Monday, April 8, 2024

Veliaj flet nga televizioni i inceneratorëve/ Komentuesit e “masakrojnë”

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkuar mbrëmjen e kësaj të hëne në televizionin e inceneratorëve, “Top Channel” për të folur për drejtorët e tij hajdutë, të kapur nga SPAK-u.

Këtë emision, ndryshe nga të tjerët, televizioni ortak i njerëzve të inceneratorëve po e transmeton live në “Youtube”.

Por ajo që është vënë re është se ndjekësit kanë “masakruar” me komente kryebashkiakun e PS-së.

Një lumë komentesh negative janë derdhur ndaj Veliajt, por edhe “Top Channel”-it.

Të shumtë janë qytetarët që quajnë Veliajn hajdut dhe i vënë epitete të ndryshme, ndërsa jo pak të tjerë e pyesin se ku kanë shkuar paratë e inceneratorit të Tiranës.

Gjithashtu, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, të cilit i janë kapur drejtorët me presh në duar nga drejtësia./

No comments: