Nuk do jetë e papritur, që Olta Xhaçka t’i “hajë kokën” dhe Lindita Nikollës me shkarkim nga detyra, ngaqë bashkë me Bablokun po e përdorin, për të bllokuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që mos t’i hiqet mandati e deputetes për skandalin e resortit...
Vazhdon të thuhet, se Jorgo Goro u arrestua për firmën formale që hodhi në dosjen e tokës; por faktikisht “kokën ia hëngri” Olta Xhaçka, që e futi në lojën dhe grupin e grabitjes së tokave, ndërsa Jorgo mori si shpërblim dy gjëra: pajisi me pasaportë diplomatike djalin e tij, Sokrat Goro që jeton e punon në Holandë dhe forcoi pozitat te Babloku.
Në fund, Goro përfundoi në burg, dhe paçka se Babloku i ka dhënë garanci, do ta ketë të vështirë të dalë “pa u lagur”, mbasi nuk bëhet fjalë për një copë tokë të vjedhur nga fshatarët.
Për aferë shtetërore, me autorë kryeministrin Edi Rama, ministren Olta Xhaçka si përfituese dhe ministrat Balluku, Çuçi, Denaj dhe ish-Drejtori i Kadastrës Artan Lame si mbështetës.
“Kapteri” Jorgo Goro është hallka e fundit e zinxhirit, ndaj përfundoi në pranga, ndërsa shefat e tij kanë ende fuqi të mos preken; madje edhe Olta Xhaçka e burri i saj aktual Artan Gaxhi që kanë grabitur tokën, por SPAK nuk ka nisur procedim penal ndaj tyre.
Jorgo Goro është “bedeli” i katërt që Olta Xhaçka po i “ha kokën”, me marifete të tilla mashtrimi e përdorimi për zhvatje, ndërsa vetë i ka shpëtuar drejtësisë “pa u lagur”, madje u bë deputete dhe 3 herë ministre.
Në vitet 1997-1999, të parit që Olta Xhaçka i “hëngri kokën”, ishte djali i Shemsie Kadrisë të firmës piramidale “Gjallica”; me të cilin, pasi bashkëjetoi dhe i zhvati afro 3 milionë Euro e bizhuteri, u shkëput duke e denoncuar për posedim vlerash të mëdha monetare e sendesh me vlerë me burime të paligjshme, dhe ai përfundoi në burg.
Të dytit, Olta Xhaçka “i hëngri kokën” një vartësi të saj kur ishte Ministre e Punës në vitet 2017-2020; të cilin e përdori për të zhdukur 20 milionë Euro fonde të ndihmës ekonomike dhe 5 milionë Euro të komuniteteve rome e egjiptiane.
Të tretit që Olta Xhaçka i “hëngri kokën” është Amant Josifi, të cilin e joshi me postin Këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe filloi t’i zhvaste mijëra Euro që ai grumbullonte nga mashtrimi me Call-Center, deri ditën që drejtësia e Spanjës dhe EUROJUST e shpallën në kërkim e ai u arratis.
Siç thamë, të katërtit që Olta Xhaçka i “hëngri kokën”, është Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i cili i firmosi letrat false të grabitjes së tokës shtetërore për resort.
Nuk do jetë e largët dita, që Olta Xhaçka t’i “hajë kokën” dhe Olsi Ramës, mbasi kanë dalë shumë zullume që kanë bërë bashkë, pas vitit 2013 kur u rikthyen në Shqipëri, të veshur me fuqinë e pushtetit familjar të Bablokut.
Por gati për t’i “ngrënë kokën”, Olta Xhaçka ka Artan Dulakun, me të cilin ka falsifikuar e ka marrë falas 570 mijë m2 tokë, truall e objekte të Portit Detar Ushtarak të Limionit në Sarandë, për të ndërtuar port jahtesh dhe kompleks vilash e pallatesh.
Nuk do jetë e papritur, që Olta Xhaçka t’i “hajë kokën” dhe Lindita Nikollës me shkarkim nga detyra, ngaqë bashkë me Bablokun po e përdorin, për të bllokuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që mos t’i hiqet mandati e deputetes për skandalin e resortit./Pamfleti
No comments:
Post a Comment