Friday, April 12, 2024

Veliaj (me përparse kamarieri) më i braktisur se kurrë për bajram

 


Ndonëse në të gjithë librat e shenjtë shkruhet se bamirësia nuk duhet përmendur dhe trumbetuar, Erion Veliaj e ka vazhduar edhe për këtë bajram traditën e shpërndarjes së një pjate supë para kamerave. Por këtë radhë ndryshe nga më parë, ai qe i braktisur dhe i shoqëruar vetëm nga rrogtarët e tij.

Në spektaklin ku kryebashkiaku luan rolin e kamarierit me përparse të kuqe, mungonin dhe Elvana Gjata dhe Noizi edhe aktorët e Portokallisë, njësoj si krerët e komuniteteve fetare apo gazetarët e njohur që kanë dalë me mburrje përkrah tij më parë.

Pas skandalit me drejtorët e kompanisë “5D”,  të cilët kalonin paratë publike që tenderonin vetë në kompaninë e tyre private, imazhi i Veliajt ka drgraduar së tepërmi dhe nuk është po aq e lehtë sa më përpara për tu shfaqur në krah të tij. Aq më tepër që pasi organizata e Bashkisë akuzohet nga SPAK se ka devijuar mbi 20 milionë euro në 23 tendera, për të ndërtuar pallate dhe hotele private në emër të drejtorëve të arrestuar, të bëhesh pjestar në farsën e bamirësisë për të pamundurit është një pozicion i vështirë.

Në të shkuarën as Eneda Tarifa nuk e kishte problem të thoshte: “Nëse do kishte bërë nëna nja tre si Erion Veliaj, nuk e di ku do të ishim këtë 4-vjeçar“? As Çilieta Xhilaga, të kthente pllakën: “Lali Eri është nga ata djem që di t’i fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën dhe mua”. As Ermal Mamaqi të deklamonte: “Me lalin në krye ndryshimi është bërë i prekshëm në çdo rrugicë dhe cep të qytetit”.

Por tani gjërat duken se kanë ndryshuar. Këtë 10 prill, ndonëse Lali e veshi përparsen e kuqe, ndonëse ai u betua se ndihej në formë, askush nga ata të dikurshmit nuk u pa të shpërndante gjellë në krah të tij.

Të vetmet që nuk e braktisën në këtë farsë propagandistike ishin mediat në hall të Irfanit, BalkanëebPanorama dhe News 24.

Ky ishte operacioni i parë i bamirësisë që pasi njerëzit kryesor të Veliajt përfunduan në pranga, të dyshuar për korrupsion.

Me 28 mars, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se kishte lëshuar urdhër-arreste për një sërë drejtorët të lartë të Bashkisë së Tiranës, përfshirë Redi Mollën, ish-drejtor i Operatorit të Ujësjellësit Tiranë UKT dhe Mariglen Qaton, ish-drejtor i Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit (IMT). Të dy akuzohen për korrupsion dhe mosdeklarim të interesave private si funksionarë publikë, pasi u denoncuan vitin e shkuar nga ish deputeti i opozitës, Belind Këlliçi.

Sipas akuzave, Molla dhe Qato ishin pronarë de facto të një kompanie private pjesëmarrëse në tenderët e lëshuar nga një numër institucionesh publike, përfshirë vetë UKT-në dhe Bashkinë e Tiranës.

BURIMI Lapsi.al










No comments: