Thursday, April 11, 2024

Lali Eri nuk është më ‘lulja në saksi’ e Yuri Kim


Shkruar nga Sokol Pepushaj

Kjo është pranvera që po thanë Lali Erin në vargun numerik të SPAK-ut...

Pse Lali Eri po shkon në burg këtë pranverë, duke lënë në lulëz dardhat e mollët e Pashallëkut të Bablokut?!

Për fat të keq, fiqtë e Principatës së Lali Erit janë bërë pallate, resorte, prona, vota, llogari bankare e pasion për pushtet të përjetshëm, dhe për fat akoma më të keq, ambasadorja Yuri Kim, ka disa kohë që jo vetëm nuk i hapë telefonin, por as i ujit unin, për të qenë mbi ligjin dhe shtypur instinktet e kafshëve të pyllit, që janë rrethuar në një vathë të vogël me barkun bosh. 

Kjo është pranvera që po thanë Lali Erin në vargun numerik të SPAK-ut.

Themi numerik, pasi Klanet mafioze kanë numra para emrave.

Njëshi, dyshi, treshi dhe katërshi, shkruante me shkumës të bardhë, në tabelën tonë të zezë ambasadori Donald Lu, dhe i gjithë fshati përgjigjej në kor, Non- Grata, Likja, Lali dhe Babloku.

Dy të parëve u janë tharë prej kohësh lulet në livadhe, dy të dytët po i këputin edhe petalet e vyshkura njëri-tjetrit.

Dy pranverat e fundit kanë ngjarë mrekulli.

Pasi u thye në kërcell lule Charles McGonigal, që u kishte hedhur hi syve edhe diplomatëve amerikanë në Tiranë, Edi Rama, ngeli në shportë të fiqve të Lali Erit, për t’u tharë nga erërat e vetmisë, deri në vetë mohim për mbrojtjen e vetvetes.

Vetvetiu, me vetë dije, pa u kushtëzuar nga mungesa e dollarëve të vjedhur, futej në vazo të Lali Erit, sa për t’i thënë fshatit, se miku më i afërt imi, është mik i ambasadores Yuri Kim, dhe normalisht, edhe lule mos prek për drejtësinë.

Por erdhi ora t’i thuhet edhe Lali Erit, rruga mbaroi.

Kjo sepse, edhe në Amerikë ka rënë preka.

Njolla të murrme dhe të zeza në frytet dhe fytyrat që po pastrohen, përfytyrohen së pari andej, e normalisht edhe këtej, ku ‘nuk mban më shumë ujë pilafi’.

Pas numrit një dhe dy, numri tre i ambasadorit Donal Lu, siç ne e presim prej shtatë vitesh, po shkon në burg si çeçua, për të marrë me vete edhe numrin katër.

Është pra e qartë si drita e Diellit, se këtë pranverë, Lali Eri nuk është lulja në saksi të Yuri Kim.../Pamfleti 

No comments: