Tuesday, April 30, 2024

Erion Veliaj del pas 8 orësh nga SPAK: Isha si bashkëpunëtor te kolegët!

 


Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dalë pas rreth 8 orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Ai ka dëshmuar në lidhje me mega aferën miliona euro të inceneratorit të Tiranës, për të cilin vazhdojnë të paguajnë rreth 80 mijë euro në ditë prej vitesh, edhe pse incenerator nuk ka. 

Doja të falenderoja kolegët e SPAK-ut. Pas këtij takimi ma ka rritur bindjet që është bërë një punë serioze.

Isha sot si bashkëpunëtor, e kisha kërkuar vetë këtë takim, por nuk e kishim caktuar mirë orën 9 ose 10 sepse kishin një seancë tjetër. Dhashë të gjitha shpjegimet e mia në lidhje me inceneratorin.

Unë ndihem më i lehtësuar sepse më në fund dhe unë pata mundësinë të them fjalën time. ” – tha Veliaj.

No comments: