Meloni le të solidarizohet vetëm me Ramën në lidhje me akuzat e RAI 3 pasi populli shqiptar në shumicë solidarizohet me tv publik italian.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni i ka dalë sot në mbështetje homologut te saj shqiptar Edi Rama gjatë një takimi me strukturat e partisë së saj “Frateli d’Italia”
“Kemi bërë një marrëveshje me Edi Ramën, kryeministrin socialist të Shqipërisë për të hapur dy qendra në Shqipëri për trajtimin e emigrantëve që duan të vijnë në Europë. Kur bëmë një marrëveshje me Edi Ramën që “na hapi qiellin”, e majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët europianë për shkak se kishte shprehur gatishmërinë për të ndihmuar një qeveri që drejtohet nga një parti e qendrës djathtë, në vend që ta falënderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit europian, ata e linçuan. Madje edhe televizioni publik italian, Tele-Meloni, ju e keni parasysh Tele-Melonin? Ai krijoi një raport për Shqipërinë në të cilin e portretizonte atë si një narko-shtet. Më ndihmo të dërgojmë solidaritetin tonë për Ramën dhe gjithë popullin shqiptar që u linçuan vetëm sepse dëshiruan të ndihmonin kombin tonë”, tha Meloni.
Nga e tij, kryeministri shqiptar Edi Rama në një reagim të pak ditëve më parë theksoi se ky dokumentar ka si qëllim goditjen e kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke hedhur baltë mbi Shqipërinë.
Emisioni publikoi të dhëna të reja që implikojnë sekretarin e Përgjithshëm të qeverisë Engjell Agaçi me grupe kriminale mes të cilave përfshirjen e tij në një transaksikn rpone që i përkiste një trafikanti të njohur si dhuratë për një zyrtat të lartë të policisë italiane Lisi që ndihmoi në kanabizimin e Shqipërisë në vitet 2014-2016.
Po ashtu u transmetuan akuza për të vëllain e Edi Ramës, Olsi Rama i cili dyshohet se komunkoi me disa trafikantë të nivelit të lartë në vitin 2016. r.k
/DRONI.al/
No comments:
Post a Comment