit i lidhur me Pjetrin e Madhe qe autoritar. Ai u konceptua si një ndërtim shteti nga lart, jo demokratizim apo liberalizim. Kur sistemi ra, Rusia e gjeti veten në një vakuum. Ndërmjetësimi i institucioneve të shoqërisë civile mungonte. Por individë në Moskë dhe Shën Petërsburg mund të flisnin për modelim të Rusisë së Re sipas Xhon Lokut, Dokumentave Federaliste apo rikuperonin shkrimet e Herzen dhe Belinsky, por nuk kishte institucione apo kujtime institucionale popullore për të shërbyer si mjete legjitimizuese. Asnjë parti politike reale nuk doli për zgjedhje presidenciale apo të Dumës - vetëm lista të përqendruara tek personalitetet. Përjashtimi i vetëm është Partia Komuniste e pareformuar, e cila arriti të ruajë një pjesë nga anëtarësia e saj.

Futet Putini

Ky është momenti ku Vladimir Putin futet në skenë, duke kërkuar të shpëtojë Rusinë nga kaosi dhe varfërimi masiv i epokës Yeltsin. Putin rivendosi autoritetin qëndror, kufizoi liderët rajonalë, u vuri një ndal hajdutërisë së oligarkëve ekonomikë, transformoi Dumën nga një klub debatues i korruptuar në një krah të ekzekutivit dhe përdori taktika të ndryshme represive, disa prej të cilave remineshente të kohërave cariste dhe sovjetike (për shembull, kufizim të lirisë së shtypit). Rritja e çmimeve të naftës e ndihmuan atë të rivendoste rolin e Rusisë në arenën ndërkombëtare. "Autoritarizmi me Fytyrë Njeriu" i tij ka gëzuar popullaritet të madh, sidomos qysh kur "demokracia" barazohet me rrëmujën e sundimit të Yeltsin. Origjina nga KGB-ja e Putinit nuk duhet keqkuptuar. Pati një vakuum pushteti kur shteti sovjetik u shpërbë dhe Partia Komuniste u shkri. KGB-ja qe institucioni i vetëm i epokës sovjetike që mbijetoi. Ekzistonte një logjikë e brendshme në përdorimin e ish njerëzve të KGB-së për pozicione kyç të stafit nga ana e Putinit. Në epokën sovjetike, burokracia shetërore qe e dobët krahasuar me burokracinë partiake. Tani, vetëm KGB-ja mbeti (pak a shumë) e paprekur, sëbashku me kujtimin simbolik të Pjetrit të Madh.

Farsa e fundit kuaziinstitucionale në të cilën Putin në dukje respekton ndalimin dy mandatësh të pushtetit presidencial, megjithatë virtualisht emëron pasuesin e tij dhe më pas vazhdon si kryeministër - dhe e gjitha kjo pa kundërshtim apo mospranin të brendshëm efektiv - të lë të kuptosh sesa thellë të ingranuara vazhdojnë të ekzistojnë traditat e sundimit autokratik, nganjëherë të shoqëruara nga një formalizëm falls remineshent i ligjshmërisë socialiste. Në kontrast, Ukrainës i mungon një traditë koherente shtetërore, por kultura politike e saj përmban elementë voluntaristë, në mos anarkikë, në trashëgiminë kozake të saj. Kjo është një arsye se pse një sistem neoautoritar i centralizuar, si ai i Putinit, nuk ka gjasa të evoluojë atje. Disa komentatorë mund ta kundërshtojnë këtë vëzhgim si shumë historicistë, por anashkalimi i kësaj trashëgimie do të na linte pa një shpjegim për rrugët shumë të ndryshme të ndërmarra nga Rusia dhe Ukraina, pavarësisht një të kaluare në dukje të përbashkët, megjithëse duket se asnjëra prej tyre nuk do të konsolidohet në demokraci.

Sunday, August 24, 2008



Interviste me Prof. Dr. ESMERALDA URUÇIN




Prof. Dr. ESMERALDA URUÇI

Pedagoge e Ekonomikut në Shkodër dhe Tiranë

Kryetare e LSI, Dega Shkodër



“Të jesh jashtë politikës do të thotë të jesh jashtë fushë- betejës ku përcaktohet fati dhe ardhmëria e një vendi dhe vecanërisht fati dhe ardhmëria e gruas”





- Pozicioni më i ri i Esmeraldës, është ai i zv/kryetares së Këshillit Bashkiak Shkodër. Ndërkaq është pedagoge e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, si dhe në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë” në Tiranë. Është kryetare e LSI për Shkodrën dhe Kryetare e Bordit të Guvernatorëve SOS të Shqipërisë. Ka lindur më 27 mars 1961. Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Është diplomuar për Ekonomik dhe për Juridik në Universitetin e Shkodrës. Dihet se përkatësia e saj politike është LSI, si dhe që e ka hobi politikën, ashtu si edhe udhëtimet, muzikën, filmat dhe notin.



Znj. Esmeralda, si ka qenë fëmijëria juaj? Ku jeni shkolluar?


Si shumë të tjerë edhe unë ruaj kujtime pa fund nga fëmijëria ime. Kam luajtur si të gjithë fëmijët, kam dëgjuar përralla nga gjyshja ime dhe kam recituar. Jam rritur mirë, pa mungesa dhe nën kujdesin e vazhdueshëm të prindërve. Gjënë më të shtrenjtë kam patur gjyshen, Meleqen. Ajo grua e mënçur dhe gojëmbël ka lënë shumë gjurmë tek unë. Këshillat e saj të vyera nuk i kam harruar kurrë e jam përpjekur t’i zbatoj gjatë jetës. Ajo dhe vetëm ajo dinte ta prekte zemrën time dhe unë gjithmonë kam qenë kureshtare për bisedat e saj. Ajo e nderonte dhe e çmonte shume bashkëshortin e vet, dhe i shërbeu atij me shumë përkushtim. Dhe ai, gjysh Hasani, i meritonte të gjitha. Rreth 80 vjet më parë ai kishte futur në familje elementët më të reja të kohës. Shtëpia e tij kishte energji elektrike, radio “Morelli”, telefon, veturë “Lancia”, një lulishte të bukur, e cila e zbukuronte shtëpinë karakteristike me dy kate. Të gjithë fëmijëve u bleu dhe u mësoi përdorimin e shumë veglave muzikore. Shtëpia e asaj kohe kishte ngrohjen qendrore me kalorifer dhe banjot moderne. Sot këto paisje janë të zakonshme, por përpara 80 vjetësh ishin elementë shumë progresivë. Të gjitha këto që unë i pashë kohë më parë, në vogëlinë time, rritën tek unë ndjesitë për një jetë më të mirë. Babai dhe nëna më kanë dashur shumë dhe më kanë qëndruar gjithnjë pranë. Nga babai kam trashëguar ambicien për të ecur përpara dhe vullnetin e jashtëzakonshëm në punë. Ai ka qenë model në jetën time.

Babai im, Fehmi Gokaj ka shkruar edhe kujtime nga fëmijëria ime. Kur i kam lexuar për herë të parë jam prekur shumë dhe kam qarë. Dëshiroj që në të ardhmen këto kujtime t’i botoj.

Nga fëmijëria nuk harroj edhe udhëtimet e shumta që kam bërë në fshatrat e rrethit të Shkodrës si dhe në shumë rrethe të vendit, ku babai shkonte për arsye pune. Kështu, pata mundësinë që në moshë të re të njihja thuajse pëllëmbë për pëllëmbë Shkodrën, të vizitoja Tiranën, Durrësin, Lezhën, Elbasanin.

Me ndikim të veçantë në formimin tim shpirtëror janë tiparet e nënës, Xhevahire. Kujdesi i saj për fëmijët e familjen, ndjeshmëria e lartë dhe ndershmëria janë tipare që kanë lënë gjurmë tek unë si nënë dhe si bashkëshorte.

Edhe tezja, Havaja, ka qenë gjatë gjithë periudhës së fëmijërisë, edukatorja ime. Me profesionin e mësueses, ajo më ka mësuar shumë gjëra, më ka mbajtur pranë dhe gjithashtu më ka kritikuar pa pushim.

Vërejtjet që më bënte, megjithëse i kam pritur me bezdi kanë zënë vend tek unë dhe më kanë ndihmuar që të përmirësohem e të bëhem gjithnjë e më kërkuese ndaj vetes.
Librin e kam dashur shumë. Kujtoj si sot punën që kam bërë si fëmijë në Bibliotekën e qytetit. U ndaja librat fëmijëve që vinin në sallën e leximit si dhe sistemoja skedat. Edhe sot kujtoj me shumë emocion konkurset e “Mikut të Vogël të Librit“. Ata distinktivë të vegjël që na jepnin në atë kohë ne i mbanim me shumë krenari. Ato kanë ndikuar që ne të lexojmë sa më shumë libra, disa prej të cilëve i mbaj mend edhe sot. „Piciruku“, „Përrallat e La Fontenit“, “ Pinoku“, „Një mijë e një netë“… e kanë zbukuruar fëmijërinë time.

Një ndikim të madh tek unë ka patur edhe biblioteka e dajës, Jup Kastrati. Në pragun e rinisë unë nisa ta frekuentoj e të lexoj shumë libra, të cilat biblioteka e qytetit asokohe nuk i kishte. Kujtime të bukura nga fëmijëria më kanë lënë edhe netët e gjata të dimrit si dhe festat që ne bënim tek shtëpia e vjetër. Gjyshi Hamdija dhe nana Sanije më kanë dashur shumë. Edhe sot pas kaq vitesh që nuk janë më, unë i kujtoj me mall e nuk i kam harruar.




-SI filluan mësimet tuaja të para?

Në klasën e parë fillore jam ulur në bangot e shkollës “Xheladin Fishta”. Atë ditë të bukur nuk e kam harruar. Me një përparëse të zezë me jakë të bardhë e me një tufë me trëndafila në dorë u rreshtova ashtu si dhjetëra fëmijë të tjerë. Isha e gëzuar dhe prisja me padurim të hyja në klasë. Mësuesen e parë, Antigoni Deda e kujtoj me respekt. Më pas kam vazhduar 8 vjecaren në shkollën “7 Nëntori” si dhe gjimnazin “29 Nëntori”, me rezultate të shkëlqyera, për të cilin ndjehem krenare edhe sot. Ajo shkollë ku kanë studiuar e dhënë mësim personalitete të arsimit e të kulturës tonë kombëtare ka ndikuar në formimin tim të gjithanshëm. Më pas vazhdova studimet e larta në Universitetin e Tiranës. Jam diplomuar në fushën e

Ekonomisë dhe të Jurisprudencës me rezultate të larta. Puna në universitet më pas më krijoi mundësi që të specializohem në shumë universitete brenda dhe jashtë vendit. Kam patur fatin të kryej studime pasuniversitare në disa universitete të Evropës dhe të SHBA-së.

Rrjedhojë e punës time të vazhdueshme janë edhe titujt dhe gradat shkencore që mbaj sot.




- Po në jetën politike si jeni përfshirë? A ka qenë kjo e rastësishme apo e programuar? Çfarë ju ka motivuar të bëheni pjesë e saj dhe a keni gjetur atë që prisnit?

Pas mbarimit të Universitetit, fillova punën në disa shkolla të mesme dhe më pas në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, si pedagoge pranë këtij institucioni të rëndësishëm e më pas si dekane e Fakultetit të Ekonomisë. Pas punës 10 vjeçare në Universitet, kam hyrë në jetën politike të vendit në vitin 2000. Në atë kohë i jam përgjigjur me kurajo propozimit të PS për të kandiduar për Kryetare Bashkie në qytetin e Shkodrës. Objektivi i vetëm ka qenë të jap kontributin tim në përmirësimin e gjendjes së rëndë ekonomike e sociale të qytetit.

Kam qenë e mendimit sic jam edhe sot se hyrja e gruas në politikë i shërbën asaj dhe shoqërisë shqiptare. Politikën, shtetin dhe institucionet kryesore të vendit e kanë zënë për fyti burrat, të cilët ja kanë vështirësuar së tepërmi udhën grave për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes në Shqipëri. Jam e bindur se rritja e pjesëmarrjes së gruas në jetën politike do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes si dhe do të ulë situatën konfliktuale, e cila shpesh herë ka penguar zhvillimin e vendit.

Përsa i përket motivit për tu përfshirë në jetën politike mund të them se politika, kultura dhe ekonomia janë fusha shumë të rëndësishme ku gratë mund të japin kontributin e tyre si dhe mund të prezantojnë vlera dhe cilësi në shërbim të zhvillimit të shoqërisë.

Ndër këto fusha, ajo politike mbetet shumë specifike për gamën e gjërë të problemeve me të cilat është e lidhur si dhe për barrierat e mëdha që gruas i ka vënë përpara shoqëria maskiliste jo vetëm në Shqipëri.

Gratë sigurisht që kanë shumë motive për t’u përfshirë në politikë. Në radhë të parë është i njohur roli i rëndësishëm që politika luan në zhvillimin e një vendi. Gjithashtu, politika është një fushë e rëndësishme ku gratë mund të operojnë në mbrojtje të të drejtave të tyre. Nepërmjet politikave, programeve politike që qeveritë ndjekin varen shumë edhe rezultatet që shoqëria arrin në përpjekjet e saj për zhvillim. Të jesh jashtë politikës do të thotë të jesh jashtë fushë betejës ku përcaktohet fati dhe ardhmëria e një vendi dhe vecanërisht fati dhe ardhmëria e gruas. Edhe vetëm për këtë fakt është e domosdoshme pjesëmarrja e gruas në politikë. Të luftosh për fatin tënd është më shumë se një motiv për t’u angazhuar në jetën politike të vendit.





- A mund të bëni një përshkrim të shkurtër të aktivitetit tuaj?

Në vitin 1990 kam filluar punën në Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Në periudhën 1998-2000 kam qenë

Dekane e Fakultetit të Ekonomisë të këtij universiteti. Gjatë gjithë jetës kudo ku kam punuar, jam përpjekur të kryej me korrektesë detyrat që kam patur. Asnjëherë nuk jam ndarë nga studimi e puna shkencore. Kam guxuar të marr pjesë që në moshë të re në disa veprimtari ku kam prezantuar punimet e mia modeste në fushën e ekonomisë. Në prezantimet e para, natyrisht kam patur shumë impresione. Fati ka dashur që në tribunat ku kam folur të kenë qenë prezent edhe personalitete të fushës së ekonomisë me të cilët kam biseduar për problemet e zhvillimit të ekonomisë shqiptare dhe asaj evropiane. Edhe në konferencën shkencore “Ndryshimet bashkëkohore teorike dhe praktike në Ekonomiks” të zhvilluar në Beograd në muajin shtator 2007 pata fatin të diskutoj edhe me ekonomistin dhe profesorin shumë të njohur Domeniko Mario Nuti. Ndër të tjera ne biseduam edhe për taksën e sheshtë, e cila së fundi po aplikohet në Shqipëri.

Ky ekonomist i famshëm u shpreh kundër dhe tekstualisht më tha: “taksa e sheshtë është për një ekonomi të sheshtë”.


Në planin shkencor jam autore dhe bashkëautore e disa teksteve universitare në ndihmë të studentëve të Fakultetit të Ekonomisë, ashtu dhe në ndihmë të komunitetit me interesa në fushën e ekonomisë si dhe e shumë artikujve e kumtesave shkencore në aktivitete kombëtare e ndërkombëtare.


Më pas, gjatë viteve 2000 - 2001 kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar në detyrën e Ministres së Kulturës, Rinisë e Sporteve. Ndjehem e kënaqur që gjatë kësaj periudhe pata mundësinë të jap kontributin tim në zhvillimin e kulturës e të sporteve edhe në qytetin e Shkodrës. Disa nga objektet më përfaqësuese të këtyre fushave në qytetin tim të lindjes janë realizuar në periudhën kur unë isha në këtë funksion.

Duhet thënë se hyrja në politikë e një gruaje intelektuale nga shoqëria civile dhe veçanërisht nga veriu i Shqipërisë mbetet një ngjarje e rrallë në jetën politike shqiptare.

Duhet të theksoj se ardhja në politikë nga shoqëria civile has në një sërë vështirësish. Si më kryesoren do të përmendja prezencën e lobingjeve pranë PS, të cilëve ardhja e individëve të rinj u prishte qetësinë dhe u rrezikonte postet dhe privilegjet.


Në vitet 2002-2005 kam punuar në Bankën e Shqipërisë si Drejtore e Marrëdhënieve Publike. Më pas kalova në profesionin e pedagoges në Fakultetet e Ekonomisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, si dhe në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë.





- Cilat janë gjërat pozitive dhe negative në angazhimin tuaj? A keni hasur ndonjë vështirësi?

Kam marrë pjesë në disa gara elektorale ku kam qenë një nga përfaqësueset e spektrit të majtë politik në Shqipëri. Në zgjedhjet lokale të 18 shkurtit 2007 jam zgjedhur anëtare si dhe nënkryetare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ku përfaqësoj Lëvizjen Socialiste për Integrim. E reja në këto votime qëndron në faktin se të zgjidhesh në këtë funksion drejtues ka qenë i domosdoshëm edhe votimi nga forca të tjera politike jashtë spektrit të majtë, të cilat me këtë rast i falenderoj për besimin.

Gjithashtu, prezenca ime në politikë ka sjellë për herë të parë një model të ri. Në garën elektorale për bashkinë e Shkodrës në vitin 2000, unë nuk vija si militante partie, por si përfaqësuese e shoqërisë civile, duke sjellur para komunitetit interesa shumë më të gjëra se sa të forcës politike që përfaqësoja. Në atë kohë kjo ishte një risi, ndërsa sot është një gjë shumë normale.

Pjesëmarrja ime në garën elektorale të qytetit u karakterizua nga një formë e re e komunikimit me konkurentët si dhe me qytetarët e Shkodrës. Fushata ime ishte mjaft e kulturuar dhe vecanërisht e ekuilibruar. Në asnjë rast unë nuk kam shfaqur fyerje apo agresivitet ndaj kandidatëve të tjerë, të cilat më parë kishin qenë tipar dallues të fushatave të tjera politike. Gjithashtu, për herë të parë, unë paraqitja përpara popullit të Shkodrës një program perëndimor të zhvillimit ekonomik e kulturor të rajonit.

Personalitete politike, përfaqësuese në vendin tonë që ndoqën nga afër fushatën time si dhe lexuan programin tim elektoral dhanë vlerësime positive, të cilat u pasqyruan në emisionet mediatike të kohës.

Gjithashtu, kontributi im qe i rëndësishëm edhe për një fakt tjetër. Për herë të parë forcat e majta në Shkodër organizuan metingje politike në fushë të hapur me pjesëmarrje masive të anëtarëve, simpatizantëve e qytetarëve të Shkodrës.

Ajo që më ka impresionuar më shumë gjatë kësaj periudhe ka qenë rezultati shumë i lartë që arrita në këto votime. Megjithëse votat janë manipuluar kam arritur të marr
11600 vota, çka tregon për një vlerësim e konsideratë të lartë të familjeve shkodrane ndaj kandidaturës sime.

Edhe gjatë kohës që kam drejtuar dikasterin e kulturës, mendoj që kam sjellë risi në drejtimin e punëve dhe vecanërisht në realizimin e lidhjeve të drejtpërdrejta me komunitetin e artistëve dhe institucionet në varësi të kësaj ministrie. Si ekonomiste dhe juriste në të njëjtën kohë unë punova për përmirësimin e bilancit ekonomik të dikasterit si dhe të kuadrit ligjor në fushën e kulturës e të artit.




Pjesëmarrja në qeverinë shqiptare për mua mbetet një eksperiencë e rëndësishme me vlera pozitive, njëkohësisht e shoqëruar me pengesa e vështirësi, si dhe plot zhgënjime. Isha mësuar të punoja drejt tërë jetën time. Shumë vështirë e kam patur kur ngrija probleme delikate, duke e ditur se prekja edhe interesa të njerëzve me rëndësi në jetën politike të vendit.

Në kontaktet e mia me politikanë të kohës, shpeshherë edhe jam zhgënjyer. Ndryshe nga sa i kisha vlerësuar më parë, një pjesë e tyre janë hipokritë e kameleonë të shquar.
Shije të hidhur më ka lënë përfaqësimi në kabinetet qeveritare i krahinave të vendit, ku ka raporte diskriminuese midis jugut dhe veriut të Shqipërisë. Meritokracia, për të cilën flitej aq shumë në atë kohë ishte vetëm një slogan.






- A mendoni se është i nevojshëm përfaqësimi grave në vendimmarrje?

Shkalla e pjesëmarrjes së gruas në politikë në një mënyrë të plotë e të padiskutueshme tregon shkallën e vërtetë të emancipimit të forcave politike në Shqipëri, tregon shkallën e pjesëmarrjes së vërtetë e të ndikimit të organizatave qeveritare apo të shoqërisë civile në terësi në jetën shqiptare dhe në fund të fundit shkallën e emancipimit të vetë shoqërisë në këtë stad të zhvillimit të vendit.

Me gjithë progresin që ka arritur shoqëria shqiptare dhe veçanërisht arritjet në vitet e demokracisë, pjesëmarrja e gruas në jetën politike e shkencore lë akoma për të dëshëruar. Ato pak gra që kanë arritur të bëjnë karrierë, të jenë në poste të rëndësishme politike e shtetërore, më shumë janë vendosur në këmbim të nevojës për emancipim të shoqërisë shqiptare, sesa të vlerave të vërteta që ato kanë patur.

Këto qëndrime ndaj gruas intelektuale janë të lidhura me pozitat e fuqishme që gëzon maskilizmi në Shqipëri. Shembuj kuptimplotë është sot pjesëmarrja shumë e ulët e gruas në Parlament, në qeveri si dhe në drejtimin e institucioneve të rëndësishme shtetërore. Në raport me shtetet e tjera të Europës, Shqipëria renditet ndër vendet e fundit

Është e natyrshme se, një grua në karrierë sot përballet me shumë probleme të lidhura këto me profesionin, shoqërinë dhe familjen. Në punën e përditshme një grua në karrierë has shpesh pse jo edhe në brutalitetin e burrave dhe përçmimin që ata kanë ndaj grave me rezultate të dukshme në shoqëri. Gjithsesi jam e mendimit se vështirësitë përballohen me një kualifikim të lartë dhe angazhim të përditshëm (sistematik) në punë.



-Si mendosi ju, pse ka kaq pak gra në pozicione vendimmarrjeje dhe çfarë i bën ato të ngurojnë për t’u përfshirë në këto role?

Nuk mendoj se gratë kanë mungesë informacioni apo motivimi për tu bërë pjesë aktive e vendimmarrjes.

Asnjëra prej tyre nuk është argument me të cilin është penguar ardhja e gruas në vendimmarrje. Argument i vetëm është botëkuptimi ende arkaik i shoqërisë shqiptare në përgjithësi dhe qëndrimi patriarkal ndaj gruas.

Kjo shoqëri maskiliste duhet shkundur, pse vetëm kështu mund t’i hapet me të vërtetë rruga përfshirjes së gruas në politikë dhe rritjes së rolit të saj në jetën shqiptare.
Për të ndryshuar jetën e gruas në Shqipëri duhet bërë shumë. Kjo mund të realizohet me rritjen e kontributit të vetë gruas, por vecanërisht me vendosjen e grave në pozita drejtuese duke i dhënë mundësinë të hartojnë politika, të cilat do t’i vinë në ndihmë gruas në përgjithësi për të rritur standartet e jetesës dhe për të mbrojtur gjithnjë e më mirë liritë dhe të drejtat themelore të nepërkëmbura.



- A duhet të kenë gratë disa aftësi të caktuara dhe cilat do të ishin ato dhe çfarë mendoni se duhet bërë për të mbështetur ato gra që tashmë janë të vendosura në role vendim-marrjeje apo ato që aspirojnë të arrijnë këto role?

Të marrësh përsipër misionin e zgjidhjes së problemeve sic është misioni shumë fisnik në ndihmë të gruas është e vështirë edhe për faktin se rezultatet në këtë fushë nuk mund të jenë individuale. Rezultative mund të jetë puna e vetë grave në kuadrin e organizatave jofitimprurëse si dhe institucioneve vendimmarrëse, ku bëjnë pjesë, për të rritur ndjesitë tek opinioni publik dhe qeveria për nevojën e respektimit të të drejtave të gruas si dhe të rritjes së rolit e të pjesëmarrjes së saj në jetën e qytetit, të rajonit e më gjërë. Nuk duhet harruar se gratë japin një kontribut të pazëvendësueshëm në sektorin e arsimit e të shëndetësisë.

Megjithëse, pjesëmarrja e tyre në këto sektorë është në maxhorancë absolute drejtimin e dikastereve në këto fusha e kanë përsëri burrat.

Përsa i përket sistemit të zgjedhjeve, e përkrah sistemin proporcional duke shprehur bindjen se kështu u krijohen më shumë mundësi grave për tu përfshirë në jetën politike të vendit dhe si rrjedhojë edhe në vendimmarrje.



- Cili është mesazhi juaj për to?

- Unë kam një mesazh që dua ta përcjell tek gratë e Shkodrës e të Shqipërisë: “Guxoni të hyni në jetën politike të vendit. Shqipëria ka nevojë për ndihmën, profesionalizmin dhe dashurinë tuaj të pakufishme”.



Interviste me Paskualina Shllakun

Interviste me Paskualina Shllakun

-Paskualina Shllaku

Drejtoreshë e “Radio Shkodrës”, aktore e “Teatrit Migjeni”



“Një grua që di të rrisë një fëmijë të mirë është e aftë të drejtojë edhe një post”

“Gruaja është me iniciativë dhe është më tolerante”



Ajo ka krijuar tashmë imazhin e një gruaje të fortë, të aftë profesionalisht, që përballet pa frikë me publikun me me anë të roleve të saj. Por jo shumë njerëz e njohin se si është ajo jashtë skenës.

Znj. Paskualina të pret me një buzëqeshje që të inkurajon, me një dashamirësi që të habit. Një zonjë e ëmbël që të bën të ndihesh shumë komod përballë saj duke iu përgjigjur me çiltërsi çdo pyetjeje. Përtej suksesit në profesionin e saj, ajo rrëfen jetën e një familjeje normale. Ka lindur më 13 tetor të 1956 në qytetin e Shkodrës, është e martuar dhe ka dy djem me të cilët ka një raport të shkëlqyer. Aktualisht, ajo është drejtoreshë e Radio Shkodrës, pas një pune të gjatë në teatrin “Migjeni” si aktore, në profesionin e saj. Ka kryer Akademinë e Arteve, Dega Aktrim në Tiranë dhe njeh mirë greqishten. Dashuron në mënyrë të veçantë letërsinë dhe udhëtimet.



- Znj. Paskulina, si ka qenë fëmijëria suaj?

Fëmijëria jonë ka qenë e vështirë, sepse ka pasur veç të tjerash edhe probleme ekonomike, por ne gëzonim edhe per gjëra të vogla, ndryshe nga rinia e sotme e cila kërkon shumë dhe nuk kënaqet asnjëherë. Mbaj mend që dita jonë ka qenë e mbushur me aktivitete dhe unë veçanërisht merresha me sport, sidomos me volejboll madje edhe me not, por gjithashtu lexoja shumë. Në shkollë më pëlqente të bëja hartime të bukura duke qenë shumë e dhënë pas letërsisë. Kam mbaruar shkollën e muzikës “Prenkë Jakova” në Shkodër dhe pas saj ishim të detyruar të bënim një vit stazh. Unë u caktova si mësuese muzike në një fshat të Mjedës. Më vonë konkurova në Akademinë e Arteve ku vazhdova studimet e larta për aktrim.



- Si jeni përfshirë në jetën sociale të Shkodrës dhe a keni gjetur atë që prisnit?

Pas mbarimit të shkollës ka qenë nje periudhë e vështirë, por fatmirësisht u emërova në Estradën e Shtetit, ku dhe fillova punë. Për mua dhe për të gjithë moshatarët e mi dëshira ishte të qendronim në Tiranë në “Teatrin Kombëtar”, ku dhe mund të ushtronim profesionin tonë. Por paragjykimet ishin nga më të ndryshmet. Këtu mund të përmend një situatë që më ka mbetur e ngulitur në kujtesë. Në kohën kur të gjithë prindërit luftonin që fëmijët e tyre të qendronin në Tiranë, nëna ime shkon dhe takon një zonjë në Komitet duke e lutur që unë të kthehesha në Shkodër, dhe realisht ashtu ndodhi. Por nuk jam penduar aspak për këtë, sepse në teatrin “Migjeni” kam patur role shumë të bukura dhe me profesionistë të mëdhenj duke filluar nga Tinka Kurti, një kolege e një mike shumë e mirë. Kam frikë mos harroj regjisorin Serafin Fanko, Fadil Krajën i cili ishte ushqimi letrar i teatrit “Migjeni”. Kam kujtime të mrekullueshme për pjesët e para të luajtura në këtë teatër, sepse aty është realizuar një ëndërr e imja. Mund të them që kam gjetur gjithçka që kam pritur sepse jam përkrahur pa rezerva nga populli shkodran. Edhe sot takoj shumë njerëz të cilët më urojnë dhe unë u jam gjithmonë shumë mirënjohëse.



- Ju lutem, a mund të na bëni një përshkrim të shkurtër të aktivitetit tuaj?

Roli im i parë në teatrin “Migjeni” ka qenë në pozicionin e figurantes në dramën “Baca e Gjetajve”, me regji të S.Fankos. Pas saj vijuan një varg rolesh të tjera, si tek “Vizita e Inspektorit”, “Gjaku i Arbërit”, “Çeshtja e Blertës” e mbi 30-40 role të para.
Përsa i perket kinematografisë, mund të them që jam shfaqur shumë pak e për këtë më vjen shumë keq, por këto ishin kushtet dhe mundësitë e asaj kohe.
Pas një aktiviteti të tillë edhe unë e ndjeja veten më të rritur profesionalisht dhe bashkë me koleget e mi vendosëm të punonim “Antigonen”.
Vjen një ditë e keqe dhe me dhimbje më duhet të pohoj se bashkë me familjen time emigruam në Greqi dhe qendruam aty për 15 vjet, duke lënë pas dore profesionin.
Jemi kthyer dhe kam menduar se nuk dija të luaja më rolet qe ishin aq të dashura për mua, por u ringjalla pas një prezantimi që më bëri Mirush Kabashi për kthimin tim në skenë si dhe u vlerësova me çmim të dytë në festivalin e teatrove në Fier.
Kam tre vjet që kam kaluar si drejtoreshë në Radio Shkodra, por mundohem të mos shkëputem nga skena. Jo më larg se para dy vitesh punuam një vepër të Gjergj Fishtës në Teatrin Kombëtar me regji të Bruno Shllakut. Shfaqja u prit me shumë sukses. Mund të them se edhe planet për të ardhmen nuk mungojnë.



- Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet në pozicionin tuaj? A keni hasur vështirësi dhe si i keni kaluar ju ato?

Të jesh artist dhe të punosh në teater, është një punë e vështirë. Gjithashtu lëvizja nga teatri në radio është tjetër gjë, por unë përsëri kalova në një ambjent artistësh, ku kameramanët, teknikët ,etj, janë komponentë të një arti të bukur që është radioja dhe televizioni. Nuk them se nuk ka vështirësi, por mendoj se kam arritur një mirëkuptim me këtë kolektiv tashmë dhe të gjithë mundohemi të bëjmë diçka të bukur. Ky vend i ri i punës më pëlqen.



- A mendoni se është i nevojshëm përfaqësimi i grave në vendimmarrje dhe pse mendoni se ka kaq pak gra në këto pozicione?

Mendoj se po, sepse gruaja është me iniciativë dhe është më tolerante. Historia tregon se nga Shkodra kanë dalë gra që sot drejtojnë shtetin, por në qytetin tonë nuk e di pse ndodh e kundërta. Do të doja që të kishim një pjesëmarrje më të madhe, sepse drejtimi i një gruaje më duket më perfekt se drejtimi i një burri. Kuptohet që ato duhet të jenë të zonjat, të afta profesionalisht dhe duhet të kenë shumë iniciativë. Këto gra duhet të mbeshteten fillimisht nga familja e tyre, sepse aty roli i tyre është vendimtar, por gjithashtu edhe nga vendi i tyre i punes, kolegët etj.



- Çfarë mesazhi keni për të gjitha gratë që aspirojnë të arrijnë role vendimmarrëse?
Të mos ndruhen, të jenë të vendosura në atë që kërkojnë dhe të mos kenë frikë sepse një grua që di të rrisë një fëmijë të mirë është e aftë të drejtojë edhe një post.



INTERVISTUAN

Leticja Lekaj dhe Yllka Ibraj


Sunday, August 17, 2008

Wednesday, August 13, 2008

Monday, August 11, 2008



























I nderuar zoti Rufradra


Edhe njehere ju falenderoj shume per sjelljen tuaj njerzore

Nuk ja u paskam derguar kete shkrimin e Alides ( Hisku) me fotografi qe ka bere para dy ditesh ne trieste bashke me Xhuljanen (Jorganxhi)

Pershendetje te gjitha motrave teuta si dhe motrave qe jane ne kete fotografi
Alida e dashur , po te tregoj nje thenie qe ma ka treguar nena ime rahmet past

E pyeti Zoti njerin se kur donte te jetonte ne rini apo ne pleqeri Ky i tha ne pleqeri . vuajti e vuajti gjithe rinine e tij por ama ne pleqeri nuk la vend pa bredhur dhe pa i gezuar vitet duke bredhur boten
Nuk eshte krahasim kjo qe thash as me jeten tende as me te Vitores se ti sidomos do akoma shume kohe qe te kapesh moshen e tret por mu kujtua se te mbaj mend sa ke vuajtur atehere kur duhet te ishe ne kulmin e shkelqimit tend dhe ja Zoti i madh ti hapi dyert e jetes me ate burr zoteri qe dhe pse i huaj dhe ka zakone te tjera nga ato tonat te trajton si princeshe Mua me keni bere shume pershtypje si kopje e sidomos ai si i huaj qe ka aq simpati per shqiptaret dhe i ka ndihmuar si ne kohen e luftes Kosoves si dhe ne kohe paqe


Shpresoj se ne shtator do shikohemi ashtu si e kemi lene ne Trieste me Madin Dhuraten Zhuljanen dhe shpresoj se me ne do jet dhe Albana Termali .Edhe mua me ka bere suprize zoti Baki Ymeri , i cili eshte nisur per ne Tirane dhe kemi lene takim sot mbasdite. Ne qofte se nga antaret e listes Teuta eshte ndonje moter ne Tirane le te vij te me takoj si dhe zoti Petraq Pali , zoti Mina apo kush eshte ne Shqiperi


Te fala dhe pershendetje te gjithve


Luci







Te nderuara motra Teuta kudo ne bote.!
Pushimet mbaruan ,e bashke me to edhe turneu im i bukur neper atdhe dhe ne Ballkan.Si te gjithe ju te nderuara Teuta ,pushimet ne atdheun nene ,kalohen shkelqyshem,panvaresisht nga disa probleme "normale" qe ka dhe do te kete akoma ne atdhe.

Tani baterite i kemi karikuar per nje vite dhe kismet deri vitin tjeter te na gjeje shendoshe e mire..........Turneun tjeter e bera neper Ballkan,per te zbuluar gjurmet e Zonjes sone te madhe Nene Vitores,qe prej kohesh na ka harruar ne listen tone.Ne Trieste ,memdheun e dyte te saj,mbas shume informatave qe munda te mbledh me treguan se Znj.Vitore kish filluar nje turne vizitash neper shoqata te ndryshme ne Diaspore,me ftese te tyre.

U mondova te realizoj nje takim me vajzen e saj znj.Madi....por me kot sepse edhe ajo ato dite ishte e ftuar ne nje festim lertar te nje shoqate Italiane ,si presidente e shoqates "Ecim se Bashku".Ja motra,mendova te vazhdoj me tej kerkimet ,dhe gjurmet me ne fund me cuan ne Slloveni,ku znj.Vitore po kthejej ne drejtim te Triestes.Mbasi lame oren dhe vendin e takimit,erdhi dhe casti i kerkuar prej disa ditesh dhe me ne fund e gjeta mori motra....po po e gjeta.Na priste ne nje restorant te klasit te pare te shtruar gati ,edhe per porosite tona.Deri ne mesnate,mbremja kaloi e paharueshme si gjithnje me tregimet dhe humorin e saj.Te kujtuam disa here me mall moter Madi,sepse ,ne ate mbremje,edhe ti na mungonje shume atje ne buze te Adriatikut. ku kemi lene shume nga kujtimet tona.......


Znj Vitore, ju kerkon te gjithave ndjese ,qe ne kohet e fundit nuk ka qene aktive ne listen tone,por ajo per bamiresite si dhe per moshen,ka qene e ftuar ne shume shoqata neper ,Greqi,Itali Zvicer...etj.
Se bashku u kthyem ne Trieste ku ajo si gjithnje hapi shtepine e saj per ne te tre.Mbas dy ore gjume,kishim lene takim per te pire kafen bashke me nje artiste, pjanisten Dhurata Bejleri,e cila me ftese te moter Madit po kalonte pushimet verore ne shtepine e saj.Ky xhest i joti moter Madi, me renqethi mishin,nga ngazellimi dhe bujaria jote.Bravo.Dhrata eshte nje maestro ne piano dhe une kam ndjekur shume koncerte te saj ne Itali,bashke me te shoqin,trombist,e dajlin 9 vjecar klarinetist,ne Rome e Trieste.E qe thoni ju mori motra kafeja e mengjesit behet me "bisht"e zgjatet duke na sjelle ne tavoline tere familjen e Dhurates,dhe ne fund poeten e mirenjohur Zhuliana Jorganxhiun,miken dhe bashkeautoren e shume kengeve te mija.Mese 40 vjet me lidhin me kete Grua te mrekullueshem ne shpirt e ne letersi.Te zhytur neper kujtime dhe diskutime haruam se kishte kaluar jo vetem kafeja e mengjesit...por edhe dreka.Me kembet qe nuk me benin te largohesha nga keto figura te larta njerezore,dhe pa deshire u ndava duke lene nje cope shpirt pran tyre,e keshtu mora rrugen prej 920km ne drejtim te shtepise sime ,ku me priste nje Alida tjeter,si grua,nene e gjyshe....por jo Alida artiste.Ajo eshte e tille vetem atje ku jane artistet e saj...........Sa kaluam Triesten, na zuri je shi me bresher(sikur donte te lante e te ftohte emocionet e shpirtit) i cili na shoqeroi deri ne shtepi me shume vonese......

Ja pra motra per kete kemi nevoje shume nga ne ,qe te shkojme atje, ku per pak caste te gjejme vehtveten dhe te ngarkojme baterite tona per jeten ne emigracion.Sido qe te jte atdheu yne momentan.ose vellezerit e motrat tona shqipetare.....aty jane rrenjet e krenaria jona,me te cilat mbahemi e ecim kudo ne bote.....

Ju falenderoj te gjithave per vemendjen si dhe ju uroj nje vit te mbare ne shkolle per femijet taj.

Me respekt te vecante per secilen

E juaja D-Alida









Nuk ka me kenaqesi kur takohesh me mikesha shqiptare dhe e thyen sado pak vetmine qe te shkaton emigracioni
Alida ne nje week-end qe e kaloi ne Trieste bashke me mua, Zhuljana Jorganxhiun dhe pjanisten e njohur ne Itali Dhurata Bejlerin


Pershendetje


Vitorja

Wednesday, August 6, 2008


Nikolla liberali i Cetinjes, sot i DPS_it, a din cka flet?
Prof.Lulash Nika PALUSHAJ
TRIESHJAN
Me banim ne SHBA


Eh, po t’mjeret malesore, apo shqipetare ne Mal te Zi se kush i merr per goje,apo flet per ta. Qe nga Konresi i Berlinit I vitit 1878 e sot, mundohen disa “shqipfolesa”, apo
Malesore qe se meritojne kete terme apo emertim, te vazhdojne ne kuader te Qeverise
Malazeze, qe fati yne te jete aty, ose ta ndaj Cetinja e Podgorica si per lemoshe e gjynah
“me demokraci te tyre te sotme qe tregojne ata”.
Une nuk habitem se cka bane ose vepruen me ne deri me vjetin l990 se ashtu ishin mesue,
pra vite kur filloi Jugsllavia te shperbehet. Vepruan deri ne kete kohe gjithesi deshten, sepse bota shqiptare ishte e izolueme dhe s’ishte e internacionalizuar. Nga ramja e murit
te Berlinit dhe bashkimi i Gjermanise, ishte shenja me e mire per shqipetare se erdhi dita
qe secili te dine se cilin ka babe ose At dhe nane, fe e Atdhe. Me u fol femijeve asht mire se duhet me ua mesue historine e shqipetareve, por kur te detyrojne ose zemrojne ata qe flasin shqip si disa “disa malesore, por edhe te tjere”, si e cfaqi vet Nikolla, ne Gazeten malazeze “Vjesti” para disa diteve, smundem te ngurroje e mos t’ia spjegoj e te
mendoj ne te ardhmen kur te flas ne Parlamentin e Malit te Zi.
Pra ndaj atyre qe flasin si Nikolla i III, i IV ose i V_te e kush e di me radhe i Cetinjes, sepse ky ishte liberal i denje i Sllavko Peroviqit me shoket e tij, deri sa per te shpetue
pushtetin e Millo Gjukanoviqit, ua dha voten DPS-it per Miomir Mugosha qe te jete
kryebashkiaku i Podgorices e per te cilin shperblim, flasin, se mori nje banese. Ishte
fort i papjekur atehere e eshte edhe sot. Ai qe luen me fatin e kombit te vet, i perllos
ata, i genjeshteron, i shet per te tjere; nuk mendon se sa gjak derdhen shqipetaret per
teroje t’v eta, nuk i perfillet gjuhes se nanes dhe rraces qe i takon; as te Zoti ska
meshire dhe eshte i perlyem dhe most te shkoje as ne kishe as ne xhami nese; tenton
te ndaje boten shqiptare, fut konflikte, cmire e inate, spiunlleqe e dame t’medha qe
i perjetoi shqipetaria deri me sot, sa, s’ka popull ne bote qe derdhi aq gjak per trollin
e vet, t’paret, gjuhen dhe vorret e tyre.
Cohet Nikolle liberali i Cetinjes, sot i DPS_it te Qeverise se Malit te Zi per te shpetue
minoritetin malazias ne Kosove, qe te kene mbrojtje me Kushtetute te Shtetit te ri te
Republikes se Kosoves. Po, a e di ti Nikolle, se nga koha e vitit 1878 qe na pushtuen
me dhune me ndihmen e Fuqive te Medha, ska Kushtetute malazeze qe na ka perfshi
si popull etnik te trojeve te veta qe nga Plave_Gucia, Malesi e Kraje me Ulqin.
Thanjet e tyre ishin vetem sy e faqe me ndonji fjali gjoja se edhe te tjeret pervec
malazezeve I kane te “drejtat e barabarta” vetem per te manipulue me ne ndaj
nderkombetareve.
Ja Nikolle, sin a kane perfshi serbo-malazezet ne Kushtetute jugosllave, apo mreterive
te tyre:
Ne kohen e Car Dushanit pushtuen e cka s’bane kudo ne troje shqiptare: dhune, vrasje,
nderrime mbiemnash, marrje pronash, shenderrim i kishave shqiptare n’ato sllave,
terrtisje brezash fisnore te shqipetereve, toponimeve me emna sllave, me vojvode e
kapidana; mite e mitologji sllave qe nga Lufta e Kosoves e vitit 1389 nga turqit e kendej.
Genjeshtra historike sa s’ka???. Gjithe kohen ne vazhdim.
Per t’u shlirue nga turqit dhe me ramjen e perandorise se tyre, botes shqipetare i kushtoi
shume shtrnjte, gje qe po i kushton edhe sot me pasoja te pasheruara; shqipetareve dhe trojeve te tyre u versulen serbo-malazeze, maqedonasit, greket dhe bullgaret me zotin e
Rus. Per te mbrojte trojet e veta dhe popullsine shqipetare, me gjak u la Kosova, Plave-Gucia, Malesia e Mbishkodres, troje te tjera shqipetare ne Maqedoni dhe Cameria nga
Greket. Ashtu dhe me pare ne kohen e Millosh Obrenoviqit, kral Aleksandrit te Serbise
dhe ne vazhdim. E di se gja nuk din dhe skupton. As nuk ke ndjenja dhe meshire, as ne
zemer tema kombetare shqipetare; sepse, ti ka verbue zoti syte si atyre qe me pare kane
vu ne krye kapucin malazias, turk, grek, apo pushtueseve te mevonshem sundimtare.
U leshue kral Nikolla i Cetinjes me marre Shkodren e c’ka sbane per 6 muaj ne kete
Qytet me Rrethina te Mbishkodres? Pse nuk i lexon more dajia i Liberaleve te Cetinjes
dhe DPS-it te pushtetit malazias c’metoda e kolonizime perdoren kunder shqipetareve
ne kohen e Cubrilloviqit ne Kosove, Presheve e Medvegje? Pse nuk e pjek vetin pak
me at politiken tande promalazeze? Na e gjej ose na e difto nji malazias qe vepron
per troje shqipetare apo te drejtat e tyre, ose rastesisht ndegjojne ndonje kenge shqipe?
Ne te kunderten disa “shqipefolesa” ta pyesin vehten sesa e perfillin muziken e tyre?
A din ti Nikolle, se para e gjate gjithe kohes se Kerste Cervenkovskit ne Maqedoni
c’ka perjetuene afer nji miljone shqipetare me perbuzje e malltretime e vrasje ne
trojet e tyne etnike? Edhe sot?
Ty pak po te duket numri i 45oo lule rinie shqipetare kosovare qe vete serbo-malazeze
nen bajonetat e tyre me at marrshim misterioz e tmerrshem i cuen ne Tivar dhe te gjithe
I pushkatuene. Vetem Tivari qe i ka pa me sy, ose nanat e babat e tyre, vete shqipetaret
dine si e kane ndie vehten athere e plage ne zemer edhe sot. Kurre malazezet per kete
nuk kerkuen as kerkojne falje?
Po ta s’pjegoj, se vet Trieshi, bajrak i Malesise sbashku me Kojen; per tu mbrojte nga sulmet malazeze, ne kohen kur dogjen edhe Kucin, dikur shqipetare, sot serb, ne his
tori sulmi njihet “Pohara Kuca” ose “Haraci kunder Kucit”, kane djege e pjeke Triesh,
Koje e Luhar. Mbi 15o ka pase te vdekur. Ngjarja ka ndodh ne Nikmarash te Trieshit, sepse ti vet je nga ajo zone. A din ti se c’ka bani Mbreteria serbo-malazeze kunder Hotit,
Grudes , Kelmendit, Kastrat e Shkrel? Literatura e faktet jane, por ti nuk lexon per shqipetare.
Po ta them te mendosh se vetem me nji rast me 1918, kur mbesin kelmendasit mbi 45 per
Mbrojtjen e ketij bajraku nga serbomalazezet, per 6 muej s’kane mujte tbijte e vet ti vorrosin.
Po ne kete kohe, bile edhe pleq te marrun ne shtrat e mbi 84 vjecar i pushkaton Mreteria
Serbo-malazeze 75 nga bajraku i Hotit ne Bozhaj, sot kufi Mali I Zi- Shqperi, prane
Liqerit te Shkodres. A e vrane Dode Smajlin e Trieshit se nji malazias i kishte shkue
Ne shtepi per tia shpetue jeten, por eshte fjala si miku ne shtepi te shqipetarit. Kjo vrasje
e Dodes me gjithe mikun ne shtepi malazias nga policia malazeze ndodhi ne kohen e
aksionit Stalinist te vitit 1948. Net e njajten kohe vrasin Zef Miliqin e Grudes me tre kushrinje te tjere Lulgjuraj, sepse udbashi malazias Bajo Stankoviqi per Podgoricen i
I gjen Zef Miliqit kumbaren ne shtepi i ardhun nga Hoti, sot pjese nen Shqiperi dhe I pushkatojne te fshati Priften te Grudes. Si Dode Smaji, si Zef Miliqi me kushrinje
kendohen ne kenge si fetyra te ndritura per bese shqipetare dhe jane e mbeten te paharruar. Ne kete kohe vret Udbeja pater Zefin e Hotit me Preke Pulin Gjokaj nga
Mileshi I Grudes. Sa per koecidence me ta krahasue. Ne Rranxa te Vuksanlekajve te
Hotit, Zagorka malazeze me do te tjer malazias, te marrun nga Austro-hungaria, por
Jo nga shqipetaret, e kane nga malazezet permendoren e punuar mbi 3 metra. Po ku
e ka ndonji legjenda historie te Malesise permendoren per trollin shqipetar e ne truell
shqipetar?
A pak pot e duket numri se mbi 2oo mije shqipetare nga Kosova nga vrasjet e torturat
e kohes se Rankoviqit te Serbise shkuane per ne Turqi; Shqiperi apo Europe? Shpejt
e harrove apo se ke logjikue asnjihere trishtimin, egzodin, mjerimin, vrasje e pushkaime
dhunime, cnderime te femrave shqipetare me force ushtarake paramilitare serbo-malazeze? Po vetem sot mbi 17oo te rinjeve kosovare shqipetare as vorri nuk u dihet
dhe sjapin pergjegjesi se n’cropa massive gjinden…? Se per Prekaz te Jasharajve e
Recak dhe kudo tjeter ne Kosove nuk po i logjikueke perse e si dhe per c’ka?
Ne burgun e Jusovaces ne Podgorice, poashtu me pare ne mreteri Serbo-malazeze
25 hotjane jane kalbe. C’ka u bane malesoreve ne kohen e komunizmit jugosllavo-
Enverjan dhe ne kohen e Toger Babes/ A nuk din sa i kushtoi Kosoves dhe shqipetarise
Genjeshtra komuniste jugosllave e Milladin Popoviqit me Dushan Mugoshen e te tjere
ne Konferencen e Bujanjes…?
Tani po ta kujtoj djaloshin 12 vjecar nga Bekajt e Trieshit, kur nga trrahunat, nuk e di
Se ne c’fare rrethanash, u detyruen perinderit qe te mo rriten tensione politike ta falin.
Pra shqipetaret e e fallen gjakun ndaj malazezeve. Nuk kishte nana as baba tjeter.
Edhe djaloshit 17 vjecar ne Podgorice me 1989, 5 huligane te Millosheviqit, vetem
se foli shqip m dy shoket e vet shqipetare; njani nga Kosova dhe tjetri nga Maqedonia
me banim ne Tuz nga ishte dhe vet malesori 17 vjecar. Burrnisht e burr duhet tjesh
per ta tregue t’verteten. E shpetuen ne gjendje kome te pavetedijes dy vellazen
Vukceviq, malazez, te cilet vet deklaruan se e shpetuan si djalosh tue mos dite a eshte
shqipetar apo malazia. Per at vepr kane falnderim. O Nikolla i DPS-it a e pate para
sysh dhe a je ne vetedije se c’ubane vellazenve tane malesore tash dy vjet dhe tash
jane ne burgun e Malit te Zi ne Spuzh sesi policia malazeze ne menyren ma brutale
dhe jonjerezore i masakroi me tortura ne sy te familjeve dhe trishtuen femije, gra
e pleq. Edhe at gezim qe cfaqen per Komunen e Tuzit ua nxune ne fyt. I mbajne
ne burg per tkurdisuna politike malazeze e per te mbajt frige tek shqipetaret tjere
vendas. Ti nuk e din se ajo nuk eshte komune e Malesise me zyre ne Tuz, pervec
nje bashkesi locale; apo urbane e Komunes se Podgorices. Pa Dheun e Zi, toke e
Malesise ajo nuk eshte komune dhe pa kompetenca te kompaktesise se Malesise
Me mire most e jete.
Pse e leshuen 275 te rinje Malesine posa dhe te tjere nga pjesa e shqipetareve nen
Mal te Zi. A vertete nuk mundesh apo nuk don ti japish pergjigjeje shkeumjen e me
se 8mije malesoreve dhe boshatisjen e Malesise dhe nja 30 mije te tjreve shqipetare
nga Mali I Zi. Vite nga 1968, ne kohen e Millosheviqit e Sheshelit te viteve l989
e 1993 e ne vazhdim. Sa per Qeverine Malit te Zi se u bani mire shqipetareve nga
Kosova me rastin e egzodit te t’merrshem, kaluen neper Mal te Zi dhe shkuen ne
treva shqipetare, eshte e vertete. Por most e harrojme se u kem ba mire sa here. Don
Pali me tuzjane I shpeton nga pushkatimi 8oo malazeze te Zetes nga italjanet
Gjate Luftes se dyt boterore. I shpetem gjate Austro-hungarise, u dha Shkodra shqipetare
buke e krype gjate kohes se Italise kur paten nevoje ne besen shqipetare si
cetnike apo partizane.Na vrane e i falme ne bese. Populli shqiptare fale cdo
dite per hir te rajonit e qetesise ne Ballkan e rajonale. Po si nuk kerrkuen kurre
ata falje ndaj nesh.
Te gjitha shkollat shqipe ne Malesi me emna te termit politik sllav, pervec e
Trieshit. Te gjitha toponimet e shqipetareve jane te sllavizueme; ashtu mbiemna te
shumte me prapashtesen “viq”. Programet shkollore me tematike malazeze neper
shkollatku zhvillohet mesimi shqip. Rreth programeve shkollore per te mbrojte
letersine shqipe, personat me vjetin 1981 e kane hanger burgun malazez me me
shume se 3 vjete. Prona e toka shipetarete pakthyeme nga ana e shtetit. Resurset
e Ulqinit i ka marre shteti I Malit te Zi. Se cfare veprash kombetare kane bere
malsoret ne boten e jashtme per kerkesen e te drejave te shqiptareve, per Kosoven,
per te gjitha trojet shqipetare kudo jane dhe Shqiperine sin e Njujork, Vashington
e gjetiu dhe me pretekst edhe per shqipetare nen Mal te Zit te pambrojtun as me
kushtetute e as me ligje, per ty pune e madhe. U gjete ndoshta me ia kalue Athisarit,
ne te cilin document ne Kosove serbomalazezet kane pushtet mbi pushtet, aq te drejta
sa as vet shqipetaret nuk i kane. Bejne c’ka sbejne cdo dite me Beogradin.
Nikolle, ta pata thane gojarisht ne Tuz, gje qe me paten perkrah arsimtaret kur ti vet
ne Kuendin e liberaleve ne Cetinj dhe ku te pranishmeve u drejtove slavish: “Poz-
dravlam ve u ime citave Malesie” C ka do te thote se i pershendete ne emer te te
gjithe Malesise. Tu drejtova tue te thane- Ruej se ti pelset Zoti ma me i pershen
det ne emer te Malesise se nuk te ka autorizue kush-. Per ty as Dede Gjon Luli,
as Memi i Smajlit, as Smajl Martini, Cun Mula, Baca Kurti, vellaznit Ivanaj nga
Bekaj te Trieshit, ministra arsimi te Shqiperise, Tringa e Nora, Halil Haka e Om Haku
Qe me sa e sa te tjere te bajraqeve te Malesise se Mbishkodres u kenduen si leket
e Malesise se Madhe nga Fishta ne “Lahuten e Malesise”, poeti kombetar u rrit me
ta, jetoi me tad he vdiq me ta. Eshte dhe mbeti ylli e drita, pishtari i bashkimit
kombetar. Grecen dhe Deciqin e paten dhe e kane malsoret. Malesia e Madhe ishte flamur dhe Memorandum i vitit 1911 per pavaresi te shqiptarise.
Fisi Gegaj eshte I ndershem dhe bujar. Kam konsiderata te mira per ta.
O, Nikolla i DPS-it, pse nuk i ngjave kushrinit tand, djalit te axhes qe me 1994 ia
Ndesh hunen policit malazias ne Bozhaj, sepse e fyen si shqipetar ne kalimin
kufitar shqiptaro – shqiptar per te hyre ne Shqiperi. Pse nuk i ngjave axhes tand,
Zefit, qe me arsimtaret tjere te Malesise me 1972, vendosen flamurin shqipetar
neper shkolla shqipe…Pse nuk frymezohesh nga vellau i gjyshit s’yt, Atanas
Gegaj, qe ishte professor historie ne Kolegjin e Shkodres te jezuiteve dhe autor i
Vepres shume me vlere mbi Gjergj Kastriotin_Skenderbe??????????.
Nikolle liberali i Cetinjes, sot i DPS-it. Ma gjej nji malazias qe shqipetaret e
prene ne bese…u shkoi jeta ushtareve jugosllav qe rujten kufirin shqiptaro-
shqipetar gjate komunizmit, po edhe sot? Ma trego nji shqipetar qe lirshem
mund te valoje me flamurin shqipetar…? Malaziasi flamurin e tyre kudo ka per
ta hall e value ne duar larte nga Plave- Gucia, Malesi e Kraje me Ulqin, pa iu
fut ferre ne kembe.
Pa shifni cka flitni ti dhe disa shoket tu qe jeni me at politike promalazeze
Pa asnje te mire per shqipetaret nen Mal te Zi; verenje at Kushtetuten e tyre qe nji e drejte me konventa nderkombetare per shqipetare nuk ekziston. Mos na futni grindje ne troje tona ti me disa fanatike tjere sepse gjyshat tane ishin nji Malesi, nji gjuhe shqipe e
Gjak shqipetari per troje shqipetare.
Ti te tjereve jasht Malit te Zi u thue se je shqipetar dhe malesor. Kete emen
ti se meriton ndaj malsoreve tjere, sepse veprimi yt ndaj shqipetareve eshte i kundert.
Marre te qofte.
Sdue dhe as pranoj polemike me ty, sepse ti se meriton, por deshta vetem me
ta spjegue nji pike loti me gjak te derdhun, ne krahasim me ate qe eshte thene neper
shekuj.


Per hir te Malesise se Madhe dhe gjithe shqipetareve.

Lulash Nika Palushaj

Monday, August 4, 2008

PREKE CALI ne Itali ne vitin 1932


PELEGRINAZHI I KATOLIKEVE SHQIPTAR NE ROME NE VITIN 1932

April 16th, 2008

Kur ne nuk sigurojme shtetasit e Shqiperise teritoriale, cdo te thone ata ne trojet e tyre komshinje!?
Ish nenkolonel
Mark Gjonaj

Ne vitet e para te tranzicionit, me te dhenat e sigurimit te shtetit te regjimit te kaluar u arrestuan pese minoritare greke per spiunazh dhe armbajtje pa leje por nuk vonuan shume dhe se gjoja per 'interesa reciproke' te komshiut te jugut, ata u lane te lire sa qe bene me llafe dhe Kryetarin e Gjykates se Larte dhe Prokurorin e Pergjithshem te asaj kohe se gjoja kishin marre rrushfet.
Duke bere nje anallogji me te burgosurit e Malesise nga organet malazeze sikur keto pese minoritare te gjykoheshin nga ana e tyre,a do te silleshin kaqe egersisht sic u sollen me shqipetaret e Malesise duke I terrorizuar nje nate para votimit?. Keto jane ceshtje shteterore dhe gjykohet rast pas rasti; por me siguri se do ti denonin pak por pa I sakatuar si shqipetaret e malesise.
Historikisht nga qendrimi i tyre barbare ndaj fiseve tona e kombeve te tjera; sllavet nuk jane demokrat dhe ne se do ti mbledhe Europa ne vathin e saj, me ato do te kete problem. Ishin sllavet gollofet e pare qe e hengren kallup teorine e komunizmit te servirur nga filozofet dhe ekonomistet perendimore.
Shikojeni perseri, shtetet fqinje te Shqiperise, me pretekste e lajka te ndryshme , akoma nuk e njohin Kosoven; a thue se Europa, NATO dhe Amerika do te na lere te bejme cfare te duam, mbasi te kemi fituar te drejtat tona shekullore. Jo, njehere kete as nuk e ka ne gene kombi jone; qe te bashkohet per te sulmuar te tjeret, i cili ne shekuj ka kerkuar komshillek te mire me fqinjet e tij. Deshmia me e madhe eshte harta e Shqiperise kaq e kafshuar dhe e dhembezuar, duke prere vazhdimesine e territorit me vellezerit tane shqipetare.
Radio locale "Zeri I Atdheut" e dime shume mire se nuk i nxjerre shpenzimet e saje; por fale pronarit qe me patriotizem e perkushtim ja ka arritur qe ta lere ne pune tete ore ne muaj. Njekohesisht dhe bilbili i programit dhe transmetimit ka koinciduar se eshte i papertueshem dhe me gjithe shpirt, si spiker, poet, rapsod e politikan; don ta fuse zerin e saje ne cdo shtepi te emigranteve. Na emocionon, kur drejtori i kesaj radio e ka perseritur qe ky spiker punen qe ben e ka te papaguar. Keshtu mund te themi dhe per veshtiresite qe ka radio tjeter "Iliria".
Por cfare verehet ne praktiken e radios "Zeri i Atdheut"?. Duket sikur ajo mbetet pa ushqimin e duhur te domosdoshem nga jashte; ne rradhe te pare nga intelektualet patriote dhe diaspora. Saqe me te drejte drejtori i saje zoti Cullaj thote qe duhet te degjohet zeri i vete malesoreve per Malesine, sepse vetem kur ta marrin vet ne dore ato me guxim e trimeri; atehere do te ndryshoje Malesia. Jane malesoret qe duhet te blejne cdo pllembe toke, livadhi, zabeli, kullote qe ta kene ne tapite e tyre dhe here pas here duke zbatuar ligjet vendore te Malit te Zi, ti mbjellin, korrin, e ti kontrollojne ato. Sikur dy here ne vite te shkojne eshte e bollshme. Ketu do te diferencohen te paret dhe te prapambeturit e ketij aksionit te madh politiko-patriotik. Perse te lejojme ruset e sllavet te blejne objektet e Ulqinit? A nuk duket se vete shqipetaret si autoritete te vendit po e leshojne me duart e tyre?
Po behen dy vjet qe malesoret mbahen ne burg padrejtesisht. Vetem malesoret me intelektualet e diaspores duhet te zbulojne me lidhjet e tyre se kush jane informatoret; apo agjentet e malesoreve qe rrijne me diasporitet krah per krah; u gjenden "ne gezime e hidherime" bashkemalesoreve, por me thike mbas shpine. Ata jane ketu ne diaspore; ne Malesi apo ne ndonje qytet te Europes. Ka ardhur koha qe nuk duhet te flitet ne pergjithesi per emrat por, duhet vene dhe gishtin se kush jane. Ish-spikeri dhe drejtuesi i radios "Zeri i Atdheut", kohe me pare, zoti Luigj Gjokaj, ka paralajmeruar qe keta shqipfolesa te paftyre sot , neser do ti themi me emra.
Jane intelektualet patriote qe duhet te mbledhin informacion nga deshmitaret e rreme qe do tu dalin gjate procesit gjygjesor dhe patjeter duhet te transmetohen ne kete radio, television, dhe te shkruhet per to. Nuk eshte justifikim ,qe vetem per te thene se malesoret jane krejtesisht te pafajshem, sepse kjo kuptohet. Eshte vene re se sic thote njeri nuk thote tjetri. Asnjeri nga ne nuk eshte ule te pershkruaje kejsen faktike me prova dhe deshmitare okulare qe keta malesore jane nise nga Amerika per te shkuar ne vendin e tyre te ligjshem dhe si shqiptare; dhe qe nje dite para votimit u ndaluan duke i terrorizuar ato dhe gjithe familjet e tyre. Perse te mos dale hapur se kujt i thane ketu ne Amerike lamtumire dhe mire ju gjetshim kur te vijme; ke kane njoftuar nga miqte e tyre ketu ne Amerike, Europe apo ne Malesi; ne cilen agjenci i prene biletat e udhetimit e tjere. Keshtu ngushtohet dhe mundesia e gjetjes se informatoreve malazese dhe kush punon per kete pjese te U.D.B-se mund te jene dhe serb, maqedonas, "miqe" te shqipetareve; sepse ne, asgje mos me pas, dy shoke te keqinje, na i ka lene historia si shqiptare; shkujdesjen dhe mburrjen ne formen e sinqeritetit.
Kam degjuar fjale te mira nga goja e malesoreve ne drejtim te "Atdheut Meme" dhe bejne shume mire qe e perserisin, e kujtojne dhe shpresojne ne te. Por te mos harrojme se lideret e drejtues te djeshem dhe te sotshem kane bashkepunuar me kreret malazeze dhe serb; sa qe dhe takime e biseda pa protokoll jane bere per thyerjen e embargos se naftes per te mbajte gjalle makinen agresive serbe qe po derdhte gjak ne Bosnje e Hercegovine dhe po pregadiste nje kob te tmerrshem ne Kosove.
Askush nuk i vuri me shpatulla per mure presidentin dhe kryeministrin e atyre viteve. Po sot, nuk jane ne gjendje lideret shqipetare te nderhyjne per malesoret; sepse kur kishin nevoje per shqipetaro-amerikanet per perkrahje moralo-ekonomike gjendeshin ne mes tyre. Apo ata jane kthyer ne kasape dhe merren me krime te medha ndaj popullit te vet dhe e kane per ulje te merren me 15 shqipetare te Malesise. Po sa here u jane drejtuar intelektualet e diaspores, deri dhe me letra dhe takime me to si zoti Cullaj, profesor Palushi dhe ne menyre te organizuar si shoqate e Malesise. I eshte thene ambasadorit e gjithe personelit diplomatike ketu ne Amerike qe te mbajne qendrim dhe dokumentat per kete te jene te dukshme. Lideret shqipetare te funksioneve te larta gjate gjithe ketyre viteve kane kryer veprime te dyshimta; por ne asnje menyre nuk i krahasojme me Nenen Shqiperi; te cilet jane te shitur ne nje forme a ne nje tjeter tek te huajt; jane te kompromentuar me to, jane spiune te tyre qe skane te drejte morale as nderkombetare tu thone gje. Biles dhe ne se fqinjet do ti sulmonin, jam i sigurt se do ti kthejne syte menjehere nga NATO dhe Europa. Tashti e kemi me lehte, dhe sic thote nje intelektual i diaspores, "Zot shyqyr" se shpetuam prej zborit dhe gadishmerise per te ruajtur Atdheun dhe qytetaret e saj.
Shikojeni me vemendje me cfare merret parlamenti shqipetar. Gerdeci ishte ne vazhden e ndodhive i cili evidencoi: ate qe organet e sigurise, ushtri, SHISH, SHIU, shishqebab e tjere dhe pika tu bjere se u kane gjetur ca emra vetem me u talle dhe me te kalle daten, ishin te tere jashte lojes. Po perse nuk i shkrijne fare dhe tja kalojne Europes ne kuadrin e "Euleksit" duke hapur tender; kush ta fitoje kete, ti organizoje keto sherbime? Parlamenti shqipetar ka miratuar ligje jo me efikasitet per ti vene ne levizje per funksionet e tyre dhe per vetkontrollin e brendshem. Permbajtja e ligjeve eshte venia e ketyre organeve ne mbrojtje te PD-se dhe te PS-se qe ato te jene te sigurte ne rrugen e krimeve, vjedhjeve, korrupsionit dhe dajak per popullin e shkrete, per ti mbledhe eshtrat dhe kufomat nga deti, rrezervuaret, rrugeve, tuneleve apo sic ishte rasti i fundit, Nevada e Gerdecit. Zoti Berisha mburret per 50 zyrtare te larte qe kane perfunduar ne burg dhe ai do ti fuse te gjithe me ate drejtim qe i ben qeverise dhe prap nuk ka per te rregulluar gje; por te tjeret i rregullojne punet me kryeministrin. Ja pra ligjet e parlamentit shqipetare sa i vene ne pune organet e sigurise. Arratisen nga burgu i Burrelit dy vete te denuar te perjetshem dhe prokuroria fut 9 punonjes policie ne burg duke filluar nga drejtori i burgut; ja pra permbajtja e ligjit.
Ndodhi ngjarja ne Gerdec, gjithe mediat shqipetare me shkrimet e tyre, o burra duhet te fut presidenti dhe kryeministri ne burg; ja ligji i parlamentit shqipetar. Pra ligjeve qe nxjerre ai kuvend jo vetem nuk u vjen era ligje per keto struktura, por edhe ashtu sic jane nuk zbatohen. Mospasja dhe moszbatimi jane njelloj.
Organet e sigurimit te rendit dhe te informacionit, i cdo shkalle qofshin, nese do te "pastrohen" sa here vjen njera dhe tjetra parti politike, ma mire te mos jene. Kur ato nuk jane ne gjendje te zbulojne dhe te parandalojne cdo ortek qe sjell gjeme te madhe ne popull; vetem rendojne ekonomine tjeter, nuk vlejne. Korioziteti i te burgosureve politike tashme eshte shuajtur; se ka rreth 20 vjet qe po i drejtojne keto sherbime dhe do te kalojne dhe 20 vjet te tjera dhe zor e marrin veten. Ata i perdoren keto arme derisa ia kthyen vetes dhe kush eshte demokrat me te vertete e kupton drejte se te burgosurit e ndergjegjes u ndane ne dy grupime te medha nga ish-sherbimi SHIK; grupimi i te denuarve te vertete dhe grupimi i te denuarve, i kthyer ne kontrollues te parit ose i quajturi inteligjent i servisit te sigurimit te shtetit. Dhe ne fakt ne drejtim si ne njeren ane dhe si ne tjetren, jane lider te Partise te Punes te Shqiperise. Ishte PD-ja ajo qe u beri goditjen ma te madhe te denuarve te ndergjegjes. Eshte po PD-ja ajo qe me ca pupla dosjesh qe i kane mbete ne dore; i mban me "shpresa", dhe ne pritjet te hapjeve te tyre. Do te jete kjo parti perseri qe do tju thote neser:- O Shqipetare ku ishit, beme te pamunduren, i hapem dosjet por ato na fluturuan si pellumbat e Vatikanit dhe kesaj rradhe nuk do te drejtojne me qeverine shqipetare por ate te Europes. Pra levizja gjithshka, qellimi asgje, si thelbi I bibles, jezusi do vine sote, do vine neser, te gjykoje te padtrejtit dhe padrejtesite. Ne fakt mjere kush mashtrohet tash 2000 vjete se ai nuk ka per te ardhur kurre, nese nuk eshte peralle e tera; ai ka vdeke dhe nuk ngjallet me per ato qe ecen evolucioni ne natyre. Ndersa per ato qe jetojne me endrra, halucinacione,le ti mbajne syte nga qielli.
Si te djathtit dhe te majtit me ardhjen ne pushtet, i kane pastruar dosjet. Ja dhe me ne fund erdhi koha qe as pjella e PD-se nuk e han me rrenen. Rrena eshte politike dhe politika eshte rrene, me thoshte nje mik i imi i persekutuar.