Wednesday, May 1, 2024

Edi Rama i bën dalje Veliajt? Gazetari: Drejtues politik i Tiranës është caktuar Igli Hasani

 


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk është më drejtues politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, sipas gazetarit Poli Hoxha.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ora e Betit” , gazetari ka deklaruar se ditën e djeshme kryeministri dhe njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka “zhveshur”

Veliajn nga ky funksion, duke ia besuar atë ministrit të Jashtëm, Igli Hasanit.

Kjo lëvizje e kryeministrit ka ardhur pasi ditën e djeshme kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi për rreth 7 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas asaj që u bë me dije më herët kryebashkiakut Veliaj iu drejtuan 100 pyetje nga prokurorët e SPAK, lidhur me procedurat e ndjekura për inceneratorin e Tiranës.

“Rasti më i rëndë më duket rasti i Erion Veliajt.Sepse në dijeninë time, është më i implikuari nga të gjithë kolegët e vetë.Shumicat e kolegëve i ka ose në burg ose nën hetim që janë kryebashkiakët.Kolegët e tjerë ka politikanët socialistë që ata madje e kanë braktisur.

Nga pikëpamja politike jam dakord që ka marrë fund.Unë po të jap edhe një informacion, që nga dje nuk është shpallur zyrtarisht por madje nuk është më as drejtues politik.Është lëshuar edhe politikisht nga Edi Rama. Këto ditët e fundit me partinë e Tiranës është caktuar zoti Igli Hasani, ministri i Jashtëm që të merret”, tha Hoxha.

No comments: