Një foto e publikuar nga Edi Rama me familjen e Ali Ahmetit ka shkaktuar dyshime se ai mund ta kishte retushuar foton duke eliminuar Erion Veliajn nga fotoja origjinale.
Dyshimet u përforcuan sepse Erion Veliaj postoi foton me familjen e Ali Ahmetit duke qenë edhe ai bashkë me Edi Ramën. Sfondi dukej thuajse identik i të dyja fotove që tregojnë se bëhet fjalë për dy foto të ndryshme.
Në foton e publikuar nga Edi Rama pas Ali Ahmetit shfaqet Pandeli Majko ndërsa në foton e postuar nga Veliaj shfaqet Namik Dokle.
Foto e publikuar nga Edi Rama
Në foton e publikuar nga Edi Rama pas tij qëndron publicisti Shaban Sinani ndërsa në foton e publikuar nga Erion Veliaj, Shaban Sinani nuk shfaqet aty. Ndërkohë pozicioni i vajzës së Ali Ahmetit e veshur me kostum rozë në foton e Edi Ramës është me dorën e djathtë ulur
Foto e publikuar nga Veliaj
Ndërsa në foton që publikoi Veliaj zonja me kostum rozë është me dorën e djathtë ngritur dhe pranë Veliajt.
Këto janë disa detaje që tregojnë se bëhet fjalë për dy foto të ndryshme dy çastë të ndryshme të shkrepjes së aparatit por sfondi i ngjashëm ka bërë që gazetarët të bien në kurth duke prodhuar një fake news./Hashtag.al
No comments:
Post a Comment