NGA VELI HAKLAJ - Përpjekja e Trullës (Surroj), 8 mars 1945
Në fillim të marsit 1946, qeveria shpalli falje dhe dërgoi njerëz për t'u marrë vesh me Muharrem Bajraktarin. Muharremi së bashku me Bajramin dhe pasues të tjerë shkojnë në lagjen Domaj (Ujmisht) për t'u takue për këtë qëllim me Sadik Spahinë. Për këtë takim kishin ndërmjetësue Murat Hani dhe Maliq Islami. Ndërsa ishin në marrëveshje me Sadikun, për takim erdhën Mus Istrefi dhe Isak Kasemi,
në shtëpi të Murat Zejnelit, të dërguem nga Xhetan e Beshir Ndreu. Kanë bisedue me Muharremin vetëm Musa e Isaku. Pas takimit, Muharremi u tha mbështetësve të tij se i kishin propozue një dikaster në Tiranë dhe u kishte thanë se do mejtohem njâ një muej. Por ai nuk dëshironte me ba biseda serioze me anë të dibranëve, por vetëm me Sadik Spahinë. Atë ditë, si u ndanë me Musën e Isakun, dy orë pa dalë drita, një fuqi prej 600-700 vetash nga Kukësi, Bicajt, Lusna rrethoi vendin e takimit. Muharrem Bajraktari me luftëtarët e tij vetëm pesë minuta mâ parë patën dalë dhe drejtue për bjeshkë të Ujmishit, prej ku, mbasi i panë forcat e ndjekjes së regjimit komunist, kaluen për Surroj dhe Trullë duke ecë ditë e natë. Kishte borë të madhe dhe kanë mbërritë një orë pa dalë drita. Një orë mbasi doli drita erdhën kompania partizane. Ata kishin ardhë për të kontrollue për pushkë ose për ndonjë të arratisur të veçantë. Forcat e Muharrem Bajraktarit kanë qenë të vendosur në dy stane, në njërin Muharremi me shumicën, në tjetrin Bajrami me 7-8 vetë. Bajrami me të tijt kanë qenë të gatëshëm, kurse te Muharremi vetëm Tahir Hajdari, Imer Myftari dhe Dem Nura kanë qenë gati. Vetëm kur forcat e ndjekjes kanë ardhë te dera e stanit të Muharremit i kanë dëgjue.
Partizanët nuk kishin ardhë në formacion luftimi dhe luftëtarët e Muharrem Bajraktarit janë kapë në befasi. Zjarri është hapë përpara derës së Muharremit, në hyrjen e gardhit, njëkohësisht nga pararoja partizane dhe nga Tahir Hajdari, Dem Nurja dhe Imer Myftari. Pjesa tjetër e ushtrisë ka shprazë një batare kundra stanit të Bajram Bajraktarit, të cilës i janë përgjigjë dikush nga brenda, dikush kishte dalë. Në befasinë e parë Bajram Bajraktari ka shti tri herë nga brenda stanit. Përpjekja ka zgjatë vetëm pesë minuta. Ndërsa pararoja partizane ishte shkëputë nga shokët e mbeti mbas stanit të Muharremit, në luftën me Tahirin, Demën dhe Imerin, të tjerët ikën lirisht në drejtim të Surrojt dhe shumë prej tyre (partizanëve) kërkuan të dorëzohen. Në këto kushte, Muharrem Bajraktari ka urdhëruar pushimin e luftimit dhe ushtarët u larguan pa dâm nga ajo lëndinë shumë e rrezikshme. Por mbas stanit të Muharremit punët ishin zhvillue ndryshe. Prej gjashtë partizanëve Tahir Hajdari kishte vra tre e një plagosë; Imer Myftari vret një vdekun dhe kishte shpëtue tjetrin, mbi të cilin ishte vërsul Tahiri, mbasi ai kishte dhânë shenja dorëzimi. Tahir Hajdari dhe Dem Nura u plagosën lehtë, i pari në kofshë dhe i dyti në faqe. Njëkohësisht me përpjekjen e Trullës (Surroj), Tahir Hajdarit i pushkatohej vëllai në Postën e Surrojt (për shërbim) dhe ai kishte dijeni mbi këtë. Megjithatë, Muharrem Bajraktari u tërhoqi vërejtje bashkëluftëtarëve: "Deri sa të jem unë, do ta vë në plumb këdo që vret të dorëzuem ose të plagosun. Ushtarët nuk kanë faj, janë nën disiplinë dhe unë luftoj burrënisht dhe jo poshtërsisht".
Të dorëzuemit Muhin Hoxha (?) nga Remulli i Matit, Muharrem Bajraktari i tha: "Ti more djalë i mirë po deshe shko tek shokët e tu, ose shko në shtëpi, ose rri me mue". Mbasi ai kërkoj me ndejtë me Muharremin, menjëherë i dhanë armatimin. Pastaj janë largue në drejtim të Malziut (Shëmri), prej ku natën kanë kalue Drinin në Manëz, në kondita meteorologjike jashtëzakonisht të vështira: ujë shumë dhe shumë ftohtë.
Tek Muhamet Sula ushtari i kapun kërkoi me shkue në shtëpi. I kanë dhënë dy veta me veti, pse nuk dinte vendin, por ai u ka ikë në rrugë. Sipas Bajram Bajraktarit, akti i faljes së ushtarit të forcave të ndjekjes nuk ka qenë pendim për gabimin e parë ose dëshirë për t'i shërbye pushtetit, por i përmenduni ishte bindë mbi pamundësinë me qëndrue në male si të arratisurit. Ai kishte patur në dorë një shërbim të paçmueshëm për pushtetin komunist: vrasjen e Muharremit, mbasi e kishin lënë roje si të tjerët, natën, mu mbi krye të tij.
Në përpjekjen e Trullës (Surroj) kanë qenë: Muharrem Bajraktari, Imer Myftari, Tahir Hajdari, Sef Xheladini, Bajram Bajraktari, Hamdi Bajraktari, Ibrahim Bajraktari, Sul Dogjan Skavica, Ali Xhelili, Islam Lami, Kadri Mata, Sul Dogjan Misini, Mus Mahmuti, Qazim Mahmuti, Bajram Tahir Dega, Ali Kazia, Rushit Kazia, Hakik Elmazi, Kamber Nuza, Hysen Mustafa, Kadri Mustafa, Rexhë Selmani, Mustaf Dauti, Mahmut Hyseni, Dem Nura, Zeqir Nura, Rushit Murati (?), gjithësejt 27 a 28 veta. Kurse nga forcat e ndjekjes të regjimit komunist kanë qenë 60-70 vetë.
Përpjekja në Domaj (Ujmisht), gusht 1945
Në korrik 1946, në Urën e Drinit, një bashkëluftëtar i Muharrem Bajraktarit, Hasan Sulejmani, që pa dijeni kishte ecë përpara, është ndesh në një pritë, e ka hetue dhe ka shti pesë herë në ta. Patrulla e fshehur e forcave të ndjekjes (Can Xhelili) ua mbathë këmbëve dhe mbas një gjysmë ore bën një alarm fals me shprazje pushkësh e mitralozi. Ndërkohë, Muharrem Bajraktari me grupin e tij kishin kalue Drinin në një tjetër vend.
Në gusht 1946, vendosen në Domaj Bajram Bajraktari me Sul Dogjan Skavicën. Bajrami ishte i sëmurë dhe për këtë ishte nda nga Muharremi, me të cilin ndonjëherë kishte edhe mosmarrëveshje.
Ditën e përpjekjes, një orë para sabahut, Bajram Bajraktarin dhe Sul Dogjan Skavicën i fsheh në arën e Mehdi Baftjarit (Domaj) djali i tij, Adem Mehdiu, të cilin e kishin gjetë në Vreshta. Këtu janë fshehur kundër vullnetit të Bajramit dhe pa dijeni të familjarëve të tjerë. Njësi të Batalionit Special, nën komandën e Selim Bradit (afër 100 vetë), bëjnë një kontroll të imët në krejt lagjen Domaj e për rreth. Kur po u kthejshin për në katund nga Vreshtat, një patrullë (8 veta) u ndesh në Bajram Bajraktarin dhe Sul Dogjan Skavicën në një largësi pesë metrash. I fundit prej tyre i shikon dhe u thërret "Kush jeni?". Bajrami dhe Sula kanë pasë mundësi me i vra dy-tre prej tyre fare kollaj, por nuk kanë qëlluar. Kanë ecë në drejtim të Reskut dhe partizanët i kanë gjuajtë 50 - 60 herë, jo më larg se prej 20 metrash. Bajrami me Sulën, jo vetëm që nuk u janë përgjigjë, por nuk e kan ulë pushkën prej krahu fare dhe janë largue nëpër katund me hapa më të ngadaltë se të rregulltit. Partizanët, që çuditërisht nuk ua panë drejtimin, kanë vazhdue ndjekjet dhe kontrollin në të katër anët (veç jo nga kishin shkue ata). Roja e Kepit Kala nuk ka shti në ta, pse ishin me rroba ushtarake dhe ecja e tyre nuk i denonconte aspak si të arratisun me ndjekje pas.
Sul Dogjani u betue që nuk do të ecte më me Bajram Bajraktarin, por ai i shpjegoi arsyet:
1) Nuk e ndiente luftën kundër partizanëve.
2) E konsideronte veten fajtorë, pse u fut në atë vend.
3) Detyra e organeve qeveritare ishte ndjekja, kaçaku duhet të ruhet.
4) Çdo dâm i shkaktuem nga Bajram Bajraktari ishte pushkatimi i të zotit të shtëpisë, që nuk kishte dijeni fare.
Sipas Bajram Bajraktarit, këto ishin arsye të mjaftueshme, para të cilave vdekja e Bajramit dhe e Sulës ishin dâmi mâ i vogël.
Përpjekja e Limthit (Lusën), 10 mars 1946
Kur ka ndodhë përpjekja e Limthit (Lusën), grupi i luftëtarëve të Muharrem Bajraktarit ka qenë në qendrën e Liman Peposhit dhe të Dostan Rexhepit. Vetëm një natë para kishin mbërritë dhe, siç duket, ai rrethim nuk ka qenë për ta, por për Dostanin, i cili ishte i sëmurë nga këmbët (ftofë në Tetovë) dhe kishte një shok gjysmë të vdekur (Hazir Tajnovën, i cili u dorëzue tri ditë më pas). Kompania e Batalionit Special nën komandën e toger Hasan Myftarit, ditën e parë kontrolloi vendin karshi deri ku fillonte traku (që ishte tamam rrugë kerri). Ndoshta i impresionuem nga shenjat se do të gjindeshin mâ tepër të arratisun se sa mendonte, Hasan Myftari e shtyni rrethimin për nesër dhe lajmëroi Bicajt që të zinin anën e Kolesjanit (Truiz).
Në përpjekje kanë qenë Muharrem Bajraktari, Bajram Bajraktari, Ibrahim Bajraktari, Sef Bajraktari, Hamdi Bajraktari, Esat Bajraktari, Dostan Rexhepi, Nexhet Hamzi, Elmaz Tosuni, Tosun Çiku, Liman Peposhi, Mehmet Labi, Avdi Rakipi, Imer Myftari, Tahir Hajdari, Dem Nura, Zeqir Nura dhe 18-19 të tjerë. Liman Peposhi, që vetë i treti ruajti trakun, lajmëroi ardhjen e fuqisë dhe grupi i Muharrem Bajraktarit u orvatën të tërhiqeshim, por qe e pamundun nga shkaku i të sëmurit që e merrshin në shpinë. Partizanët iu hodhën në shpinë dhe filloi përpjekja. Pararoja e Muharrem Bajraktarit e përbërë nga Bajram Bajraktari, Tosun Çiku (të dy u caktuen se nuk mujshim me ecë dhe mos t'i ndante lufta), Sef Xheladini (edhe ky sëmurë), Hamdi Bajraktari, Dem Nura dhe Zeqir Nura nuk ka marrë pjesë në luftim. Aktivisht kanë marrë pjesë në këtë përpjekje Muharrem Bajraktari, Liman Peposhi, Elmaz Tosuni, Avdi Rakipi, Dostan Rexhepi, Tahir Hajdari dhe Imer Myftari.
Në këtë betejë është vra toger Hasan Myftari i forcave të ndjekjes. Liman Peposhi, Elmazi Tosuni, Avdi Rakipi, Mehmet Labi dhe dy të tjerë janë largue në drejtim të Ujmishit, duke marrë poteren mbas vedi dhe kanë fshehë Hazir Tajnovën. Pjesa tjetër e luftëtarëve të Muharrem Bajraktarit janë larguar në drejtim të Lerës Sorrave dhe të katundit Fshat.
Në Lerë të Sorrave kishin mundësi me u ndal e me i dëmtue rëndë partizanët, por nuk dëshironte kus
h gjakderdhje. Në katundin Fshat kanë marrë bukë me detyrim dhe këtë barrë e mori përsipër Bajram Bajraktari, për arsye që mos të merrnim tek ndonjë i vobektë, pse nuk kishte për vedi dhe atyre nuk ua plotësonte nevojat.
Kanë marrë bukë tek Molla Jashari, Sheh Isufi, Ali Shehu, Vaid Shehu, Hafuz Dardhesi. Muharremi dhe Dostani kanë marrë opinga te tregtari Hafuz Shtini dhe kanë qitë paret me ja pague, por ai s'ka pranue. Gjithësej janë marrë 15 bukë (50 kg).
Ndërsa u tërhiqshin përtej Rekës, ja befi patrolla ndjekëse dhe filloi luftimi. Të gjithë grupi kishin dalë jashtë qitjes, vetëm Bajram Bjaraktari dhe Sef Bajraktari kishin mbetë pas dhe kanë hângër një breshëri plumbash. Kanë zënë pozicione dhe tri orë rresht ka vazhdue luftimi vetëm me partizanët. Sefa ka qitë 50-60 herë. Në anën tjetër pozicioni ishte i tillë sa një njeri vetëm e mbante (lumi ishte në mes tyre). Në këtë përpjekje, një partizanin është plagosë në Fshat nga të shtënat e Sefës. Në mbrëmje grupi i Muharrem Bajraktarit është largue për Grame (Dibër). Kishin bukë për më tepër se një javë.
Përpjekja e Përdhukaj, 1-2 (?) prill 1946
Një njësi partizane (50 vetë) në kontrollim e sipër në malin e Vilës erdhi e u ndesh në grupin e luftëtarëve të Muharrem Bajraktarit, ndërsa Muharremi dhe Osman Lita synonin me goditë Kalanë e Dodës. Kanë qenë në përpjekje: Muharrem Bajraktari, Ibrahim Bajraktari, Bajram Bajraktari, Hamdi Bajraktari, Sef Bajraktari, Esat Bajraktari, Imer Myftari, Tahir Hajdari, Dem Nura, Zeqir Nura, Dostan Rexhepi, Neshet Hamzi, Xhemali Mërtini, Osman Lita, Taf Lita, Sali Lita, Vehab Lita, Zejnel Lita, Rrahim Lita, Rushit Lita, Jahe Lita, Shefqet Lita, Hysen Lita, Emri Lita, Ukë Lita. Ndër këta Rrahimi, Saliu, Vehabi, Shefqeti, Hyseni ishin fare të pa provuem dhe me nga 10 fishekë. Partizanët kanë sulmue mirë dhe duket se nuk kanë patur humbje. Sulmi kryesor i tyre u organizue drejt pozicionit të Muharrem Bajraktarit. Nga luftëtarët e M. Bajraktarit u vranë Uk Lita dhe Rrahim Lita.
Sipas Bajram Bajraktarit, Litajt kanë qenë duke i larë hesapet atë ditë, por i ka shpëtue qëndresa e fortë e Muharremit, Dostanit, Tahirit, Demës dhe Esatit. Vetëm Tafa, Emria, Rushiti dhe Uka ishin të armatosur e të shkathët si duhet. Janë tërheqë në drejtim të Gjinetës Kalisit me mbrojtje nga larg dhe prej këndej janë kthye natën për Grame. Janë takue natën rastësisht me Han Kotaren dhe ky e Litajt kanë marrë ushqim shumë nga fshatarët e Grames.
Përpjekja në stanet e fshatit, 8-9 (?) prill 1946
Në kthim prej Grame për Ujmisht Grupi i luftëtarëve të Muharrem Bajraktarit kanë hyrë në një stan të shkretë përmbi fshat, ku aksidentalisht erdhi një patrullë partizane (15 - 20 vetë). I patën para dhe u tërhoqën në drejtim të Kepit të Camit (kufi), por, mbasi partizanët qëlluan, u përgjigjën Sefa e Tahir Hajdari, shkurtimisht 20 shprazje nga të dy palët. Edhe këtu grupi i Muharrem Bajraktarit, po të donin, nga pozita krejtësisht të favorshme do t'i kishin vra partizanët keqaz.
Ndërkohë, Dostani dhe Nesheti ishin nda dhe kishin mbetë familja e Muharrem Bajraktarit, plus Imer Myftari, Tahir Hajdari, Dem Nura dhe Zeqir Nura. Sefa ishte sëmurë dhe u nda atë natë kur u kthyen prej Çaje për në Lusën dhe Ujmisht. Sipas Bajram Bajraktarit, nga takimi me Litajt ka fillue me i ndjek belaja dhe faktori kryesor ishte mungesa e ushqimit (racionimi i bukës).
Përpjekja e Shpazës (Domaj), 16 prill 1946
Në betejën e Shpazës (Domaj), më 16 prill 1946, nga grupi i luftëtarëve të Muharrem Bajraktarit kanë qenë: Muharrem Bajraktari, Bajram Bajraktari, Ibrahim Bajraktari, Hamdi Bajraktari, Esat Bajraktari, Imer Myftari, Tahir Hajdari, Dem e Zeqir Nura (9 veta). Tahir Hajdari kishte lënë mitralozin tek M. I. e marrë një pushkë gjermane. Esati mbante mashinkë gjermane dhe Bajrami një pushkë të prishun. Kanë qëndrue dy-tri ditë në Domaj dhe ushqim merrnin tek M. I.. Megjithëse M. u tha "Më duket se u kanë marrë vesh", ata nuk mundën me u largue atë natë, sepse Muharremi ishte sëmurë (veç Bajramit i diftoi) dhe nuk kishin kohë me dalë nga periferia e Domaj (e rrethimit). D.m.th. për t'u shmangë nga përpjekja me partizanët duhej me kalue Drinin (e pamundur), Limthin (larg), Dardhëzen e Bicajt (partizanët). Siç e kishin kuptue, informatën e kishte dhënë M. S. (hakmarrje për nëntogerin e milicis G.), i cili e dinte se edhe Sefa ishte me ta. Nga se nuk kishte mal, vajza e tij i kishte pa rastësisht tuj kërkue një lopë. Bajrami kishte ngulë këmbë që të largoheshin, por Imeri garantoi që nuk i kishte pa. M. I. ishte takue me dajën e tij Z. S., në Bicaj, dhe, mbasi ka kuptue se ai e dinte, ja ka vërtetue tamam, tuj tregue sa ishin dhe armatimin. Pastaj, nga frika se mos shpëtonte ndonjë, i ka thënë Muharrem Bajraktarit: "Bicajt e dinë, por nuk është asnjë ushtar aty, s'mendoj të vijnë nesër, tâsh është punë për juve". Besnikëri e dyanshme, e rafinueme.
Kështu e mejtonte dekonspirimin grupi i Muharrem Bajraktarit, o s'paku Bajrami, se Muharremi besonte në M. Bajram Bajraktari shprehet: "Betohem që, për djemtë që janë vra aty, në kërkënd nuk jam i dëshpëruem përveç M. (ishalla nuk âshtë). Fuqitë partizane kanë qenë astronomike për numrin tonë, thonë 800 - 900, por jo mâ pakë se 500 vetë".
Kur kanë ardhë forcat partizane, grupi i luftëtarëve të Muharrem Bajraktarit ka qenë në kodër mes Shpazës e Domaj. Solucioni mâ llogjik ishte pozicioni (Hurdha e Alisë), ku mund të luftonin edhe dy vetë me një mijë, por Imer Myftari i ngriti për Shpazë, ku ishte i vetmi zabel me gjeth të ri. Muharremi, kur janë nisë poshtë, u thotë: "Djem, kurrë nuk kemi qenë në pozitë mâ të vështirë. S'na mbetet tjetër veç me e shitë lëkurën shtrenjtë. Nëse vetëm një nga ne del nga ky rrethim, k'to njësi ushtarake nuk e meritojnë një emen të tillë".
Sa kanë fillue me ra në drejtim të Drinit, roja ka shti edhe shpërthej luftimi. Bajramin e goditi një plumb në krahun e majtë pa e shprazë akoma pushkën. Nuk u tregon shokëve, por mbeti praktikisht jashtë luftimit dhe pushkën e tij me gjithë fyshektore e mori Dem Nura, të cilit i ishte prishur mitralozi sa filloi përpjekja.
Prej orës 12 të mesditës deri në orën 8 të mbrëmjes është luftue pa ndërprerje. Grupi i Muharrem Bajraktarit ishin në dy pozicione:
1) Imer Miftari, Hamdi Bajraktari, Zeqir Nura, Tahir Hajdari, Ibrahim Bajraktari në disa kepa (krahu i Gabricës).
2) Muharrem Bajraktari, Dem Nura, Esat Bajraktari në fund të arës (krahu i Ujmishit).
Largësia në mes dy grupeve ishte 200 metra. Bajram Bajraktari është mundue të mbaj ndërlidhjen, por e pamundur (nuk u ndigjonte zani as pesë metra nga zhurma e armëve). Kur âsht bâ aksham, me përjashtim të plagës së Bajramit, nuk ka pasë tjetër dâm nga ana e grupit të Muharremit.
Grupi i Muharremit, me prijës Bajramin, kanë dalë dy orë mbas akshamit në drejtim të Gabricës. Shkuen në vend të shokëve (grupi i Imer Myftarit) dhe, mbasi nuk i gjetën, pandehen se kishin dalë prej rrethimit. Faktikisht ata nuk kishin ditë shtegun me ardhë tek grupi i Muharremit dhe aty ishin kryqëzue. Në fund kishin sulmue drejt pozicionin partizan të Gabricës dhe prej këtij sulmi ka dalë vetëm Tahiri (tregimi i tij).
Vetëm mbas 5-6 ditëve ata morën vesh vrasjen e shokëve. Prej luftëtarëve të Muharrem Bajraktarit ishin vra: Imer Myftari, në vend; Zeqir Nura, pushkatue rrugës Gabricë - Bicaj; Hamdi Bajraktari, plagosë e vdekë në Bicaj; Ibrahim Bajraktari, humbë pa shej, por sigurisht i vdekur, përndryshe do ta kishin gjetë, dhe është hedhë në Dri, përndryshe do ta kishin hetue se ku ka vdekë. Kur filloi luftimi, Hamdiu kishte thënë: "Edhe në u plagossha do t'i bije Drinit baftua". (Hamdi e Ibrahim Bajraktari ishin djemtë e Muharrem Bajraktarit - V.H.).
Nuk dihen humbjet e partizanëve për pos Nuhi Bislim Matës dhe djalit të Ismail Gjutës (daj babe i familjes së Bajraktarëve), por kapiten Beqir Ndou i kishte thënë Bajram Bajraktarit se ishin vra shumë.
Sipas Bajram Bajraktarit, ata i kishin pësue këto humbje vetëm për një gabim trashanik:
a) Pse nuk u nda Bajrami nga Muharremi.
b) Sigurisht Bajrami i kishte qitë shokët pa dâm fare dhe Muharremi të tjerët. Vetëm Bajrami dhe Muharemi e dinim mirë vendin.
Gabimet nga ana e partizanëve, sipas Bajram Bajraktarit:
1) Mungesë e plotë taktike ushtarake nga komandanti i fuqisë si dhe mungesë guximi.
2) Sabotim (me dashje o padashje) i elementëve civilë që dinin fare mirë pozitat strategjike për pozicione. P.sh. ana e Ujmishit (Ali Selmani), në Kalin e Shpazës e në Dri vendin pa zânë; ndërsa nga anan e Gabricës lân bosh bash kodrën në mes Gabricës e Shpazës, ku kanë kalue grupi i Muharremit.
3) Një farë mungese agresiviteti nga ana e elementit ushtarë, me harxhime të kota municioni pa pa kend.
4) Vetëm një sulm vendimtar do t'i kishte asgjësue luftëtarët e Muharrem Bajraktarit me humbjet e njëjta nga ana e fuqive në rrethim.
Përpjekja e Lojmes,
16-17 qershor 1946
Në Lojme, grupi i luftëtarëve të Muharrem Bajraktarit ka qëndruar tre-katër ditë. Janë furnizue nga Beqir Tafa edhe kanë pasë dijeni për vendndodhjen e tyre Men Ismeni (?) dhe një i lojmjan tjetër, Ramadan Bidini nga Brekia, Iliaz Haxhia dhe Mal Brahimi nga Topojani.
Me ta ka qenë dhe një i prizrenas, të cilin e kanë gjetë aty në sabah, kur Bajrami shkoi me marrë bukë në Lojme te Beqiri. Atë e kishte pru Iliaz Haxhija. Sidoqoftë, siç u mor vesh më vonë, ai kishte qenë i dërguem nga Prizreni me tjetër program.
Në Lojme kanë qenë: Muharrem Bajraktari, Bajram Bajraktari, Sef Bajraktari, Esat Bajraktari, Dostan Rexhepi, Neshet Hamzi, Avdi Rakipi, Tosum Çiku, Elmaz Tosumi. Sipas Bajram Bajraktarit, sulmi i forcave të ndjekjes ka qenë i përsosun për ekzekutim dhe guxim. Bajrami ka qenë në gjumë, 5 metra larg pushkës; Muharremi tuj shetit, 20 metra larg pushkës; Avdi Rakipi, 100 metra larg pushkës; Elmaz Tosuni, 20 metra larg, por me nagantë. D.m.th. vetëm Dostani, Sefa, Esati, Nesheti (në gjumë) i kanë pasur armët me veti. Si është kryer përpjekja e Lojmes:
1) Një reshter ka ardhë dhe e ka shprazë mashinkën në derë të kolibes së Dostanit e Sefës dhe është kthye, pse nuk pat kohë me e mbushë. Është kap fyt a fyt me Neshet Hamzin, që ishte ngritë jerm prej gjumi.
2) Kapiten Shukri Meka ka sulmue drejt në Muharremin, por i është hedhë përpara Elmaz Tosumi dhe Esati. Elmazi e ka vra kapitenin (të cilit duket se nuk i ndezi mashinka) me revole gjoks në gjoks. Esati ka plagosë një ushtarë.
3) Kur Bajrami ka kërcye në drejtim të pushkës, e ka goditë një plumb pushke dhe shtatë pjesë bombe në kokë (mâ keq pjesët e bombës se plumbi), por jo rând fort. Bajramin e ka mbulue gjaku dhe nuk ka shti fare. Armën ia kishte dhânë Esati.
4) Tosum Çiku dhe Sefa kanë mbetë në vend në zjarrin e parë.
5) Elmazi ka ra i plagosun dy herë pranë Bajramit dhe nuk iu përgjigjë kur ai e thirri. Bajrami e pandeh të vdekun, kurse atij i kishte pas ra të fikët dhe mâ vonë ka luftue i vetëm gjysmë ore. Ndërkohë luftëtarët e tjerë ishin largue.
6) Dostan Rexhepin e ka vra një ushtar me një të shtime, 200 metra sipër kolibes. Dostani përpara ia lëshoj po nuk e mori plumbi. Ushtarin nuk e panë mâ.
7) Avdi Rakipi ishte plagosë me disa pjesë bombe nën kërthizë dhe s'ka mujtë me arritë tek pjesa tjetër e grupit, i kanë mbetë dy pushkë dhe dylbitë.
8) Muharremi, kur ka kërcye e ja ka ngjitë armës e ka krue diçka në brinjë. Nuk kanë mund me kuptue nëse plumb apo kungj druni (kishte 5 kungja aty t'u pushka, në lisin afër shtratit, dhe në mâ të sipërmin armën). Nuk e ka mjekue fare as nuk u kuptonte.
Vetëm Esati dhe Nesheti kanë shpëtue paq këtë rradhë dhe ai i prizrenasi, i cili ishte pa pushkë.
Në përfundim: Kapiten Shukri Meka dhe një ushtar janë vrarë nga ana e Batalionit Autonom. Kurse nga grupi i luftëtarëve të Muharrem Bajraktarit Dostan Rexhepi, Sef Bajraktari, Elmaz Tosumi, Tosum Çiku të vdekur; Bajram Bajraktari, Avdi Rakipi dhe Muharrem Bajraktari kush më shumë, kush më pak të plagosur.
Sipas Bajram Bajraktarit, kur i janë vra djemtë (Ibrahimi dhe Hamdiu) në Shpazë, Muharrem Bajraktari nuk ka dhânë as mâ të voglën shenjë demoralizimi. Kurse kur ka humbë Dostanin e Sefën, nuk e ka përmbajtë dëshpërimin, por kjo se ka ndalue të thotë: "Bravo i qoftë këtij oficeri (kapiten Sh. Meka), kjo është vdekje me nder, në kryemjen e detyrës me përsosuni".
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

No comments:
Post a Comment