Sunday, April 14, 2024

Olta si modeli i nudistëve qeveritarë


 Nga Ilir Levonja

Si është e mundur që i zemëroheni Oltës, për një deklaratë që është njëqind për qind, mentaliteti social i intelektualit partiak. Olta vjen nga ajo kastë nudistësh që ne shqiptarët i kemi përkrahur publikisht pavarësisht histerisë mbi nderin, familjen, k*rvërinë,

për më keq akoma, pavarësisht besimit fetar, qirinjve të ndezur apo hixhabit etj., gjëra për të cilat ne sot të vrasim, megjithëse kemi qënë xhandarë kafshë për një shtet laik, e kemi përkrahur Oltën me shokë.

Pa e çuar kurrë në mendje se kukull apo b*thë pambuku burri pa pikë dinjiteti po e bëjmë deri kryeministër. Stafi i Oltës vjen bash nga kryenudisti i qeverisë, doli komplet me plaçkat e nënës në diell dhe krijoi një bastion mjaftistësh sorosianë ku as sot kësaj ditë, shqiptari me fe e besim qytetar nuk e ka problem ta shohë të qeverisi me ish-gruan, ish-kunatën, baxhanakun e parë e të dytë, apo burrin e ish gruas së parë apo të tretë, ngatërruar këmbë e kokë sa postet kyçe kanë një origjinë, nudistin e qeverisë.

Edhe Olta kur thotë, të mos na vinë ata nga malet, është brenda intimitetit që kërkojnë llozhat natyrore të kastës së udhëheqjes për orgji brenda llojit. Për më tepër tek ne, është bërë e traditës tashmë që edhe pse vjen në pushtet me devizën kundër kapitalistëve të vjetër, kjo e bën të ligjshme vjedhjen, zhvatjen, uzurpimin për të krijuar kapitalin e ri.

Gjithë nudistët qeveritarë, nga 2013-ta e këtej, janë sot një bastion me ekonomi gati katërfish më të fortë se ish paraadhësit e tyre, kjo fal atmosferës që kanë krijuar, me mendjet tuaja të nxehta dhe inatin karshi Berishë, Metës, Kryemadhit. Madje ka gati një vit që fryma shqiptare rrokulliset me mllef karshi dilemës se, a është Argita pasuesja e Berishës apo jo? Ndërsa ju ziheni, shaheni, pështyni njëri-tjetrin, kasta e nudistëve po bën batërdinë.

Megjithatë ju mbani inatin.

Është një betejë boshe pasi Olta dhe të tjerët janë aty me mendësinë që t’ju rrjepin, janë me mendësie se kanë klas dhe se ranishtat e detit, si në jug a në veri, pavarsisht pronësisë dhe trashëgimisë, janë privilegj i tyre. Shqiptarët, sidomos, bregasit, nuk u bën aspak përshtypje se eskortat qeveritare bllokonin plazhet si e si të mos u prishej rehatia ca qeveritarëve nudistë, i votonin me qejf, madje kacafyteshin me shoqi-shoqin për shkak të patriotizmit mes Ramës dhe Greqisë.

Megjithëse ”patriotët” kanë kapur arrogancën e një të plotfuqishmi kombëtar sa mund të të marrin edhe gruan nga shtrati, prapë ju i votoni. Ju vrituni, jeni vrarë aq shumë mes vedit sa bash për këtë nudistët e qeverise korisin tok, hëngshi kokat tuaja, ju vazhdoni i votoni. Olta nuk bëri asgjë më shumë, foli me arrogancë si ish shefi i saj, me të drejtën se mund të bëj çfarë të dojë me ju, pronat tuaja, me nderin tuaj.

E pse jo, është kastë e lartë, ka kapital, ka fuqi ekonomike, ka para. I bën blerjet njëqind herë më lirë se ju, nuk rri fare sporteleve si ju, hipotekave jo, e jo, madje për ‘të mblidhet edhe vet qeveria dhe i thotë, ta gëzosh tapinë. Ju merruni me ata që kanë çelësat e kashtës, xhironi gomat në batak se (sipas Oltës) e meritoni, nuk jeni të zotë. Eshtë Olta e Kërpërateve, jo e dinjitetit.

Ta gëzoni.

No comments: