REDAKSIONALE CNA
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për të mijtën herë doli përpara qytetarëve të Tiranës dhe shqiptarëve si një mashtrues nga ata të cilët drejtësia i prangos që të riedukohen dhe të mos përfitojnë nga mashtrimet.
Veliaj tha se nuk e kishin thirrur në SPAK. Në fakt, rezultoi e kundërta.
Ka thënë se nuk ka përgjegjësi për inceneratorët, por faktet tregojnë të kundërtën. Deklaroi se takoi disa kolegë dhe është kënaqur me ta, në fakt nuk i ka as kolegë dhe as është kënaqur.Njeriu që gënjeu Europën, duke mashtruar për një grua me barrë, më pas e mori peng me gënjeshtrat e tij dhe e serviri si të marrë peng dhe të përdhunuar Griseldën. Ky nuk është gënjeshtar i lagjes, por është mashtrues i rangut europian.
Prej disa ditësh duket i shfazuar, i lodhur, i rraskapitur, i fryrë dhe i mërzitur thjesht dhe vetëm me faktin pse SPAK-u e ka thirrur për ta pyetur në lidhje me çështjen e inceneratorëve.
Ky zdromsi që mendon se është i paprekshëm, që shpërndan zyra, që bën çfarë të dojë, që ka b*le hekuri, u është vërsulur gazetarëve me akuza se i kanë kërkuar ndere në postin që ai mban. Ai thekson se gazetarët e mediat e sulmonin pasi i kanë kërkuar ndere që ai nuk ua ka bërë.
Një pyetje për Erion Veliajn: Shumë mirë që nuk ua ke bërë nderet, por a janë të vërteta ato që thonë gazetarët në lidhjen me dosjen “5D”, në lidhje me inceneratorët, në lidhje me mbledhjen dhe keqpërdorimin e medias, punësimet, korrupsionin në Bashkinë e Tiranës, nepotizmin, e deri te të vërteta e mëdha për Ajola Xoxën?
Çështja e inceneratorëve, ekzaktësisht ajo e Tiranës, ka gati 7 vjet që trajtohet pa ndalim nga CNA, Birn, TPZ e ndonjë media tjetër.
Gjithçka është thënë është e vërtetë, kjo është provuar me fakte dhe dokumente, dhe jo vetëm. Mjafton të lexosh akuzën e SPAK-ut, drejtësinë e re të financuar dhe mbështetur nga BE dhe SHBA, të cilat me vendim gjykate të zbardhur kanë arrestuar drejtorët e Veliajt.
Në lidhjen me dosjen “5D” dhe drejtorët hajdutë të Bashkisë Tiranë ka vendim gjykate, ka fakte dhe prova edhe kjo me vendim gjykate.
Në lidhje me të tjerat, zdromsi duhet ta dijë mirë se gazetarët kanë mendimet e tyre, analiza politike, opinione, qëndrime me apo pa nderet që iu përmend Erion Veliaj.
Drejtorët e Veliajt janë në burg për inceneratorët dhe dosjen “5D”, jo për nderet e bëra apo të pabëra të lali Erit.
Nepotizmi në bashki, punësimet, tenderët fiktivë, skemat korruptive janë ekzistente, të provuara, të denoncuara dhe të faktuara me apo pa nderet e lali Erit.
Gazetarët, analistët, opinionistët, edhe ata të pushtetit që janë në listën “non-grata” të zdromsit nuk janë shenjtorë, por nuk janë zyrtarë publikë, nuk firmosin inceneratorë, nuk urdhërojnë dhe emërojnë drejtorë hajdutë.
Gazetarët, analistët, opinionistët i kanë të gjitha të zezat si të dojë zdromsi dhe zdromsat e Bashkisë së Tiranës apo zdromsat e sektit të 99-çave.
Pyetja është e thjeshtë: Për çfarë kanë gënjyer gazetarët zoti kryezdroms?
Ndoshta kërkon që të heshtin. Kërkon që të mashtrojnë, të mbulojnë dosjen “5D”, të mbulojnë koprrupsionin e inceneratorëve, të mbulojnë makutërinë e zdromsit, që nga njëra anë sillet si trim që ka nën kontroll kolegët e tij të SPAK-ut dhe nga ana tjetër kërkon që të vërtetat, zullumet e skandalet e tij t’i mbulojë me sulme ndaj gazetarëve duke folur për qoka.
Po e përsërisim edhe njëherë në fund të njëjtën pyetje: Ku kanë gënjyer gazetarët i panderuar kryezdroms?
Në kala nuk të martuan gazetarët, dosjen “5D” ta zbuluan gazetarët, inceneratorët t’i zbuluan gazetarët, tani me vrap te vendi ku po të çojnë kolegët përpara të cilëve u lage fatkeqësisht dhe nuk kontrollove dot veten./ CNA
No comments:
Post a Comment