Nga: VELI HAKLAJ
Në qendër të veprimit kundërkomunist në Qarkun e Kukësit, por dhe më gjerë në Veriun e Shqipërisë ishte Muharrem Bajraktari. Ai rridhte nga familja e njohur e bajraktarëve të Lumës (Ujmisht) dhe ishte identifikuar si një ndër krerët e Shqipërisë së Veriut dhe përfaqësues i nacionalizmit shqiptar në këtë trevë. I shkolluar në Akademinë për Armën e Xhandarmërisë në Vjenë, Muharrem Bajraktari mbështeti Kongresin e Lushnjës (1920) dhe më pas përkrahu
dhe dha kontribut direkt në veprimet e strukturave të armatosura shqiptare për garantimin e sigurisë së brendshme dhe të kufijve të shtetit shqiptar. Si komandant i përgjithshëm i Xhandarmërisë Shqiptare (1929 - 1931), dha ndihmesë në ngritjen dhe përmirësimin e Armës së Xhandarmërisë dhe në konsolidimin e regjimit monarkik. Më 1930 mori gradën kolonel. Nga përkrahës i Zogut, në fundin e vitit 1934 u shndërrua në kundërshtar të tij dhe emigroi deri më 1939. Bashkëpunoi me këshilltarët ushtarakë anglezë në vitet '30 dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Formoi çetën luftarake të Lumës në shkurt 1942 dhe u ndesh me forcat fashiste në maj 1942, por nuk evidentohet ndonjë betejë e tij kundër nazistëve. Bëri përpjekje për të hyrë në bashkëpunim me udhëheqës të Luftës ANÇ (1942-1944), por pa sukses dhe vetëm falë aftësive të tij i shpëtoi kurthit të përgatitur nga brigada e V e UNÇSH (tetor 1944). Ishte ndër bashkëpunëtorët e "Itifakëve" të krerëve të Veriut kundër Lëvizjes ANÇ. Formimi i tij kundërkomunist, besimi i krijuar gjatë bashkëpunimit me përfaqësuesit e misioneve britanike dhe amerikane, të cilët përveç të tjerave, kishin transmetuar siguri se pas luftës Shqipëria do të radhitej me vendet e demokracive perëndimore, se në vend do të organizoheshin zgjedhje të lira dhe do të garantohej sistemi pluralist me qeveri koalicioni, kishin ndikuar që Muharrem Bajraktari të vepronte hapur si kundërshtar i regjimit komunist në Shqipëri. Për këta ai doli në mal bashkë me një numër të shumtë luftëtarësh kundërkomunistë, kryesisht nga treva e qarkut të Kukësit, por dhe nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë. Pas përpjekjeve të dështuara për të organizuar një kryengritje kundërkomuniste në Veriun e Shqipërisë, ai u arratis më 1946. Bashkëpunoi me figura politike të nacionalizmit në emigracion. Ishte anëtar i Komitetit "Shqipëria e Lirë" dhe i organizatave të tjera politike në mërgim. Vdiq në Belgjikë më 1989. Për veprimtarinë e Muharrem Bajraktarit në periudhën janar 1945 - shtator 1946, deri kur ai u arratis për në Greqi, nëpërmes Maqedonisë, hedh dritë të mjaftueshme promemoria e vëllait të tij, Bajram Bajraktarit, "Mbi veprimtarinë politike të Muharrem Bajraktarit deri në kohën e arratisjes nga Shqipëria". Në fund të këtij dokumenti, Bajram Bajraktari shkruan: "Gjithçka di mbi Muharremin e kam kuptue nga tregimet e tij të mâ vonshme (ilegaliteti i fundit), pse kishte besim se unë, Dostani, Imeri mbajmë sekrete. Natyrisht fliste deri tu i pëlqente, të tjerat u nënkuptojshin". Pjesë nga ky dokument autentik, i përfunduar më 4 maj 1948, kanë shërbyer si bazë për dossierin që do japim në vijim për lexuesin e Gazeta Shqiptare. VEPRIMTARIA E MUHARREM BAJRAKTARIT MBAS ÇLIRIMIT (1944 - 1946) Deri në mesin e vitit 1945, Muharrem Bajraktari nuk ka bërë asnjë veprim të rëndësishëm organizativ. Ka patur një takim me Mark Gjonin (në shtëpinë e Nikoll Prengës - Zhugë) në të cilin kanë vendosur të merreshin vesh në verë të 1945 - ës, mbasi të studionin situatat e brendshme dhe të jashtme. Ka marrë një letër nga Jup Kazazi (mars 1945), në të cilën Jupi e ftonte për kryengritje pa pritë çarmatimin e popullit [letër e sjellur nga Imer Myftari, nëpërmjet Halil Halilit (Patë)]. Jupit nuk i ka kthye përgjigje. Deri në qershor 1945, Muharrem Bajraktari nuk ka patur as nuk ka kërkue të hynte në relacione me misionin anglez, pse priste që ata ta kërkonin. MBLEDHJA NË BRESHTËN E OROSHIT Në mbledhjen e Breshtës së Oroshit, në qershor 1945, kanë marrë pjesë ekskluzivisht të arratisur dhe kanë qenë prezent Muharrem Bajraktari, Bajram Bajraktari (vëllai i Muharremit), Mark Gjoni (i biri i kapedanit të Mirditës), Llesh Gjoni (vëllai i Markut), Gjon Gjeta, Nrec Lufi, Tanush Lufi, Ali Gjoçi, Tahir Mena, Lan Mena, Myftar Spahiu, Imer Myftari, Sef Xheladini, Ismail Qazimi etj., gjithësejt 75 - 80 vetë. Furnizimin e ka bërë Mark Gjoni prej Oroshi (bukë, një lopë dhe ca berre). Muharremi dhe Marku kanë bisedue shumë në mes njëri - tjetrit, pastaj vendosën një mbledhje të dytë, po në këtë mal, dy javë më vonë, me pjesëmarrjen e Fiqiri Dines, të Hysni Demës, të Pashuk Bibës etj. Ftesat për në rajonin e Shkodrës i muer përsipër Mark Gjoni, për Dibër Muharrem Bajraktari, që i dërgoi me Tahir Menën. Në këtë mbledhje, kishin lindë mosmarrëveshje në mes Muharrem Bajraktarit dhe Mark Gjonit mbi mënyrën e veprimit. Këto mosmarrëveshje u duknin se: 1) Marku propozonte formimin e një komiteti ilegal me përbërjen e Muharrem Bajraktarit, Fiqiri Dines, Mark Gjon Markut, Hysni Demës, Jup Kazazit etj.; luftën me aksione dhe më vonë Kryengritjen e Përgjithshme; formime komitetesh qarkore, krahinore etj. 2) Muharremi ishte për veprim në befasi, sepse veprimet burokratike do kuptoheshin dhe do kompromentonin rezultatin. Por, sipas Bajram Bajraktarit, thelbi ishte tjetër kund: 1) Marku donte me kontrollue aktivitetin e Muharremit dhe me ja nënshtrue Komitetit, pse të gjithë e njihnin veten e tyre më inferiorë nga Muharremi. 2) Muharremi nuk donte një gjë të tillë dhe kishte një koncept më real në mënyrën e veprimit. Pra i vu përpara dilemit: Ose nisjani e t'u ndjek, ose po ja nisi e pasomëni. Sipas Ali Gjoçit, Mark Gjon Marku mbas mbledhjes do deklaronte se "me Muharremin nuk bashkëpunoj më, pse donte me na dominue" dhe në fshehtësinë më të madhe ai shkoi në Dibër, ku është takue me Fiqiri Dinen dhe kanë hartuar tjetër plan veprimi. NDARJA NË DY GRUPE E KUNDËRKOMUNISTËVE TË VERIUT Në fakt, mbas kësaj mbledhje, të arratisurit në malet e Veriut janë nda në dysh: 1) Grupi i Mark Gjonit me Fiqiri Dinen, Hysni Demen (supzohet edhe Jup Kazazi), të cilët ishin në marrëveshje me një komitet në Tiranë dhe me anglezët. Ata kanë marrë ndihma dhe mbështetja kryesore e tyre kanë qenë aksionet e vogla e ndonjë kryengritje e vogël për të shkaktue zbarkimin e aleatëve anglo-amerikane. 2) Grupi i Muharrem Bajrak tarit me Pashuk Bibën, Tahir Menen, Nrec Lufin, Ram Mujën, Nik Sokolin dhe përfaqësues të tjerë në Kosovë, Maqedoni etj., i cili ishte për kryengritje të brendshme të rrufeshme, në lumë të Matit e këndej (Veriu i Shqipërisë), që do t'u shërbente si bazë aleatëve anglo - amerikanë për të hedhur material luftarak e ndihma financiare. Grupi i Muharremit ishte pa dyshim më i fortë pse përmblidhte të arratisurit më të zotët për veprim të Lumës, Dibrës, Pukës, Malësis së Gjakovës (Tropojës), Matit, Shalës, të Maqedonisë e të Kosmetit. Muharremi nuk e kishte kuptue tamam këtë ndarje deri në Mbledhjen e Çamit. Gjatë gjithë vitit 1945 përçarja u bë e qartë. Grupi i Mark Gjonit kishte bërë aksione, atentate e sabotime, kishte regjistrue njerëz me pare; kurse në zonën që kontrollonte Muharrem Bajraktari nuk ishin bërë veprime të tilla. KOMUNIKIMI I MUHAREM BAJRAKTARIT E GJON MARKUT ME OFICERËT ANGLEZË Në mbledhjen e Breshtës Mark Gjoni u kishte thënë se tregtarët e mëdhenj në Shkodër i kishin premtue një ndihmë prej 200 000 (dyqind mijë) napolonash për kryengritje. Kurse shokët e Markut thanë se ky kishte patur takim me oficerë anglez n'afërsi të Lezhës dhe se i kishin sjellë një letër nga baba i tij (Gjon Marku), në të cilën e vente në korrent me organizimin e çetave shqiptare në Greqi nga ana e Ali Këlcyrës (apo Ali Nivicës) dhe e ftonte që në rast ndërhyrjeje eventuale të koordinonte veprimet me ta. "Shpejt do të jemi atje", përfundonte letra e Gjon Markut. Këta oficerë kanë qenë të UNRA-s. Muharremi dhe Marku kishin thënë se duhej mbështetë një veprim i armatosur i çetave nga Greqia. Mbas mbledhjes së Breshtës së Oroshit, Muharremi zhvillon një veprimtari të dendur e të gjithanshme. Ai i dërgon tri letra gjeneralit Hoxhson (kreu i Misionit Ushtarak Britanik në Tiranë), dy nga ana e Dibrës dhe një nga ana e Shkodrës. Kjo e fundit është dërgue të Ura e Bahçallëkut, Shkodër, nga korrieri. Në letrën e parë, mbasi bënte një ekspoze të përgjithshme mbi situatën e brendshme, Muharrem Bajraktari kërkonte pikëpamjen e Britanisë së Madhe rreth një kryengritje popullore. Mori dijeni mbi një përgjigje verbale të Hoxhsonit se Anglia e shifte me sy të mirë një revolucion në Shqipëri dhe se ishte gati ta përkrahte moralisht (presion politik jashtë) e materialisht (shkarkim materiali luftarak e të holla), nëse kryengritja do të merrte përpjestime serioze. Për dërgimin e letrës dhe marrjen e përgjigjes ishte përdorur i njëjti kanal. Në letrën e dytë, korrik (?) 1945, Muharremi e vente në korent mbi arritjen e përgjigjes dhe kërkonte një agjent anglez ose shqiptar me mjetet e nevojshme (radio marrëse - dhënëse). Për këtë nuk mori përgjigje. Në letrën e tretë, shtator 1945: a) e vente gjeneralin Hoxhson në korrent se përgatitjet për kryengritje vazhdonin. b) se ishte informue mbi kërkesën e një oficeri anglez për takim. c) se kërkonte ripohimin e kësaj kërkese, që të caktonte vendin e takimit në rrugën Shkodër - Kukës. d) kërkonte lehtësime nga ana angleze, nëse kryengritja dështonte dhe Muharremi do të kalonte në Greqi. Mbi kërkesën e oficerit anglez për takim, Muharrem Bajraktari kishte marrë dijeni nga Imer Myftari. Përveç këtij komunikimi me kreun e Misionit Britanik, Muharrem Bajraktari ka redaktue dhe një memorandum për Konferencën e Paqes në Paris mbi gjendjen shqiptare, duke kërkue ndërhyrjen e ministrave të jashtëm për të normalizue çështjen e mbrendshme. Këtë memorandum, dy faqe të daktilografueme, e kishte shkrue dhe redaktue frëngjisht vetë në pyllin e Arrënit, ku ishte maqina për anë të Nebi Sedës. Këtë memorandum Muharremi donte me ja dërgue Hoxhsonin nëpërmjet Ndreajve, por mundet se nuk është dërgue. Sipas Bajram Bajraktarit, Muharremi nuk ka patur të tjera marrëdhënie me anglezët. Në gusht 1945, tek Muharrem Bajraktari ka ardhë Mil Dema, i vëllai i Hysni Demës. E ka pru Hamit Çiku tek urav e Lopave. Këtu e ka marrë Bajram Bajraktari vetë i dyti. Mil Dema ka qenë vetë i gjashti dhe ka qëndrue një ditë tek Muharremi në Shkozë të Fshatit. Kanë bisedue vetëm për vetëm, në mënyrë shumë sekrete. Siç duket, Mil Dema kishte pasë një deklaratë të përbashkët të Fiqiri Dines, Hysni Demës, Mark Gjonit, për ta firmosur edhe Muharremi, dhe që u drejtohej misioneve anglo - amerikane. Bajram Bajraktari nuk kishte marrë dijeni për përmbajtjen e letrës dhe nëse e kishte firmosur Muharrem Bajraktari apo jo. Por një shok i Mil Demës i kishte thënë Bajram Bajraktarit se: "Anglezët nuk po e luajn pa Muharremin, edhe populli jo". Mil Dema largohet nga Muharemi Bajraktari i shoqëruem nga Ali Kazia dhe Adem Hyseni, të cilët sa kishin ardhë me një letër Hysni - Fiqiri që kërkonin me urgjencë shkuarjen e Muharremit ose të Bajramit në Lurë. Ishte puna e deklaratës, d.m.th. ta nënshkruante Muharremi, o të delegonte vëllanë, Bajram Bajraktarin. (AMB, F. Drejtoria e Sigurimit të Shtetit-Dega I, D. 80, f. 82) BASHKËPUNIMI I MUHARREM BAJRAKTARIT ME NACIONALISTËT SHQIPTARË TË MAQEDONISË DHE KOSOVËS Gjatë periudhës korrik - gusht (1945) Muharremi ka qëndrue vazhdimisht në pyllin "Shkoza e Fshatit" dhe "Mali i Gjegjan" (fshati Buzëmadh) dhe të gjitha shërbimet i ka drejtue Hamëz Rexhepi me njerëzit e tij, të cilët ishin praktikë për rrugëtime në Maqedoni dhe Kosovë dhe vendali për sa i përket furnizimit. E gjithë veprimtaria e kësaj kohe është zhvillue nën hundët e Batalionit Special të Forcave të Ndjekjes, i cili, në mungesë të informacioneve për të rrethuar Muharremin e Hamzën me 50 pasuesit e tyre, u muar me Bajram Bajraktarin në Domaj, i cili për arsye shëndetësore nuk mundej me lëvizë. Në korrik (1945) ka ardhë tek Muharrem Bajraktari Mefail Zajazi nga Kërçova e Maqedonisë me 8 veta, i shoqëruem nga Elmaz Tosumi dhe Liman Peposhi, të cilët kishin qenë në Maqedoni me një letër të Muharremit. Në këtë letër ky e njoftonte Mefailin mbi qëllimin e kryengritjes dhe kërkonte aderimin e tij, njoftimin e materialit njerëzor e luftarak që dispononte. Mefail Zajazi ishte vu në dispozicion të Muharremit me 300 të arratisur e 200 shpijak shqiptarë të Maqedonisë. I kishte dorëzue një listë prej 84 vetash shqiptarë të pushkatuem në Kërçovë dhe kishte thënë se do të dërgonte dhe një listë tjetër. Mefaili kishte qenë edhe një herë tjetër, për të njëjtën arsye, dhe kishte shkue me u bâ gati në pritje të urdhërit të fundit. Në këto takime ata nuk kanë folur për punë Greqie, por Muharremi ka udhëzue Mefail Zajazin që të stabilizonte kontaktet. Një letër identike Muharrem Bajraktari i kishte dërgue Niazi Alishanit, në Prizren, me anën e Hamëz Rexhepit. Hamza ka patur takime me Niazi Alishanin në rajonin e Dragashit, të cilit i ka dhënë direktivat përgatitore të komitës së Kosovës. Hamza, gjithnjë nga takimi me Niazin, i kishte thënë Muharremit se në Prizren ishte themelue një komitet ndihme me Halim Spahinë në krye dhe po të delte (Hamza) në Koritnik do të merte një pajim në veshëmbathje, ushqim e material për 100 vetë. Muharremi nuk ka pranue. PËRGATITJET PËR KRYENGRITJE KUNDËRKOMUNISTE Aty nga fundi i gushtit 1945, Muharrem Bajraktari, bashkë me vëllanë, Bajramin, u nisën për xhiron Topojan - Kollavoz - Bele - Bardhoc - Vllahne - Zarishtë - Shumri - Surroj - Arrën, për të folur me disa njerëz rreth kryengritjes. Donte me pa "nëse paria e hajshin barutin apo me e rregullue ndryshe". Gjatë kësaj lëvizje, Muharrem Bajraktari është takue me Daut Hoxhën (Çaj), Halim Ceranin e Dostan Baftjarin (Turej), Zaim Banushin (jo pari), Ahmet Sadikun (Bele), Cen Sedën (Bardhoc), Mehmet Ali Bajraktarin (Has), Imer Bardhoshin (Zarrishtë), Mustaf Agën (Petkaj), Dogjan Misinin (Surroj), Halit Osmanin e Hamit Xhemën (Arrën). Prej tyre kanë pranue Ahmet Sadiku, Zaim Banushi, Imer Bardhoshi, Halit Osmani. Mehmet Alia dhe Hamit Xhema kanë refuzue dhe Muharremi është idhnue në ta, sidomos në Mehmetin, i cili iu përgjigjë: "Unë kam një të kalueme mâ të mirë se tanden, por sot kam vdekë dhe nuk ke pas të drejtë me më qitë në mal mbas 70 vjetve. Kët' copë bukë ta kam borxh si mik, se nuk mund ta pres Qeverinë në shpi; vetëm dalja jote në Has më ka kompromentue". Mehmeti u zemërue shumë me Bajramin se gjoja ai e kishte çue Muharremin aty që të shohë motrën. Se çfarë ka bisedue Muharremi me Halim Seranin, Dostan Baftjarin, Cen Sedën, Daut Hoxhën, Mustaf Agën, Dogjan Misinin, Bajram Bajraktari nuk e di me siguri, pasi nuk ka qenë prezent, por Muharrem Bajraktari nuk mbeti i kënaqun pse, siç thoshte, edhe ata që i kishin pranue prej këtyre të fundit (Cena, Dogjani e Dauti) shprehnin pavendosmëri. Nga Hasi, Muharrem Bajraktari, me anë të Imer Bardhoshit ose me një të vllahjan, daja i Sef Sadikut, u ka dërgue letrat kaçakëve të Kosmetit: Ejup Binakut, Sef Sadikut, Uk Sadikut, Dem Ali Pozharit, Ram Binakut, Zhuk Haxhisë e Sali Ramës (Rugovë), Qazim Bajraktarit (Ostrozup), Ajet Gurgurit, Molla Idriz Gjilanit, Leon Gashit, Hysen Tarpezës, Osman Bunjakut, Bislim Bajgorit. Direktiva: 1) Ata të Metohisë (Rrafshit të Dukagjinit - Kosovë), krye muajt, do të delshin në Pashtrik nën kujdesin e Sef Sadikut (të cilin e kishin kumbarë), ku do të gjejshin një njeri të Muharrem Bajraktarit me dispozitat e fundit. 2) Ata të Kosovës, kur të fillonte kryengritja, të hynin në veprim në mënyrën që do të trajtohet më vonë. Në mes Pistës e Sakatit, Muharrem e Bajram Bajraktari janë takue me Pal Bibën (Mirakaj), Ndoc Bibën (Mirakaj) e gjashtë vetë të tjerë (i kishte pru Ali Rustemi nga Truna). Në takim ka shkue edhe Imer Bardhoshi. Është bâ pajtimi i Imerit me Mirakajt dhe u caktue Mbledhja e Çamit për dy javë mâ vonë. Në këtë takim ka patur grindje të Bajram Bajraktarit e Dostan Rexhepit me Ndoc Bibën pse tha: "Ne i çmojmë sakrificat tuja për atdhe, por edhe neve kemi vujt në tavolinë". Këtu Bajrami e Dostani (Rexhepi) vendosën mos të marrim pjesë në Mbledhjen e Çamit dhe në kryengritje. Mâ vonë Muharremi i muer me të mirë, sidomos Dostanin se ia dërmonte punën krejt, deri sa e zbuti pak.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

No comments:
Post a Comment