‘Lëvizja politike Shpreson’, ka bërë një njoftim zyrtar ku thuhet se përfaqësuesit e saj do të paraqesin në Zoom në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore 15 Propozimet e mbledhura përgjatë periudhës Qershor-Dhjetor 2023 nga forumet qytetare në Shqipëri dhe Diasporë. Në njoftim gjithashtu thuhet se e vetmja rrugë për të çuar ‘në finale’ propozimet e qytetarëve dhe aktivistëve politikë është paraqitja në një Komision Parlamentar, pavarësisht se ky Komision është i marrë peng nga Mazhoranca!
SOT NË 10.00 PREZANTOHEN NË KUVEND 15 PROPOZIMET E LËVIZJA POLITIKE SHPRESON PËR REFORMËN ZGJEDHORE
Sot [ërfaqësuesit e Levizja Shpreson, Endrit Reka, Av Altin Goxhaj dhe Bledi Dika paraqesin në Zoom në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore 15 Propozimet e mbledhura përgjatë periudhës Qershor-Dhjetor 2023 nga forumet qytetare në Shqipëri dhe Diasporë (të shtjelluara edhe në Podcasti Shpreson Për Shqipërinë) në DraftPropozimin:
“15 Propozime për Reformën Zgjedhore që garantojnë mosprekjen e Kushtetutës nga Mazhoranca dhe moscënimin e votës nga patronazhimi”
Ky draft prezantohet për herë të parë zyrtarisht dhe shoqërohet me një draftligj që do paraqitet në formën e kërkuar nga ligji nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë që e kuptojnë se ky është Drafti më i përshtatshëm që zgjidh krizën dhjetravjeçare zgjedhore dhe kthen besimin qytetar te rotacioni nëpërmjet votës!
E vetmja rrugë që kemi për të çuar në finale propozimet e qytetarëve dhe aktivistëve politikë dhe qytetarë është paraqitja në një Komision Parlamentar, pavarësisht se ky Komision është i marrë peng nga Mazhoranca!
Sot kushdo mund të na ndjekë live dhe të kuptojë se pse kemi të drejtë, pse jemi pikërisht aty dhe se si do të proçedojmë drejt objektivit për tu kthyer qytetarëve të drejtën e votimit dhe përfaqësimit!
Ju lutem të mos na paragjykoni asnjë detaj pa parë prezantimin dhe keni çdo të drejtë ta bëni këtë pas Prezantimit.
Mund ta ndiqni live gjithë prezantimin në faqen në Facebook të Kuvendit të Shqipërisë.
Këshilli i Bashkëveprimit të Levizja Shpreson Për Shqipërinë
No comments:
Post a Comment